S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, July 25, 2020

Delvina: Opozita nuk duhet te mburret me listat e hapura, sepse merita eshte e qeverise

Opozita nuk duhet te mburret me listat e hapura, sepse merita eshte e qeverise,
e cila nuk duhet tja lere kete kredo opozites....dhe fare mire mund te beje nje reklame dhe performanse te madhe ne ndertesen e saj, nepermjet nje porte gjigande te hapur, qe tregon konsensusin e saj per hapjen e listave....dhe ne sfondin e portes, fare mire mund te vihet nje foto e ujerave kristaline te Syrit te Kaltert per te treguar transparencen e saj. 

Postimi i tij si me poshte

Megi Cara, studentja shqiptare që nisi peticionin për vendosjen e Kosovës në hartën Apple

Një studente shqiptare në Londër nxiti një betejë virtuale mes ballkanasve për të njohur kufijtë e Kosovës, që arriti të tërheqë vëmendjen e disave nga mediat më të mëdha në botë.

Megi Cara, 20 vjeçe, nisi një peticion online, ku i kërkon kompanisë Apple ta paraqesë Kosovën si shtet më vete, pasi vërejti se ajo nuk ndahej nga Serbia me kufij ndërkombëtarë në aplikacionin Apple Maps. Peticioni u bë lajm në disa media lokale në shqip dhe në anglisht, derisa mbërriti edhe si një mesazh çasti nga Dua Lipa për ndjekësit e saj.

Dua Lipa mori komente raciste, kërcënuese dhe fyese, kryesisht nga serbë dhe simpatizantë të Serbisë. Reagimi i saj i mëpasmë ndezi përfundimisht betejën virtuale: ajo postoi në Twitter të njëjtën hartë të trojeve autoktone shqiptare, e cila u shpalos mbi stadiumin në Beograd nga Ismail Morina – Ballisti, në ndeshjen Serbia – Shqipëri gjashte vite më parë.

Exit News bisedoi me nismëtaren e peticionit, Megin Carën, për të kuptuar më mirë se si flamuri i autoktonisë na solli sërish në një gjendje të ndezur mes shqiptarëve dhe serbëve, për fat të mirë vetëm virtualisht, përcjellë KultPlus.

Megi është me origjinë nga Mamurrasi dhe prej afro 2 vitesh është në Londër.

Megi në intervistë tregoi se ajo nuk e ka hartuar dhe aq rastësisht peticionin.

Ajo ndër të tjera potencon se duke u rritur në Shqipëri, si fëmijë dhe adoleshente ka qenë më e hapur se bashkëmoshatarët e saj në perëndim ndaj ngjarjeve të potikës së përditshme. Përballja me realitetin e vështirë në Shqipëri dhe karakteri i saj e kanë shtyrë të mendojë për mënyra se si të përmirësojë gjendjen. Kjo e ka sjellë natyrshëm dhe gradualisht te vendimi për të studiuar polikën dhe ekonominë.

“Kjo ka qenë pikërisht ëndrra ime, të studioja ekonomi dhe politikë, dhe të studioja në Angli”, thotë Megi për Exit News.

Nuk të qëllon shpesh që një 20-vjeçare të të thotë se është konservatore dhe se ka pikë referimi Margaret Theçerin, si politikane dhe si grua.

“Unë besoj te barazia e mundësive në një demokraci, ndër parimet bazë të konservatorizmit. Kjo i dha mundësinë Margaret Theçerit të bëhej e para grua kryeministre në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që vinte nga një familje modeste. Megjithatë arriti të drejtonte vendin e saj dhe ta quanin “zonjë e hekurt.”

Duke mbetur te barazia e mundësive, Megi kujton se para pak ditësh kishin biseduar në një grup në internet rreth shpopullimit të shqiptarëve në trojet etnike në Serbi. Qeveria serbe në Luginën e Preshevës po heq nga regjistri civil shqiptarët që ata nuk i gjejnë në adresat e banimit.

Me patosit e rritur nga kjo bisedë, në grup ishte ngritur pyetja se “përse askush nuk flet për faktin se Kosova nuk është në hartë?”

