S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, July 16, 2020

Në vargmalet e Lumës! Ngrihen kullat e Gurrës! Oxhaçet e frëngjijat e kullave: Kullat e burrave!...l

Nga - Hajredin Sherif Istrefi 

Në vargmalet e Lumës!
Ngrihen kullat e Gurrës!
Oxhaçet e frëngjijat e kullave:
Kullat e burrave!...
/ShqipNews.net/

Kullat e  fiseve tê Sajmës e Nikollës...
Kreshtë e kështjellave kulla e  Nokës!
Krenari e misionit tim fisnik!!!
Të kujtoj e grumbulloj vlerat e shpirtit patriotik..

Themel më themel,frëngji më frëngji....
Do të kujtoj vendëlindasit e mi....
Eehh moj kulla e  Mehdi Ram Nokës!
Kulla e miqve kulla e  sofrës

Eehh moj kulla e bacës Ram!!!
Rrite trima që luftuan për vatan!!!!
Eehh Noka i Dukagjinit e i Shalës!!!
Eehh Noka i Nikollës....
Prej Grykë-Noke-Gurre-Novosej...
Shtrove sofër ndave pleqni tej më tej....

Eehh Baca Ram!!!!
4-ër viganë pate lanë.....!
Abdullahi, Sherifi,Mehdiu e Rufati!..
Ju kishte hije mexhelisi edhe shtati.

   Shënim Të gjithë sëbashku të ringrejmë vlerat historike gjithëpërfshirëse të Gurrës dhe Kalisit.

Sot në dhurimin e pikturës të kullës së Mehdi Ram Nokës z.Mefail Noka,
Që në hapjen e portës e deri në përqafimin e fundit lotët ishin të pranishëm në sytë e mi e të atij..
Ishin lot gëzimi e malli duke kujtuar shumë e shumë mbresa e histori nga vendlindja jonë e shtrejtë.
Sofra ngeli shtruar.....ushqimi jonë ngeli malli, koha 5-6 orëshe na u dukë 5 minuta...
Në ngrohtësinë e muhabetit ndikuan dhe djemtë e Mifailit,ku si cicërima zogjësh na ndërhynyn sa për kujtes dhe për largimin nga malli që na pushtoj...
Kjo kullë e djemni e ka në gen ktë mikpritje, dhe ktë burrëri, gjë e cila është trashëguar ndër breza.
   Me Respekte per ju Hajredin Sherif Istrefi.

Sunday, June 28, 2020

Tragjedi! Ditë e zezë për Shqipërinë, në pak orë kaq pacientë humbën jetën nga Covid-19


Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 72 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Gjithashtu, dy persona të tjerë kanë humbur jetën të infektuar me Covid-19. Numri total i v iktimave në vend shkon në 55.

“Një 70-vjeçar nga Shkodra dhe një 54-vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me Covid-19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv, me gjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Vijon të ketë shtrime në Spitalin Infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar,” deklaroi MSH.

TANI, profile picture
TANI SHPREH NGUSHELLIM Familjareve 

Paralajmëron Merkel: SHBA nuk aspiron më të jetë udhëheqësja e botës

Paralajmëron Merkel: SHBA nuk aspiron më të jetë udhëheqësja e botës

Pjesa tjetër e botës nuk mund ta konsiderojë më si të mirëqenë që SHBA akoma aspiron të jetë një udhëheqës global, paralajmëroi Angela Merkel.

“Ne u rritëm me një njohuri se Shtetet e Bashkuara donin të ishin një fuqi botërore”, ka thënë kancelarja gjermane në një intervistë me një grup prej gjashtë gazetash evropiane, duke përfshirë The Guardian.

“Nëse SHBA tani dëshirojnë të tërhiqen nga ai rol i vullnetit të tyre të lirë, ne do të duhet të reflektojmë për atë shumë thellësisht”, citohet të ketë thënë më tej kancelarja gjermane.
Argument/

Friday, June 26, 2020

Dy pyetje nga Adriatik Lapaj.

E prishën Teatrin Kombëtar me argumentin se ishte i ndërtuar me pupulit dhe se ky material ishte i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve.

Adriatik Lapaj


Atëhere unë për ta kam dy pyetje:

1. Pse i lini rreth 500 banor të Tiranës të jetojnë në 11 pallate të ndërtuara me pupulit në zonën e Kombinatit?

2. Mos vallë jeni duke konsumuar vepra penale duke e e ditur rrezikun shëndetësor që u kanoset atyre qytetarëve dhe duke i lënë të jetojnë në ato kushte?









