S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, March 14, 2020

Shqipëria ka mbyllur kufirin me Kosovën, Policia Kufitare ka reaguar duke e hedhur poshtë këtë informacion.

Pas lajmeve në mediat kosovare se Shqipëria ka mbyllur kufirin me Kosovën, Policia Kufitare ka reaguar duke e hedhur poshtë këtë informacion.
“Të gjitha pikat e kalimit me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, janë funksionale dhe vijon përpunimi i dokumentacionit të qytetarëve dhe automjeteve, duke respektuar dhe zbatuar masat e marra për mbrojtjen nga COVID-2019, si dhe për parandalimin e përhapjes së tij”, sqaron Policia e Shtetit.
NJOFTIMI I PLOTË
Nisur nga disa lajme që qarkullojnë në media online në Shqipëri e Kosovë, se janë mbyllur pikat e kalimit me Kosovën, bëjmë me dije se:
Të gjitha pikat e kalimit me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, janë funksionale dhe vijon përpunimi i dokumentacionit të qytetarëve dhe automjeteve, duke respektuar dhe zbatuar masat e marra për mbrojtjen nga COVID-2019, si dhe për parandalimin e përhapjes së tij.
Pika e Kalimit Kufitar në Qafë Botë, Sarandë, është funksionale. Për momentin, pika nga pala greke është e mbyllur sepse po kryejnë dizinfektimin dhe menjëherë në përfundim të dizinfektimit, edhe nga pala greke do jetë e hapur.
Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e medias. Para se të publikojnë lajme të marrin konfirmim zyrtar, për të mos krijuar panik apo dizinformim tek qytetarët.
Policia e Shtetit këshillon që qytetarët të minimizojnë lëvizjen me mjete në qytetet ku është ndaluar qarkullimi apo në drejtim të qyteteve ku ka Pika Kufitare.
Policia Kufitare po plotëson të gjitha detyrimet për intervistimin e plotësimin e formularëve në të gjitha PKK-të, për të bërë të mundur ndjekjen në vijim të rasteve të dyshuara për shtetas shqiptarë apo të huaj që hyjnë në Shqipëri dhe mund të jenë të infektuar potencialë me COVID-19.

Friday, March 13, 2020

Ezani i fundit i ditës thërret nga minarja e lartë,

Ezani i fundit i ditës thërret nga minarja e lartë,
Thotë kujdes nga helmi që ta hodhën në mjaltë...
Thotë se të iku edhe një ditë e kësaj jete,
Kudo që të shkosh trupin duhet ta marrësh me vete...
Thotë se bima e budallallëkut nuk do të rritej,
nëse nga asnjë i mençur nuk do të ujitej.
Thotë se një ditë e lumnueme vjen mbas stuhisë,
Lumejtë do të takohen në Detin e Pafund të Përjetësisë…
Rrugës me gurë namazlinjtë ecin drejt xhamisë
Tregtarët mbyllin dyert e dyqaneve të çarshisë...
Veç zemra ime nuk mbyllet dot me asnjë dry
Ajo rri e hapur dhe  të pret ty....!
/M M/

Thursday, March 12, 2020

Humbi jetën nga koronavirusi, trupi i 73-vjeçares ende në morg. Nuk dihet nëse do i dorëzohet familjes

Viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri u bë 73- vjeçarja nga Durrësi, me inicialet Xh. G., e cila ishte prekur nga COVID-19 dhe kishte edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Ajo humbi jetën mesditën e djeshme në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku qëndronte e shtruar prej disa ditësh.
Trupi i 73 vjeçares ndodhet ende në morgun e spitalit të Durrësit pasi nuk është marrë vendimi se si do të procedohet me varrimin e saj, raporton Panorama.
Nuk dihet ende edhe nëse do të jenë familjarët ata që do të kryejnë ceremoninë apo do të jenë struktura të posaçme të Bashkisë dhe shëndetësisë që do të kryejnë këtë proces.
Kjo pasi qeveria shqiptare ka ndaluar me urdhër grumbullimet e njerëzve, duke mbyllur edhe të gjitha baret e restorantet në Tiranë e Durrës, me qëllim frenimin e përhapjes së virusit.

