S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, March 9, 2020

Petrit Vango: Termet qe mund te besh propagande,perkundrazi eshte termet qe i ul breket propagandes.

Te thame blloko hyrje-daljet me Italine .Por ti i di te gjitha dhe nuk  te degjon.Te thame qe ky nuk eshte sistem karantine .Por ti i di te gjitha or Zeus.Te thashe qe ne Han te Hotit nuk ke asnje doktor dhe asnje lloj kontrolli . Por ti me akuzoje  indirekt per panik.                            Tani do themi te gjithe ;Ky eshte sistemi shendetesor qe na ke dhene?Kjo eshte shendetesia falas?Keto jane masat qe ke marre per ndalimin e perhapjes ne Shqiperi?Keto jane masat qe ke marre per trajtimin e kesaj semundjeje? Kovid-19 nuk eshte termet qe mund te besh propagande,perkundrazi eshte termet qe i ul breket propagandes.....

SHUMË E RËNDËSISHME! Lani duart shpesh.

🔴SHUMË E RËNDËSISHME!

Lani duart shpesh.

Shmangni kontaktin e ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes.

Shmangni përqafimet dhe shtrëngimet e duarve.

Ruajtja, në kontaktet sociale, një distancë prej të paktën një metër.

Higjiena e frymëmarrjes (teshtitja dhe/ose kollitja në shami duke shmangur kontaktin e duarve me sekrecione të frymëmarrjes).

Shmangni përdorimin e pritshëm të shisheve dhe gotave, veçanërisht gjatë veprimtarive sportive.

Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duart tuaja. Mbuloni gojën dhe hundën nëse teshtitni ose kolliteni.

Mos merrni ilaçe antivirale dhe antibiotikë, përveç nëse përshkruhen nga mjeku juaj.

Pastroni sipërfaqet me dezinfektues të bazuar në klor ose alkool.

Përdorni maskën vetëm nëse dyshoni se jeni i sëmurë ose nëse kujdeseni për njerëz të sëmurë.

ËSHTË THELBËSORE  që të kufizohen sa më shumë infektimet, për të minimizuar kontaktet me njerëzit e tjerë.

KUFIZIMI I PËRHAPJES SE VIRUSIT ËSHTË DETYRË E SECILIT PREJ NESH!

KUFIZIMI I PËRHAPJES SË VIRUSIT VARET NGA ZVOGËLIMI I KONTAKTEVE TONA SOCIALE, NGA VETËDIJA DHE PËRGJEGJËSIA E TË GJITHËVE!

LE T'U THEMI FAMILJARËVE TANË TË MOSHUAR QË TË RRINË NË SHTËPI DHE T'UA SJELLIM NE USHQIMET!

MOS U FRIKËSONI!
Nga - Erion Kristo

Sunday, March 8, 2020

Mbërrin koronavirusi. Babë e bir nga Tirana të prekur. Sapo u kthyhen me makinë nga Firence

Ministria e Shëndetësisë: Konfirmohen dy rastet e para me koronavirusin e ri. Konfirmohen dy raste të importuara me COVID-19 në Shqipëri.

Mbërrin koronavirusi. Babë e bir nga Tirana të prekur. Sapo u kthyhen me makinë nga Firence
Gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione. Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.
Te infektuarit babe e bir nga Tirana
Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale. Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e sotme nga laboratori i virologjisë në IShP. Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin infektiv. Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve.
marrjen e mostrave të kontakteve.
Top Channel

Gjesti i veçantë i policisë së Vlorës, ndalojë qytetaret dhe u dhurojnë lule

Me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, Policia e Vlorës ndryshe nga ditët e tjera rutinë, nëpërmjet punonjësve të policisë (djem e vajza) ka dalë në qytet duke dhuruar lule për gratë dhe vajzat e qytetit të Vlorës dhe broshura për burrat të cilat përmbanin mesazhe kundër dhunës ndaj grave.
Nuk janë thjeshtë lule, as urime të zakonshme, por janë mesazhe sensibilizimi, për të respektuar femrën çdo ditë të vitit dhe si e barabartë në shoqëri.
Punonjësit e Policisë nëpërmjet broshurave të shpërndara burrave dhe trëndafilat grave, kanë përcjellë mesazhin e fortë: JO dhunës ndaj grave, PRO dashurisë ndaj jetës!
Disa prej mesazheve të shpërndara sot me anë të broshurave:
“STOP dhunës ndaj grave, ato janë arkitektet e vërteta të shoqërisë!
“Jepi fund dhunës ndaj grave dhe vajzave. Unë zgjedh të jetoj pa dhunë!
…Mos dhunoni të ardhmen e shoqërisë! Vetëm një BURRË I VOGËL mund të përdorë dhunë ndaj gruas për t’u dukur një burrë i madh”…
“Për çdo abuzim ndaj grave, denonco në Polici.Dhuna është e patolerueshme!
DENONCO te Komisariati Dixhital dhe numri 112!
“Fjalët falënderuese që thoni sot, përsëritini për gjithë vitin. Jeta nuk do kishte kuptim pa FEMRAT!
“Mos ki turp të shkosh në Polici. Dhuna nuk parandalohet me heshtje, ngrije zërin, denoncoje atë!
“Sot është dita e gruas, ashtu siç duhet të jetë çdo ditë tjetër e vitit. Respektoje!
“Mbështetini femrat. Të drejtat janë të barabarta!
“FEMËR është nëna juaj, bashkëshortja juaj, motra juaj, bija juaj”
…DUAJE ATË!

