S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, October 8, 2020

BE jep lajmin e madh për shqiptarët/ Nuk do t’i kthejmë vizat, qetësohuni

 


Informacion mbi Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) për shtetasit shqiptarë.

Kemi vënë re se në median shqiptare qarkullon një keqinformim në lidhje me Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS).

Ju lutemi të lexoni informacionin e paraqitur më poshtë për të kuptuar se çfarë është ETIAS-i dhe se cilat do të jenë ndikimet e fillimit të zbatimit të ETIAS-it për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në zonën Shengen.

Çfarë është ETIAS-i?

ETIAS-i është një system i automatizuar IT aktualisht në fazën e zhvillimit dhe nuk është ende në përdorim. Ai pritet të fillojë nga funksionimi në fund të vitit 2022.

Shtetasit nga 62 vende, përfshirë Shqipërinë, SHBA-në, Kanadanë apo Australinë, do të duhet të përdorin ETIAS-in.

Të gjithë shtetasit shqiptarë gëzojnë të drejtën të aplikojnë për ETIAS-in sepse Shqipëria është dhe do të vijojë të jetë një vend pa viza për BE-në.

A është autorizimi për udhëtim i ETIAS-it një vizë e re?

Autorizimi ETIAS nuk është një vizë. Shtetasit e vendeve me liberalizim të vizave, sikurse Shqipëria, do të vijojnë të udhëtojnë pa viza në BE, por thjesht do t’u kërkohet që të marrin një autorizim nëpërmjet ETIAS-it para udhëtimit të tyre.

Autorizimi për udhëtimet ETIAS nuk rivendos detyrimet që kërkohen për vizat. Nuk ka nevojë të paraqiteni në një konsullatë për të bërë një aplikim dhe nuk merret asnjë e dhënë biometrike.

Aplikimi online ETIAS plotësohet brenda vetëm pak minutave. I vetmi dokument që do t’ju nevojitet për të aplikuar në ETIAS është pasaporta e vlefshme. Kostoja për të marrë një ETIAS është 7€ për person, ndërsa personat nën moshën 18 vjeç përjashtohen nga pagesa e kësaj tarife.

Pas miratimit, autorizimi ETIAS është i vlefshëm për tre vjet, për një numër të pakufizuar hyrjesh në të gjitha vendet e zonës Shengen, nëse nuk qëndron më shumë se 90 ditë në një periudhë prej 180 ditësh

📢Udhëto vetëm me pasaportë!


Në ditët e fundit të pritjes së ëmbël/ Arbana i dedikon fjalë zemre të birit: Sa shumë të dua Jon


Moderatorja, Arbana Osmani ka qenë në vëmendje të mediave së fundmi pas lajmit të ëmbël se do të bëhet nënë për herë të dytë. Arbana do ta bëjë Jonin me vëlla dhe vogëlushi duket shumë i lumtur për këtë.

Ditën e sotme Arbana ka postuar një foto me Jonin ku nënë e bir shfaqen në një moment shumë të ëmbël.

“Sa shumë të dua o Joni”, ka shkruar Arbana krah fotos ku shfaqet me të birin duke qeshur të dy.

Kujtojmë që në muajin janar, Arbana ka treguar se do të rikthehet në ekran me formatin ‘Dua të të

Monday, October 5, 2020

Silvana Begaj: Një grua!

