S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, October 10, 2019

Parashikimi i motit për sot dt - ( 10 ) - Tetor, ja çfarë pritet |Shtypnews.al|

Parashikimi i motit për sot dat - (10) - Tetor:
Sot priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Vlorë dhe lokale të dobëta në qarkun Gjirokastër.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 15 / 26 °C
Në vendet e ulëta: 15 / 27 °C
Në vendet malore: 10 / 19 °C.

Wednesday, October 9, 2019

Papunësia në Tiranë, 4% më e lartë se mesatarja kombëtare | Shtypnews.al |

Teksa papunësia në shkallë vendi ka arritur në rekorde të ulëta historike në vetëm 11.5% sipas rezultateve të anketës së forcave të punës në Shqipëri, në Tiranë dhe Durrës ku është përqendruar gati 60% popullsisë së vendit, papunësia është gati 4% më e lartë se mesatarja kombëtare.
Sipas të dhënave të INSTAT, papunësia në Tiranë, në tremujorin e dytë të vitit 2019, arriti në 15.2%. Kjo shifër është e lartë po të krahasohet me treguesin kombëtar të papunësisë 11.5%, pavarësisht se papunësia në kryeqytet është zbutur në raport me një vit më parë.
Nga 12 qarqe, 5 prej tyre e kanë papunësinë mbi mesataren e vendit. Qarku me papunësinë më të lartë është Lezha, e cila regjistroi një normë 16.9% në tremujorin e dytë. Pas Lezhës, Durrësi dhe Tirana janë qarqet me papunësinë më të madhe përkatësisht me 15.4 dhe 15.2%.
Lëvizje ekstreme në Vlorë dhe Dibër
Vlora dhe Dibra kanë shfaqur ndryshime ekstreme në treguesin e papunësisë gjatë këtij viti. Në Vlorë papunësia ra në 14.5% në tremujorin e dytë të vitit 2019, nga 23.5% që ishte treguesi në të njëjtën periudhë të vitit 2018. Ndërsa në Dibër ndodhi e kundërta, ku papunësia u dyfishua në raport me një vit më parë, duke arritur në 12.4% në tremujorin e dytë në raport me 5.3% që ishte tremujorin e dytë të vitit 2018.
Treguesit ekonomike të Dibrës që lidhen me papunësisë dhe rritjen ekonomike shënuan një rritje të fortë në zgjedhjet lokale 2015-s, e në vijim deri vitin e kaluar. Por këtë vit “mrekullia” ekonomike e Dibrës po shfryhet, teksa papunësia është dyfishuar.
Qarqet me papunësinë më të ulët këtë vit ishin Elbasani dhe Korça, përkatësisht me 5.3 dhe 5.5%.
Në tremujorin e dytë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,5%. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,9 pikë përqindje, ndërkohë krahasuar me tremujorin e parë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,6 pikë përqindje.

Parashikimi i motit për sot dt - ( 9 ) - Tetor, ja çfarë pritet

Parashikimi i motit për datën 9 Tetor:
Sot pasdite nuk priten reshje në të gjithë vendin.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 14 / 25 °C
Në vendet e ulëta: 12 / 27 °C
Në vendet malore: 7 / 20 °C.

