Postimi i Doktor Petrit Vargu
na qetson sadopak...
U gëzova pa masë. Falë ndihmës së WHO, diagnoza e Coronavirusit mund të vendoset në laboratorin tonë të I.SH.P-së.
Tani nuk kemi nevojë as për Berlin, as për Rumani e as për gjetiu. Por ka akoma shumë detyra për të arritur një nivel sigurie optimal, atë që meritojnë shqiptarët.
Le të shpresojmë.
S/N
- Shtypnews.al
- Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/
Monday, February 24, 2020
Sunday, February 23, 2020
Coronavirusi/ Mbyllet shkolla në Tiranë, Zyra Arsimore paralajmëron ndëshkim
Drejtuesit e shkollës private “Udha e Shkronjave” në Tiranë kanë marrë vendim për ta mbyllur për dy javë, si një masë parandaluese ndaj përhapjes së mundshme të coronavirusit. Ndonëse asnjë rast infektimi nuk është konfirmuar në vendin tonë dhe autoritetet japin garanci se janë të përgatitura për t’u përballur me çdo rrezik, drejtuesit e kësaj shkolle kanë vendosur për mbylljen dy javore.
Siç bëhet me dije nga njoftimi, nxënësit e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm do t’i ndjekin mësimet “online”, praktikë që, sipas shkollës, ka rezultuar edhe në raste të tjera si e suksesshme.
“Ky vendim nuk duhet parë si reflektim i ndonjë informacioni konfidencial, por si pjesë e dyshimit tonë. Do të thotë që ne nuk kemi informacione më shumë se sa jepen në publik dhe sa dini ju, por marrim masa të natyrshme që prindërit të kenë kohë të marrin masa edhe më të forta në rast se është e nevojshme”, thuhet në njoftimin e drejtuesve të “Udhës së Shkronjave”.
Por ky vendim është kundërshtuar ashpër nga Zyra Vendore Arsimore në Tiranë. Drejtuesit e “Udhës së Shkronjave” janë paralajmëruar nëpërmjet një e-mail’i se mund t’u hiqet edhe licenca.
“Ndërprerja e veprimtarisë së institucionit arsimor parauniversitar jopublik “Udha e shkronjave”, pa urdhër të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, do të konsiderohet shkelje e rëndë e kritereve të licensimit dhe do i kërkohet menjëherë Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë revokimi i licensës për shkollën jopublike “Udha e shkronjave”, – thuhet në mesazhin që ka mbërritur nga ZVA Tiranë për shkollën private.
Konfirmimi i mbi 150 raste të infektimit me coronavirus në Itali ka rritur frikën se virusi vdekjeprurës mund të hyjë edhe në Shqipëri, megjithatë, autoritetet thonë se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme parandaluese në pikat kufitare.Fjala.al
Mediat italiane: Trageti me mbetje toksike kishte bërë 15 rrugë të tjera
Mediat italiane i kanë bërë jehonë asaj që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në portin e Vlorës ku u sekuestrua trageti i linjës së Brindisit për shkak se në brendësi të tij u gjetën mbetje të rrezikshme. mediat lokale e kane quajtur skandaloz faktin që nga portet e tyre ka kaluar pa asnjë kontroll një ngarkesë e tillë. “Quotidiano di Puglia” raporton fillimisht lajmin sipas asaj që ka publikuar policia shqiptare për operacionin që çoi në pranga 6 persona, mes të cilëve kapiteni i anijes “S.T. Damian” dhe zv.kapiteni i saj.
Sipas të njëjtave burime në brendësi të anijes u gjetën disa dhjetëra qese të zeza që përmbanin 40 metra kub tekstil me fije qelqi, të cilat sipas të arrestuarve ishin lënë atje pas ristrukturimit të anijes, një material që do të përdorej për izolim nga uji. Sipas hetuesve shqiptarë, megjithatë, një fibër e tillë mund të përmbajë asbest dhe mund të groposej në mënyrë të paligjshme në fshatrat përreth Vlorës.
