S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, March 26, 2019

Shqiptari, dhunon dhe lë pa ndjenja vajzën e tij 16-vjeçare


          Shtypnews.al

Një 48-vjeçar shqiptar mësohet se ka dhunuar vajzën e tij 16-vjeçare, derisa e ka lënë pa ndjenja.
Sipas informacioneve paraprake, ai është drejtuar në fshatin Nea Jonia pak kilometra nga qyteti Volos, ku ndodhej e bija 16-vjeçare, e ka thirrur jashtë shtëpisë dhe e ka qëlluar fort në kokë dhe në qafë.

6-vjeçarja ka humbur ndjenjat ndërsa urgjenca e ka transportuar menjëherë në spital, ku kurohet jashtë rrezikut për jetën. Megjithëse 48-vjeçari”>48-vjeçari është përpjekur të fshihet, policia ka arritur t’a arrestojë në 03.00 sot.
48-vjeçari”>48-vjeçari është drejtuar në Prokurorinë e Volos dhe ndaj tij rëndon akuza për ushtrim dhune ndaj të miturës, me rrezik vdekjen./ Shtypnews.al /

Monday, March 25, 2019

Shqipëria e mposht Andorrën - | Shtypnews.al |

Shqipëria e mposht Andorrën

Kombëtarja  e Shqipërisë e ka nisur mjaft mirë ndeshjen duke rrezikuar që në minutat e para me një traversë të Uzuni apo edhe një penallti e pa dhënë nga arbitri.Sfida u zhbllokua në minutën e 20 me bomberin, Armando Sadiku, duke shënuar një gol të bukur, ndërsa Balaj dyfishoi epërsinë për 0:2 në minutën e 88′ ndërsa Abrashi e vulosi në minutat shtesë fitoren  Shqipërisë në 0:3.
Shqipëria edhe pa teknikun Panuccin e tregoi vetën dhe ia doli ta mposht Andorrën me rezultat bindës 0:3

Challandes: Ky është fajtori që Kosova nuk fitoi sonte


Challandes: Ky është fajtori që Kosova nuk fitoi sonte
Vetëm barazim në ndeshjen e parë në kualifikueset e Euro 2020 për Kosovën tonë.

Djemtë e Bernard Challandes barazuan me Bullgarinë në “Fadil Vokrri”, 1:1.

Ndeshja ishte e dominuar nga “Dardanët”, por 90-minutëshi në fund nuk e solli fitoren e shumëpritur.
Përzgjedhësi Bernard Challandes tha se dëshira e madhe për të fituar ndeshjen, bëri që triumfi të mos vijë.

“Ekipi në fushë nuk ishte nervoz, deshëm golin sa më shpejtë dhe për këtë arsye nuk e gjetëm. Ata u mbrojtën mirë, nuk ishte e lehtë”, deklaroi Challandes për “Supersport”.

“Në pjesën e parë nuk isha i kënaqur aspak. Mbajtëm topin shumë dhe nuk e komplikuam lojën”.
“Nervoza e Halimit? Nuk e di, është nervozuar me barazimin me siguri”.

“Kololli? Ishte një zgjidhje normale, ai ishte mirë dhe luajti. S’kam asgjë më shumë për të thënë”, shtoi Challandes

(Ndiqeni dhe Video) 24 mars 1999, presidenti Bill Clinton iu drejtua popullit amerikan lidhur me ndërhyrjen në Kosovë.


Mundohuni që të pëlqeni faqen ton Shtypnews.al si filim.

Shtypnews.al

Më 24 mars 1999, presidenti Bill Clinton iu drejtua popullit amerikan lidhur me ndërhyrjen në Kosovë.

Shtypnews.al

Faleminderit Amerikë , faleminderit NATO. Mos e harroni këtë dit të historis sonë . 

Shprendaje si shejë faleminderimi për Amerikë-n , Nato-n dhe të gjith aleatet tonë në botë. 

Shtypnews.al 


Elvis Naçi: U bashkuam bashke Vellezer dhe Motra Shqiptare dhe mundesuam

        Shtypnews.al

U bashkuam bashke Vellezer dhe Motra Shqiptare dhe mundesuam qe djali i vogel Musa Baculi nga gjendja e komes te kthehej ne jete, Nena e kishte djale te vetem dhe driten e syve dhe Shqiptaret mundesuan qe djali ta puthte dhe perqafonte perseri Nenen e tij! Qofshi te bekuar Shqiptare dhe Bamiresa. Amin.

     Shtypnews.al




Shtypnews.al

Sunday, March 24, 2019

“Pilotja e vdekjes”, amerikania që bombardoi Serbinë për 200 orë rresht!

“Pilotja e vdekjes”, amerikania që bombardoi Serbinë për 200 orë rresht!
     (Pelqe tani/ - Shtypnews.al...!



Me gradën “Majore”, pilotja amerikane, Nicole Malachowski, është dekoruar me medaljet e çmimet më të larta të Ushtrisë Amerikane si “Meritorious Service Medal”, “Air Medal”, “Air Force Commendation Medal”, “Air Force Achievement Medal”, si dhe medaljen “4th Fighter Wing”s”, të cilën e ka marrë si një heroinë e madhe gjatë fushatës së bombardimeve ajrore në Kosovë, për mbrojtjen e civilëve gjatë bombardimeve.

Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat. Besohet se Nicole është një grua e guximshme dhe mjaft e aftë, e para femër amerikane në historinë 60-vjeçare të aviacionit që është pjesë e skuadronit bombardues luftarak “Pilotët e vdekjes”.

