S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, November 29, 2019

Deklaratë shtypi e partisë ‘Zgjidhja’ Lironi Xhulian, arrestoni vrasësit e shqiptarëve!

Deklaratë shtypi e partisë ‘Zgjidhja’

Lironi Xhulian, arrestoni vrasësit e shqiptarëve!

Shtypnews.al


Xhulia Aliaj, studente 25-vjeçare në Universitetin e Durrësit, është ndaluar nga Policia e Shtetit mëngjesin e sotëm me akuzën e “Përhapjes së informatave të rreme që ngjallin panik”. Krimi i vetëm i Xhulias ishin dy postime në ‘Facebook’, ku u bënte thirrje bashkëvendasve që të largoheshin nga Porto Romano, aty ku ka edhe shtëpinë e vet, për shkak të frikës së shpërthimit të depozitave të gazit, duke iu referuar medias së Vatikanit ‘L’Avvenire’.
Shokët tregojnë se Xhulia është një vajzë besimtare dhe aktiviste e shoqërisë civile. Ajo ishte në ballë të protestave, nga ajo kundër armëve kimike siriane në vitin 2013, deri te protesta e studentëve e një viti më parë. Pas tërmetit shkatërrues të 26 shtatorit, ishte ndër vullnetaret e para që shkuan në ndihmë të banorëve që u strehuan te stadiumi i Durrësit.

Partia ‘Zgjidhja’ bën thirrje për lirimin urgjent të studentes Xhulia Alia. Ajo nuk ka përhapur informata të rreme, por një link të medias së vendit fqinj që tregonte probleme me depozitat e gazit në zonën e shkatërruar nga tërmeti, me kujdesin për të shpëtuar jetë njerëzish.

Policia e Shtetit duhet ta lirojë menjëherë Xhulian e pafajshme. Prangat nuk u duhen vënë të rinjve kurajozë dhe denoncues, por lukunisë së pushtetarëve vendorë, ministrave, ndërtuesve, inxhinierëve e supervizorëve që lejuan katrahurën e ndërtimeve pa studimeve dhe pa asnjë standard, që u rrënuan si kartonë, duke u marrë jetën 50 shqiptarëve. Çdo minutë vonesë në lirimin e saj, është një akuzë më shumë për këtë qeverisje, që tërmeti e nxorri lakuriq, si të paaftë, të çorganizuar, hajdute edhe të ndihmave humanitare dhe që në ditë fatkeqësie nuk kishte as fonde, as logjistikë dhe as struktura, sepse i ka harxhuar për lukse, korrupsion dhe PPP. Shkruan /Zgjidhja/

Shtypnews.al

Kemi me te vertete nevoje te degjojme lajme te mira, qe te na duket dhe ne vetja si gjithe te tjeret.


Ky eshte ->Shtypnews.al kliko mbi te, dhe pelqeje faqen.

FALEMINDERIT
^^^^^^^^^
Eshte e vertete qe lajmi i keq ben me lajm, por ne kemi nevoje per lajme te mira, se me te tjerat jemi lodh duke i degjuar e perjetuar, prandaj ju lutem shume na tregoni per punen e mire te vullnetareve, qe punuan pa doreza ne pallatet e shembura, per familjet qe u kan hap dyert kush ka ngel pa shtepi. Per restorantet qe afrojne ushqim falas, per ate vlonjatin qe desh vdiq nga lodhja, per policine e shtetit, policine Kosovare, greke, malazeze e serbe.
Per shumen e lekeve dhe te ndihmave ushqimore te dhuruar nga populli perfshire dhe emigrantet.
Etj, etj,etj...
Kemi me te vertete nevoje te degjojme lajme te mira, qe te na duket dhe ne vetja si gjithe te tjeret.
Sigurisht ka dhe do te kete veprime te shemtuara, siç ka kudo, por qe duhen denoncuar ditekt, sot me teper se kurre meqe i kemi dhe mjetet per ta bere.
Na i tregoni dhe me filmime ju lutem , qe ti tregojme femijeve tane dhe botes anen tjeter te mire te Shqiptareve, ane qe per shume kohe ka ngel ne hije.
Ju faleminderit. /Shkruan - Astrit Balla

Thursday, November 28, 2019

Video fantastike e mesazh prekës nga Tetova, nxënësit shpalosin flamurin gjigant

Nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë “Mosha Pijade”, në Tetovë, kanë shpalosur sot flamurin gjigant shqiptar në nder të festës së pavarësisë së Shqipërisë, dhe në shenjë solidariteti me viktimat e tragjedisë që goditi vendin tonë, siç raporton Tetova Sot.