Kjo pyetje e shtyu Megin të hartojë një peticion të shkurtër, me mendimin se ajo duhet të bënte atë që kishte në dorë, sado pak qoftë kjo.

Në këtë pikë ajo ndalet te bashkëpunimi i munguar midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës që pas pavarësisë së kësaj të fundit.

Megi u kërkoi miqve ta shpërndajnë peticionin në median sociale. Ajo i shkruaji direkt edhe disa faqeve që postojnë për çështje të Ballkanit.

Në pak orë e kuptoi se mbështetja po rritej në përmasa që ajo nuk i kishte pritur. Dhjetëra, qindra, mijëra firmosësit e parë të peticionit, pastaj një media e më vonë të tjera nisën të shrkuajnë për të.

Megi kujton ngazëllimin nga mesazhet mbështetëse nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëra e diaspora. “Larg atdheut të qan zemra më shumë”, thotë ajo.

Me rritjen e firmave, peticioni gjeti rrugën deri te disa persona të famshëm, të cilën e postuan atë në mediat sociale: Dua Lipa, Dafina Zeqiri, Era Istrefi, Rita Ora, Sidrit Bejleri, Kapital T, Don Phenom, Enisa, Selma Kasimovic, Elvana Gjata….

Ajo tregon edhe për mesazhe të tmerrshme kërcënuese por na siguron se nuk ka frikë.

Megi thotë se më e mira që ajo pret është që peticioni të detyrojë kompaninë Apple ta shtrojë për diskutim çështjen e kufijve të Kosovës dhe, idealisht, të vendosin ta paraqesin si shtet më vete.

Ajo e shtrin më tej ëndrrën e saj: që ky peticion t’u tregojë qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës se shqiptarët duan të bashkohen, se ata i duan qeveritë e të dyja vendeve të bashkëpunojnë për t’u afruar, deri në heqjen e kufirit mes dy vendeve.

“As vetë nuk e prisja këtë mbështetje dhe qava kur pashë dhjetëra mijëra firmat që kishte mbledhur peticioni” – thotë Megi a mallëngjyer.

Peticioni gjendet ende i hapur për mbështetje dhe tashmë i ka kaluar 130 mijë firmat. / KultPlus.com

MIKEL CARA

Friday, July 24, 2020

Basha pas takimit me aleatët: Listat të hapen 100%, koalicionet të mbeten

Kryedemokrati tha se vendimi i opozitës së bashkuar është që të hapen listat 100%, por i vuri një kusht palëve të tjera politike që në ndryshimet kushtetuese të mos futet heqja e koalicioneve dhe përllogaritja e mandateve të vazhdojë siç është.

“Së pari dua të shpreh fare qartë qëndrimin e Opozitës së Bashkuar se marrëveshja e 5 qershorit e cila më në fund u votua dje në Kuvendin e Shqipërisë është një bazë për garantimin e zgjedhjeve normale. Nuk është ajo që dëshironim ne por një marrëveshje politike e arritur me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë të cilëve dua t’iu shpreh mirënjohjen. Përshëndes dhe qëndrimin e djeshëm të tyre.

Opozita e Bashkuar do mbështesë hapjen 100% të listave me kushtin që koalicionet të vazhdojnë siç janë sot dhe përllogaritja e mandateve siç është sot. Ky propozim është i drejtë. Nuk mund të thuash që hapim listat, por deputetët kryesorë i zgjedh partia”, tha Basha. 

Thursday, July 23, 2020

Në përkrahje të Dua Lipës, nesër aktivitet simbolik në Prishtinë

Telegrafi mëson se nesër në Prishtinë, do të organizohet një aktivitet simbolik në përkrahje të Dua Lipës, pas sulmeve që i janë bërë asaj nga mediumet serbo-ruse.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe personalitete kosovare nga bota e artit dhe publicistikës, me moton “Save Dua!”. Madje, është hapur edhe një faqe e facebookut për këtë!

Për shkak të postimit të saj në Twitter, këngëtarja e famshme shqiptare e muzikës pop, Dua Lipa është vënë në thumb të sulmeve mediatike kryesisht nga Serbia dhe Rusia.

