S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, November 7, 2019

LIRIMI I ALVIN BERISHËS/ GJITHÇKA ORGANIZUAR NGA ROS MILANO, SHQIPTARËT VETËM U INFORMUAN

Ndërsa Edi Rama ka lëshuar propagandën në sulm për të përfituar politikisht nga lirimi i Alvin Berishës, e vërteta e këtij operacioni është zbardhur  nga mediat italiane.
Corriere della Sera shkruan se i gjithë operacioni që ka më shumë se 2 javë që ka nisur është planifikuar, organizuar dhe realizuar nga skuadra speciale e policisë italiane, Ros e Milanos.
‘Një operacion aspak i lehtë. Kjo në shumë aspekte. Për të tërhequr këtë fëmijë (Alvin Berishën) është krijuar një korridor special humanitar, në territorin kurd, atë sirian, më pas fëmija është dërguar në Liban dhe do të sillet në Itali, gjatë një periudhe me vështirësi të mëdha në të gjithë zonën.
Fëmijë në këtë kamp, (që mikëpret 70 mijë njerëz) janë diçka më shumë se 40 mijë. Dhe mes tyre ishte edhe Alvin, djali i një luftëtareje, i konsideruar edhe si ‘fëmija’ i ISIS. Edhe për këto arsye, ka pasur frikë deri në fund, se ndonjëri nga korridoret e krijuara për kalimin e tij, mund të mos shkonte siç ishte parashikuar. Operacioni është ideuar dhe zhvilluar në terren nga një skuadër speciale e Ros të Milanos. Alvin Berisha, pas pak ditësh do të dëgjohet në një seancë speciale të mbyllur, për të parë nëse do të ofrojë ndonjë informacion në lidhje me aktivitetin e terroristëgve në Siri dhe vdekjen e nënës së tij.
Edhe pse Alvini është qytetar shqiptar, gjithçka është planifikuar dhe zhvilluar nga autoritetet italiane për arsyen se, ai është rrëmbyer nga nëna e tij në terroritorin italian, duke përfshirë edhe faktin se ai është lindur dhe rritur po në Itali.
Për të gjitha fazat e këtij operacioni të fshehtë të tërheqjes së Alvin Berishës, mësohet se drejtuesit italian kanë mbajtur të informuar kryeministrin e tyre, Giusepre Konte dhe autoritetet shqiptare’, shkruan ndër të tjera gazeta e njohur italiane, Corriere Della Sera, bën të ditur SYRI.net.& - @shtypnews_al shtypnews.blogspot.com = 
Shtypnews.al

Shtypnews.al

Image

‘ALVINI U LIRUA NGA RAMA’?!/ MEDIAT EGJIPTIANE ZBARDHIN TË VËRTETËN DHE ROLIN E PRESIDENTIT META!!!

Gati në të gjitha mediat u dha lajmi i lirimit të vogëlushit shqiptarë, Alvin Berisha, i cili mbahej si pjesë e robërve të ISIS në kampin ‘Al-Hol’.
Faktikisht ‘autoritet shqiptare’ të cilat kanë më se një javë që janë përfshirë në këtë operacion, rezulton që të jenë ato të presidencës dhe kjo zbulohet nga disa shkrime të mediave egjiptiane, të cilat e kanë ndjekur me vëmendje këtë ngjarje
(  Shtypnews.al ) 
Image
Dy ditë më parë  gazeta egjiptiane, ‘Elfagr.com’, në artikullin me titull: ‘Shqipëria realizon me sukses lirim nga duart e ISIS në Siri, të fëmijës shqiptar’, mes të tjerave shkruan se, ‘presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili e ka mbikëqyrur personalisht operacionin’.
‘Shqipëria në bashkëpunim me autoritetet italiane  ka realizuar me sukses lirimin e një fëmije shqiptar i cili  para disa vitesh udhëtoi nga Italia për në Siri me familjen e tij, për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS. Fëmija është transportuar nga veriu i Sirisë në një vend të sigurtë në Damask në koordinim me gjysmë hënën e kuqe sirian. Bëhet e ditur se, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili e ka mbikëqyrur personalisht operacionin,  me interesin e tij të vazhdueshëm ka shfaqur preokupimin për rikthimin e fëmijëve shqiptarë, prindërit e të cilëve  ju bashkëngjitën ISIS në Siri, numri i të cilëve mendohet të jetë rreth 40 vetë’, shkruhet në këtë artikull dy ditë përpara se këtu Edi Rama të shpallte veten dhe ministrin Lleshaj, si shpëtimtar të Alvin Berishës.
Ndërkohë po një javë më parë e njëjta media egjiptiane shkruante për të njëjtën çështje duke përmendur nga pala shqiptare po presidentin Ilir Meta, si të angazhuar personalisht në këtë operacion ndërkombëtarë delikat.
‘Në Siri, në bashkëpunim dhe me dijeninë e presidentit shqiptar Ilir Meta dhe të agjencive të sigurisë italiane, ka nisur një operacion humanitar nga Gjysmëhëna e Kuqe siriane për ta liruar një fëmijë shqiptar (i cili ka lindur në Itali) e i cili, së bashku me familjen e vet, ka udhëtuar për në Siri para disa vjetësh për t’iu bashkuar ISIS-it./ Standart/ & - @shtypnews_al
shtypnews.blogspot.com = Shtypnews.al