Erdogan: Evropa e ka rastin që mësimet e demokracisë të cilat ja jipte botës, t'i vë vetë në praktikë në tokën e saj.

Erdogan sot i bëri thirrje vendeve evropiane t'i presin mirë refugjatēt dhe të kujdesen sa më shumë për ta.

"Evropa e ka rastin që mësimet e demokracisë të cilat ja jipte botës, t'i vë vetë në praktikë në tokën e saj. Numri i tyre që i kanë mbërri deri më tani, është për 50 herë më i  vogël se ç'do t'i shkojnë. Është koha të mësojë Evropa ç'do të thotë kujdesi për 5 milion refugjatë, siç është kujdesur Turqia pēr 10 milion sosh vetëm në 10 vjetët e fundit"....!

M. B

Friday, March 6, 2020

SHBA mesazh Serbisë: Ndaloni blerjen e armëve ruse ose do të ketë sanksione

Serbia vazhdon që të blejë armë nga Rusia pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-së dhe BE-së.
Është Ambasada e ShBA-së në Serbi ajo e cila ka ngritur shqetësimet e saj lidhur me furnizimin me pajisje ushtarake ruse.
Ambasada e ShBA-së edhe njëherë ka bërë thirrje t’i ndalë transaksionet me Moskën, pasi që mund të shkaktojë tensione,
“Ne i bëjmë thirrje të gjithë aleatëve dhe partnerëve tanë që të heqin dorë nga transaksionet me Rusinë që rrezikojnë të iniciojnë sanksione nën opozitën e Sh.B.A. përmes Aktit të Sanksioneve (CAATSA). Ne kemi shprehur vazhdimisht shqetësimin për blerjen e pajisjeve ushtarake ruse në Serbi, përfshirë blerjen e planifikuar të sistemit Pancir”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.
Ambasada shkruan se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë “vizione shumë të ndryshme për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor”.
“Uashingtoni mbështet fuqimisht rrugën evropiane të Serbisë dhe qëllimin e saj për anëtarësim në BE”, dhe nga ana tjetër, “Moska kundërshton në mënyrë aktive integrimin perëndimor të rajonit dhe kërkon të parandalojë tensionet etnike, të margjinalizojë ndikimin e SHBA dhe BE, dhe të ngadalësojë ose parandalojnë vendet e Ballkanit Perëndimor të ndjekin orientimin e tyre të pavarur “, shkruan Ambasada e SHBA në Serbi.
Ndryshe, më 4 mars, presidenti serb Aleksandar Vucic konfirmoi se sistemi i raketave që Serbia kishte blerë nga Rusia ishte përfunduar me dorëzimin e katërt të pjesëve të sistemit të armaturave anti-aeroplan (Mbrojtjes Ajrore) të Rusisë.
Tutje, sanksionet e mundshme ndaj Serbisë u përmendën së pari në nëntor 2019 nga përfaqësuesi special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Mattheë Palmer.
Serbia akoma pret dorëzimin e tankeve T-72 dhe disa automje të blinduara BRDM-2, të cilat i mori si dhuratë nga Rusia, si dhe katër avionë luftarakë të MiG-29s të prodhuar nga Bjellorusia që janë duke u rregulluar në Institutin e Aviacionit Baranovichi.

MA GËZOFSH FESTËN MËSUES!

MA GËZOFSH FESTËN MËSUES!

