S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, July 23, 2020

Në përkrahje të Dua Lipës, nesër aktivitet simbolik në Prishtinë

Telegrafi mëson se nesër në Prishtinë, do të organizohet një aktivitet simbolik në përkrahje të Dua Lipës, pas sulmeve që i janë bërë asaj nga mediumet serbo-ruse.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe personalitete kosovare nga bota e artit dhe publicistikës, me moton “Save Dua!”. Madje, është hapur edhe një faqe e facebookut për këtë!

Për shkak të postimit të saj në Twitter, këngëtarja e famshme shqiptare e muzikës pop, Dua Lipa është vënë në thumb të sulmeve mediatike kryesisht nga Serbia dhe Rusia.

Thirrje të sponsorizuara nga ekstremistëve serbë kanë nisur fushatë për ta zvogëluar numrin e fansave të Dua Lipës në Twitter. Këto po mbështeten nga mediume të fuqishme ruse, veçmas nga Russia Today.

Regjisori serb, i cili ka ndikim të madh në mediumet serbe, Boris Malagurski, ka krijuar hashtagun “canceldualipa”, kurse Russia Today ka thënë se “Fansat nuk e dinë nëse duhet ta anulojnë #dualipa, pasi ajo dërgoi një cicërimë misterioze nacionaliste”.

    Vargut të atyre që kanë sulmuar Dua Lipën publikisht është këngëtarja serbe, e njohur si Ceca, përkatësisht e veja e kriminelit Arkan.

Qëllimi i tyre nga ekspertët e luftës propagandistike vlerësojnë se, ky sulm hibrid ka për qëllim dobësimin e personaliteteve të suksesshme shqiptare në botë. Kështu ka deklaruar Agim Musliu, i cili ka shtuar se: “Ky sulm është drejtuar drejt Dua Lipës, kurse dëmi do t’i shkaktohet tërë shqiptarëve”.

“Këngëtaret tona si Rita Ora e Dua Lipa janë storia më e madhe e suksesit e Kosovës. Ironia është se ato janë krijuar si artiste me famë botërore në Britaninë e Madhe, familjet e të cilave dolën atje nga represioni serb. Tash, mu këta, serbët, të nxitur nga Kremlini duan ta dëmtojnë ende popullin shqiptar, duke ua dëmtuar këtyre ikonave personalitetet”, ka thënë Musliu.

“Kosova duhet të tregojë se i mbron vlerat e veta, pavarësisht nga kush sulmohen këto vlera”, ka përfunduar Musliu.

Wednesday, July 22, 2020

I vranë brutalisht prindërit, adoleshentja rrëmben kallashnikovin dhe merr hak

TANI🧐
Një vajzë adoleshente afgane është përshëndetur në mediat sociale për “heroizmin” e saj pasi luftoi javën e kaluar kundër militantëve talebanë që vranë prindërit e saj. Vajza mori pushkën e familjes AK-47, pushkatoi dy prej militantëve dhe plagosi disa të tjerë, thanë zyrtarët lokalë në provincën Ghor.

Talibanët erdhën në shtëpi sepse babai i vajzës ishte një përkrahës i qeverisë, shtuan ata. Ndërkohë bëhet e ditur se një foto e vajzës që mban armën është bërë virale ditët e fundit.
Por më vonë, më shumë militantë erdhën për të sulmuar shtëpinë, në fshatin Griwa, por “u mundën” nga fshatarët dhe milicitë pro-qeveritare.

TANI

Raiffesien Bank brenda artikujve
👉TANI👍
Zyrtarët thanë se vajza, që besohet të ishte e moshës midis 14 dhe 16 vjeç, dhe vëllai i saj i vogël ishte dërguar në një vend më të sigurt.

“Ne e dimë se prindërit janë të pazëvendësueshëm, por hakmarrja juaj do t’ju japë paqe relative”, ka shkruar Mohamed Saleh në Facebook. Sipas mediave lokale, Ghor është një nga provincat perëndimore më të pazhvilluara të Afganistanit dhe incidencat e dhunës ndaj grave janë të larta. Talibanët nënshkruan një marrëveshje paqeje me SHBA në shkurt, por shumë prej anëtarëve të saj vazhdojnë të kërkojnë rrëzimin e qeverisë dhe kushtetutës aktuale në Afganistan.