Tuesday, October 8, 2019

Mafia e pronave bënë ligjin, tre drejtorë të Kadastrës japin dorëheqje

Thellohet skandali dhe kaosi në Kadastrën e Vlorës. Tre drejtorë brenda 1 muaji japin dorëheqjen dhe shkak është fakti që nuk arrijnë të zbatojnë një vendim të Gjykatës së Lartë, për një pronë në bregdet.
I pari që dha dorëheqjen në 9 shtator ishte Florian Almadhi,i cili u zëvendësua nga Alteo Nazeraj. Ky i fundit nuk qëndroi as 10 ditë në detyrë dhe deklaroi gjithashtu dorëheqjen. Në vend të tij u emërua Elona Hodaj, e cila bëri të njëjtin akt sot.
Të gjithë largohen nga drejtimi i Kadastrës me pretekstin e problemeve personale apo  shëndetësore, por ngërçi qëndron në zbatimin e një vendimi të gjykatës së lartë. Mafia e pronave kërcënon drejtorët të mos e zbatojnë këtë vendim që ndalon cdo veprim për shitjen ose blerjen e një prone në bregdet dhe ata nuk gjejnë rrugë tjetër, veçse të firmosin dorëheqjen.
Vetëlargimet në seri vijojnë ta mbajnë në kolaps situatën në Kadastrën e Vlorës, ku brenda 1 muaji janë ndryshuar disa drejtorë, nëndrejtorë dhe juristë fakt që tregon se ky insitucion vazhdon të mos funksionojë.
Regjistrimi i nje prone në bregdet duket se mban peng  ecurine e punës së ketij insitucioni. Me një vendim të Gjykatës së Lartë, kjo pronë duhet të bllokohet e të mos vijojnë procedurat e shitjes apo blerjes, ndërsa më herët Gjykata e Apelit kishte vendosur vijimin e këtyre procedurave.
Për rastin e fundit të dorëheqjes, BW raporton se drejtoresha tashmë e dorëhequr Elona Hodaj dhe nëndrejtori Taulant Canameti kanë pasur përplasje mes tyre pasi kanë dhënë 2 vendime të kundërta mbi pronën. Canameti sipas burimeve firmosi bllokimin për pronën në bregdet duke zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa Elona Hodaj, e anuloi firmën e Canametit me argumentin se nuk e kishte autorizuar.
Kaosi në drejtimin dhe funksionimin e Kadastrës mund të vërehet edhe nga jashtë godinës, rreth së cilës shpesh vihen re efektive civilë të policisë që besohet se qëndrojnë aty për sigurinë e institucionit.

Çfarë është norovirusi? | Shtypnews.al |

Sikur koha e ftohtë dhe mbrëmjet e errëta të mos mjaftonin, ja edhe një problem tjetër i dimrit: Një virus që shkakton të vjella…
Norovirusi është një lloj virusi që shkakton gastroenterit dhe të vjella, gjë që e shohim gjithnjë e më shpesh kohët e fundit. 
Në Angli, për shembull, kohët e fundit ka pasur 18 epidemi të tilla, të cilat janë trajtuar nëpër spitale. 
Të gjitha këto raste janë shoqëruar me izolimin e lagjeve ku ka patur të sëmurë, në formë karantine, me qëllim evitimin e përhapjes së këtij virusi shumë ngjitës. 

Për norovirusin nuk ka trajtime; shumica e njerëzve e marrin veten pas nja dy ditësh. Megjithatë, këshillohet që njerëzit që dyshojnë se mund të kenë norovirus të mos shkojnë për vizitë në spitale, apo tek të afërmit e moshuar, sepse mund t’ju sjellë ndërlikime të tjera. 
Një ekspert thotë: “Tetori zakonisht shënon fillimin e sezonit të norovirusit dhe shtimin e rasteve që ndodhin nga ky muaj deri në prillin e vitit tjetër. 
Megjithatë, sezonet e norovirusit nuk i ngjajnë njëri-tjetrit dhe nuk mund të parashikohet sa të sëmurë do të ketë prej tij. 
Ajo që dihet është se janë të shumtë njerëzit që do të preken prej tij. Ata, kanë gjasa të ndjehen keq për nja dy ditë dhe më pas, të përmirësohen”…

– Çfarë është norovirusi?
– Norovirusi është virusi që shkakton gastroenteritin. Ai prek njerëz të të gjitha moshave dhe është shumë ngjitës.

– Cilat janë simptomat?
– Shenjat e para të sëmundjes janë një ndjesi e papritur e të mosndjerit mirë, ndjekur nga të vjella të shumta dhe diarre si ujë. Simptoma të tjera përfshijnë rritje temperature, dhimbje koke, ngërçe stomaku dhe dhimbje gjymtyrësh.

– Si ngjitet ai?
– Ky virus ngjitet shumë lehtë duke prekur sipërfaqet apo objektet e ndotura. Nëse një person që ka virusin nuk i lan duart para se të kapë ushqimin, mund t’ua kalojë të tjerëve. Në vendet publike, si: Shkolla, spitale, ambulanca, etj., shpërndahet shpejt, serpse virusi mund të mbijetojë për disa ditë.
– Çfarë duhet bërë nëse infektohesh prej tij?
– Nuk ka një trajtim të veçantë për norovirusin, por ju mund të bëni diçka për të lehtësuar simptomat. Pini sa më shumë ujë për të qenë të hidratuar dhe merrni paracetamol për dhimbjet. 