     Erdhi marsi, ia behu si ylberi pas shiut, marsi i luleve dhe i shumë festave, përvjetorëve dhe përkujtimeve, marsi i qëndresës së popullit shqiptar, e mbi të gjitha marsi i dymbëdhjetë i Pavarësisë së ëndërruar në shekuj.
    I bukur dhe plot gjallëri është ky muaj, plot gaz e dashuri na sjell me festën e 7 Marsit - Ditën e Mësuesit.
   Kjo festë e bukur, historike dhe madhështore na gjen të gëzuar të gjithëve, e në veçanti mësuesit shqiptarë në marsin e njëmbëdhjetë të pavarësisë, të cilët ndër thellësitë e shekujve filluan punën e tyre të palodhur vetëm e vetëm popullin ta largojnë nga errësira shumëshekullore.
     Festa e mësuesit festohet qysh atëherë kur në Korçën heroike u hap mësonjëtorja e parë shqipe, më 7 mars të motit 1887 në një shtëpi të vogël korçare të patriotit Diamant Terpo. Këtu sikur u ndalën rrezet e diellit dhe u mbollën në të përgjithnjë, për ta ndritur mendjen e një populli deri atëherë fare të paarsimuar, për të ndezur kështu flakadanët e dritës që hapën shtigje të ndritura për kombin shqiptar.
     Rrugën e arsimit shqiptar e drejtuan Rilindësit tanë, të cilët sakrifikuan jo vetëm pasurinë, por edhe jetën e tyre. Për çështjen e madhe kombëtare dhe shkollën shqipe ishin betuar vëllezërit Frashëri, Pandeli Sotiri, Koto Hoxhi, Dhaskal Todri, Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, motrat Qiriazi, Mati Logoreci, të cilin do ta veçonim për një arsye, se në Prizrenin e lashtë hapi shkollën e parë shqipe në vitin 1898. Këta Rilindës bashkë me shumë të tjerë e ngritën në piedestal shkollën shqipe, për t’i dhënë jetë e dritë popullit shqiptar që kërkonte lirinë në shekuj.
      Shumica e këtyre Rilindësve me gjakun e tyre e përjetësuan shkollën shqipe dhe u shndërruan në simbol të diturisë dhe rezistencës.
      Atëbotë shqiptarët ishin ende nën robërinë osmane dhe shqipja ishte gjuhë e ndaluar.
    Shkolla shqipe çdo herë ka qenë si halë peshku në sy të okupatorëve, por ky popull gjithmonë i pamposhtur dhe krenar bëri që shkollat shqipe të hapen kudo në trojet shqiptare si këpurdhat pas shiut.
     Sa i vuajtur është ky popull, por e lavdishme është historia e tij. Mësuesit shqiptarë në Kosovën e nëpërkëmbur bartën barrën më të rëndë. Ata qenë të parët që i thanë jo pushtuesit serb dhe frymëzuan luftëtarët e lirisë për të çliruar përfundimisht atdheun.
     Mësuesit janë kolosë të pushkës dhe të penës, ata i dhanë dritë popullit drejt shtigjeve të diturisë, janë miq të mirë që duhet t’i respektojmë gjatë tërë jetës, ngase ardhmëria e një kombi varet nga arsimimi.
     Profesioni i mësuesit është fisnik dhe i lartë. Puna e tij është e shenjtë dhe e çmuar, duke përhap rreze diturie e ngrohtësie. Mësuesi ishte gjithmonë i pari në fushën e arsimit por edhe luftëtar në rrugën e çlirimit. Dhe ne për çdo 7 mars i kujtojmë me shumë respekt të gjithë atdhetarët që kontribuan dhe flijuan jetën për shkollën shqipe dhe të gjithë ata bilbila që i thurën vargje gjuhës së ëmbël shqipe.

Naim Frashëri në vjershën “Korça”,veç tjerash shkruan:
             
Lumja ti, moj Korç’ o lule
Q’i le pas shoqet e tua,
Si trimi në ball’ u sule,
Ta paçim përjetë hua!

      Përjetë të jetëve do të përkulemi para dëshmorëve të kombit. Kjo festë në Kosovën e pavarur shënon mbylljen e një kapitulli të rëndë e të errët politik, lindjen e një epoke të re drejt aspiratave tona shekullore.
Ne të gjallët kemi obligime dhe detyrime:T’i kujtojmë të rënët për atdhe, shtetin ta ndërtojmë në funksion të jetës sonë dhe brezave që vijnë.
Sot arsimdashësit kanë një optimizëm të pashoq.Ata punojnë pa u lodhur për të edukuar dhe arsimuar brezat e rinj, ato lulëkuqe të Republikës së Kosovës që shpalojnë petalet në çdo stinë dhe në çdo kohë. 
      Andaj nga zemra të uroj: Ma gëzofsh festën mësues në marsin e dymbëdhjetë të pavarësisë!
     Gëzuar për jetë e mot! Gjithmonë dalsh faqebardhë!

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...