S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, October 10, 2019

DW: Adhuroi deri në vdekje Millosheviçin, kush është shkrimtari antishqiptar që fitoi çmimin Nobel

Shkrimtari austriak, Peter Handke, ka fituar çmimin Nobel për Letërsi, i shpërndarë sot nga Akademia Suedeze.
Por, kush është Peter Handke?
Handke është një shkrimtar i urryer për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, pasi njihet për deklaratat dhe qëndrimet e tij antishqiptare, por edhe si adhurues i liderit serb, Sllobodan Millosheviç. Madje, me deklaratat e tij antishqiptare dhe adhurimin që i bënte Millosheviçit, ai krijoi mjaft antipati edhe në Gjermani. Një gjë të tillë e thotë edhe media ndërkombëtare gjermane “Deutche Welle”.

“Me teatrin e tij politik “Sharjet e publikut“ (Publikumsbeschimpfung) 1966 dhe tregimin „Letra e shkurtër për ndarjen e gjatë“ (Der kurze Brief zum langen Abschied) 1972, një dramë për marrëdhëniet subtile burrë grua, ai arriti publik të gjerë. Pjesëmarrja e Handkes dhe fjalimi i tij në varrimin e Slobodan Millosheviçit, i kushtoi atij shumë antipati si shkrimtar në Gjermani”, shkruante “DW”.
Një ndër deklaratat e tij tepër të forta dhe që bëri, që populli shqiptaro-kosovar ta urrente, ishte edhe kjo: “Populli serb në Kosovë është popull tragjik, po ashtu humbës. Unë mbaj anën e humbësit”.
Në vitin 2006, Peter Handke mori pjesë në funeralin e Millosheviçit, një figurë që ai e simpatizonte, pavarësisht akuzave që kishte për gjenocid dhe krime lufte.
Pasi Peter Handke përshkroi bombardimin e Serbisë nga NATO si krim lufte, ai ishte sulmuar nga politikanët dhe mediat, një periudhë që ai e përshkroi në librin e tij “Udhëtimi nga Dugout, ose shfaqja për filmin e luftës”.
Në vitin 2006, pas kritikave për pjesëmarrjen në funeralin e Slobodan Millosheviçit, nominimi i Peter Handkes për çmimin “Heinrich Heine”, prej 50 mijë eurove, ishte anuluar nga këshilli i qytetit të Dyseldorfit.

Besnik Palnikaj: Krenohem me ty z. Kryeminister! I thjeshtë, i zgjuar dhe me vizion. | Shtypnews.al|

Nga  Besnik Palnikaj 
Per - Shtypnews.al - / A C  /
Krenohem me ty z. Kryeminister!
I thjeshtë, i zgjuar dhe me vizion. 

Të më falin ata politikanë që nga pamja ngjajnë më të shëndetshëm se ai duke filluar nga barku, veshja dhe jeta luksoze që bëjnë. Ata politikanë kollarja e të cilëve kushton më shumë sesa krejt veshja e Albinit. Ata politikanë që vetë jetojnë në vila bregdetare ndërsa  femijët i shkollojnë jashtë shtetit duke i kthyer si zv. Ministra apo Ambasador. Ata "luftetarë" që luftuan kunder Serbisë për të "pushtuar Kosoven" më vonë dhe për të detyruar rininë të largohen me zemer të lenduar për një jetë më të mirë largë atdheut të tyre. Ata gjakatarë që e mbajtën pushtetin duke u bërë palë me Serbinë dhe Malin e Zi si dhe duke dashur të coptojnë Kosovën e plagosur nga vetë ata, që e konsideruan vetën çlirimtarë. Albini e fitoj besimin e atyre që duan shtet, që duan të rikthehen në Kosovë.
Këto janë ditët më të bukura jo vetëm për qytetarët që jetojnë në Kosovë, por edhe ata që jetojnë në Evrope të cilet shpresojnë te kthehen pranë familjeve të tyre. Erdhi dita për të shpresuar, për të festuar, por edhe e nderlikuar karshi atyre që nuk besojnë por edhe që nuk duan të besojnë pasi interesi i tyre lidhet tek vjedhjet dhe korrupsioni .
Atë kryeminister model që nuk na e dha dot Shqipëria për 30 vite, duket se po lind në Kosovë.
Z. Kryeminister na përfaqeso me dinjitet kudo që flitet Shqip. Mbaje me vete flamurin kombetar që të marrim miresi nga ti dhe te mos ndjehemi të braktisur nga kryeministra të deshtuar që u pasuruan me taksat tona duke blerë mediat më të ndjekura dhe korruptuar drejtësinë deri në qelizat e fundit. Kemi besim tek ti, tek ekipi yt i personave që nuk e duan korrupsionin dhe largimin e të rinjve, tek ty bashkë me të përzgjedhurit e tu. Ti nuk ke frike, ke qënë dhe je i pamposhtur.