U gjetën gjithashtu edhe 10 fuçi me markën Eni. Sipas ekuipazhit ato përmbanin karburant për anijen, por autoritetet shqiptare dyshojnë se ajo mund të jetë një mënyrë për të fshehur lëndë të tjera të rrezikshme, si pesticidet. Mostrat e këtyre materialeve janë marrë për tu analizuar në laborator. Mbi të gjitha, ajo që ka ngjallur më shumë dyshime është mungesa e dokumenteve shoqërues që vërtetojnë origjinën e këtyre mbetjeve, dokumentet e blerjes dhe ato të autoriteteve doganore të Brindizit.
Agjentët shqiptarë e përcaktuan ngarkesën “të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut”. Sipas të dhënave ajo ishte porositur nga kompania shqiptare “Delfini 1”. Administrata e kompanisë, Elisabeta Çuni, u arrestua së bashku me pronarin e ndërmarrjes tjetër “Kornuzi”. Sipas të dhënave të medieve italiane këto kompani kishin marrë edhe 15 ngarkesa të tjera nga Italia.
Në një reagim të Ugo Patroni Griffi, president i Autoritetit Portual të Brindizit thuhet se: “sipas autoriteteve italiane, mbeturinat janë dërgesa normale (dyshekët, materialet, etj.), për të cilat kompania normalisht disponon me kontratën e duhur me një kompani të specializuar shqiptare. Meqenëse ka një hetim, bllokimi është i domosdoshëm ”– thotë ai. ©LAPSI.al
Mos e humbisni dhe kete linkun si me posht
Skandali me Xhamajkën, flet ambasadorja e Kosovës në SHBA: Shumë palë të tjera janë të përfshira
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thyer heshtjen, disa ditë pas skandalit me njohjen e vendit nga Xhamajka. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte raportuar i pari, nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij, në rrjetin social Twitter, se ishte informuar nga Çitaku se Kosova ka siguruar njohjen nga shteti ishullor.
Por, pak orë më vonë, Xhamajka ka mohuar se ka vendosur për njohje, duke e turpëruar Kosovën. Reagimet në vend kanë qenë të menjëhershme, në veçanti kundër ambasadores Çitaku, teksa kërkohej shkarkimi i saj.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj, në rrjetin social Facebook, në natën e së shtunës, Çitaku ka thënë se “çdo gjë do të sqarohet me kohë”.
“Jam përmbajtur nga deklarimi publik lidhur me kaosin e shkaktuar rreth njohjes nga Xhamjaka sepse shumë palë të tjera janë të përfshira. Palë që ndodhen jashtë Kosovës. Do të ishte jo diplomatike, jo korrekte, dhe anti-kombëtare që unë sot, për ta mbrojtur veten, të zbuloj emra dhe detaje”, është shprehur ajo.
Çitaku ka kritikuar zëvendëskryeministrin e vendit, Haki Abazi, pas kritikave ndaj saj, duke i thënë se nuk “nuk do të lejojë që puna dhe mundi i kolegëve të mi të njolloset e të përbaltet. Është e frikshme kur institucionet baltosen për inate politike e personale”.
MESAZHI I PLOTË
Zëvendës Kryeministri i Kosovës, z.Haki Abazi qenka marrë pak me mua. Më paska quajtur mua dhe Ambasadën në SHBA instrumente në shërbim të Presidentit, e jo të Kosovës. Nuk është hera e parë që z.Abazi merret me mua dhe shpif kundër meje. Nuk e kam kuptuar ende pse. Nuk i jam përgjigjur më herët sepse z.Abazi nuk ka mbajtur post publik dhe nuk ka pasur përgjegjësi publike.
Zëvendës Kryeministri i Kosovës, z.Haki Abazi qenka marrë pak me mua. Më paska quajtur mua dhe Ambasadën në SHBA instrumente në shërbim të Presidentit, e jo të Kosovës. Nuk është hera e parë që z.Abazi merret me mua dhe shpif kundër meje. Nuk e kam kuptuar ende pse. Nuk i jam përgjigjur më herët sepse z.Abazi nuk ka mbajtur post publik dhe nuk ka pasur përgjegjësi publike.