Monday, March 9, 2020

Ata më dhimsen,por edhe nuk kanë fuqi të mbrohen,apo të kërkojn të drejta.

- Nga - Frrok Bardhi/
Ata më dhimsen,por edhe nuk kanë fuqi të mbrohen,apo të kërkojn të drejta.   Shumë prej tyre më kërkojnë ndihme. Do munohem edhe gjysma e tyre nuk e meritojnë!
Të parët që përballen me cdo lloj Urgjence janë ata,personeli i ish UT, tashmë të shpërndar në 3 spitalet e Kryeqytetit.
Askush nuk i ka takuar deri më sot,qoftë nga drejtorit e spitaleve perkatse,MSH, UK ,jo e jo ,apo dikush tjeter që të mbështes punen e tyre qoftë edhe moralisht.
Në disa pikstacione nuk ka Ujë  të nxehtë dhe sapuni për të larë duart, për peshqir nuk bëhet fjalë as nuk e mbajnë mend kur e kanë shikuar heren e fundit , mungojnë maskat me karbon,dizifektantët për autoambulancat, si pasoj personeli i Urgjencave lëvizëse janë tepër të rrezikuar për tu infektuar, bërë mbartës dhe njëkohesisht burim shpërndarje të viruseve për qytetaret,pasi vizitohen pikërisht nga këta  personel mjeksor.
Kjo gjë nuk ka lidhje me panik apo informacione të paverteta,por duhen marrë masa urgjente dhe serioze,larg propogandë bajate dhe të pa vlerë!
Këto mangësi duhet të rregullohen Urgjentë ,si dhe duhen vënë me shpatulla pas murit të gjithë ata që dalin dhe na servirin propogandë apo llogje në sy të Popullit.

10 Këshilla Praktike të domosdoshme por jo të mjaftueshme për t'u mbrojtur nga coronavirus?

- Nga - Xhoi Jakaj
10 Këshilla Praktike të domosdoshme por jo të mjaftueshme për t'u mbrojtur nga coronavirus?

1-Mos neglizhoni asgjë nga elementët higjeno-sanitare, dhe telefoni 127 pa vrapuar vete drejt e në spital se rrezikoni shumë njerëz nëse jeni mbartês
2-Mos frekuento lokalet,dhe ambientet e mbyllura
3- Nese është e mundur ec në këmbë e mos përdorni shpesh transportin publik
4- Nese është e mundur shmang çdo takim ktë periudhë sepse sa më i ulët numri i të prekurve aq më lehtë bêhet dhe menazhimi i situatës nga autoritetet përgjegjëse
5-Në mënynë ushqimore përdorni sa të keni mundësi prodhime që kanë në përmbajtjen e tyre vitamina hekur dhe mikroelementet që vijnë nga toka.
6-Mbroni sa të mundeni fëmijët e të moshuarit nga paniku dhe frika sepse presioni psikologjik i sëmur edhe më tepër
7-Solidaritet me personat në nevojë dhe të moshuarit që nuk kanë fëmijë
8-Perdorni rakinë si dezinfekues edhe për duart, telefonin, syzet dhe portofolin . Asnjë familje nuk është pa raki në shtëpi dhe nëse nuk gjeni dezinfektues tjetër ka vlerë praktike sepse zëvendeson alkolin.
8-Shteti duhet të marrë masa të menjehershme për dezinfektim të ubanëve dhe gjithë mjeteve të transporti publik dhe ambienteve të populluara nga punonjës që nuk e shmangim dot punën ditore.
9- Sa më shumë kujdes, vemendje dhe përdorim efikas i këshillave që japin mjekët
10-Paqe, Lutje,Mbeshtetje,  sepse në fund do na mbrojë zoti si komb sepse kemi pasur vuajtje të pafundme prej vitesh ,ndonjse gjenetika jonë është si e tërë botës e nuk bëjmë dot përjashtim nga rreziku që shfaq ky virus .

VIRUSIN KORONA E VRET NXEHTESIA... HARRONI PIJET ME AKULL...