Shtypnews.al

Image

Kush nga ju eshte gati te vije me ne muajn qe vjen..!?

Ky eshte Instagrami qe do bej buje ne muajn e ardhshem.
 @shtypnews_al

@shtypnews_a

@shtypnews_al

 Ne jemi ju, ne ju pershrndesim dhe ju urojme mirseardhjen ne @shtypnews_al🇦🇱👌
Falemiderit 👋

Dëbimi i shqiptares shtatzënë ndez polemika të ashpra në Islandë

Është ky reagimi i një vendi, që nuk lejon padrejtësi edhe për ata që nuk janë shtetas të Islandës.
Vendimi i Drejtorisë së Emigracionit Islandez për të deportuar një grua 26-vjeçare shqiptare, gati 36 javëshe shtatzënë, nga Islanda herët në mëngjes dje është shoqëruar me kritika të rënda.
Disa parti të majta, Rinia Socialdemokrate dhe Lëvizja e Grave të Aleancës Socialdemokrate e kriktikuan ashpër vendimin në Islandë dhe deklaruan se kjo ishte një shkelje e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve.
Drejtoria e Shëndetësisë Islandeze kritikoi po ashtu vendimin në një letër ku thuhej se dëbimi duhej të ishte shtyrë, bazuar në një letër të një mjeku në Spitalin Kombëtar Universitar të Islandës.
Gruaja shqiptare mbërriti në Islandë një muaj më parë me burrin e saj dhe djalin dy vjeç. Pas një shqyrtimi, kërkesa e tyre nuk u miratua për azil.
Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt.
Ministri i Drejtësisë laslaug Arna Sigurbjörnsdóttir i tha mediave islandeze se nuk mund të komentojë për raste specifike. Ai shtoi se kur dëbimi besohet se ka të bëjë me rrezik, kërkohen rekomandime nga zyrtarë shëndetësorë dhe merret vendimi për shtyrjen e dëbimit. Shpesh kjo ndodh, përfshirë edhe në raste të shtatzënisë, kur nëna është në rrezik.
“Një njoftim u mor nga Drejtoria e Shëndetit pas dëbimit, dhe është e qartë se rekomandimet nga autoritetet shëndetësore duhet të jenë të qarta,” shton laslaug.
Helga Vala Helgadóttir, deputete për Aleancën Socialdemokrate, tha se autoritetet Islandeze kanë marrë një qëndrim të rreptë ndaj azilkërkuesve kohët e fundit. Ajo beson se duhet të zbatohen dispozitat ligjore, të cilat nuk janë të hapura për interpretime.
“Nëse autoritetet Islandeze nuk e konsiderojnë pozicionin e një gruaje, 36 javë shtatzënë me rrezik të lartë, dhe veçanërisht delikate, atëherë nuk e di se kush do të vlerësohej në një pozitë veçanërisht delikate në këndvështrimin e autoriteteve,” tha ajo.
“Nëse shikoni ligjin e imigracionit, qëllimi i tyre është të tregojnë kujdes dhe njerëzi. Njerëzit në një situatë veçanërisht delikate nuk duhet të dëbohen,” shton ajo. “Është e pabesueshme që një kompani ajrore lejoi që ajo të hipte në aeroplan.”
“Këto procedura janë të pabesueshme, por kjo është ajo që ndodhi,” deklaroi Jón Steinar Valdimarsson, deputet i Partisë Reformë në parlamentin Islandez. “Kjo duhet të ndryshohet. Kjo lloj sjelljeje nuk duhet të përsëritet. Është e turpshme ”.
Gruaja që u dëbua kishte marrë një letër nga një mjek mëngjesin e djeshëm, duke thënë se një fluturim i gjatë do të ishte i vështirë për të, për shkak të dhimbjes muskulore. Policia, megjithatë, nuk i dëgjoi këto paralajmërime, por iu referua vërtetimit të një mjeku në Drejtorinë e Emigracionit, duke thënë se ajo mund të udhëtonte. Ajo çertifikatë u bazua në informacionin nga vizita e saj te një mjek tjetër tre javë më parë.
Familja shqiptare që u dëbua mbërriti në Shqipëri pas një udhëtimi të gjatë, raporton mbl.is, mbi rastin në fjalë, çka tregon se bota e qytetëruar tregon një interes gati të pabesueshëm për qytetarët e vendeve të tjera, pavarësisht dëbimit nga autoritet, dhe ky është një leksion për autoritetet dhe shoqërinë shqiptare.
Ne Instagram @shtypnews_al na ndiqëni🙏🏻. Faleminderit...!
---->> @shtypnews_al<----|©

