S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, November 28, 2019

Skandaloze! Polici shkarkon në shtëpinë e tij ndihmat e mbledhura nga tërmeti


Prej dy ditësh Shqipëria gjendet në një gjendje të jashtëzakonshme pasi tërmeti i dy ditëve më parë shkaktoi dëme të mëdha në njerëz dhe dëme materiale kryesisht në Durrës, Tiranë, Krujë e Lezhë.
Si kurrë më parë shqiptarët u mobilizuan dhe kontribuan me ndihma për të prekurit nga tërmeti. Por ndodhi ajo që s’duhej!
Ditën e sotme në media kanë qarkulluar zëra se ushqimet dhe ndihmat po vidhen nga organizatorët të cilët sipas denoncuesve kanë nisur ti shesin ndihmat.
E tillë është edhe video denoncimi bashkëngjitur lajmit ku sipas denoncuesit një oficer policie po vjedh ndihmat dhe po i dërgon në banesën e tij.

107 vjet, Sot Flamuri Kombëtar i zhytur në gjak, Shqiptarët më të bashkuar se kurrë!

Sot, në 107 vjetorin e Ditës së Pavarësisë dhe Flamurit Kombëtar, dy ditë pas tërmetit tragjik me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe 812 pasgoditje, kur u shuan 10 familje shqiptare dhe mbetën të vdekur 40 shqiptarë, Flamuri ynë është i zhytur në gjak por Kombi Shqiptar është më i bashkuar se kurrë.
Pas kësaj tragjedie të madhe që ka goditur Kombin tonë, sot, ndonëse të varfër, me solidaritetin, ndihmën dhe zemrën e madhe që treguam se e kemi si Komb, dëshmuam se Jemi Një.
Sot, dy ditë pas tërmetit tragjik, në këto çaste dhimbje dhe tmerri që po kalojmë nga lëkundjet që nuk po ndalen dhe toka shqiptare nuk po gjen dot qetësi, mund të jemi krenar dhe ta urojmë njëri-tjetrin për Ditën e Flamurit, për të cilin, më shumë se kurrë, sot duhet të jemi krenar.
Zoti i bekoftë SHQIPTARËT!   

Wednesday, November 27, 2019

Numër i madh i qytetarëve drejt Shqipërisë, krijohen kolona të gjata në kufi

Numër i madh i qytetarëve drejt Shqipërisë, krijohen kolona të gjata në kufi

Një numër i madh i qytetarëve nga Kosova kanë marrë rrugën drejt Shqipërisë që nga dita e djeshme.
Kjo a bërë që në kufi të krijohen kolona të gjata në kufi, si pasoj e kësaj drejtuesve të automjeteve po u bie të presin në radhë të kolonës, shkruan Indeksonline.
E gjithë këta vullnetarë janë nisur drejt Shqipërisë për tu ofruar ndihma të ndryshme pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur vendin e tyre dje.
Indeksonline ju sjellë një fotografi ku mund të shihni kolonën e krijuar në kufirin Kosovë Shqipëri gjatë orëve të mbrëmjes sot.
Aktualisht atje gjenden shumë kosovar të cilët po soladirizohen me të prekurit nga tërmeti.

Gazetari grek: Sot jemi të gjithë shqiptarë, sepse nuk ka kufi në dhimbje


Gazetari grek Lefteris Charalampopoulos i ka kushtuar një aktikull vendit tonë dhe situatës së vështirë që po kalon. Në këtë artikull shkruhet se Shqipëria ka nevojë për solidaritetin tonë në këtë kohë të vështirë.

Ai u thotë grekëve se kur fqinji ynë po përballet me një tragjedi, atëherë ata kanë nevojë për solidaritetin dhe ndihmën tonë.

Gazetari grek shkruan edhe se kjo që i ndodhi Shqipërisë mund të ndodhë në shtëpinë ngjitur. Po ashtu ai shkruan se grekët u kanë shumë borxhe shqiptarëve dhe nuk duhet të bëjnë sikur i kanë harruar.