Krenohem me ty z. Kryeminister.
Albin Kurti - /Shkruan/
Megjithate ju mund ta ndiqni dhe ne fc e tij. Klliko tani linkun si me poshte
⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2409071712481840&id=100001371031545

Parashikimi i motit për sot dt - ( 10 ) - Tetor, ja çfarë pritet |Shtypnews.al|

Parashikimi i motit për sot dat - (10) - Tetor:
Sot priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Vlorë dhe lokale të dobëta në qarkun Gjirokastër.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 15 / 26 °C
Në vendet e ulëta: 15 / 27 °C
Në vendet malore: 10 / 19 °C.

Wednesday, October 9, 2019

Papunësia në Tiranë, 4% më e lartë se mesatarja kombëtare | Shtypnews.al |

Teksa papunësia në shkallë vendi ka arritur në rekorde të ulëta historike në vetëm 11.5% sipas rezultateve të anketës së forcave të punës në Shqipëri, në Tiranë dhe Durrës ku është përqendruar gati 60% popullsisë së vendit, papunësia është gati 4% më e lartë se mesatarja kombëtare.
Sipas të dhënave të INSTAT, papunësia në Tiranë, në tremujorin e dytë të vitit 2019, arriti në 15.2%. Kjo shifër është e lartë po të krahasohet me treguesin kombëtar të papunësisë 11.5%, pavarësisht se papunësia në kryeqytet është zbutur në raport me një vit më parë.
Nga 12 qarqe, 5 prej tyre e kanë papunësinë mbi mesataren e vendit. Qarku me papunësinë më të lartë është Lezha, e cila regjistroi një normë 16.9% në tremujorin e dytë. Pas Lezhës, Durrësi dhe Tirana janë qarqet me papunësinë më të madhe përkatësisht me 15.4 dhe 15.2%.
Lëvizje ekstreme në Vlorë dhe Dibër
Vlora dhe Dibra kanë shfaqur ndryshime ekstreme në treguesin e papunësisë gjatë këtij viti. Në Vlorë papunësia ra në 14.5% në tremujorin e dytë të vitit 2019, nga 23.5% që ishte treguesi në të njëjtën periudhë të vitit 2018. Ndërsa në Dibër ndodhi e kundërta, ku papunësia u dyfishua në raport me një vit më parë, duke arritur në 12.4% në tremujorin e dytë në raport me 5.3% që ishte tremujorin e dytë të vitit 2018.
Treguesit ekonomike të Dibrës që lidhen me papunësisë dhe rritjen ekonomike shënuan një rritje të fortë në zgjedhjet lokale 2015-s, e në vijim deri vitin e kaluar. Por këtë vit “mrekullia” ekonomike e Dibrës po shfryhet, teksa papunësia është dyfishuar.
Qarqet me papunësinë më të ulët këtë vit ishin Elbasani dhe Korça, përkatësisht me 5.3 dhe 5.5%.
Në tremujorin e dytë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,5%. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,9 pikë përqindje, ndërkohë krahasuar me tremujorin e parë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,6 pikë përqindje.

Parashikimi i motit për sot dt - ( 9 ) - Tetor, ja çfarë pritet

Parashikimi i motit për datën 9 Tetor:
Sot pasdite nuk priten reshje në të gjithë vendin.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 14 / 25 °C
Në vendet e ulëta: 12 / 27 °C
Në vendet malore: 7 / 20 °C.

Tuesday, October 8, 2019

Mafia e pronave bënë ligjin, tre drejtorë të Kadastrës japin dorëheqje

Thellohet skandali dhe kaosi në Kadastrën e Vlorës. Tre drejtorë brenda 1 muaji japin dorëheqjen dhe shkak është fakti që nuk arrijnë të zbatojnë një vendim të Gjykatës së Lartë, për një pronë në bregdet.
I pari që dha dorëheqjen në 9 shtator ishte Florian Almadhi,i cili u zëvendësua nga Alteo Nazeraj. Ky i fundit nuk qëndroi as 10 ditë në detyrë dhe deklaroi gjithashtu dorëheqjen. Në vend të tij u emërua Elona Hodaj, e cila bëri të njëjtin akt sot.
Të gjithë largohen nga drejtimi i Kadastrës me pretekstin e problemeve personale apo  shëndetësore, por ngërçi qëndron në zbatimin e një vendimi të gjykatës së lartë. Mafia e pronave kërcënon drejtorët të mos e zbatojnë këtë vendim që ndalon cdo veprim për shitjen ose blerjen e një prone në bregdet dhe ata nuk gjejnë rrugë tjetër, veçse të firmosin dorëheqjen.
Vetëlargimet në seri vijojnë ta mbajnë në kolaps situatën në Kadastrën e Vlorës, ku brenda 1 muaji janë ndryshuar disa drejtorë, nëndrejtorë dhe juristë fakt që tregon se ky insitucion vazhdon të mos funksionojë.
Regjistrimi i nje prone në bregdet duket se mban peng  ecurine e punës së ketij insitucioni. Me një vendim të Gjykatës së Lartë, kjo pronë duhet të bllokohet e të mos vijojnë procedurat e shitjes apo blerjes, ndërsa më herët Gjykata e Apelit kishte vendosur vijimin e këtyre procedurave.
Për rastin e fundit të dorëheqjes, BW raporton se drejtoresha tashmë e dorëhequr Elona Hodaj dhe nëndrejtori Taulant Canameti kanë pasur përplasje mes tyre pasi kanë dhënë 2 vendime të kundërta mbi pronën. Canameti sipas burimeve firmosi bllokimin për pronën në bregdet duke zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa Elona Hodaj, e anuloi firmën e Canametit me argumentin se nuk e kishte autorizuar.
Kaosi në drejtimin dhe funksionimin e Kadastrës mund të vërehet edhe nga jashtë godinës, rreth së cilës shpesh vihen re efektive civilë të policisë që besohet se qëndrojnë aty për sigurinë e institucionit.