Revoltohet këngëtarja e njohur greke Keti Garbi për foton e “Shqipërisë Etnike”

Këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa publikoi pak ditë më parë në rrjetet sociale flamurin e fashmë të ngritur 6 vite më parë në Beograd, si përgjigje ndaj komentuesve racistë serbë.


Postimi i Dua Lipës shkaktoi reagime të shumta, e ndjekur nga mbi 48 milion fansa, flamuri që paraqet trojet e banuara historikisht me shqiptarë, nuk kishte se si të kalonte pa komente.


Së fundmi ka reaguar edhe këngëtarja e njohur greke Keti Garbi. Përmes një postimi në Twitter, Garbi ironizon Dua Lipën, duke zëvendësuar fjalën “Autokton” me “Johistorike” të cilës i jep edhe kuptimin, raporton newsbomb.al.

“Johistorike – Jo në përputhje me historinë ose me analizën historike”, shkruan këngëtarja greke duke nënkuptuar se pretendimi për autoktonizëm i shqiptarëve është fals.

dsfweg3ehdfghdfgdfg.jpg



Monday, July 20, 2020

Rikujtim nga Silvana: Shqipëria dhe shqiptarët në Gadishullin Ilirik (Ballkan), fqinjët dhe nevoja për riorganizim politik

Nje  vit me pare🇦🇱😍
Shqipëria dhe shqiptarët në Gadishullin Ilirik (Ballkan), fqinjët dhe nevoja për riorganizim politik