Jam përmbajtur nga deklarimi publik lidhur me kaosin e shkaktuar rreth njohjes nga Xhamajka sepse shumë palë të tjera janë të përfshira. Palë që ndodhen jashtë Kosovës. Do të ishte jo diplomatike, jo korrekte, dhe anti-kombëtare që unë sot, për ta mbrojtur veten, të zbuloj emra dhe detaje.
Çdo gjë do të sqarohet me kohë.
Zv.Kryeministrit i them publikisht, meqë asnjëherë, si zv. Kryeministër, nuk më ka kontaktuar që ta sqarojë situatën në fjalë, nëse nuk dëshiron të kontaktojë me mua, atëherë le ta kontaktojë Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Zv.Kryeministrit i them publikisht, meqë asnjëherë, si zv. Kryeministër, nuk më ka kontaktuar që ta sqarojë situatën në fjalë, nëse nuk dëshiron të kontaktojë me mua, atëherë le ta kontaktojë Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Për më tepër, është e ditur botërisht që unë jam emëruar Ambasadore përmes çelësit politik, njësoj si shumë Ambasadorë tjerë. Kjo nuk është shkelje apo diçka e jashtëzakonshme. Në fakt, është e rregulluar me ligj. Si Ambasadore, unë i kam shërbyer Kosovës. Kam punuar me nder tërë jetën time. E tillë do të vazhdoj të jem.
Nuk do të lejoj që puna dhe mundi i kolegëve të mi të njolloset e të përbaltet. Është e frikshme kur institucionet baltosen për inate politike e personale.
Jam shumë krenare me punën e kolegëve të mi dhe asnjëherë nuk do të dorëzohem para shantazhit publik. E kam thënë edhe më herët, të jem Ambasadore e Kosovës në Washington DC është nderi i jetës sime.
Jam shumë krenare me punën e kolegëve të mi dhe asnjëherë nuk do të dorëzohem para shantazhit publik. E kam thënë edhe më herët, të jem Ambasadore e Kosovës në Washington DC është nderi i jetës sime.
Doktor Arjan Harxhi/ Disa këshilla të vlefshme për koronavirusin
Koronavirusi me origjinë nga Kina, po shqetëson botën, ndërsa tanimë raste të shumta janë raportuar në Itali, ku dy persona kanë vdekur dhe numri i të infektuarve sa vjen e rritet.
Në Shqipëri ka nisur paniku pasi virusi është te dera, Dritare.net ka intervistuar Arjan Harxhin, mjekun infeksionist nga më të njohurit në vend. Ja disa nga këshillat e tij që nuk duhet t’i humbisni!
Dritare.net- Si të ruhemi nga koronavirusi, dhe cilat janë këshillat elementare që japni profesionistët?
Nuk ekziston akoma një vaksinë për të parandaluar sëmundjen nga koronavirusi 2019 (COVID 2019). Mënyra më e mirë për parandalimin e sëmundjes është shmangia e ekspozimit ndaj virusit. Kjo arrihet duke zbatuar çdo ditë rregullat parandaluese të përhapjes së infeksioneve respiratore që janë: shmangia e kontaktit me personat e sëmure; larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun apo xhel dezinfektant, mosprekja e syve, hundës dhe gojës, qëndrimi në shtëpi kur jemi të sëmurë, mbulimi i gojës dhe hundës më brryl apo kartpecetë kur teshtijmë apo kollitemi, pastrimi dhe dezinfekimi i shpeshtë i objekteve dhe sipërfaqeve duke përdorur spray apo pastrues të tjere me përdorim shtëpiak.
Mbajtja e maskes:
Tashmë janë bërë normale pamjet që shohim në media të njerëzve që mbajnë maska në ambjente publike. Ajo çfarë është e rekomandueshme nga OBSH në lidhje me maskën është ky: nëse jeni i shëndetshëm, ju mund të mbani maskën vetëm nëse po kujdeseni për një person të dyshuar apo diagnostikuar me infeksion nga nC0V 2019. Mbaje masken nëse kollitesh apo teshtin. Mbajta e maskës është efektive vetëm kur përdoret së bashku me mënyra të tjera të mbrojtjes siç janë larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun apo me xhel larës me baze alkooli. Nëse mban maskën, duhet të dish si ta përdoresh atë.