Thirrje të sponsorizuara nga ekstremistëve serbë kanë nisur fushatë për ta zvogëluar numrin e fansave të Dua Lipës në Twitter. Këto po mbështeten nga mediume të fuqishme ruse, veçmas nga Russia Today.

Regjisori serb, i cili ka ndikim të madh në mediumet serbe, Boris Malagurski, ka krijuar hashtagun “canceldualipa”, kurse Russia Today ka thënë se “Fansat nuk e dinë nëse duhet ta anulojnë #dualipa, pasi ajo dërgoi një cicërimë misterioze nacionaliste”.

    Vargut të atyre që kanë sulmuar Dua Lipën publikisht është këngëtarja serbe, e njohur si Ceca, përkatësisht e veja e kriminelit Arkan.

Qëllimi i tyre nga ekspertët e luftës propagandistike vlerësojnë se, ky sulm hibrid ka për qëllim dobësimin e personaliteteve të suksesshme shqiptare në botë. Kështu ka deklaruar Agim Musliu, i cili ka shtuar se: “Ky sulm është drejtuar drejt Dua Lipës, kurse dëmi do t’i shkaktohet tërë shqiptarëve”.

“Këngëtaret tona si Rita Ora e Dua Lipa janë storia më e madhe e suksesit e Kosovës. Ironia është se ato janë krijuar si artiste me famë botërore në Britaninë e Madhe, familjet e të cilave dolën atje nga represioni serb. Tash, mu këta, serbët, të nxitur nga Kremlini duan ta dëmtojnë ende popullin shqiptar, duke ua dëmtuar këtyre ikonave personalitetet”, ka thënë Musliu.

“Kosova duhet të tregojë se i mbron vlerat e veta, pavarësisht nga kush sulmohen këto vlera”, ka përfunduar Musliu.

Wednesday, July 22, 2020

I vranë brutalisht prindërit, adoleshentja rrëmben kallashnikovin dhe merr hak

TANI🧐
Një vajzë adoleshente afgane është përshëndetur në mediat sociale për “heroizmin” e saj pasi luftoi javën e kaluar kundër militantëve talebanë që vranë prindërit e saj. Vajza mori pushkën e familjes AK-47, pushkatoi dy prej militantëve dhe plagosi disa të tjerë, thanë zyrtarët lokalë në provincën Ghor.

Talibanët erdhën në shtëpi sepse babai i vajzës ishte një përkrahës i qeverisë, shtuan ata. Ndërkohë bëhet e ditur se një foto e vajzës që mban armën është bërë virale ditët e fundit.
Por më vonë, më shumë militantë erdhën për të sulmuar shtëpinë, në fshatin Griwa, por “u mundën” nga fshatarët dhe milicitë pro-qeveritare.

TANI

Raiffesien Bank brenda artikujve
👉TANI👍
Zyrtarët thanë se vajza, që besohet të ishte e moshës midis 14 dhe 16 vjeç, dhe vëllai i saj i vogël ishte dërguar në një vend më të sigurt.

“Ne e dimë se prindërit janë të pazëvendësueshëm, por hakmarrja juaj do t’ju japë paqe relative”, ka shkruar Mohamed Saleh në Facebook. Sipas mediave lokale, Ghor është një nga provincat perëndimore më të pazhvilluara të Afganistanit dhe incidencat e dhunës ndaj grave janë të larta. Talibanët nënshkruan një marrëveshje paqeje me SHBA në shkurt, por shumë prej anëtarëve të saj vazhdojnë të kërkojnë rrëzimin e qeverisë dhe kushtetutës aktuale në Afganistan.

Revoltohet këngëtarja e njohur greke Keti Garbi për foton e “Shqipërisë Etnike”

Këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa publikoi pak ditë më parë në rrjetet sociale flamurin e fashmë të ngritur 6 vite më parë në Beograd, si përgjigje ndaj komentuesve racistë serbë.


Postimi i Dua Lipës shkaktoi reagime të shumta, e ndjekur nga mbi 48 milion fansa, flamuri që paraqet trojet e banuara historikisht me shqiptarë, nuk kishte se si të kalonte pa komente.


