S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, October 8, 2020

BE jep lajmin e madh për shqiptarët/ Nuk do t’i kthejmë vizat, qetësohuni

 


Informacion mbi Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) për shtetasit shqiptarë.

Kemi vënë re se në median shqiptare qarkullon një keqinformim në lidhje me Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS).

Ju lutemi të lexoni informacionin e paraqitur më poshtë për të kuptuar se çfarë është ETIAS-i dhe se cilat do të jenë ndikimet e fillimit të zbatimit të ETIAS-it për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në zonën Shengen.

Çfarë është ETIAS-i?

ETIAS-i është një system i automatizuar IT aktualisht në fazën e zhvillimit dhe nuk është ende në përdorim. Ai pritet të fillojë nga funksionimi në fund të vitit 2022.

Shtetasit nga 62 vende, përfshirë Shqipërinë, SHBA-në, Kanadanë apo Australinë, do të duhet të përdorin ETIAS-in.

Të gjithë shtetasit shqiptarë gëzojnë të drejtën të aplikojnë për ETIAS-in sepse Shqipëria është dhe do të vijojë të jetë një vend pa viza për BE-në.

A është autorizimi për udhëtim i ETIAS-it një vizë e re?

Autorizimi ETIAS nuk është një vizë. Shtetasit e vendeve me liberalizim të vizave, sikurse Shqipëria, do të vijojnë të udhëtojnë pa viza në BE, por thjesht do t’u kërkohet që të marrin një autorizim nëpërmjet ETIAS-it para udhëtimit të tyre.

Autorizimi për udhëtimet ETIAS nuk rivendos detyrimet që kërkohen për vizat. Nuk ka nevojë të paraqiteni në një konsullatë për të bërë një aplikim dhe nuk merret asnjë e dhënë biometrike.

Aplikimi online ETIAS plotësohet brenda vetëm pak minutave. I vetmi dokument që do t’ju nevojitet për të aplikuar në ETIAS është pasaporta e vlefshme. Kostoja për të marrë një ETIAS është 7€ për person, ndërsa personat nën moshën 18 vjeç përjashtohen nga pagesa e kësaj tarife.

Pas miratimit, autorizimi ETIAS është i vlefshëm për tre vjet, për një numër të pakufizuar hyrjesh në të gjitha vendet e zonës Shengen, nëse nuk qëndron më shumë se 90 ditë në një periudhë prej 180 ditësh

📢Udhëto vetëm me pasaportë!


No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...