S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, February 29, 2020

Durrës/ Kërcënonte bashkëshorten me thikë, arrestohet 61 vjeçari

Policia e Durrësit bën me dije se janë arrestuar 3 persona, dy prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur ndërsa një 61 vjeçar për dhunë në familje.
DVP Durrës
Arrestohet në flagrancë një shtetas për dhunë në familje, si dhe 2 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
B.V.,61 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe ka kërcënuar me thikë bashkëshorten e tij.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjëndje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:
I.T.,38 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore në lagjen nr.6, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.
A.K., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i mjeti në mënyrë të pa rregullt”

Friday, February 28, 2020

I dërguari i zotit savs, ka thënë: Do të vijë një kohë kur njerëzit do të kenë formë njerëzore, por zemrat do t’i kenë si të ujqërve të

Omeri r.a. transmeton se i Dërguari i Zotit savs, ka thënë:

“Do të vijë një kohë kur njerëzit do të kenë formë njerëzore, por zemrat do t’i kenë si të ujqërve të shkretëtirës. 

Do të shkaktojnë gjakderdhje, dhe nuk do të ngurrojnë nga e keqja që e bëjnë! Nëse ua jep besën për besnikëri – do të mashtrojnë, nëse të drejtohen – do të gënjejnë, nëse ju beson – do të presin në besë, ndërsa kur nuk je me ta – të përgojojnë.Fëmijët do t’i kenë të pacipë, rinia do të jetë e devijuar, ndërsa të vjetrit e tyre do të jenë të pamoralshëm – nuk do të urdhërojnë për të mirë as nuk do të largojnë nga e keqja.

Qëndrimi me ta është poshtërim, ndërsa kërkimi prej tyre diçka që është e tyre është varfëri! I miri në mesin e tyre është i humbur, ndërsa i humburi në mesin e tyre është i mirë!

Ana jam me ty zemër! (Ana asht vajza e gruas qe ati i saj i mori jetën ne Durrës)

Nga / Nikoleta Kovaci /

Ta ndjej dhimbjen e s`ta kam braktisur për asnjë sekond! 
U shpik kjo dreq forme monstruzoe te te berit gazetari për like! E shpiken këta qe kane ne duar edhe frymën tone, ndaj fali se s`dine ç`a bajnë! Ngushëllime te sinqerta për Dijen tende! 

Letra e Anës drejtuar medieve  

“Unë jam vajza e videos së famshme. Unë jam Ana. Vajza e vogël e Dijes. Unë jam ajo që ulërija e vajtoja shpirtin e shpirtit tim, nënën time fatkeqe, nënën time të mjerë. Nënën që kaloi gjithë jetën në vuajtje për të na rritur ne. Po e bëj këtë postim për ju portale të famshme dhe për ju njerëz që villni vrer e përfitoni në hallin që më ka zënë mua sonte. Në atë hall që unë do mbaj gjithë jetën mbi supe. Ju sigurisht e pas dy tre ditësh nuk do e kujtoni më emrin tim apo të nënës time.

Me shumë mundësi pas një muaj do keni harruar dhe ngjarjen. Po ju shkruaj që t’ju bëj një thirrje të gjithëve. Fshini videon time, mos u merrni më me mua.

Mjaft e keqpërdorët për disa like të fëlliqura apo komente. Unë jam ajo që trokiti dyer të afërmish që bënin sikur s’ma dinin hallin, dyer doktorësh që më përcollën duke më thënë që s’kam pse shqetësohem, dyer policash që se gjykuan si shumë të rëndësishëm rastin e mamasë time. Po mami im, Dija ime, ishte një grua e zakonshme me një fuqi të jashtëzakonshme, që duroi 30 vjet në një martesë, punoi me ndershmëri për të rritur e shkolluar tre vajza.

Dija mund të ishte motra jote, mami jot, vajza jote. Dija mund të jetë të gjitha këto e ti se di akoma. Ti mund ta kesh Dijen në shtëpinë ngjitur dhe bën sikur se dëgjon se nuk është puna jote. Dhe sot ti poston për Dijen, komenton për Dijen, flet për Dijen. Epo sot ajo s’të dëgjon dot më. Mjaft o njerëz të fëlliqur, mjaft u morët me ne tani që s’ua kemi më nevojën. Unë jam Ana dhe sot (dje) varrosa Dijen. Uroj që ti mos të bëhesh kurrë Ana”.

Urime ditlindjen motera ime e dashtur Nila: Urime ditelindjen e jetofsh e qofsh sa malet e shiperise

Urime Ditelindjen Motera ime Nila.

Urime ditlindjen motera ime e dashtur Nila: Urime ditelindjen e jetofsh e qofsh sa malet e shqiperise, uroj mbarsi per ty moter , sot un vellaj te uroj me dor ne zemer ditlidjen e me sy lart nga qielli duke ju lutur zotit🙏qe te kesh shendet, buzqeshje, qetesi, lumturi, mbarsiii e hramoni pafsh vetem te mira ne jet o Zot🙏Zoti qoft me ty Nil shoqerues cdo dit qe ti realizoj ata cka jam lutur une per  ty motra ime❤️.