Zhvillimet politike te viteve te fundit në Ballkanin e trazuar, jep një tablo jo vetëm të rrezikshme po edhe një shembull të jashtëzakonshëm për gabimet me pasoja edhe të bashkësisë ndërkombëtare. 
Problemet e pazgjidhura të popujve ballkanik, territorre të kontestuara, pakicat kombëtare në shtet fqinje dhe padrejtësitë historike kanë sjellur Gadishullin Ilirik, prapë në një situatë jo vetëm të rrezikshme por edhe nevojën për një riorganizim të ri politiko-territorial. 
Në gjithë këtë mish-mash territorial shqiptarët kanë mbetur edhe në kohën e tanishme humbësit më të mëdhenjë krahasuar me popujt tjerë.
Serbia, jo vetëm që mban territore të popujve tjerë por edhe me ndihmën e qëllimshme ose jo ka krijuar një shtet brenda shtetit, Republikën Serbe në Bosnjë, gati se në të njëjtën formë kanë vepruar edhe kroatët me etnitetin kroat brenda Bosnjës. 
Në anë tjetër populli artificial titist maqedonasit, pavarësisht zgjidhjes së problemeve me Greqinë rreth emrit dhe integrimeve por edhe “zgjidhjes” së problemeve me popullin shqiptar autokton që përbën gjysmën e popullatës, maqedonasit me të madhe po ju kthehen rrënjëve duke u paisur me shtetësi bullgare dhe duke u deklaruat si bullgar. 
Greqia me shumicën e territorit në dëm të popujve tjerë e sidomos shqiptarëve, jo vetëm është shteti më i zhvilluar në rajon ekonomikisht por edhe ushtarakisht ( pas Turqisë, është edhe vendi i parë i rajonit si anëtare e BE-së dhe NATO-s, dhe asnjëher nuk ndalet së treguari muskujt nacionalist dhe pretendimet e mëtejshme territoriale shpesh edhe duke përdor politikat e presionit karshi popujve tjerë të cilëve në kohë të ndryshme u ka aneksuar territore.
Një politikë krejt ndryshe karshi shqiptarëve ka ndjekur Mali i Zi pas ndarjes nga Unioni Serbi-Mali i Zi, megjithatë shqiptarë atje edhe pse kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit nuk kan të drejta dhe zëri i tyre është krejt i humbur edhe për shkak të përcarjeve brenda për brenda.
Në të gjitha zhvillimet e përmendura e që janë vetëm një përqindje e vogël e shumë zhvillimeve tjera ka munduar “lojtari” kryesor, Shqipëria.
Zhvillimet politike jo demokratike dhe për interesa të ngushta klanore dhe personale, ndasitë ekstreme brenda blloqeve politike, mos vazhdueshmëria e një drejtimi të mirëfillt dhe të studiuar jo vetëm për zhvillmet brenda por edhe për shqiptarët jasht kufinjëve, zëri shqiptar ka mbetur i humbur në hapsirë, pa ndikim dhe duke dëmtuar çdo ditë e më shumë vet veten si shtet por edhe kombin që jeton në shtetet tjera, në hapsira të aneksuara nga fqinjët.
Në kohën kur popujt dhe shtetet integrohen dhe investojnë miliarda euro për të integruar popujt e ndryshëm brenda shteteve, Shqipëria merret me shitje të lejeve të ndërtimit, shitjen e pasurisë natyrale për përfitime të grupeve mafiozo-politike, mos interesimin absolut për ndërtimin dhe zhvillim të vazhdueshëm për shqiptarët jashtë kufinjëve e ka sjellur Shqipërinë dhe shqiptarët në një situatë amorfe, pa ndikim dhe në një formë duke dëmtuar interesat shqiptare.
Si shtet anëtar i NATO-s dhe me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim jo vetëm ekonomik, Shqipëria përdor shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë Veriore, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës vetëm si nocion por jo si pjesë e pandarë e trungut kombëtar dhe si interesi me i madh nacional. 
Nuk i përmenda shqiptarët e Çamërisë, për shkak se ata nuk ekzistojnë as si nocion gjeografik e as si pjesë e kombit për shkak të vasalitetit politik dhe kërcënimeve të një pas njëshme greke për votë kundër apo edhe votë veto në institucionet europiane.
Në vend se të përkrah shqiptarët në vendet e lartëcekura, duke ju ndihmuar për fuqizim dhe ndikim në vetë shtetet ku jetojnë, Shqipëria e të gjitha qeverive të majta apo djathta shqiptarët jashte shtetit, por edhe emigrantët përdorin vetëm si “jokera” kur ju duhen atyre për politika ditore.
Po të kishte një platformë të mirëfillt kombëtare atëher pa asnjë pikë dyshimi se Shqipëria jo vetëm që do ishte faktor në rajon por edhe në Europë. 
Përkrahja dhe fuqizimi i shqiptarëve në Mal të Zi dhe Maqedoni në vet zhvillimet politiko- sociale në vendet e tyre, mund të jetë ndikim real shqiptar edhe ne institucionet ndërkombëtare përmes votës, pra realisht Shqipëria duke fuqizuar shqiptarët e saj, përveq Kosovës, pas vetes mund të ketë edhe Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe në këtë formë përvec fuqizimit të faktorit shqiptar ndihmon edhe shqiptarët në Luginë që çdo ditë e më shumë po shprëngulen nga trojet shekullore por të hap edhe qështjen e Çamërisë dhe të çamëve që vazhdon të mbetet në terr dhe e pa trajtuar asnjëher. 
Në këtë rast, pavarësisht fuqisë që ka sot, Shqipëria me shqiptarët vendimmarres në shtetet fqinje do të përdornin ndikimin e tyre dhe të tregojmë fuqinë reale politike në rajon karshi armiqëve shekullor por edhe miqëve.
Shqipëria i ka humbur me kohë mundësitë, megjithatë në zhvillimet e tanishme europiane, rritjen e nacionalizmit tek shumica e kombeve europiane si dhe ri-pozicionimi global i shteteteve i jep Shqipërisë edhe një shansë të artë, jo vetëm të respektoj kombin por edhe te rris ndikimin në të gjitha zhvillimet globale.
Krahas këtyre, Shqipëria duke shfrytëzuar në të mirë të zhvillimit pasuritë e saja, duhet të rris investimet në masë të madhe në industrinë e mbrojtjes dhe në modernizimin e Ushtrisë, pse jo edhe blerjen e armatimit dhe ngritjen në ajr edhe të avionëve luftarak mbrojtës të cilët mund ti blej me një politikë të mencur të ndarjes dhe ruajtjes së buxhetit.
Pra, në garën mometale ndërkombëtare krah për krah me aleatët tanë sidomos ShBA-të si aleat i veçant, të tregojm edhe ne muskujt tanë jo vetëm politik por edhe si faktor i fuqishëm zhvillimet ndërkombëtare ekonomike, të sigurisë, ushtarake por duke bêrë kështu edhe rikthim të dinjitetit tonë kombëtar si faktor real në Europë e më gjerë.