Nga Silvana Begaj: Një grua!
Vesha takat, lyeva buzët me buzëkuq, stilova flokët, vesha fustanin më të mirë dhe lajmërova mediat: Fola për barazinë gjinore! U duartrokita , u emocionova, ika. Cdo gjë vazhdoi ashtu si ishte dhe pas fjalimit tim glamur. Dhe vetë e dija që kjo cështje nuk zgjidhet kështu, por cmë duhet mua? Puna ime mbaron aty. Nuk dua të mendoj më gjatë sepse make up-i profesional më bie. Kjo është bota. Unë jam e përkëdhelur nga fati kurse shumica jo. Unë jam një grua! Jam një grua ulur në këmbët e urës në mesin e një kryeqyteti dhe nuk është fundi i botës. Burri më nxorri jashtë nga shtëpia bashkë me fëmijët. Askush nuk i ka thënë këtij burri që ka mbaruar koha e skllavopronarëve. Nuk ia kanë thënë! Nuk është fundi i botës! Edhe unë jam një grua! Nuk e di pse më kujtohet ajo historia e një djalit që cdo ditë i lutej Zotit ti sillte një bicikletë dhe kaluan vite dhe Zoti nuk ia solli bicikletën. Atëherë e kuptoi se Zoti nuk funksionte kështu. Një mëngjes u ngrit, vodhi një bicikletë dhe në darkë iu lutë Zotit tia falte. Ndoshta kështu duhet të veproj unë dhe një grua! Mu kujtua dhe një sekuencë ku në një prej seminareve dëgjova një histori që mu skalit në kokë se rreth viteve 1920 në Spanjë një grup femrash te maskuara iu bënin pritë dhe rrihnin burrat që ushtronin dhunë ndaj grave. Duhet të bëhemi dhe ne kacak ndoshta! Unë jam ajo që e mendoj këtë dhe unë jam një grua! Ti që po gatuan dhe ndoshta padashje lexon këtë shkrim! Ti që je duke larë rrobat, ti që je duke larë shtëpinë, ti që je duke larë enët, ti që je duke u marrë me fëmijët, ti që po shkon me vrap në shtëpi pasi mbarove punën se të presin punët e tjera në shtëpi! Ndalo vrapin dhe Ti më dëgjo! Po flas me ty! Ti je aq njëri se një burr, Ti je aq burrërore sa një burr! Prandaj nxirrni këdo përvec vetes se ajo shtëpi është e juaja. Ajo familje është e juaja. E nëse shteti nuk bën dicka ngrini zërin vetë. Cfarë është një burr? Një qenie njerëzore e vdekshme po si ju! E pjesa më e madhe nuk janë as burra. Se një burr është dora që ti kap cdo natë para se të flesh gjum dhe ndihesh e mbrojtur dhe jo një që nxjerr familjen jashtë. Unë jam një grua dhe po ju pyes: A u arrestua ai zotëria? Pse atë grua e morën shoqatat dhe nuk e cuan në shtëpine e saj duke hequr atë burr që aty? Dhe ajo që po më gërryen nga brenda është: Gratë përfaqësuese, zëri i tyre si përfaqësueset tona në pushtet ku është? Po vipat me shumë ndjekës? Apo nuk e panë të volitshme të ngrenë zërin?? Epo, po ua them unë! Është për të ulëritur! Ajo është një grua! Një grua e cila u hodh në rrugë. Një grua si unë, po aq e fortë sa unë. Ajo grua jam unë, ajo grua jeni ju, ajo grua është motra juaj! Ajo nuk është thjesht një grua! Ajo është nënë dhe bashkë me fëmijët ishte ulur në këmbët e urës pa u ankuar. Cfarë është dashuria? Cicërimat e zogjve, rrjedhja e lumenjve që duken si muzikë kur ti shikon atë apo një dorë që nuk të lëshon kurr? Uë mendoj se është një dorë që nuk të lëshon kurr e nëse ai e lëshon atë dorë atëherë leshojani dhe ju dhe kujdesuni për veten dhe fëmijët tuaj sepse turpi ka kohë që nuk ekziston më. Se ajo, unë , ju jemi një grua, ajo grua! Dhe ne sëbashku jemi Ajo grua e ulur në cepin e urës bashkë me fëmijët! SILVANA BEGAJ

Monday, September 21, 2020

Kur u mbulova burri me la dhe mi mori femijet


Kur u mbulova burri me la dhe mi mori femijet…-Mirmrama te dashur Shqipetar kam per ta tregu historin time se si me ndryshun gjerat prej asaj di te un jam shkaterru totalisht nga merzija.Kurr si kam pas ne qef vajzat qe jan provokuese dhe te cilat i zbulojn pjest e trupit.Jam ne vajz 32 vjeqare e nje fshati te Kosoves u martova ne moshen 26 vjeqare dhe fillova nje jet te re.Burrin ma kan gjet familja jem,jemi martu me msitni kam dal mka pelqy dhe jemi martu.Po kur u martova burri filloj te me maltretoj dhe te me ofendoj ter kohen pas 14 muaje martes un mbeta shtatezen isha shum e lumtur jam vajza e vetme e familjes time dhe familja jem u”qmenden”nga gezimi kur ju dhash lajmin se po behem Nene.Kam edhe dy vllezer tjer njeri jasht tjetri ketu.Pasi linda burri nuk ndryshoj hiq aspak vetem sa mori zemer me shum dhe u sillte edhe me keq ndaj meje.Me vinte i pit tek shpija dhe nese nuk deshiroja te kem mardhenje me kapke me zor un nuk doja sepse i vinte era alkool dhe ishte i felliqur totalisht nga era dhe tymi i cigares.