Ajo hyn kështu edhe në analet e historisë amerikane të fluturakëve, duke u renditur e suksesshme dhe me vlera të spikatura mes pilotëve burra. Deri sot pilotja numëron rreth 200 orë fluturime bombarduese në Kosovë (mars-qershor 1999 – 78 ditë) si dhe 10 ditë në Irak (prill 2003) 

Forcat luftarake-ajrore amerikane (The USA Air Force) kanë gjithsej 568 femra pilote. Nga këto vetëm 71 prej tyre shërbejnë me aeroplanët fluturakë. “Unë, thotë Nicole, do të bëj detyrën, pavarësisht se mund të jem vendosur edhe në qendër të debateve, se si ka mundësi që një femër të kryejë këtë detyrë kaq të vështirë dhe me rrezik të madh për jetën”. Pilotja amerikane, Malachowski, ka kryer shkollën e mesme në vitin 1992 në Las Vegas.

Fëmija i tretë i një familjeje të vjetër amerikane (nëna quhet Cathy dhe babai i saj Robert Ellingwood). Nicole është e martuar me pilot, edhe ai me gradën “Major”, por me origjinë ruse, i quajtur Paul Malachowski. Nicole u rreshtua në radhët e Flotës Ushtarake Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1996, pas diplomimit në Akademinë e Forcave Ushtarake Ajore, me nivelin B. S. në Management dhe më ulët French.

Më parë se të inkuadrohej në radhët e skuadroneve bombarduese të Flotës Ushtarake Ajrore të SHBA-ve, “Bubullima e zogut” (Thunderbirds), ajo shërbeu si instruktore dhe komandante me avionët luftarakë “F-15E”, në skuadronin “494th Fighter Squadron”, në bazën amerikane në Britaninë e Madhe, “RAF Lakenheath”. Këtu Nicole mblodhi rreth 1900 orë fluturime, nga këto 1700 orë fluturime me bombarduesit “F-15” dhe “F-16”.
Nicole Malachowski, nga Çikagoja, është e datëlindjes 1974 dhe njihet në SHBA si e para femër amerikane pilote me gradën “Major” dhe e para femër amerikane e seleksionuar për të shërbyer në radhët e fluturimeve luftarake në forcat ajrore “Thunderbrids, që njihen ndryshe si “Pilotët e vdekjes” apo “Bubullima e zogut”. Fluturimin e parë në qiell të hapur e ka kryer në vitin 1996. Për piloten amerikane kanë shkruar e folur jo vetëm gazetat, revistat ushtarake, por edhe gazeta e televizione të njohura në SHBA si CNN, ABC, NBC, FOXNEWS etj.

Eksperienca
Malachowski u trajnua në bazën ushtarake “Columbus Air Force Base”, në Misisipi, me fluturakët bombardues “F-15E” e më pas, në bazën Seymour Johnson Air Force Base në Karolinën ë Veriut. Prioriteti i saj ka qenë stërvitja me “Pilotët e vdekjes” (Thunderbird). Më tej, Nicole shërben në bazën RAF Lakenheath, në Angli dhe kthehet sërish në bazën, “Seymour Johnson Air Force Base” në Karolinën e Veriut. Ajo do të shërbejë si oficere edhe në bazën “Camp Red Cloud” në Korenë e Jugut. Nicole ka marrë pjesë në krejt fushatën e sulmeve ajrore ndaj bazave e caqeve serbe në Kosovë e Serbi, si dhe në operacionin “Liria e Irakut” (Operation Iraqi Freedom). Ajo shihet në SHBA si femra që ka bërë histori. Në muzeun e “Pionierëve të fluturimit”, hapur në Washington D.C, asaj i është rezervuar një pavijon i veçantë me fotot, videoxhirimet, shkrimet dhe kujtimet e pilotes nga Britania e Madhe, Kosova e Iraku.

Fushata e sulmeve ajrore, e cila vuri në shënjestër caqet ushtarake serbe në territorin e saj dhe në bazat e vendosura në Kosovë zgjati 78 ditë dhe përfundoi me fitoren e NATO-s. Ajo është konsideruar si lufta më e suksesshme e kohëve moderne të Aleancës Veri Atlantike, NATO.

Kosova, aty zë një vend të posaçëm, pasi atje pilotja amerikane ka kryer mëse 200 orë fluturime bombarduese gjatë fushatës së vitit 1999. Siç dihet, më 24 mars 1999, është edhe dita kur nisën sulmet ajrore kundër bazave ushtarake serbe në Kosovë dhe në territorin e Serbisë.

Bill Clinton letër Kosovës: Gjithmonë do të kesh një vend special në zemrën time

Shtypnews.al/Ish presidenti amerikan Bill Clinton vazhdon të mbetet figura më e dashur për popullin e Kosovës, por një ndjesi të njëjtë vazhdon ta ketë edhe vetë Clinton për kosovarët.

Ai ka dërguar së fundi një letër në shkollën ‘Prishtina High School’. Këtë letër ai e dërgon për të falënderuar më të vegjlit e kësaj shkolle, të cilët para disa mujave i kishin dërguar letra Bill Clintonit.
Vetë shkolla ka njoftuar për pranimin e letrës së ish presidentit amerikan Bill Clinton.
“Sot, na erdhi përgjigjia e tij në formë të letrës nga Shtetet e Bashkuara për nxënësit dhe mësuesen Dr. Waters. Në këtë letër Presidenti Bill Clinton përmendi edhe 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe dëshirën për të vizituar shkollën tonë në vizitën e tij të radhës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Në letrën që e ka publikuar kjo shkollë, shihet të ketë shkruar Bill Clinton, se Kosova do të ketë gjithmonë një vend special në zemrën e tij.
/KultPlus/

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...