Së fundmi ka reaguar edhe këngëtarja e njohur greke Keti Garbi. Përmes një postimi në Twitter, Garbi ironizon Dua Lipën, duke zëvendësuar fjalën “Autokton” me “Johistorike” të cilës i jep edhe kuptimin, raporton newsbomb.al.

“Johistorike – Jo në përputhje me historinë ose me analizën historike”, shkruan këngëtarja greke duke nënkuptuar se pretendimi për autoktonizëm i shqiptarëve është fals.

dsfweg3ehdfghdfgdfg.jpg



Monday, July 20, 2020

Rikujtim nga Silvana: Shqipëria dhe shqiptarët në Gadishullin Ilirik (Ballkan), fqinjët dhe nevoja për riorganizim politik

Nje  vit me pare🇦🇱😍
Shqipëria dhe shqiptarët në Gadishullin Ilirik (Ballkan), fqinjët dhe nevoja për riorganizim politik

Zhvillimet politike te viteve te fundit në Ballkanin e trazuar, jep një tablo jo vetëm të rrezikshme po edhe një shembull të jashtëzakonshëm për gabimet me pasoja edhe të bashkësisë ndërkombëtare. 
Problemet e pazgjidhura të popujve ballkanik, territorre të kontestuara, pakicat kombëtare në shtet fqinje dhe padrejtësitë historike kanë sjellur Gadishullin Ilirik, prapë në një situatë jo vetëm të rrezikshme por edhe nevojën për një riorganizim të ri politiko-territorial. 
Në gjithë këtë mish-mash territorial shqiptarët kanë mbetur edhe në kohën e tanishme humbësit më të mëdhenjë krahasuar me popujt tjerë.
Serbia, jo vetëm që mban territore të popujve tjerë por edhe me ndihmën e qëllimshme ose jo ka krijuar një shtet brenda shtetit, Republikën Serbe në Bosnjë, gati se në të njëjtën formë kanë vepruar edhe kroatët me etnitetin kroat brenda Bosnjës. 
Në anë tjetër populli artificial titist maqedonasit, pavarësisht zgjidhjes së problemeve me Greqinë rreth emrit dhe integrimeve por edhe “zgjidhjes” së problemeve me popullin shqiptar autokton që përbën gjysmën e popullatës, maqedonasit me të madhe po ju kthehen rrënjëve duke u paisur me shtetësi bullgare dhe duke u deklaruat si bullgar. 
Greqia me shumicën e territorit në dëm të popujve tjerë e sidomos shqiptarëve, jo vetëm është shteti më i zhvilluar në rajon ekonomikisht por edhe ushtarakisht ( pas Turqisë, është edhe vendi i parë i rajonit si anëtare e BE-së dhe NATO-s, dhe asnjëher nuk ndalet së treguari muskujt nacionalist dhe pretendimet e mëtejshme territoriale shpesh edhe duke përdor politikat e presionit karshi popujve tjerë të cilëve në kohë të ndryshme u ka aneksuar territore.
Një politikë krejt ndryshe karshi shqiptarëve ka ndjekur Mali i Zi pas ndarjes nga Unioni Serbi-Mali i Zi, megjithatë shqiptarë atje edhe pse kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit nuk kan të drejta dhe zëri i tyre është krejt i humbur edhe për shkak të përcarjeve brenda për brenda.
Në të gjitha zhvillimet e përmendura e që janë vetëm një përqindje e vogël e shumë zhvillimeve tjera ka munduar “lojtari” kryesor, Shqipëria.
Zhvillimet politike jo demokratike dhe për interesa të ngushta klanore dhe personale, ndasitë ekstreme brenda blloqeve politike, mos vazhdueshmëria e një drejtimi të mirëfillt dhe të studiuar jo vetëm për zhvillmet brenda por edhe për shqiptarët jasht kufinjëve, zëri shqiptar ka mbetur i humbur në hapsirë, pa ndikim dhe duke dëmtuar çdo ditë e më shumë vet veten si shtet por edhe kombin që jeton në shtetet tjera, në hapsira të aneksuara nga fqinjët.