Më tej ai shkruan:

Shqipëria është fqinji ynë dhe njerëzit e saj janë të lidhur nga historianët. Dhe këto lidhje u bënë edhe më të forta pasi qindra mijëra shqiptarë erdhën në vendin tonë në kërkim të një të ardhme më të mirë. Ata punuan shumë, shpesh në kushte të mjerueshme, u përballën me një mori problemesh që nga problemet burokratike dhe punëdhënësit cinikë për të kapërcyer racizmin, por ata ia dolën. I kemi borxh atyre shumë, edhe nëse ndonjëherë bëjmë sikur duam ta harrojmë. Shqipëria tani ka nevojë për ne. Po përballet me një katastrofë të madhe. Numëron viktima dhe dëme. E gjithë ndihma dhe mbështetja është e nevojshme. Ne duhet ta japim atë. Qeveria Greke dhe shërbimet publike gjithashtu janë mobilizuar në këtë drejtim. Shoqëria civile duhet të bëjë edhe më shumë.’’

Tuesday, November 26, 2019

Ekip nga Izraeli për të ndihmuar me situatën pas tërmetit në Shqipëri

Ekipeve nga vendet e Bashkimit Europian dhe ato të rajonit në ndihmë të Shqipërisë pas tërmetit të fuqishëm të mëngjesit të sotëm, i shtohet edhe ai izraelit.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi se një ekip i emergjencave nga Izraeli, Mevoot Hermon Search& Rescue Unit, do të mbërrijë nesër në Shqipëri, për të dhënë ndihmë për të prekurit nga tërmeti.
Ekipet izraelite kanë një përvojë të madhe ndërkombëtare në menaxhimin e situatave të jashtëzakonshme dhe kanë dhënë kontributin e tyre në shumë vende të botës.
Banorët e zonave më të prekura si Durrësi e Thumana do të akomodohen në çadra, ndërsa pritet përfundimi i kërkimeve në rrënoja për të mbijetuar.
Tërmeti me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter ra në orën 03.55 të mëngjesit të së martës.
Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana./ATSH/

Pas tërmetit, FSK niset drejt zonave të dëmtuara në Shqipëri

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë mbërritur në Thumanë, në ndihmë të autoriteteve shqiptare për vijimin e operacioneve të shpëtimit të personave të mbetur nënë gërmadha, pas shembjes së disa ndërtesave.
Deri tani raportohet se kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa qindra të tjerë janë lënduar, pas lëkundjeve të fuqishme të tërmetit që goditën vendin mëngjesin e sotme.

Humb jetën mes rrënojave pedagogu dhe efektivi i policisë, Meta: Ra në krye të detyrës/ Emri

Mes viktimave të sotme nga lëkundjet e tërmetit është edhe një pedagog dhe efektiv policie.
Lajmin e bën me dije, Presidenti Ilir Meta, i cili thotë se në Kavaleshencën në Durrës, është nxjerrë i pajetë, Bajram Hajdarmataj.
“Me keqardhje të madhe u shpreha sot përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, nga Kavaleshenca e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ngushëllimet më të thella e të sinqerta, për humbjen e jetës në krye të detyrës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj. Jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta!”, shkruan Meta.
Deri më tani janë konfirmuar 13 viktima, teksa shifrat zyrtare pritet të mësohen në vijim pasi ekziston dyshimi se numri i të ndjerëve mund të ndryshojë.
Krahas viktimave, mbi 600 persona kanë marrë mjekim në spitale.
Shqipëria u godit nga mbi 100 lëkundje tërmeti qysh në orët e para të natës dhe deri gjatë paradites. Më i forti ishte ai i orës 03.54 me magnitudën 6.3 ballë të shkallës Rihter dhe intensitetin 7 ballë.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...