T'uroj t'kesh shendet motra ime e dashtur, se shendeti asht' gjeja me e nevojshme per ne ne jet. T'uroj t'kesh lumturi s'e lumturia asht' ushqimi i zemres e i shpirtit, se kur i ushqen lumturia zemren e shpirtin, cdo gja e harron, hallet , streset, lodhjen e ditve te fundit te Hungaris.
Uroj  dhe shpresoj qe nje pas disa vitesh ti kthej gjitha ato te mira qe ke ba per mua.
Ndoshta edhe smundem,'por nuk do i harroj kurr', kurr ata cka ti ke ber per mu.

Tani ureme e gezuar dhe qofsh e lumtur gjithmon e u perkundeshi n'djepin e dashuris per gjith jeten motra ime Nila, bashk me bashkshortin tand, me ndarsin e fatit dhe t'jetes tande, zoti ju bekoft.
Ma puc rrezen e diellit  Minonon😘
😍 Se kam Daja Yll fal te madhit zot🙏 si shpit e kam Daja

Me dashuri vllai jot i madh ju perqafoj nga larg🖐️.

Urime Nila, te uroj dhe 100 Pranvera skruan
 🥂
Urimi i Vellajt per Motrem Mare nga  Artan Cara.



Kushdo qe ka thene se burrat nuk qajne kan gabuar rende-...

Kushdo qe ka thene se burrat nuk qajne kan gabuar rend thot -
A Cara...
Shikojeni dhe nje here ket videon e Elvis Nacit, shikojeni kete videon deri ne fund ju lutem,  sepse kjo ishte vidoja qe perloti cdo njeri me ndjenja njerzore per ata qe e kan ndjek kete.

Klikni mbi linkun si me poshte
👇👇👇👇👇👇👇👇👇👇👇👇
https://youtu.be/rJIEzqRWCpA

Forcat turke në Idlib kanë marrë goditjen me të rënda që nga fillimi i operacionit.

GODITEN RËNDË FORCAT TURKE DHE TURQIA BETOHET PËR HAKMARRJE TË RËNDË
👇💪👇

Forcat turke në Idlib kanë marrë goditjen me të rënda që nga fillimi i operacionit.
Sipas një deklarate për shtyp nga valiu i Hatajit në mëngjesin e sotëm kanë rënë shehid 33 ushtarë turq dhe jane plagosur 32 te tjerë.

Kjo goditje vjen në nje kohe kur delegacionet turko-ruse po binin dakort për një paqe afatgjatë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ndërkombëtarëve. 

NATO ka bërë thirrje për një mbledhje urgjente për këtë çështje.

Ministri i mbrojtjes së Rusisë deklaroi se forcat ruse nuk kanë gisht në këtë goditje dhe se forcat e Asadit janë përgjegjëse.

Ministria e mbrojtjes së Turqisë ka filluar një fushatë te gjerë ushtarake dhe ka deklaruar se kanë bombarduar me dhjetëra objektiva.

Zyrtare: 259.891 veta në Zvicër flasin shqip -/Shtypnews.al /


 
Shqipja si idioma e katërt më e pranishme jo-gjermane në Zvicër në vitin 2010 flitej nga 2.7 për qind e popullsisë rezidente ndërsa në vitin 2018  ajo flitej nga 3.1 për qind. Saktësisht, shqipen në Zvicër e flasin 259.891 persona
62.8 për qind e popullsisë rezidente në Zvicër flasin gjermanisht ose “schweizerdeutsch” (dialektin zviceran të gjermanishtes). 22.9 për qind frëngjisht, 8.2 për qind italisht dhe 0.5 për qind gjuhën retromane, thuhet në të dhënat më të reja të publikuara sot nga Zyra Federale për Statistikë.
Këto janë katër gjuhët vendore, autoktone në Zvicër. Ndërkohë që përqindja e gjuhëve tjera autoktone zvicerane ka mbetur pakashumë e pandryshuar, nga viti 2010 deri në vitin 2018, gjermanishtja ka rënë për 2.2 % gjatë kësaj periudhe, transmeton albinfo.ch.
Anglishtja është rritur nga 4.2 përqind në 2010 në 5.8 në vitin 2018. Portugalishtja, gjuha e dytë më e pranishme e huaj, dëgjohet gjithashtu pak më shpesh: 3.6 për qind e popullsisë e kanë folur atë në vitin 2018 në krahasim me 3 për qind, tetë vjet më parë.
Është interesante në këtë statistikë ngritja relative e gjuhës shqipe, shkruan albinfo.ch. Shqipja si idioma e katërt më e pranishme jo-gjermane në Zvicër në vitin 2010 flitej nga 2.7 për qind e popullsisë rezidente ndërsa në vitin 2018  ajo tashmë  flitej nga 3.1 për qind. Saktësisht, siç mund të nxirret nga statistika më e re, shqipen në Zvicër e flasin 259.891 persona.
Duhet thënë se kjo shifër është më së afërmi realitetit në terren, në rrethanat kur nuk ka statistika që do të përmblidhnin numrin e përgjithshëm të atyre që identifikojnë veten si shqiptarë, shkruan albinfo.ch. Kjo, për faktin se statistikat zyrtare në Zvicër njohin vetëm përkatësinë shtetërore dhe jo atë etnike të të huajve që jetojnë këtu. Në këtë kuptim, kemi rregullisht statistika për numrin e “kosovarëve”, të “maqedonasve” të shtetasve të Shqipërisë etj. por jo të shqiptarëve si etni.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...