Wednesday, November 6, 2019

“Shoferit kampion i rrezikohet patenta”, Ambasada e SHBA: Disa gjëra në Shqipëri nuk janë për shitje!

Duke kënduar “Me timon pa timon, Shoferi jon është kampion” Kryeministri Edi Rama bëri publike nisjen e revolucionit industrial mbi teknologjinë 5G në Shqipëri, ku ai i jepte makinës pa prek timon me dorë. Por shumë shpejtë u zbulua se kemi të bëjmë me një teknologji kineze e cila ndër të tjera cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe jo vetëm. Pas paralajmërimit amerikan të bërë ditë më parë për rrjetin 5G në Shqipëri, dje kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se duhet të dëgjojnë partnerët amerikanë, por Ambasada e SHBA në Tiranë vjen sot me një tjetër reagim: “Faktet kanë rëndësi. “Gazetaria” shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, nuk e ndryshon të vërtetën. Faktet janë këto: Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G,” thekson Ambasada e SHBA përmes rrjetit social Facebook duke sjellë në vemendje mesazhin e Të Ngarkuarës me Punë, a.i. Leyla Moses-Ones që e dha javën e kaluar në Konferencën “Politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor”: “Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje”. Ndryshe, Kryeministri Edi Rama duke promovuar teknologjinë 5G e cila sipas tij nisi nga 30 Tetori në Shqipëri thekson: “Me timon pa timon, Shoferi jon është kampion” thotë ajo kënga e vjetër, ndërsa këtu jam unë që i jap makinës pa prek timon me dorë. Sot nisi në Shqipëri revolucioni industrial mbi teknologjinë 5G, me një investim fillestar prej 150 milionë Eurosh nga kompania Vodafone. Ky revolucion do të transformojë rrënjësisht çdo sektor, nga ekonomia tek financat dhe energjia, nga bujqësia tek shëndetësia dhe arsimi, duke bërë të mundur të paimagjinueshmen jo në shekujt, po në vitet që vijnë. Fjala e plote e te ngarkuarës me Punë Moses-Ones në Konferencën Politika e Sh.B.A. në Ballkanin Perëndimor I dashur Kryeministër Rama, Ambasador Shannon, Ambasador Soreca dhe Ambasador Zuzul, Z. Serwer, Profesor Doktor Angjeli, është vërtet një nder të jem pjesë e kesaj konference. Jam ulur pranë një gjigandi të diplomacisë së Shteteve të Bashkuara dhe është nder i madh për mua që sot të ulem pranë ish NënSekretarit për Çështjet Politike Tom Shannon. Të gjithë pranojmë se rendi global pas Luftës së Dytë Botërore po evoluon. Ndërsa karakatina e ndryshkur e Luftës së Ftohtë shpërbëhet, vendin e saj e ka zënë një garë globale për ndikim. Shtetet e Bashkuara e mirëpresin këtë mundësi për të garuar për ndikim pozitiv, sepse ne jemi besimplotë në vlerën e ofertave tona. Është në interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara, sigurisht, të promovojmë paqen, begatinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Po, interesi ynë është praktik, pjesërisht. Një gadishull ballkanik në paqe iu mundëson vendeve të rajonit të kontribuojnë për rritjen e sigurisë gjetkë në botë. Një ekonomi e lulëzuar e Ballkanit siguron tregje për bizneset amerikane. Dhe qetësia e brendshme në Ballkan lejon hartuesit e politikave amerikane që të përqëndrojnë kohën dhe burimet e tyre në kriza që ndikojnë rajone të tjera. Por, politika e Sh.B.A. në Ballkanin Perëndimor parashikon shumë më tepër se sa kaq. Që nga viti 1789, pjesë e interesave tona thelbësore ka qenë të bëjmë avokatin për lirinë dhe barazinë e të tjerëve – siç tha Presidenti Abraham Linkoln, kombi ynë është krijuar në