Thursday, June 25, 2020

Parashikimi i motit për datën 26 Qershor , ja çfarë pritet

Parashikimi i motit për datën 26 Qershor

Sot në përgjithësi , priten reshje të dobëta në shumicen e qarqeve .
Reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe , sidomos në qarqet Lindore dhe Jugore të vendit .

Sot era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.

Temperaturat minimale dhe maksimale :

Në bregdet : 19 / 30 ° C

Në vendet e ulëta : 18 / 34 ° C

Në vendet malore : 12 / 28 ° C

Dashi: Ju pershendes nga kat dyte i Komisariati

Nga Dash Cara 
Ju pershendes nga kat dyt i një Komisariati nr * Tiranë  ata që jan shoqëruar ndo një her ne kte komisariat e din i dashur Ramsi un e di që nga protestat ty ta kapin paranojat por te jesh i bindur se sa me shum që ushtrosh frik aq më shum do ket njerëz qe protestoj per të drejtat e tyre un nuk shaantazhohem nga disa palqo misonar te rilindjes me gjoba e as me fjalen do te shoqêrojm se 10 orë liri me mer mir u takofshim o leshat e lleshit deri ne protesten e radhës 
👇
Lexojeni pak



REPUBLIKA E SHQIPERISE 

MINISTRIA E BRENDSHME DREJTORIA E PERGJITHSHME POLICISE SE SHTETIT DREJTORIA E VENDORE E POLICISE TIRANE KOMISARIAT Nr 1

VENDIM 

Komisioni i Shqyrtimit te Kundervajtjeve Administrative prane Komisariatit te Policise Nr 1, në Drejtorine Vendore të Policise Tirane, i perbere nga:

Shefi i Komisariatit te Policise, i caktuar perkohesisht ne detyre) Komisar Oliger TORBA Kryetar

Shefi i Sek, te Policimit ne Komunitet, Komisar Nefail ZYKA Anetar

Shefi i Seksionit per Krimet (1). Komisar Gjergji TOLA Anetar

Ne zbatim te Aktit Normativ, nr.3, date 15.03.2020 "Per marrjen e masave te veçanta administrative gjate kohezgjatjes se periudhes se infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, disa shtesa me Aktin Normativ Nr. 4 date 16.03.2020, i ndryshuar me Aktin Normativ Nr. 8 date 24.03.2020, dhe Urdhrit te Drejtorit të Pergjithshëm të Policise se Shtetit nr. 349 date 17.03 2020 "Per procedurat e konstatimit, evidentimit dhe shqyrtimit te kundërvajtjeve administrative, gjate kohezgjatjes së periudhës se infeksionit të shkaktuar nga COVID- 19", Komisioni i Shqyrtimit të Kundërvajtjeve Administrative, shqyrtoi dokumentacionin mbi kundërvajtjen administrative të datës 17.05.2020, të kryer nga personi fizik: Dashmir Cara i datelindjes 15.05.1985 lindur dhe banues në rrugën "Ymer Prizreni" Kukes, Banese private/pallati me Nr, Shkalla me Nr. Ap Nr, tel.celulari +355699913668, i cili eshtë konstatuar në një tubim të paligjshem tek Ministria e Brendshme tek Teatri Kombetar në daten 17.05.2020 ora 08.00. Komisioni pasi konstatoi Shtetasi fizik: Dashmir Cara ka kryer shkelje në baze të nenit 1 pika 18 te Aktit Normativ Nr.4, date 16.03.2020, për disa shtesa nëe Aktin Normativ Nr 3 date
15.03.2020.





Një ndër historitë më të bukura që keni lexuar! Drejtësia e Omerit r.a mes drejtuesit të Egjiptit dhe njeriut të thjeshtë

