S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, August 3, 2020

Kur vdes fjala, vdes edhe shpresa! Nga - Hamdi Skeja-...

Hamdi Skeja 


Në sulmin ndaj mediave sot me urdhër qeverie, kanë reaguar shumë ashper disa, një nder to është edhe Hamdi Skeja! 


Fotografia e profilit të ANUMI travel TOURS

Kur vdes fjala, vdes edhe shpresa!

Kam folur, kam ulëritur edhe herë të tjera për sulmet ndaj mediave. 
Media ndahet në dy kategori: 
-Ajo e pastra dhe ajo e llumta! 
Të shkruash, të thuash dhe të pasqyrosh realitetet është akt demokracie, sesi shteti, apo individ të lidhur nyje me shtetin dhe krimin na shtypin, na gënjejnë, na vjedhin, na vrasin dhe në anën tjetër është ajo media e llumtë, e krijuar mbi fantazma, mbi llum dhe që i shërben të llumtës! 
Kur e nisa këtë shkrimin tim (krejt të sinqertë) u riktheva sesa herë kisha ulëritur për kërcënimet, mbi dhunën, mbi rrahjet fizike, dhe mbi presionet ndaj gazetarisë. E kam bërë sepse mendoj që vetëm te gazetaria e PASTËR mund të shohim me sy të vërtetën sesi na vënë lakun në fyt! 
Ndaj, jam me të gjithë rrjetin e GAZETARISË së vërtetë..
Kam qënë edhe herë të tjera, jam edhe sot, do të jem gjithmonë. Do të jem sepse mendoj që fjala e lirë do të jetë një dallendyshe në fluturim. 

Të gjithëve na kujtohet Agon Channel, madje edhe luftën e turpit që bëri një kryepalaço si ky zhgarravinësi i urave të Frances, që për tekat e tij, paguam ca miliona te mira. Turpi dhe sulmi komunist ndaj mediave është ripërsëritur, me dhunë piskologjike, dhunë fizike, dhunë nëpër studio! Kurse sot, ndodhi ajo më e madhja, më e turpshmja, më e llumta në RTV Ora dhe ORA News! E rrethuan si dikur kur bëheshin pushkatimet Enveriste! 
Të gjithë i dimë sulmet e shumta ndaj televizioneve dhe gazetareve, por pak folën! Diku në fletoret zyrtare kemi edhe një Union Gazetarie, por edhe ai është shumë i zënë duke ngrënë tavolinave me pushtetin!... 

Dënoj ashpër me ashpërsinë e një qytetari të ndershem që më kanë mohuar gjithçka në këtë vend! Dënoj ashper dhunën dhe tmerrin që u bëhet GAZETARISË që punojnë me dinjitet dhe për një rrogë për familjet e tyre! 
Sepse kur vdes fjala, vdes edhe shpresa. Ndaj unë 
 përveçse fjalës nuk kam asnjë forcë tjetër. Por, shpreh vullnetin tim si qytetar për disa protesta deri aty ku i’u dhemb më shumë kriminelëve që kanë marr peng vendin! 
E them këtë pasi na kanë marr gjithçka të bukur, të paktën le të mbrojmë fjalen, të mbrojmë jetën..
Hamdi Skeja! Per /ShqipNews.net TANI

“Gjithëpërfshirje, demokratizim, fitore”, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD miraton Komisionin e Vlerësimit, Basha: Në shtator nisim fushatën drejt fitores.

“Gjithëpërfshirje, demokratizim, fitore”, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD miraton Komisionin e Vlerësimit, Basha: Në shtator nisim fushatën drejt fitores.

Pas Kryesisë, ishte dhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike që miratoi përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD, pjesë e të cilit janë personalitete politike të PD dhe përfaqësues të shoqërisë civile e botës akademike. Sipas vendimit të Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar, Komisioni përbëhet nga: 

Bujar Nishani, Kryetar i Këshillit Kombëtar, ish President i Republikës, ish ministër
Besnik Mustafaj, ish Ministër i Jashtëm, themelues i PD
Genc Ruli, ish ministër, themelues i PD
Enriketa Papa, pedagoge dhe historiane, studiuese e krimeve të komunizmit 
Mark Marku, pedagog, ish deputet

Komisioni i Vlerësimit, si një strukturë e besueshme dhe me integritet, do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar për deputetë nga anëtarëisa e PD. Kjo është hera e parë në Shqipëri, kur kandidatët nuk përzgjidhen nga Kryetari i Partisë, por propozohen direkt nga anëtarësia dhe, më pas, seleksionohen nga një komision i posaçëm për t’iu dërguar sërish anëtarësisë për vendimmarrje. 


Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve, që po aplikon PD, është risi në politikën shqiptare dhe në gjithë rajonin tonë

Procesi, ku anëtarësia e PD u përfshi, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm me propozimin e një numri të madh kandidatësh, u vlerësua nga kryetari Basha për gjithëpërfshirjen dhe demokratizimin e mëtejshëm të funskionimit të PD.

Fotografia e profilit të ANUMI travel TOURS

“Emrat e propozuar nga anëtarësia përbëjnë një korpus të rëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-së dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e ardhshme. Përmes ketij procesi, ne kemi të identifikuar jo vetëm ata që do të përzgjidhen për kandidatë për deputetë, por edhe drejtues të qeverisjes vendore, këshillave bashkiakë dhe qeverisjes qendrore. Më të mirët e më të mirëve për të sjellë ndryshimin që presin shqiptarët, zhvillim dhe punësim”- u shpreh lideri i opozitës gjatë mbledhjeve të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.   

Anëtarësia do ta thotë fjalën e saj përsëri në shtator, kohë kjo, kur, siç u shpreh Lulzim Basha, opozita nis, de facto, fushatën elektorale për të mos u ndalur deri në fitoren e zgjedhjeve.

“Muaji gusht do të jetë muaj pune intensive. Krahas perzgjedhjes së kandidatëve ne do të finalizojmë programin qeverisës të vendit, do të ngremë strukturat drejtuese të fushatës elektorale dhe organizojmë partinë për zgjedhje, duke nisur nga qendra e votimit e deri tek selia qendrore në Tiranë. Në shtator nisim fushatën elektorale, e cila do të mbyllet me fitorën e zgjedhjeve dhe hapjen e nje kapitulli te qeverisjës për qytetarët dhe me qytetarët”,- u shpreh zoti Basha.

TANI

Kyçin dyert e shkollave dhe detyrojnë shqiptarët të braktisin vendin.

Nga - Dhurata Çupi Tyli
Kyçin dyert e shkollave dhe detyrojnë shqiptarët të braktisin vendin. 
Prej 7 vitesh vetëm në Qarkun e Dibrës janë mbyllur rmbi  30 shkolla dhe kjo situatë nuk ka të ndalur, madje edhe me vendime të pabazuara që nuk lidhen me numrin e nxënësve. 
Drejtoria Arsimore ka marrë vendimin ti vendosë drynin shkollës së Zerqanit, në të cilën mësojnë dhjetra nxënês nga cikli i ulët deri te ai i mesëm. 

Shqetësimi është legjitim për prindërit dhe fëmijët pasi u është kërkuar të regjistrohen në Bulqizë, 30 minuta me makinë larg, dhe të mendosh që dimri nuk është i butë në këto zona.
Përvec kostos dhe shqetësimit për largësinë, me këtë veprim arbitrar, banorëve të kësaj zone po ju mohohet lidhja e fortë për vite me radhë që ata kanë me arsimin. 
Shkollës së Zerqanit e cila ka nxjerre me dhjetra figura të rëndësishme lokale e kombëtare, po i vihet kyçi.
Fotografia e profilit të ANUMI travel TOURS
 Ky veprim është i papranueshëm. Shkollimi i fëmijëve dhe brezave duhet të jetë përparësi dhe jo pengesë, duhet të jetë mundësi dhe jo stërmundim për prindërit dhë nxënësit.

 Ju bëj thirrje autoriteteve arsimore në Dibër por edhe Ministres së Arsimit të shohin përparësitë për të mirën e nxënesve dhe jo të bëjnë të kundërtën. Fëmijët e Zerqanit e kanë shkollën e tyre, aty ku kanë studiuar prindërit e gjyshërit e tyre. Asnjë vendim i nxituar nuk mund tua mohojë këtë mundësi.



Sot pritet të mbahen dy protesta në Kosovë: Shumë punëtorë e pronarë të nervozuar me Qeverinë

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbahen dy protesta.

Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve mban protestë. (Para Qeverisë së Kosovës, ora 10:00)


Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbahen dy protesta.
Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve mban protestë. (Para Qeverisë së Kosovës, ora 10:00)
Pronarët e pishinave do ta mbajnë një protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për t’i shprehur pakënaqësitë për mbylljen e pishinave nga ana e Qeverisë.
Kujtojmë se sot para Komunës së Prishtinës është mbajtur një protestë tjetër nga pronarët e çerdheve, të cilët po kërkojnë hapjen e tyre.

Sunday, August 2, 2020

A e kini pare qe ky Pipero eshte spostuar dhe po na mungon me ato informacionet dhe keshillat

Nga - / Alfred Cako/

e kini pare qe ky Pipero eshte spostuar dhe po na mungon me ato informacionet dhe keshillat prej kopetenti qe na jepte ne sinkron me OBSH? lani duart, hapni dritaren; vini maskat (ore me tha njeri qe tani kane filluar ti bejne filmat porno me maska, por pa prezervative pasi tani thone se edhe HIV nuk transmetohet pasi te mbron maska); te them te verteten na ka marre malli per Piperon; ndoshta mund te kete ikur aty ku na thoshte, gjithe muajt maj e qershor, se eshte rreziku me i madh: ne rere, ne kripe, ne det; ne fakt na ka marre malli edhe per ate shprehjen e bukur "Edi, jam!, Lani duart, hap dritaren!); thone qe ky virusi del sa vjen akshami e fluturon neper lokale pas ores 20! kryeministri yne nuk flet kot, keshtu na ka keshilluar! edhe po u be ndonje dasme!; Ah, si pret virusi i pabese t'u sulet dasmoreve, si ariu mjaltit! Lum si ne qe na kane mbrojtur keta lidere se do ishim shuar sot te gjithe shqiptaret; kini pare ju se edhe ata qe martohen, ciftet, familjaret e tyre jane gezuar qe martohen pa dasme; zakon konservator qe duhet zhdukur! si ajo kenga ne kohen e pare: 'te shtune ne pune, te djele u martove (por pa njerez), te hene ne pune, ti moj vajze shkove'; e bukur e? fantastike! Edhe kinezet keshtu bejne! 