Infektimi nga corona virus nuk shkakton ftohje me rrjedhje hundesh apo kolle me sekrecione, por kolle te thate: kjo eshte gjeja e pare qe duhet te dini.
Virusi nuk i reziston nxehtesise dhe asgjesohet po te ekspozohet ne temperaturat 26-27 grade; keshtu qe konsumoni shpesh gjate dites lengje te ngrohta si çaj, supe apo thjesht uje te ngrohte; lengjet e ngrohta e neutralizojne virusin. Evitoni ujin me akull.
Kush ka mundesi te rrije sa me gjate ne diell.

1. Corona virus eshte i madh (diametri 400-500 nanometer) keshtu qe çdo lloj maske mund ta ndaloje. Nuk ka nevoje per maska te vecanta.
Ndryshon situata ne rastin e mjekeve dhe i fermiereve te cilet ekspozohen para ngarkesave te forta te virusit dhe duhet te perdorin mjete speciale.
Nëse nje person i i fektuar teshtin para jush, duhet te jeni 3 metra larg qe virusi te bjere ne toke e mos tju ngjitet.
2. Kur virusi ndodhet ne siperfaqe metalike jeton aty rreth 12 ore. Keshtu qe kur prekni siperfaqe metalike si doreza dyersh, eletroshtepiake, mbajteset ne autobuz etj, lajini mire duart dhe dizinfektojini me kujdes.
3. Virusi mund te jetoje dhe i strehuar ne rrobat tuaja per 6-12 ore; detersivet e thjeshte lares e vrasin virusin. Per rrobat qe nuk lahen cdo dite, mundesisht ekspozojini ne diell dhe virusi zhduket.

Si shfaqet corona virusi?
1. Virusi, pike se pari, pozicionohet ne gryke duke shkaktuar inflamacion dhe ndjesine e grykes se thate; kjo simptome zgjat 3-4 dite.
2. Virusi leviz nepermjet lageshtise se rrugeve te frymemarrjes, zbret ne trakè dhe futet ne mushkri.
Ky kalim zgjat 5-6 dite
3. Polmoniti shfaqet me temperature te larte dhe veshtiresi frymemarjeje. Nuk shfaqet me ftohjen e zakonshme.
Mund te keni ndjesine sikur po mbyteni. Ne kete rast drejtohuni menjehere tek mjeku.

Si mund ta evitoni virusin?
1. Transmetimi i virusit ndodh me se shumti me
kontakt direkt, duke prekur rroba apo sende ku ai ndodhet; eshte thelbesore larja sa me shpesh e duarve.
Virusi mbineton tek duart tuaja vetem 10 minuta por ne ato 10 minuta mund te ndodhin shume gjera: po ferkuat syte, hundet apo gojen, keni lejuar virusin te futet ne gryken tuaj.
Keshtu qe, per te miren tuaj dhe te te tjereve, lajini duart dhe dizinfektojini shume shpesh!
2. Beni gargare me soluzione dizinfektuese per te eleminuar ose pakesuar sasine e virusit ne gryken tuaj; duke vepruar e eleminoni para se te zbrese ne trake e tuaj e pastaj ne mushkri.
3. Dizinfektoni tastieren dhe mouse-in e kompjuterit!

Ahh moj Shqiperi dhe ty ta hodhen ate virus.

Ahh moj Shqiperi dhe ty ta hodhen ate virus. Po ku mbajn dot themelet e tua moj Shqiperi,te kemi lodhur,te kemi torturar,te kemi braktisur neper Europ e Bote moj e bukura ime. Ahhh sa me qan ky shpirt sot moj Shqiperi. Po ty te kemi braktisur dhe ne moj Nene...
Doktorat dhe Infermierat..Por ne do mblidhemi ku do jemi moj bukuri dhe do vim aty tek ty Shqiponja jon,duke e luftuar te gjithe bashk. Nuk ka virus qe e mbposht Shqiptarin,te duam moj Nena jon Shqipe...
Mjafton ti te kesh nevoj per ne dhe ne vim direkt tek ty... Shkruan Anna Ignazio Kalemi

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...