Në kohën kur popujt dhe shtetet integrohen dhe investojnë miliarda euro për të integruar popujt e ndryshëm brenda shteteve, Shqipëria merret me shitje të lejeve të ndërtimit, shitjen e pasurisë natyrale për përfitime të grupeve mafiozo-politike, mos interesimin absolut për ndërtimin dhe zhvillim të vazhdueshëm për shqiptarët jashtë kufinjëve e ka sjellur Shqipërinë dhe shqiptarët në një situatë amorfe, pa ndikim dhe në një formë duke dëmtuar interesat shqiptare.
Si shtet anëtar i NATO-s dhe me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim jo vetëm ekonomik, Shqipëria përdor shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë Veriore, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës vetëm si nocion por jo si pjesë e pandarë e trungut kombëtar dhe si interesi me i madh nacional. 
Nuk i përmenda shqiptarët e Çamërisë, për shkak se ata nuk ekzistojnë as si nocion gjeografik e as si pjesë e kombit për shkak të vasalitetit politik dhe kërcënimeve të një pas njëshme greke për votë kundër apo edhe votë veto në institucionet europiane.
Në vend se të përkrah shqiptarët në vendet e lartëcekura, duke ju ndihmuar për fuqizim dhe ndikim në vetë shtetet ku jetojnë, Shqipëria e të gjitha qeverive të majta apo djathta shqiptarët jashte shtetit, por edhe emigrantët përdorin vetëm si “jokera” kur ju duhen atyre për politika ditore.
Po të kishte një platformë të mirëfillt kombëtare atëher pa asnjë pikë dyshimi se Shqipëria jo vetëm që do ishte faktor në rajon por edhe në Europë. 
Përkrahja dhe fuqizimi i shqiptarëve në Mal të Zi dhe Maqedoni në vet zhvillimet politiko- sociale në vendet e tyre, mund të jetë ndikim real shqiptar edhe ne institucionet ndërkombëtare përmes votës, pra realisht Shqipëria duke fuqizuar shqiptarët e saj, përveq Kosovës, pas vetes mund të ketë edhe Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe në këtë formë përvec fuqizimit të faktorit shqiptar ndihmon edhe shqiptarët në Luginë që çdo ditë e më shumë po shprëngulen nga trojet shekullore por të hap edhe qështjen e Çamërisë dhe të çamëve që vazhdon të mbetet në terr dhe e pa trajtuar asnjëher. 
Në këtë rast, pavarësisht fuqisë që ka sot, Shqipëria me shqiptarët vendimmarres në shtetet fqinje do të përdornin ndikimin e tyre dhe të tregojmë fuqinë reale politike në rajon karshi armiqëve shekullor por edhe miqëve.
Shqipëria i ka humbur me kohë mundësitë, megjithatë në zhvillimet e tanishme europiane, rritjen e nacionalizmit tek shumica e kombeve europiane si dhe ri-pozicionimi global i shteteteve i jep Shqipërisë edhe një shansë të artë, jo vetëm të respektoj kombin por edhe te rris ndikimin në të gjitha zhvillimet globale.
Krahas këtyre, Shqipëria duke shfrytëzuar në të mirë të zhvillimit pasuritë e saja, duhet të rris investimet në masë të madhe në industrinë e mbrojtjes dhe në modernizimin e Ushtrisë, pse jo edhe blerjen e armatimit dhe ngritjen në ajr edhe të avionëve luftarak mbrojtës të cilët mund ti blej me një politikë të mencur të ndarjes dhe ruajtjes së buxhetit.
Pra, në garën mometale ndërkombëtare krah për krah me aleatët tanë sidomos ShBA-të si aleat i veçant, të tregojm edhe ne muskujt tanë jo vetëm politik por edhe si faktor i fuqishëm zhvillimet ndërkombëtare ekonomike, të sigurisë, ushtarake por duke bêrë kështu edhe rikthim të dinjitetit tonë kombëtar si faktor real në Europë e më gjerë.

Silvana Begaj

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...