Silvana Begaj

Silvana: Shqipëria - e kaluara - e tashmja - dhe e ardhmja

Nga - Silvana Begaj
 Sa zgjat varfëria baba?
                        40 ditë bir...
- Pas 40 ditëve a bëhemi të pasur baba?
Jo bir, mësohemi!
Keshtu u mësuam dhe ne si komb…
Sa zgjat varfëria?
Varfëria si nocion është i njohur kudo në botë, por nuk duhet të ekzistonte në Shqipëri duke vënë në propocion resurset me numrin e popullsisë. Fatkeqësisht në Shqipërinë tonë është më e theksuar.
Shikojmë luksin me një xham që nuk na lejon ta prekim. Është si ai zogu me krahë të thyer që e mban kokën nga qielli. Dhe qielli për ne ka mbetur Europa …
Pasojat e varfërisë janë ndër më të rëndat. Një i varfër ,në nivelet që jane sot në radhë të parë i preket ana mendore, bie në depresion nga inferioriteti duke rritur numrin e vetvrasjeve. Për të mbijetuar lind nevoja e vjedhjes, nevoja e punëve ilegale ,te cilat sjellin rritjen e kriminalitetit në vend duke përfshirë këtu atë më të rëndën: Vrasjen, etj etj
Në këtë pikë është vendi jonë…Në pikën ku kanë humbur dinjitetin si pasojë e skamjes. Jo të gjithë janë të aftë të kryejnë krime!
Shqipëria jonë, që ne e dimë të gjithë, është një copëz parajse e cila prodhon për shkak të klimës, pozicionit gjeografik dhe resurseve natyrore.
Pikërisht ky vend ka perjetuar ndër vite e shekuj një skamje dhe mjerim duke përjashtuar : pronarët e tokave, tregtarët e dikurshëm dhe kriminelët dhe hajdutët e sotshëm.
Duket sikur historia përsëritet në fakt dhe ne rrimë , shpresojmë , presim se një ditë Ndërkombëtarët do vijnë të na shpëtojnë. Jo!
Para se të gjejmë fajin tek të tjerët duhet ta gjejmë tek vetja! Përgjegjësia kryesore bie mbi superstrukturën e shoqërisë, mbi ata që e kanë drejtuar dhe e drejtojnë këtë vend.
Askush dhe asgjë nuk të shpëton nga ata që shumica juaj zgjedhin. Ndëshkimi vjen me votë dhe jo me shkatërrim. Të kthehemi pak në histori!
Pa hyrë larg në histori po flasim për historinë e re të këtij vendi që ka të bëjë me periudhën pas përfundimit të luftës së dytë botërore.
Sistemi Komunist e gjeti Shqipërinë të rrënuar ekonomikisht (kjo për shkak të luftës). Por për hir të së vërtetës, pavarësisht sistemit të zgjedhur qeveritë komuniste bënë disa reforma serioze duke përfshirë të gjitha fushat. Së pari motivoi njerëzit për të punuar me ndershmëri duke vënë ligje të ashpëra ndaj vjedhjeve dhe shpërdorimeve.
Çdo pasuri e sekuestruar ndaj klasave të pasura sipas teorisë komuniste i kaloi në administrim shtetit me dokumenta shumë korrekte. Përqëndrimi i ekonomisë dhe mjeteve të prodhimit në administrim të shtetit u shoqërua me forcimin e ligjit dhe përzgjedhjen e menaxherëve të aftë.
Ekonomia filloi të rimëkëmbej shumë shpejt duke u zhvilluar e modernizuar cdo vit e më tepër. Planet e hartuara bëheshin realitet me hir dhe me pahir. Zhvillimi u ndie në të gjitha fushat si në ekonomi në arsimim e shkencë, arte e kulturë, në shendetësi, e kudo.
Degët kryesore të ekonomisë si Industria e Bujqësia patën zhvillim të kënaqshëm sidomos bujqësia arriti në majat e saj e bazuar në shkencë me anën e Instituteve Bujqësore të shtrira në gjithë vendin. Po kështu u ngritën fabrika, uzina, punishte duke i dhënë Industrisë një zhvillim në të gjitha degët e saj. U investua në Energjitike, Minierë e Burime naftënxjerrëse e përpunuese etj.
Gjithë ky zhvillim ekonomik (panvarësisht se qytetarët ishin përsëri të varfër) u akumulua në Investime e trupëzuar në pasuri të luajtshme e të paluajtshme kaq e madhe ka qënë kjo pasuri sa ka 30 vjetë që shperdorohet e vidhet dhe akoma spo mbarohet edhe sot.
Lëvizjet demokratike pas viteve 1990 patën mbështetje popullore për demokratizimin e politikës, jetës së qytetarëve dhe për një organizim më të mirë të ekonomisë.
Por si me porosi ,për fatkeqësinë e shqipëtarëve në mënyrë të organizuar u shkatërrua ekonomia kombëtare.
Sado i keq qoftë , cdo sistem ka të mirat dhe të këqijat e tij, dhe ndryshimi duhet të sjelli përmirësim sistemesh jo nisjen nga pika zero cdo herë. 