Larja e shpeshte e duarve
Laj sa më shpesh duart me uje dhe sapun (për të paktën 20 sekonda) ose përdor xhel larës apo dezinfektues me bazë alkooli nëse nuk i ke vizualisht të ndotura duart. Ky proces mundeson eliminimin e virusit nëse ai ndodhet në duart e tua.
Higjena respiratore (apo etika e kolles dhe teshtitjes):
Sa herë që kolliteni apo teshtini mbuloni gojën dhe hundën me berrylin tuaj ose me kartpecete dhe hidheni kartpecetën menjëherë në koshin e plehrave më të afërt dhe pastroni duart tuaja me xhel me baze alkooli apo duke i larë me ujë dhe sapun. Nëse kolliteni apo teshtini mbi duart tuaja dhe nuk i lani ato, ju mund të kontaminoni objektet apo njerëzit që prekni.
Distancimi social
Mbani një distancë prej 1 deri 2 metra nga personat e tjerë sidomos ato te cilët kolliten, teshtijnë apo kanë temperaturë.
Mos prek sytë, hundën dhe gojën me duar! Duart mund të prekin shumë siperfaqe apo sende të cilat mund të jenë të kontaminuara me virus. Nëse prekni sytë, hundën apo gojën me duart e kontaminuara, ju mund të transferoni virusin nga këto sende tek vetja juaj
Nëse keni temperaturë, kollë dhe vështiresi në frymemarrje kërko për kujdes mjekësor (Përdor shërbimin e urgjencës përmes numrit të telefonit dhe mos u paraqitni vetë pranë institucioneve shëndetsore) . Ju duhet t’i tregoni mjekut apo personelit shëndetsor nëse keni udhëtuar në Kinë apo nëse keni qenë në kontakt me dikë qe ka udhëtuar në Kinë dhe ka simptoma respiratore.
Nëse ju keni simptoma respiratore dhe nuk keni udhëtuar në Kinë apo vende të tjera ku janë raportuar raste me infeksion nga nCoV, zbatoni rregullat e mësiperme të higjenës respriatore dhe të duarve dhe qëndroni në shtëpi derisa të shëroheni.
Shmangni kontaktin me kafshët e gjalla, dhe praktikoni rregullat e higjenes së larjes së duarve dhe respiratore kur bini në kontakt me to. Lani shpesh duart dhe mosprekni hundën sytë dhe gojën me duar. Mos konsumoni produkte shtazore të pa përpunuara termikisht.
Dritare.net- Jemi në mes të një epidemie gripi? Si të kuptojmë që është korinavirus apo grip sezonal?
Është shumë e vështirë të dallosh klinikisht nëse je i prekur nga gripi i zakonshëm sezonal apo infeksioni nga koronavirus.
Nëse prekesh nga gripi mund të kesh disa nga këto simptoma: temperaturë, ethe, kollë, dhimbje fyti, hundë të zëna apo rrjedhje hundësh, dhimbje muskujsh apo trupi, dhimbje koke, dobësi trupore, ndonjëhere të vjella dhe diarre (sidomos fëmijet). Disa nga shenjat e nje forme të rëndë të gripit janë: vështirësi në frymëmarrje, dhimbje në gjoks, marrje mendsh, konfuzion mendor, kriza konvulsive, dobësi shumë e madhe, dhimbje të forta muskujsh, temperaturë e lartë e padominueshme.
Nëse keni shenja të lehta të gripit dhe nuk keni sëmundje të tjera kronike (veshkash, zemre, mushkërish, diabet etj) qëndroni në shtëpi dhe ndiqni këshillat e mjekut. Nëse keni sëmundje kronike dhe paraqisni shenjat e mësipërme të formës së rëndë atëherë kërkoni ndihmë mjekësore.
