S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, December 15, 2019

Krasta nuk iku. Krastën e larguan. Ndiqeni videon ku flet vet Andi. Vlersimet i beni vet ju

🇦🇱🇦🇱   Sh🇦🇱typnews.al 🇦🇱 🇦🇱 

Krasta nuk iku...... 
Krastën e larguan. 
Si shumë të tjerë.   


Shtypnews.al


Krastën e ndaluan të fliste, të thoshte të vërtetën. Por kot e kanë. A prangoset liria? A ndalohet dot përhapja e të vërtetës?!
Ai është transferuar aty ku e vlerësojnë, në Kosovë. Nga sot do të shfaqet në ekranin e T7 në Prishtinë.

Ja vlen ta shpërndajmë monologon e sotëm të tij në T7 për tu treguar diktatorëve e për tu dhënë zemër shqiptarëve që fjala dhe e vërteta nuk mund të prangosen kurrë!
(c) Video nga televizioni T7

Hungari-Serbi, prej sot kontrolli minimal doganor - | Shtypnews.al |

Për shkak të festave të fundvitit, ministritë e Punëve të Brendshme të Hungarisë dhe Serbisë kanë arritë një marrëveshje mbi kontrollin minimal doganor për udhëtarët, duke filluar prej sot deri më 15 Janar. Administratat doganore të dy vendeve gjithashtu kanë ra dakord që qytetarëve tu lehtësohet kalimi i kufirit.
Nd/Komandanti i policisë kufitare në Horgosh, Nenad Zhivkoviç, tha se do të zbatohet kontrolli minimal nëse do të ketë fluks të madh të lëvizjes së njerëzve dhe makinave, fluks i cili, sipas tij, pritet të filloj gjatë javës së ardhshme situatë kjo që zakonisht vazhdon deri në fund të muajit janar.
Edhe doganat kanë mbështetur këtë vendim të dy policive. Doganieri Mirolub Stojkoviç është është shprehur për Televizionin publik të Serbisë, RTS, se kontrolli në vendkalimin Horgosh do të zbatohet në minimumin e tij ligjor.
“Pra, nga 15 dhjetori deri më 15 janar, kotrolli do të jetë minimal,” tha Stojkoviç. Në fund, të dy policitë kufitare si dhe doganat kanë theksuar se kanë numër të mjaftueshëm të njerëzve dhe janë të sigurt se nuk do të ketë probleme.

Shtypnews.al



Tuesday, December 10, 2019

Friday, December 6, 2019

"Pershendetje JOQ! ISHIM MIRË KUR ISHIM KEQ...!!!



Në 2017 Qeveria Shqiptare e vlerësoi qendrën e Permetit si zonë të mbrojtur, për të mbrojtur kryesisht disa objekte fetare. Zona e mbrojtur përfshin lagjet Shenkoll, Varosh(Kinemaja e Vjetër) dhe Teqe por këto lagje në qendër të qytetit janë keqadministruar prej vitesh dhe janë braktisur.
Prej 15 vitesh jetoj në një nga lagjet në qendër të qytetit turistik të Përmetit dhe në këtë lagje nuk kam parë asnjë investim nga bashkitë ndër vite.(lagjia Varosh pas bankës Raiffeisen në qendër të qytetit).
Bashkia Përmet, me fondet dhe të ardhurat e saj po investon për: Rikonstruksionin e brendshëm të kësaj lagjeje njësoj si bashkitë e mëparshme ku bëhej sheshimi i tokës dhe me pas hidhej një shtresë çakull.(më shumë zhurmë sesa punë).
Lagjia në dimër zhytet nga pellgjet me ujrat e shiut dhe në behar bllokohet nga makinat që parkojnë me shumicë."


Tuesday, December 3, 2019

Modeli i turqise po sillet ne shqiperi me median...

Shumë portale dhe media vijojnë të mbyllen në Shqipëri, gazetarët heshtin.
E turpshme dhe e pafalshme për çdo gazetarë që heshtin, ata gazetarë vërtetë qenkan kazana që shiten dhe blehen lehtësisht.
Duhet të reagojmë sepse po dhunohet fjala e lirë dhe po tentohet tashmë hapur instalimi i diktaturës në Shqipëri.
O sot o kurrë të reagojmë !
Shkruan Media Independent

Sunday, December 1, 2019

Ja kush duhet te arrestohet para gazetarëve

Ata që duhen arrestuar para gazetarëve

Nga Klodian Tomorri

Kryeministri ka të drejtë që kërkon nga mediat të mos përhapin panik. Ka të drejtë edhe kur kërcënon me arrestime sepse përhapja e panikut është krim i rëndë. Por, para se të arrestojë gazetarët, duhet t’u hedhë prangat vrasësve. Dhe e ka shumë të lehtë.
Së pari, të fillojë ata që morën paratë publike për godinen e kovaleshencës. Arkitektin që projektoi, ndërtuesin dhe inxhinierin që e ndërtuan. Më tej ta shtrijë zinxhirin e përgjegjësisë te supervizori që e mbikqyri dhe pastaj zyrtari i shtetit që e mori në dorezim dhe e certifikoi. Abuzimet apo neglizhenca e këtyre i morën jetën kryekomisarit.
Pas kovaleshencës, të kërkojë përgjegjësinë te zyrtarët që dhanë leje për ndërtimin e hoteleve mbi rërën e bregdetit. Ndërtuesit që thyen ligjin duke shkelur lejet. Zyrtarët e shtetit që mbyllën sytë dhe ata që amnistuan shkeljen e ligjit. Këta janë vrasësit e dhjetëra njerëzve të pafajshëm.
Në Thumanë të arrestoje ata që duhet të kontrollonin ndërtesat pas tërmetit të shtatorit. Të tjerët që duhet të ndalonin banoret të riktheheshin përsëri aty. Këta janë vrasësit e dhjetëra të pafajshmëve të tjerë.
Zoti kryeministër, pasi të kesh mbaruar me vrasësit, ke gjithë të drejtën të arrestosh cilindo që përhap panik. Sepse të mos nisësh asnjë hetim apo verifikim se kush janë përgjegjësit që vranë 50 njerëz të pafajshëm, ky është krim edhe më i madh se përhapia e panikut.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...