Në kohën e Omerit r.a shokut të ngushtë të profetit Muhammed alejhi selam, Egjipti u çlirua dhe banorët u bënë muslimanë. Amr Ibn As ishte drejtuesi i Egjiptit, ai ishte shoku i Profetit Alejhi selam. Amr Ibn As kishte një djalë dhe pas disa vitesh që qëndroi në krye të vendit në Egjipt u bë një garë me kuaj. Djali i tij ishte garues në garë së bashku më garuesit e tjerë. Kjo ishtë një eveniment i madh sepse mblidhte të gjithë popullin. Filloi gara dhe në fund të finishit për të dalë fitues ishin dy konkurentë, djali i drejtuesit të Egjiptit dhe djali i një njeriu të thjeshtë. Djali i njeriut të thjeshtë e kaloi atë dhe doli i pari, fitoi garën. Të gjithë njerëzit duartrokitën dhe përshëndetën fituesin ndërsa djali i drejtuesit bëri një veprim të nxituar dhe të gabuar. Ai i nxehur i shkoi fituesit afër dhe e goditi me një shkop të madh në shpinën e tij aq fort saqë për pak nuk i rrodhi gjak. Edhe i tha djalit të thjeshtë që fitoi:
– U bëre ti të fitosh?! A e di ti kush jemi ne?! E di ti kush është babai im?U bëre ti të më kalosh mua?!
Kjo skenë ndodhi në mesin e të gjithë njerëzve dhe të gjithë u çuditën ndërsa djaloshi u turpërua shumë. Uli kokën dhe iku me lot në sy tek familja e tij. Kur hyri në shtëpi e pa babai që djali i tij ishte i mërzitur dhe po qante dhe i tha: çfarë ke bir?!
Djali i tha: U turpëruam baba!
– Çfarë ndodhi?!
Dhe djali i tij ia tregoi të gjithë historikun e ngjarjes. Babai shkoi tek dijetarët e vendit dhe ju tha:
– Familja ime është turpëruar. Familjes sonë i është bërë padrejtësi më jepni një zgjidhje. Dijetarët e habitur i thanë:
– Çfarë ka ndodhur?!
Ai ia tregoi të gjithë ngjarjen. Me habi të madhe dijetarët i thanë:
– Sot në botën Islame ndodh padrejtësi?! Dhe Omeri r.a është i pari i besimtarëve në Medine?! Shko shpejt dhe ankohu sepse ai është i drejti i madh dhe është në ndihmë të nevojtarëve.
Babë e birë i lanë të gjitha punët dhe u nisën drejt Medinës së Profetit Muhammed alejhi selam ku në atë kohë i pari i muslimanëve ishte Omeri r.a i drejti. Pasi e takuan Omerin r.a i pyeti:
– Çfarë ju ka sjellë ju nga Egjipti?!
– O Prijësi i Besimtarëve, turpërimi dhe padrejtësia që na është bërë!
Omeri r.a i ngrihej gjaku shpejt dhe i pyeti menjëherë:
– Çfarë padrejtësie?!
– U tupëruam nga djali i Amr Ibn Asit që ti e ke vendosur të parin e Egjiptit!
– Çfarë ka ndodhur?!
– U bë gara, djali im doli fitues por ai ma goditi djalin shumë dhe u turpërua në sy të njerëzve.
 Uluni aty dhe mos lëvizni sa t’i thëras dhe ata të vijnë.
Omeri r.a i dërgon letër Amr Ibn Asit dhe i thotë: ” Lëri të gjitha punët, vendos zëvendësuesin tënd, merre djalin dhe hajde shpejt në Medinë.”
Amr Ibn As sapo e lexoi letrën dhe pa se duhet të shkonte me djalin e pa që aty kishte diçka. E thiri djalin dhe djali i tha: Baba kam bërë një padrejtësi! Ai i tha:
– Bir, tek Omeri r.a s’ka tolerancë.
U nisën drejt Medinës. Sapo mbërritën atje Omeri r.a i thiri të dyja palët edhe pse Amer Ibn Asi ishtë shoku i profetit Muhammed alejhi selam.
Omeri r.a ju tha:
– Këta më janë ankuar sepse ka ndodhur kjo ngjarje, si mendon ti? E pyeti djalin.
– Kështu ka ndodhur tha djali.
– Çohu ti që more goditjen dhe godite me shkopin tënd djalin e Amr Ibn Asit! Merja hakun ose fale. Ai që fal është më afër devotshmërisë.
Ai nuk e fali edhe e goditi me shkop me aq fuqi saç e kishte goditur.
Omeri i drejtë tha:
– Edhe babain, edhe babain sepse ky e ka fajin që e ka llastuar. Sepse prej pushtetit të tij ndodhi kjo gjë.
Djali i tha:
– Jo o prijësi i besimtarëve jam i kënaqur e vendosa drejtësinë nuk kam gjë me babain. Omeri r.a e nxori Amr Ibn Asin përpara dhe i tha:
 Dëgjo këtu! Kur i robëruat ju njerëzit kur Zoti i ka krijuar në barkun e nënës të lirë. A nuk e di ti Amr se Zoti i ka krijuar njerëzit të lirë dhe të gjithë janë të barabartë përpara tij?!
– Po Prijësi i besimtarëve por fëmija ta merr fytyrën edhe faqen.
Zoti na bëftë të drejtë, modestë dhe dijetarë!

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...