S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, September 20, 2020

Mëngjesin e sotëm është realizuar arrestimi i personit të dyshuar


Mëngjesin e sotëm është realizuar arrestimi i personit të dyshuar për vrasjen e 33 vjeçarit, i cili u ekzekutua me një thikë të ngulur në zemër.

Policia e Durrësit bëri të mundur zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ai është Arbër Koti, është djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote.

Koti ishte shofer i një urbani që transportonte punonjës të një fasonerie në zonë.

“Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., 26 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin I.D., 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.” – njofton policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

/A Cara /

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...