Fotografia e profilit të ANUMI travel TOURS
Qe nga koha e Revolucionit kulturor! ata duhet te kopjojme tani; ka dale mode; poshte vlerat mikroborgjeze te defrimit dhe dasmave! 
ore, po kete Silva Binon nuk para e kemi pare; apo me ka shpetuar mua? se edhe ajo simpatike na e ka mbushur kohen me keshillat dhe optimizmin e saj! vini maska, mbani distance sociale! mbyllni kafenete, ngushtoni bulevardet, zgjeroni trotuaret pwr distancim social! sa bukur do te jete jeta pa automjete! vetem me autobuze urbane te Lali Erit ose ndonje 99-shi tjeter qe ata do ta lene pasi te largohen me breza sic trasheguan keta Rilindasit PPSH-nw dhe i pasuruan me ide te tjera te mrekullueshme fabianiste idete majtiste marksiste leniniste; o Zot sa bukur! nuk e kisha imagjinuar kete mrekulli! e kini marre vesh qe tani do na ndalojne te shkojme te vizitojme prinderit? nuk e kini degjuar?! lajm i madh! thone se do na duhet te marrim leje tek nje strukture lokale kur te shkojme te vizitojme prinderit dhe do te varet se si je sjelle; ne varesi te faktit nese e ke bere tamponin apo jo; pak a shume nga vija e sjelljes konform rregullave te shkelqyera qe po instalon Rilindja jone fabianiste; lum si ne qe i kemi te gjithe keta; kjo nuk eshte Polici Mendimi, por nje strukture qe do ta drejtoje Lali Eri dhe koleget e tij 99-sha ose Rilindas; ju besoj qe e dini qe ky Lali Eri eshte profesionist, jo socialist; ej, sa me pwlqen kur del gju me gju me popullin; ne fakt ky me cudit se mund te ndodhet njekohesisht ne dy vende: edhe ne Kuala Lumpur tw Malajzise, edhe ne lajme live duke inaguruar ndonje lulishte ku mund te defrejne ose parakalojne prane njeri tjetrit deputete qe e shohin kryerilindasin si Skenderbeun por edhe cifte simpatikw transvestitesh; lum si ne qe ja arritem kesaj dite thuaj; ore, po sa me behet qejfi kur shoh disa njerez me maska edhe ne makine duke ngare te vetem makinen; kohe me reziqe; virusi mund te sulmoje ne cdo moment; thone qe virusi hyn nga maska, por ngecet aty dhe nuk del, duke rezuar filozofine e vjeter popullore qe nje gje po hyri diku, edhe del! Jo, me virusin eshte e kunderta! Kete po e thote dhe nje Skender Brataj, shefi i Urgjences! kete e besoj shume une; kur flet ky, ja marshim te keqiat, me duket njelloj sikur flet Bill Gates, ai miliarderi qe po perpiqet te shpetoje njerezimin; ore ky Brataj eshte rote me rote me kete nga shpejtesia e mendimit; sthone kot se dynjaja mund te jete edhe holograme; une kur na iku Piperoja i nderuar nga TV-te mu krijua nje boshllek i madh; thashe se nuk kishte lindur ndonje shqiptar tjeter ta zevendesonte ate gjigand mendimi dhe ate burre aq simpatik; po ku i ka gjetur ky Kryerilindasi te gjthe keta qe i duhen per kete pune kaq te bukur per tu treguar njerezve tmerrin me CV? te gjithe burra e gra simpatike; nuk e haroj as ministreshen tone te nderuar; ajo vazhdon paguan reklama qe na mesojne si vihet maska, rezikun e madh shfaroses nese nuk mbajme maska deri sa OBSH t'i dergoje vaksinat; dihet se te gjithe keta qe mbajne maska do te sulen dhe mund te prishin edhe radhen per te bere vaksinen shpetuese; thuhet se te gjithe ata qe duan sufllaqe nga Rilindja do te shkojne ta bejne vaksinen pasi te kene marre premtim per disa sufllaqe gratis; marshalla, marshalla; por e dini ju qe ka edhe shume budallenj qe nuk duan ta bejne vaksinen?!; se cjane ca qe kane krijuar nje organizate kunder vaksines! keta jane shume idiote! e tha edhe Muc Nano dhe Yll Rakipi; keta jane perpjekur ti etiketojne si provinciale; madje ky i dyti qe i ka shume qejf zaret thone se shkon ne shume vende jashte Shqiperise per kete zakon por tani nuk i hedh me zaret per te fituar ndonje leke qe do ti duhet per te vazhduar lojen deri sa te dale i kenaqur sa ti mbushe prape xhepat me ndonje gjobe te majme; tani Ylli nuk do ti hedhe zaret pasi thone se po i mbledh te gjitha faturat e gjobave dhe po i lutete Kryerilidasit te hape ca cmendina private ku Ylli te fute aty te gjithe keta qe jane kunder vaksinave; por i kerkon qe Kryerilidasi ti gjeje ndonje kryespiun tjeter se Gazidede nuk eshte me, qe ky Ylli te shkoje ti raportoje dhe ti marre detyrat aq te nevojshme kunder atyre qe flasin kunder linjes zyrtare; nejse, llogarite do qerohen shume shpejt mes ketyre dy paleve; keta qe kane bere vaksinen do te jene pas 3-4 vjet si kokrra e molles, kurse keta qe nuk do ta bejne nga viti ne vit s'kemi per ti pare me; nuk eshte kollaj te kundershtosh mendjet e medha tonat si Kryerilindasin, ministreshen simpatike qe sa vjen e tretet nga sikleti qe po i ikin shume njerez ne boten tjeter, Silvan dhe Piperon simpatik qe kane fanar OBSH (ore edhe ai Trump them se gaboi per OBSH dhe u nxitua qe e akuzoi per lidhje me Kinen, me duket; Kryevirusi nuk ka shprehur ndonje opinion ne lidhje me veprimin e presidentit Trump, se sa here qe ai e ka sulmuar, Trump ka deshtuar); me duket se do dale ligj qe edhe femijet do ti takojme pak ore diten e shtune dhe do ti rite Rilindja dhe Lali Eri ne cerdhe dhe kopshe ku asnje virus nuk mund te hyje nga frika e edukatore Lezes; dhe keshtu do te jemi me rehat; femijet na i edukojne fabianistet me moral te larte 99-c; degjoni, doja tu thoja se edhe nese largohet me pushime per ca vjet Rilindja, duhet te jene te lumtur se do ta lene ne dore te sigurte menaxhimin e virusit dhe realizimin e vaksines me cdo kusht; eshte Luli garancia me e madhe; e kini pare sesa te madhe e mban Luli masken? edhe ne mal kur shkon ai nuk e heq masken; thone se edhe seks kur ben e mban masken; hajde, Holande, hajde; cfare burra na ke sjelle; me garanci dhe prova, jo llafe; e kini vene re, psh, qe kur Kryerilidasi lodhet se numuruari te vdekurit me virus dhe e ze gjumi, Lulin jo, kurren e kures; ai bertet dhe i thote: O rote, te zuri gjumi, ka me shume se sa thua ti te vdekur dhe te infektuar! dhe perplas duart nga gezimi se e degjojne ne katet me lart dhe e marrin me sy te mire, se ai vertet eshte cun i mire; dhe e fundit, me kane futur nja dy here ne burg mendimin ketu per prishje te etikes; sot nuk besoj te ndodhe se nuk e kam prishur asnjehere etiken; vetem kam lavderuar sepse vertet te gjithe ata qe kam permendur, e meritojne;
dhe nuk do me pelqente te benit ndonje koment negativ ketu per cunat dhe gocat e udheheqjes qe permenda;
hajde, tung e share!