liri dhe i përkushtohet premisës që të gjithë jemi krijuar të barabartë. Ndjekja e interesit të Sh.B.A. domosdoshmërisht përfshin të përkrahurit dhe të vepruarit në emër të idealeve tona. Ne duam që edhe ju të jeni të lirë dhe të barabartë. Është e vërtetë – rruga që ne ofrojmë është e vështirë. Është e shtruar me standarde, pritshmëri dhe punë të palodhur, por që do të çojë drejt një Ballkani Perëndimor të lulëzuar, të qëndrueshëm, njerëzit e të cilit janë krenarë për nga vijnë dhe çfarë përfaqësojnë. Ndërsa shqyrtoj prioritetet e politikës së Shteteve të Bashkuara për rajonin, do të përqendrohem në politikën e Sh.B.A-së ndaj Shqipërisë, një vend me një angazhim të demonstruar ndaj bashkësisë transatlantike. Ajo që bëni dhe zgjedhjet që ndërmerrni kanë pasoja të mëdha për bashkësinë euro-atlantike. Më lejoni t’ju them se si. Po, deklarata e 18 tetorit e Këshillit të Evropës për zgjerimin ka frymëzuar faqe të tëra komentesh. Ja se çfarë ka rëndësi: Shqipëria është tashmë një vend kandidat – kjo nuk ka ndryshuar. Puna që po tashmë po vazhdon dhe ajo çfarë mbetet për t’u bërë nuk ka ndryshuar. Shqipëria do të fitojë vendin e saj në radhët e shteteve anëtare të BE-së duke dyfishuar përpjekjet për zbatimin e reformave në drejtësi, fshirë korrupsionin dhe fitoren mbi plagën e krimit të organizuar. Kjo ka të bëjë me vlerat; kjo ka të bëjë me sundimin e ligjit; kjo ka të bëjë me begatinë dhe mundësinë për qytetarët shqiptarë. Shqipëria jo vetëm që po punon shumë për reformën në drejtësi, por tashmë reforma zgjedhore është bërë një projekt kombëtar që qeveria, opozita parlamentare dhe partitë opozitare jashtë tij, po e ndjekin. Drejtuesit e Shqipërisë kanë treguar vullnetin për të bërë kompromis për hir të së mirës të përbashkët. E mira e përbashkët kërkon një mbrojtje të përbashkët – sigurisht, kjo është premisa e NATO-s. Presim me kënaqësi të mirëpresm Maqedoninë e Veriut së shpejti si aleatja e saj e tridhjetë. Aleanca po evoluon gjithashtu, pasi siguria e mëparshme e Evropës, e subvencionuar nga Sh.B.A., transformohet në një përpjekje të përbashkët për të cilën kontribuojmë të gjithë. Dhe Shqipëria ka përmbushur angazhimin e saj. Shqipëria ka respektuar Premtimin në Samitin e Uellsit. Shqipëria kontribuon më shumë trupa për frymë se pothuajse të gjitha vendet e tjera evropiane. Dhe shqiptarët kanë dhënë jetën e tyre në shërbim të mbrojtjes sonë të përbashkët. Ekzistojnë vende të tjera që kërkojnë rrugë më të lehta përpara. Në frymën e konferencës së sotme, shqyrtojini ofertat e tyre përpara se t’i pranoni ato. Do të zbuloni që, për Rusinë, Iranin, Kinën, Ballkani Perëndimor është një mjet për një qëllim, një burim nga i cili mund të shfrytëzohet dhe pastaj të flaket tej. Nuk ka asgjë idealiste në qëllimet e tyre. Ata gjithashtu kërkojnë të minojnë modelin perëndimor të vetëqeverisjes që çmon lirinë dhe zgjedhjen me oligarkitë e korruptuara të cilat janë të divorcuara prej interesit të njerëzve të cilëve supozohet t’iu shërbejë qeveria. Kina ka vënë në zbatim diplomacinë shtrënguese të debitorit për të blerë një ndikim që i pret fuqitë forcës ekonomike dhe gjymton autonominë politike të të ashtuquajturve partnerë të saj. Kremlini këmbëngul të mos eksportojë asgjë tjetër përveç kaosit, ndërsa kërkon të rikuperojë humbjet sovjetike nga Lufta e Ftohtë. Irani ka shfrytëzuar praninë e tij diplomatike në Tiranë për të planifikuar shkatërrimin e kundërshtarëve të tij politikë, duke kërkuar t’i përgjigjet argumenteve të arsyes me burracakërinë e detonatorëve të fshehur. Shqipëria ia ka bërë të qartë Kinës se disa gjëra thjesht nuk janë për shitje. Shqipëria ka refuzuar makinacionet ruse.. Dhe, Shqipëria ka treguar që nuk do të tolerojë terroristë iranianë në tokën e saj. Shqipëria ka zgjedhur, sërish dhe përsëri, të mbajë qëndrime parimore. Vitin tjetër, Shqipëria do të marrë kryesimin e Zyrës së OSBE-së, duke udhëhequr një organizatë që gjithashtu mban qëndrime parimore. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë besnike ndaj Shqipërisë teksa ajo përdor vlerat frymëzuese dhe zyrën e respektuar të OSBE-së për të trajtuar çështje dhe kriza të mprehta. Shtetet e Bashkuara mirëpresin prioritet e përcaktuara nga Shqipëria – përfshirë luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, përkrahjen e rolit të grave në zgjidhjen e konflikteve, rininë dhe kontrollin e armëve – dhe presim me kënaqësi të punojnë me Shqipërinë gjatë kryesimit të OSBE-së në vitin 2020. Sigurisht siguria energjetike mbetet thelbësore për suksesin e bashkësisë transatlantike. Që nga hidrocentralet te gazi natyror i lëngshëm, nga nafta deri te energjia diellore, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor mund të formojnë bërthamën e një strategjie energjetike të larmishme për të furnizuar botën perëndimore, ndërsa korrin përfitimet prej vendndodhjes së tyre gjeostrategjike. Dhe, përsa i përket vendndodhjes gjeostrategjike, ju e dini se revolucioni 5G po vjen: ndërlidhja e rrjeteve 4G të Shqipërisë së shpejti do të përmirësohet; ndërlidhja e vendit të saj gjeostrategjik në hartë është e rëndësishme sepse ka vende si Kina që do të dëshironin të kapnin mënyrën e jetesës dixhitale të Ballkanit Perëndimor për të thithur informacione prej tyre dhe asfiksuar rrjetet e aleatëve të Sh.B.A-së. Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrotje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje. Shqipëria ka ndërmarrë gjithashtu një qëndrim parimor për një çështje tjetër rajonale me rëndësi të madhe për Shtetet e Bashkuara: dialogu i lehtësuar nga BE ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Shtetet e Bashkuara kanë dyfishuar gjithashtu përpjekjet e tyre për t’u siguruar që dialogu të rifillojë, ashtu si u nënvizua edhe nga profesorët, përmes emërimeve të fundit të të Dërguarve të posaçëm në rajon. Vetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka bërë thirrje që udhëheqësit e të dy vendeve të ecin përpra drejt një të ardhmeje të përbashkët, të begatë dhe të paqtë. Shqipëria gjithashtu e sheh qartë këtë të ardhme dhe bashkohet me Shtetet e Bashkuara në mbështetjen e saj për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Shtetet e Bashkura u angazhuan për sovranitetin shqiptar në vitin 1912 – më shumë se një shekull më parë – dhe angazhimi ynë është i paepur. Rruga amerikane është e vështirë, por ia vlen, pasi ofrojmë një partneritet të bazuar në vlera të qëndrueshme – midis tyre lirinë e fjalës, lirinë e fesë, mundësi të barabartë, baraza, liri individuale dhe liri qytetare. Kjo është një kohë e jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor. Jemi me fat që kemi këtë mundësi për të ndihmuar në dhënien formë të ardhmes duke mbështetur udhëheqësit e rajonit në formimin e qeverive të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit. E vlerësoj mundësinë që më dhatë për të folur sot. Shumë faleminderit!