“Lutu për Shqipërinë” ishin fjalët që nxënësit formuan me koreografinë e tyre, dhe më poshtë do të lexoni vargjet prekëse të shkruar nga nxënësit e kësaj shkolle.
Dita e Flamurit të gjeti të lëkundur mirëpo jo të mposhtur, e jona Shqipëri!
Na bashkoi të gjithë shqipëtarëve anë e mbanë ngaqë dhimbja yte është edhe dhimbja jonë.
Në këtë ditë të errët Nëntori, mes dhimbjesh e lutjesh, ne nxënësit e shkollës së mesme Medicinale bashkëndjejmë dhimbjen me ty!
Mbahu Shqipëri, mbahu, se nuk thyhesh dot Ti!

Biznesmeni malazias jep 2 milionë euro për katastrofën në Shqipëri

Presidenti i klubit basketbollistik Mornar nga Tivari i Malit të Zi, Djordje Paviçeviç, thuhet se ka dhuruar një shifër të majme për viktimat e tërmetit në Shqipëri.
Lëkundjet e tokës në Durrës dhe rrethinë kanë shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materiale. Deri më tani raportohet se janë 47 persona të vdekur dhe mbi 650 të lënduar.
Pas kësaj katastrofe vendet fqinje kanë dhuruar ndihma të mëdha.
Nga Mali i Zi raportohet se ka ardhur një donacion i madh prej biznesmenit, Djordje Pavicevic.
Në faqen e Instagramit “Basketboll pa Kufij”, kanë dalur informacione se njeriu i parë i klubit të basketbollit Mornar ka vendosur të dhurojë dy milionë euro për të ndihmuar Republikën e Shqipërisë.
Paviçeviç njihet si filantrop i madh dhe humanist. Muajin e kaluar ai ka ndërtuar një terren sportiv për fëmijë në qytetin e Tivarit në Mal të Zi.

Nata ka rënë mbi Nënën Shqipëri!

Nata  ka rene mbi Nenen Shqiperi. 28 dhe 29 Nentori i sivjetshem i lanë  vendin dhimbjes se madhe.  Ajo ngushellon me heshtjen e saj solemne. Ajo  e di se kemi humbur rrugen dhe se shtepia nuk na mbron me. Por Ajo  eshte aty, e palevizur, me themele te forta nga sakrifica e bijve te saj  me te mire...me zemren e saj bujare do na ndricoje nje rruge te re...
 Ngushellimet me te ndjera per viktimat e tragjedise se 26 Nentorit  2019, nderim per eterit e Pavaresise, respektin me te thelle per kedo qe  ne keto 107 vite beri sakrificen sublime per Shqiperine.
 (Kjo  foto eshte bere ne 15 shtator 2019, ne hene te plote. Ne 28-29 nentor  1944 ka patur gjithashtu hene te plote, sipas MoonGlow)

Skandaloze! Polici shkarkon në shtëpinë e tij ndihmat e mbledhura nga tërmeti


Prej dy ditësh Shqipëria gjendet në një gjendje të jashtëzakonshme pasi tërmeti i dy ditëve më parë shkaktoi dëme të mëdha në njerëz dhe dëme materiale kryesisht në Durrës, Tiranë, Krujë e Lezhë.
Si kurrë më parë shqiptarët u mobilizuan dhe kontribuan me ndihma për të prekurit nga tërmeti. Por ndodhi ajo që s’duhej!
Ditën e sotme në media kanë qarkulluar zëra se ushqimet dhe ndihmat po vidhen nga organizatorët të cilët sipas denoncuesve kanë nisur ti shesin ndihmat.
E tillë është edhe video denoncimi bashkëngjitur lajmit ku sipas denoncuesit një oficer policie po vjedh ndihmat dhe po i dërgon në banesën e tij.

107 vjet, Sot Flamuri Kombëtar i zhytur në gjak, Shqiptarët më të bashkuar se kurrë!

Sot, në 107 vjetorin e Ditës së Pavarësisë dhe Flamurit Kombëtar, dy ditë pas tërmetit tragjik me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe 812 pasgoditje, kur u shuan 10 familje shqiptare dhe mbetën të vdekur 40 shqiptarë, Flamuri ynë është i zhytur në gjak por Kombi Shqiptar është më i bashkuar se kurrë.
Pas kësaj tragjedie të madhe që ka goditur Kombin tonë, sot, ndonëse të varfër, me solidaritetin, ndihmën dhe zemrën e madhe që treguam se e kemi si Komb, dëshmuam se Jemi Një.
Sot, dy ditë pas tërmetit tragjik, në këto çaste dhimbje dhe tmerri që po kalojmë nga lëkundjet që nuk po ndalen dhe toka shqiptare nuk po gjen dot qetësi, mund të jemi krenar dhe ta urojmë njëri-tjetrin për Ditën e Flamurit, për të cilin, më shumë se kurrë, sot duhet të jemi krenar.
Zoti i bekoftë SHQIPTARËT!   

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...