A e fshimë dot dhimbjen e të cënuarve nga komunizmi me shkatërrime e vjedhje? Jo, përkundrazi!
U vodhën dhe u shkatërruan: Bankat, Magazinat, Ndërmarrjet bujqësore, Industria me uzinat dhe fabrikat e saj et etj, dhe për këto jeni të gjithë dëshmitarë.
Ju kujtoj vetëm investimet në frutikulturë, në rivierën shqipëtare që ishte një perlë. Ju kujtoj uzinën e plehrave azotike në Fier. Ju kujtoj uzinën e instrumentave në Korcë. Ju kujtoj Institute të pasur në fushën e shkencës dhe teknikës. Ju kujtoj nivelin arsimor ,et etj, pa fund.
E historia po përsëritet. E ne vazhdojmë të luftojmë pa një program, pa një sistem ekonomik të mirëstudiuar sipas kushteve e mundësive tona, por adhurojmë individin , pra kryetarët e partive.
Që Shqipëria të eci e sigurtë pa e kthyer kokën mbrapa, që shqipëtarët të jenë të qetë, dikush për këtë duhet të japi llogari.
Pa dhënë llogari mbi pasuritë e shqipëtarëve nuk ka siguri. Njerëzit duhet të mësojnë që kush dëmton paguan. Njerëzit duhet të jenë të pergjegjshëm me pasuritë e vendit se nuk i kanë pronat e tyre. Ky duhet të jetë hapi i parë i zhvillimit ekonomik dhe pse jo dhe politik i Shqipërisë.
Unë mendoj dhe sugjeroj që ne duhet të ndërtojmë të renë mbi të vjetrën duke marr më të mirat e cdo sistemi dhe të luftojmë për sisteme më të mira.
E thënë ndryshe Shqipëri , ekonomia nuk ngrihet as nga të ardhurat e emigrantëve e as nga krimi. Vinë nga zhvillimi, menaxhimi dhe përmirësimi i sistemeve ekzistuese.
Unë mendoj se ne duhet të drejtohemi drejt të qënit një vend social. Si duhet të veprojmë, implementimi, të mirat dhe pasojat do të jenë në artikullin pasues.
Sepse unë nuk dua ta pyes më veten sa zgjat kjo e mallkuar varfëri!