Por prap e bente te veten…Nje dit me maltretui shum keq vetem se femija qante dhe smunda me ardh ne minut per ta kontrollu ndersa aj zotnija rrinte duke kqyr tv e un isha duke bo buken aty me maltretui shum me la shenja ne fytyr kur me telefonon vllau nga gurbeti ja leshoj kameren dhe e sheh fytyren time me shenja thot qfar ke niher nuk doja mi tregu por i shkoj menja menjeher tha a ta ka bo burri thash po.Ne at moment e ndali telefonin dhe e telefonoj burrin i tha per 5 min me ma dergu motren tek shpija ime dhe po ja the ndonje fjal a te qoj Zoti me e godit mos me dil perpara se kam me te lendu.Burri kishte deshir me u nda nga un menjeher me tha bonu gati e mora djalin me vete edhe shkova tek prinderit pa hi shum ne detaje pas 1 muaje e mar vesh se jam shtatezen prap.Dhe u detyrova me u rikthy tek burri ai mu dok se ka ndryshu sepse u sillte mire deri sa linda femijen e dyt vajzen dhe mbas lindjes ai filloj prap torturat e njejta as edhe 1% nuk kishte ndryshu.

Vellaun e vogel qe e kam ketu ne KS ai falet dhe eesht shum fetar me tha motra jem ndegjo pak kuran ndegjo ligjerata dhe Zoti ka me te ndihmu me dal nga keto probleme.Un i mora ato kshilla se qfar me tha duke ndegju ligjerata po ashtu lexojsha nga pak Kuran,fillova te falem nga pak dhe mas 2 vite vendosa me u mbulu per ta plotesu fen time se qysh na e ka caktu Allahu i madherishem.Gjate kesaj kohe sa lexojsha dhe u falsha me burrin skam pas prb te medhaja sepse dikur u bera e njejt me te qkado qe fliste sja mersha per te madhe deri sa u qetsojke.Por kur i thas burrit po du me u mbulu e kam vendos tha ne at moment qe ti me behesh sikur grat e Arabis sdu me ti pa syt ketu ne shpin time.Thash po un e kam vendos per hire te Allahut kisha pas deshir me mirkuptim me i zgjidh senet sepse un ndihem me mire me mbules.Tha un po te them se nese ti mbulohesh ke me dal nga shpija dhe kurr me ske me pas rastin me u kthy,un nuk du gru qe esht e mbulume se nuk jam ne arabi.

E telefonova Babin dhe Vellaun qe e kam ne KS thash bab nuk po me lejon me u mbulu vellau me ndegjoj se qfar thash tha ok tani po vi tek ti ne shtepi.Erdhi vellau foli shum qet me burrin tha mbulesa esht obligim Allahu e ka caktu ashtu edhe ti smundesh me ja nal.Nese motra te ka tradhetu a po ofendu a po diqka tjeter ma thuj menjeher se tash po e mar te shpija,po nese po don me u mbulu qe zemra ti ndihet me e qet te lutem mos bej ksi marrezira.Mu kthy burri ka un dhe me tha edhe njeher po te thom nese e ke vendos mu mbulu qitash me qet udh shko me vllaun tend as edhe ni diskutim nuk e du per ket pun.Vellau aty u be shum nervoz tha moter shko beni teshat gati un i bona teshat gati i mora dhe fmijet po kur mi pa qe i preka femijet tha un i gjall e ti fmin me i mar jo thash as un e gjall e ti femin jo ska me pas shanca un me jetu pa fmin e mij.Aty kcej vellau tha femit i takojn motres ndash me burra ndash me gjykat tha deri ateher kena me ja len gjykates ose burrat me kry ket pun po niher per niher kan me nejt ktu.