Rekomandimet e OBSH dhe CDC janë që edhe gjate sezonit të gripit të bëni vaksinimin për gripin nëse nuk e keni bërë atë, të ndiqni rregullat e higjenës respiratore dhe të larjes së duarve dhe të merrni mjekimet e nevojshme të përshkruar nga mjeku.
Dritare.net-Ku duhet të drejtohemi për pyetjet që kemi? Mjek lagje, mjek specialist, farmaciste lagje, portale dhe emisione televizive për shëndetin?
Informacionet per coronavirusin e ri janë tashmë të kudogjendura. Ju mund t’i drejtoheni mjekut të familjes, atij specialist, farmacistit, faqeve zyrtare në internet të Ministrisë së Shëndetësisë, ISHP, WHO, ECDC, CDC por edhe portaleve apo emisioneve televizive./ Isa Myzyraj-Dritare.net
A mund te behesh doktar sot duke ndjek videot ne italisht dhe duke i perkther ata ne shqip..??
Shikoni nje video qe po behet virale ne Internet..
Thone merrni urgjencen(127).Ja e morem ...Cila eshte ndihma specifike?Dilni nga strofka dhe tregoni qe jeni te paafte.
Tani qe problemi i korona virusit u be eminent,drejtuesit e larte nuk dalin me neper intervista,porja lene vendin specialisteve,natyrisht te politizuar.Te hutuar nga pesha e pazakonte ,specialistet e politizuar ne vend qe te thone per masat ,thone merrni urgjencen(127).Ja e morem ...Cila eshte ndihma specifike?Dilni nga strofka dhe tregoni qe jeni te paafte.Qe nuk keni asnje leke dhe nuk merrni dot asnje mase.Ne masat i dime,por po shohim kalbesine e ketij sistemi shendetesor.
Ja postimi me i ri i Doktor
Ja postimi me i ri i Doktor
Mjeku ngre alarmin: Shëndetësisë do i dalin zorrët nga koronavirusi! Gerta nuk pi më ujë demagogjia, por ti s’ia ke idenë kësaj pune…
Pas vdekjes së dy personave në koronavirusi në Itali dhe infektimit të disa të prekurve është shtuar shqetësimi në vend lidhje me përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës.
Mjeku Petrit Vargu në një shkrim në rrjetet sociale nuk i kakursyer kritikat ndaj ministres Ogerta Manastirliu në lidhje me menaxhimin e situatës, ku sipas tij koha e demogagjisë ka mbaruar.
Postimi i plotë i - Mjeku Petrit Vargu si me posht
Ne kufirin italian ,te benin kontroll shendetesor sic duket rdhe ne foto.Ne kufirin shqipetar shihja vetem policet e Lleshit.Gerta besoj i degjove lajmet.Po vjen…..Tani nuk pi me uje demagogjia ,bashkebisedimet me te perkedhelurit e kryeministrit para kamerave.Kur ti mermerisje zhargone mjekesore dhe ti aprovonin.Tani loja eshte e forte.Tani te jesh mjek e te zien koka ,jo me ti qe se ke idene e kesaj pune ,e ke me te degjuar,me te degjuar nga ata qe te lejojne qe te degjosh.Tani do i shohim laboratoret tuaja ,karantinen ,si jane organizuar semundjet infektive,ku ne te njejten godine jane dhe te semuret pulmonare te alergologjise(epa degjuar ne bote kjo).A i kee dhomat ne spitalin infektiv ne parametrat qe i kerkon ËHO?Eh sa ka zanati Ogerta!!!Tani nuk ka me inagurime .Nese korona vjen shendetesise do i dalin zorret e barkut.Ky nuk eshte termet qe kalon me ndihma.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...
-
"AMANETI NËNËS' Bir të nisa për kurbet, të nisa me dy tri vetë, puthja ime, AMANET, kthehu sa të jem në je...
-
Ky tregim flet për një djalosh të varfër i cili ishte dashuruar me një vajzë të pasur. Një ditë, djaloshi i varfër i kishte kërkuar dor...
-
SHPERNDAJENI te gjithe kjo eshte vajza e dhunuar dhe perdhunuar nga djali i Deputetit Vajza e vogel jetime qe pasi ishte perdhunu...