Çfarë është norovirusi? | Shtypnews.al |

Sikur koha e ftohtë dhe mbrëmjet e errëta të mos mjaftonin, ja edhe një problem tjetër i dimrit: Një virus që shkakton të vjella…
Norovirusi është një lloj virusi që shkakton gastroenterit dhe të vjella, gjë që e shohim gjithnjë e më shpesh kohët e fundit. 
Në Angli, për shembull, kohët e fundit ka pasur 18 epidemi të tilla, të cilat janë trajtuar nëpër spitale. 
Të gjitha këto raste janë shoqëruar me izolimin e lagjeve ku ka patur të sëmurë, në formë karantine, me qëllim evitimin e përhapjes së këtij virusi shumë ngjitës. 

Për norovirusin nuk ka trajtime; shumica e njerëzve e marrin veten pas nja dy ditësh. Megjithatë, këshillohet që njerëzit që dyshojnë se mund të kenë norovirus të mos shkojnë për vizitë në spitale, apo tek të afërmit e moshuar, sepse mund t’ju sjellë ndërlikime të tjera. 
Një ekspert thotë: “Tetori zakonisht shënon fillimin e sezonit të norovirusit dhe shtimin e rasteve që ndodhin nga ky muaj deri në prillin e vitit tjetër. 
Megjithatë, sezonet e norovirusit nuk i ngjajnë njëri-tjetrit dhe nuk mund të parashikohet sa të sëmurë do të ketë prej tij. 
Ajo që dihet është se janë të shumtë njerëzit që do të preken prej tij. Ata, kanë gjasa të ndjehen keq për nja dy ditë dhe më pas, të përmirësohen”…

– Çfarë është norovirusi?
– Norovirusi është virusi që shkakton gastroenteritin. Ai prek njerëz të të gjitha moshave dhe është shumë ngjitës.

– Cilat janë simptomat?
– Shenjat e para të sëmundjes janë një ndjesi e papritur e të mosndjerit mirë, ndjekur nga të vjella të shumta dhe diarre si ujë. Simptoma të tjera përfshijnë rritje temperature, dhimbje koke, ngërçe stomaku dhe dhimbje gjymtyrësh.

– Si ngjitet ai?
– Ky virus ngjitet shumë lehtë duke prekur sipërfaqet apo objektet e ndotura. Nëse një person që ka virusin nuk i lan duart para se të kapë ushqimin, mund t’ua kalojë të tjerëve. Në vendet publike, si: Shkolla, spitale, ambulanca, etj., shpërndahet shpejt, serpse virusi mund të mbijetojë për disa ditë.
– Çfarë duhet bërë nëse infektohesh prej tij?
– Nuk ka një trajtim të veçantë për norovirusin, por ju mund të bëni diçka për të lehtësuar simptomat. Pini sa më shumë ujë për të qenë të hidratuar dhe merrni paracetamol për dhimbjet. 

Është e rëndësishme të qëndroni në shtëpi, sepse virusi është shumë ngjitës dhe nuk trajtohet. Gjatë kësaj kohe ju duhet të lani duart shpesh, të mos përdorni të njëjtat peshqirë me pjesëtarët e tjerë të familjes dhe të dezinfektoni sipërfaqet e objekteve që mund të jenë infektuar. 
Megjithatë, ju duhet të kontaktoni doktorin nëse simptomat zgjasin për më shumë se disa ditë, apo gjendja juaj rëndohet.

– Ekziston mundësia e ndërlikimeve?
– Shumica e njerëzve e marrin veten brenda disa ditëve. 

Rreziku kryesor është çhidratimi, prandaj është e rëndësishme të pini shumë ujë për të zëvendësuar lëngjet që ka humbur trupi juaj nga të vjellat dhe diarreja. Më të rrezikuar janë fëmijët e vegjël dhe pleqtë. Çhidratimi i madh mund të shkaktojë një ulje të presionit të gjakut e mosfunksionim të veshkave dhe, në disa raste, mund të jetë fatal. 
Është e rëndësishme të shkoni te doktori nëse shihni simptoma të tilla si lëkurë të thatë, me rudha, paaftësi për të urinuar, rrahje të shpeshta të zemrës, apo ftohje të duarve dhe këmbëve.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...