S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, November 19, 2019

Parashikimi i motit për sot datë - (19) - Nëntor, ja çfarë pritet


Parashikimi i motit për sot datë 19 Nëntor:
Sot priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet dhe lokalisht deri mesatare priten të jenë për qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, kryesisht gjatë pasdites.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 10 / 17 °C
Në vendet e ulëta: 9 / 16 °C
Në vendet malore: 5 / 11 °C
_____________________________
💌 @shtypnews_al🇦🇱

Thursday, November 14, 2019

Bukuroshja Jona Dervishi: Presidenti cek nëse nuk e njeh Kosoven, sonte do t’i njohe mire djemte kosovar ne fushë!

Pragë, 14 nentor -Jona Dervishi, ish-zëdhedhenëse e Kuqezinjve dhe ish-drejtoreshe e informacionit pranë Federatës së Futbollit Shqiptar (FSH) ne Tiranë ka deklaruiar sot për agjencine e lajemeve “Presheva Jonë” se sonte pret shume nga djelmoshat kosovar ne Pragë. 
Ajo eshte optimiste se do te fitojne me rezltat 2:0. Madje ajo eshte lidhur bast me gazetarin nga Gjeneva (i cili aktualisht eshte në “Doosan Arena” të Plzenit, me UEFA-n per te ndjekur ndeshjen)  po ja qelloi e fitoi nje bilete gratis per Zvicer. Kurse, gazetar i Nefail Maliqi  pret rezlutat 2:1 per Kosoven, po ja qelloi, Jona Dervishi da ta ta ftoje mysafire në Tirane gratis, shkruan agencia e lajemeve “Presheva Jonë”

Jona Dervishi bast me gazetarin nderkombetar Nefail Maliqin ne Gjenevë. Ajo thote 2:0 për Kosoven, gazetari 2:1 për Kosovën 



@shtypnews_a 
_____________________________
💌 @shtypnews_al🇦🇱

Lajmi i fundit: Serbë dhe shqiptarë për.leshen në Çeki, atmosfera e rënduar

Nuk kanë fund inatet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Takimi ndërmjet Kosovës dhe Çekisë ka sjellë tra zira dhe në qytetin çek. Tifozët vendas kanë bindje serbe dhe janë kundër Kosovës.
Situata është përke qësuar në qytet, pasi disa tifozë serbë dhe disa shqiptarë janë përl eshur mes tyre. Gazeta Olle raporton se ka dhe të për gj akur. Situata duket e ashpër kur na ndajnë vetëm 2 orë nga fillimi i ndeshjes.
Gjendja është qetësuar vetëm me ardhjen e Policisë. Tifozët e “Dardanëve” po monitorohen me polici, pasi vendasit nuk janë dhe aq dashamirës.
_____________________________
💌 @shtypnews_al🇦🇱

Wednesday, November 13, 2019

E treta ditë në rënie, çfarë po ndodh me monedhën e përbashkët europiane

Gjatë kësaj jave, monedha e përbashkët europiane ka vijuar që të humbasë pikë përkundrejtë lekut vendas.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro ëshëtë këmbyer sot mesatarisht me 122,83 lekë, duke vazhduar kështu që të nënçmohet për të tretën ditë radhazi. Që prej fillimit të muajit nëntor euro ka humbur thuajse gjysmë pike në raport me monedhën vendase.
Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit, kjo situatë lidhet me nivelin e ulët të këmbimeve dhe të vëllimeve. Ata shpjegojnë se aktualisht tregtimet janë tepër të ulëta dhe priten të jenë të tilla të paktën deri për festat e 28-29 nëntorit dhe festat e fundvitit, ku vihet re se rigjallërohet tregu. Megjithatë sipas tyre konsumi është në minimum dhe individët po kursejnë edhe gjatë festave.
Euro ka vijuar sërish rënien pas forcimit në muajin e kaluar, pas përfundimeve të efekteve nga transaksionet e bankave tregtare dhe transferimi i fitimeve të kompanive me kapital të huaj, të cilët përfituan nga ulja e taksës nga 15% në 8% për dividendin.
Gjatë ditës së sotme leku vendas është shfaqur më i dobët përkundrejt monedhave të tjera. Dollari amerikan është këmbyer me 111,5 lekë, rreth 0,04 pikë më shumë se një ditë më parë. Edhe paundi britanik ka fituar pikë gjatë ditës së sotme ku sipas kursit zyrtar është këmbyer me 143,29 lekë apo rreth 0,26 pikë më shumë se një ditë më parë. Pikë ka fituar edhe franga zvicerane e cila është këmbyer me 112,6 lekë apo rreth 0,6 pikë më shumë se dje.

Parashikimi i motit për sot dat ( 14) Nëntor:

Parashikimi i motit për sot dat ( 14 ) Nëntor:
Sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Vlorë.
Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në bregdetin jugor dhe terrenet malore.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet mesatare deri e fortë.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 12 / 17 °C
Në vendet e ulëta: 11 / 16 °C
Në vendet malore: 6 / 13 °C
_____________________________
💌 @shtypnews_al🇦🇱

Dokumentet e identitetit, ministri Lleshaj thirrje të rëndësishme për qytetarët

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në një postim në rrjetet sociale i bën thirrje qytetarëve të nxitojnë që të marrin kartat e reja të identitetit brenda muajit dhjetor, Bëhet fjalë për kartat që kanë kaluar afati 10-vjeçar të vlefshmërisë në fillim të vitit 2019, dhe që që ministria e shtyu afatin deri në fund të vitit.
“2019-a është një vit rekord për shtimin dhe përmirësimin e kushteve për pajisjen me pasaportë dhe letër njoftimi.
Por, përsëri mbetet shqetësim vonesa e shumë qytetarëve për të aplikuar.
Që të shmanget stresi në fund të dhjetorit, kur dokumentet e vjetër skadojnë dhe zhgënjimi i janarit, kur shumë shërbime nuk mund të jepen pa dokumentet e identitetit, sot kërkohet që qytetarët të NXITOJNË për të aplikuar në zyrat përkatëse”, shkruan Lleshaj.
__🔻🔻🔻🔻🔻🔻__________INSTRAGRAM 💌     (  @shtypnews_al ) ✔️

Tuesday, November 12, 2019

Parashikimi i motit për sot datë - 13 - Nëntor.

Parashikimi i motit për datën 13 Nëntor.
Sot priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, intensive në qarqet Fier, Berat, Korçë dhe mesatare në qarqet e tjera.
Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.
Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në qarqet Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, nga llogaritjet e IGJEUM ka mundësi për përmbytje lokale kryesisht në pjesën e parë të ditës.
Në zonat urbane, problemet mund të shfaqen në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve.
Basenet e lumenjve Shkumbin, Seman dhe Vjosë do të kenë rritje të prurjeve në mesditë. Nivelet maksimale paraprakisht mendohet se nuk do ti kalojnë kuotat e argjinaturave dhe nuk parashikohen dalje nga shtrati.
Era pritet të fryjë mesatare deri shumë e fortë në bregdet.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 15 / 20 °C
Në vendet e ulëta: 15 / 20 °C
Në vendet malore: 9 / 15 °C
_____________________________
💌 @shtypnews_al🇦🇱

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...