Tuesday, November 5, 2019

Shtypnews.al: Premtimet e pambajtura mund të vrasin njerëzit para shpresës së tyre. Premtimi që u bën njerëzve mund të marrë përmasa

Një natë mbreti u kthye vonë në pallatin e tij. Ishte një natë dimri dhe e ftohtë. Teksa po hynte tek porta e pallatit, ai pa një roje të vjetër i cili ishte veshur keq, me rroba të holla dhe që nuk e mbronin nga i ftohti. Duke qenë se i erdhi keq, iu afrua dhe e pyeti:”Po ti, nuk ke ftohtë që je veshur kaq hollë?” Roja iu përgjigj: ”Lartmadhëri! Po, kam shumë ftohtë, por nuk kam rroba tjera përveç këtyre. Ngaqë nuk kam ç’të bëj, jam mësuar ta duroj dhe përballoj të ftohtin!” Mbreti i tha: ”Do të hyj brenda në pallat dhe menjëherë do të dërgoj ndonjë nga shërbëtorët që të sjellin rroba të trasha e të ngrohta!” Roja u gëzua nga këto fjalë të mbretit dhe e falenderoi. Por, pasi mbreti hyri mbrenda dhe u ngroh për vete, harroi fare premtimin që i kishte bërë rojës. Të nesërmen në mëngjes, roja i moshuar gjendet i vdekur në vendin ku bënte shërbim dhe në dorë mbante një letër në të cilën kishte shkruar me shkrim të keq: ”Lartmadhëria juaj! Çdo natë tjetër e kam përballuar të ftohtin e acarrtë, por premtimi juaj se do më sillnit rroba të trasha dhe të ngrohta, ma zbehu rezistencën ndaj të ftohtit dhe po më vret dalëngadalë!” Shtypnews.al: Premtimet e pambajtura mund të vrasin njerëzit para shpresës së tyre. Premtimi që u bën njerëzve mund të marrë përmasa të paimagjinueshme tek ta. Prandaj, nëse e bën një premtim, mbaje, sepse nuk e di çfarë pasojash të rënda mund tu shkaktosh!

Arrestohet kushëriri i deputetit PS, Edi Rama: Do t’i nxjerrim “ujë të zi”

Pas arrestimit të kushëririt të deputetit socialist, Redjan Rraja, i dyshuar si një nga autorët e atentatit ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe dy të tjerë, shoferi Andi Maloku dhe Landi Muharremi, Kryeministri Edi Rama duke përshëndetur punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, akuzoi prokurorin Ndoja si të implikuar në ngjarje, tha se do t’i nxjerrin “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar. “Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit. Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda,” tha Edi Rama duke reaguar përmes rrjetit social Twitter ndërsa paralajmëroi masa speciale kundër KÇK-së: “Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu.” Ndryshe, i arrestuari i sotëm nga policia, si një nga autorët e atentatit ndaj prokuorit Arjan Ndoja është kushëriri i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...