Edhe ashtu u vendos tash jemi ne pritje te gjyqit si ne Ks qe shkojn me vite e vite seancat,ma ka mundesu me i pa femijet saher qe un du edhe un po shkoj ka 4-5 her gjate javes po i mar po i shetit po dal po prap spo me knaqet zemra se po jam shum e merzitur kur spo i kam afer.Kisha pas deshir te me jepni keshilla te nderuar se si ti mar femijet me shpejt tek un. Zoti ju ruajt.

A Cara/

Per shtypnews / TANI

Sunday, September 20, 2020

Mëngjesin e sotëm është realizuar arrestimi i personit të dyshuar


Mëngjesin e sotëm është realizuar arrestimi i personit të dyshuar për vrasjen e 33 vjeçarit, i cili u ekzekutua me një thikë të ngulur në zemër.

Policia e Durrësit bëri të mundur zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ai është Arbër Koti, është djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote.

Koti ishte shofer i një urbani që transportonte punonjës të një fasonerie në zonë.

“Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., 26 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin I.D., 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.” – njofton policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

/A Cara /

Friday, September 18, 2020

Dielli 12 vjeçar nga Kosova detyron Suedinë ta përfshijë Kosovën në librat shkollor


Dielli, një djalë 12 vjeçar me prejardhje nga Kosova, që jeton në Suedi, ka vërejtur se në librat e tij shkollor mungon Kosova. Ai e ngriti zërin për këtë çështje, gjë kjo që detyroi shkollën të ndryshojë librat duke e përfshirë edhe Kosovën në to.

Këtë e bëri të ditur nëna e Diellit, Aurora Pirraku, e cila është politikane shqiptare e angazhuar në radhët e Partisë Socialdemokrate për Besim dhe Solidaritet (Soialdemokrater för tro oh solidaritet), në qytetin Västerås të Qarkut Västmanland në Suedi.





Ky është postimi i plotë i saj: 

Krenare si nene dhe si shtetase e Kosoves qe djali im Dielli 12 vjec vuri ne dukje faktin se ne librat e shkolles Kristiansborgsskolan Västerås të Suedis, nuk ishte Kosova.

Ai ngriti zerin dhe sot kjo shkolle sot i ndryshoj librat. Nje shkrepse i ve zjarrin pyllit dhe nje celes i Vogel hap Dyer te medha.

(Foto kur Dielli nisi klasen e pare)


Krenare si nene dhe si shtetase e Kosoves qe djali im Dielli 12 vjec vuri ne dukje faktin se ne librat e shkolles Kristiansborgsskolan Västerås të Suedis, nuk ishte Kosova.

Ai ngriti zerin dhe sot kjo shkolle sot i ndryshoj librat. Nje shkrepse i ve zjarrin pyllit dhe nje celes i Vogel hap Dyer te medha.

(Foto kur Dielli nisi klasen e pare)

Sunday, August 30, 2020

E dinte se ishte prekur nga Covid-19, 55-vjeçari udhëton me autobusin e Tiranë-Kakavijë, e kapin grekët


Një ngjarje ne permasat e skandalit ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autobusin e linjës Tiranë-Kakavijë. Shtetasi Gj Teska, 55-vjeç, i cili kishte kryer tamponin në një laborator privat, kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Megjithëse e dinte se barte virusin Covid-19, i infektuari ka udhëtuar me dhjetëra pasagjerë të tjerë me autobusin e linjës Tiranë-Kakavijë.


Laboratori privat pas përgjigjes pozitive të pacientit me Covid-19, sipas protokollit ka njoftuar Insitutin e Shëndetit Publik në lidhje me rastin, në mënyrë që për këtë pacient të përsëritet tamponi dhe të merren masa me 55-vjeçarin.

Siç duket ISHP ka neglizhuar rastin dhe për pacientin nuk është marrë asnjë masë, ndërkohë që as policia e palës shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës, nuk e ka evidentuar rastin e pacientit me Covid-19.

Shtetasi Gj Teska është ndalur në palën greke dhe menjëherë, është bërë transporti i tij me ambulancë, ndërkohë që me ndryshimet në kodin penal në vendin tonë rrezikon edhe burgun.

Sipas ligjit, çdo person që nuk zbaton urdhrat për karantinimin apo shkel rregullat dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 3 (tre) vjet. Ndërkohë që i infektuari rrezikon të dënohet, nga deri në 5 vite burg, për ‘përhapja me dashje e COVID-9’.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...