Silvana Begaj: "Duke i shprehur kryeministrit të vendit ngushëllime më të përzemërta, më duhet të kuptoj diçka.

 Nga - / Silvana Begaj/

"Duke i shprehur kryeministrit të vendit ngushëllime më të përzemërta, më duhet të kuptoj diçka. 

Është e papranueshme dhe jashtë çdo njerzillëku, që kur dikush vdes, ju e mallkoni.

Fotografia e profilit të ANUMI travel TOURS

E para, zonja vdiq dhe ajo nuk ishte kryeministre.

E dyta, urrejtjen ndaj kryeministrit e tregoni me votë.

Jeni ju që e keni zgjedhur, madje me një shumicë mbresëlënëse votash.

Urrejtjen tregojeni duke mos e votuar, duke e kritikuar, por jo duke e mallkuar se i vdiq nëna.

Nëna është njeriu më i dashur për këdo. Sado i keq të jetë dikush, nuk mund ta mallkosh tek nëna e vdekur.

Shqiptarë, sot po ju drejtohem jo si Shqipëri. Jeta nuk ka fitimtarë. Të gjithe do na vdesi nëna, të gjithë do vdesim vetë, por kthejeni pasqyrën nga vetja.

Ashtu si ju ndjeni dhimbje dhe ai ndjen. Mos shikoni vetëm bardh e zi. Është për të vënë ulërimën si e kemi humbur ndjeshmërinë. I vdiq nëna. Njeriu që i dha jetë. Vdiq një njeri. Lëreni ta qajë!"

Silvana Begaj

Silvana Begaj

Gjona te mira, gjona të bukura! “Më iku prej shalësh”, Genardi flet për lidhjen e fundit të dashurisë që ka pasur

Genard Hajdini një djalë mjaf i shkolluar dhe i shkathët ka zgjedhur që të bëjë famë përmes videove që ai hedh shpesh në “Instagram”.

Deklaratat e humori i tij bëhen shpejt virale nëpër rrjetet sociale dhe shpesh kthehet edhe në meme.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në një intervistë për emisionin “Ora Verore” në RTV Ora.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për jetën e tij personale. Genardi është shprehur se nuk është në një lidhje dashurie prej 3 vitesh dhe tani për tani ka vetëm të motrën.

Gazetari: A ke t’i një jetë personale dhe kur ke planifikuar për të patur një familje se nuk do rrish gjithmonë me Sonidën (motrën).


Fotografia e profilit të ANUMI travel TOURS

Genard Hajdini: Laj thaj motrën kam. Tashi për tashi, po një grua duhet, nje danoçe, një trime një garipe.

Gazetaria: Kur ka qenë lidhja e fundit që ke pasur?

Genard Hajdini Para 3 vitesh. Ishim në një marrëdhënie 4-5 vjeçare, nuk u puqën disa gjëra kështu që na rrëshkiti nga duart, na iku prej shalësh.

TANI

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...