Saturday, July 18, 2020

“Oj nëna ime vdíqa”, del skándali i máshtrimit të Ogerta Manastirliut për të sèmurët me Còvid


Një mashtrim i paparë dhe i denjë për filmat hòrror është zbuluar ekskluzivisht nga një qytetar për JOQ Albania. Ditën e sotme Ogerta Manastirliu publikoi një video ku bëhej thirrje të vendosej maska dhe të mos rrèzikohej jeta jonë apo e të dashurve tanë rreth nesh, duke paraqitur pamje të disa të sèmurëve.
Video u shpërnda thuajse në të njëjtën kohë në bllok në të gjitha mediat pro qeveritare. Pamjet tregonin persona të sèmurë të cilët dukeshin se ishin rëndë dhe aludohej se ishin të sëmurë me Còvid-19 dhe se këto ishin pasojat që të linte kjo sèmundje.
Por e gjithë kjo rezulton se nuk qenka asgjë më tepër veçse një mashtrim i rëndomtë i Ogerta Manastirliut. Nipi i një zonje që shfaqet dy herë në video, ka kontaktuar i álarmuar redaksinë tonë duke treguar se gjyshja e tij e cila vuante nga sèmundje të tjera, ishte shtruar në muajin qershor në spital dhe se shfaqet dy herë në video, një herë në ditën kur kishte ardhur në urgjencè ku dhe dëgjohet duke rènkuar, dhe herën e dytë disa kohë më vonë kur ka qenë më e përmirësuar.
Djali shprehet se tani gjyshja ndodhet në shtëpi prej kohësh dhe nuk është aspak në spital, e aq më pak e sèmurë me Còvid-19.
Më poshtë mesazhi i qytetarit: Pershendetje JOQ! Sapo shikova kete video nga Ogerta Manastirliu dhe aty ishte gjyshja ime qe ka qene e shtruar per nje sèmundje tjeter dhe kjo zonja ktu e ka bere si t ishte me Còvid-19! Ka qene ne reanimacion per nje dicka tjeter por vertetohet dhe te kartela e pacientes! Sot ajo Gerta e kishe bere te publikuar. Dmth e ka ber qe mos t dyshohet. Ajo ka qen per hemorragji truri, ose tromboze, si quhet… E kan bere sikur t ishte me còvid. Tani eshte ne shtepi, po nuk eshte me còvid-19. Sapo i shtojne kot rastet keshtu me covid, sepse gjyshja ime ndodhet ne ate video por nuk ka còvid. Bejeni publike ju lutem. Faleminderit.

Agjensia Anumi Travel sqaron per sherbimen dhe rregullat qe nevoiten.

ANUMI travel TOURS

TANI

Njoftim per te gjith te interesuarin qe duan te udhetojn ne destinacionet tona vazhdon nisja rregullisht si Nga shqiperia dhe nga Belgjika dhe Gjermania deri nje vendim te dyt nga Shqiperia mund te udhetojn vetem pasagjeret me letra pune dhe leje qendrimi viza ndersa riatdhesime behet vetem me pasaport pa pasur nje dokument shtes.faleminderit qe na besoni.                                                                         Anumi Travel & Tours 
Nisja cdo te Hene nga Tirana ne oren 7:00

Drejt Destinacioneve si me poshte.

- Hungari-Budapest

- Austri-Viene

- Gjermani-Nuremberg -Frankfurt-Koln-Düsseldorf -
Aachen

- Belgjik -Bruksel

Kthimi cdo te Enjte  nga Brukseli ne oren 16:00 

Marim dhe dergojm porosi

+355 68 652 9000
+355 69 232 8000
+32 465 41 54 69
+49 1573 1505322
_________________________
Adresa: Rruga “Mikel Maruli” , Tiranël



TANI



Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...