Është e rëndësishme të qëndroni në shtëpi, sepse virusi është shumë ngjitës dhe nuk trajtohet. Gjatë kësaj kohe ju duhet të lani duart shpesh, të mos përdorni të njëjtat peshqirë me pjesëtarët e tjerë të familjes dhe të dezinfektoni sipërfaqet e objekteve që mund të jenë infektuar. 
Megjithatë, ju duhet të kontaktoni doktorin nëse simptomat zgjasin për më shumë se disa ditë, apo gjendja juaj rëndohet.

– Ekziston mundësia e ndërlikimeve?
– Shumica e njerëzve e marrin veten brenda disa ditëve. 

Rreziku kryesor është çhidratimi, prandaj është e rëndësishme të pini shumë ujë për të zëvendësuar lëngjet që ka humbur trupi juaj nga të vjellat dhe diarreja. Më të rrezikuar janë fëmijët e vegjël dhe pleqtë. Çhidratimi i madh mund të shkaktojë një ulje të presionit të gjakut e mosfunksionim të veshkave dhe, në disa raste, mund të jetë fatal. 
Është e rëndësishme të shkoni te doktori nëse shihni simptoma të tilla si lëkurë të thatë, me rudha, paaftësi për të urinuar, rrahje të shpeshta të zemrës, apo ftohje të duarve dhe këmbëve.

Frrok Bardhi: Qytetar.Kujdes nga bollarët dhe bollat e Urgjencave!

Qytetar.Kujdes nga bollarët dhe bollat e Urgjencave!!!
Kjo është ndërtesa e Ish Urgjencës Mjeksore të Tiranës. Shërbenin deri në vitin 2016 gjithsej 64 persosna. Mjek,Infermier,Shofer, të cilët mbulonin të gjithë teritorin e Tiranës,kjo punë bëhej që nga viti 1993.
Një Doktor dhe një Infermier bënin punën e primarit,ose të pritjes së telafonatave nga qytetarët e Tiranës si dhe vizitat brenda Urgjencës.
Gjithmonë ka pasur mangësi dhe gjëra për të pëmirsuar,por me ardhjen e rrilindasve sorrosian në pushtet aty cdo gjë filloj të degradojë dhe degjenerojë.
Duhen orë dhe ditë të tëra për të spjeguar shkatrrimin e diligjuar të shërbimit të Urgjencës së Tiranës,nga hajdutet më të paftyrë që mund të kem njohur në jetën time. Por dyfishimi arriti ne nmerin 140 dhe me shumë i personelit me Infermier të paaftë dhe shoferë,ku asnjëri prej tyre nuk kishte punuar asnjëherë në një Urgjencë si dhe kualifikimi i tyre nuk e justifikonte aspak rëndësin e një shërbimi të tillë. Janë punësuar dhe po punsohen cdo ditë,personel i pakualifikuar,Infermier Injorantë,marangaozë,pastruese etj,si dhe shofer të cilët shumicën e kohës rrinë të dehur,dhe bëjnë aksidente cdo javë. Deri tani kanë thyer parakrahë,krahë dhe klavikula 4 mjeke dhe mjek.
Të gjithë ata njerëz që kanë nevojë për një Urgjencë Mjeksore të jenë vigjilent pasi para tyre shfaqen Shoferët si Mjek,apo Infermierët si Docentë.
Nën petkun e ''MODERRNIZIMIT'' të urgjencës kombëtare,po zhvatetn miliarda lek nga taxat e Shqiptarve,ndërkohe që në këtë zhvatje janë të pëfshirë shumë shtetar,ose të pakten flitet në emrin e tyre. Realiteti i dhënjes së ndihmës mjeksore është komplet ndryshe,nga propoganda dhe fasada që shikojmë cdo ditë.
Shkruan -  / Frrok Bardhi /

UNË I VDEKURI SHKOVA TË VIZITOI TË VARRUARIT

UNË I VDEKURI SHKOVA TË VIZITOI TË VARRUARIT

Që në fillim të vitit 2014 babai im u largua nga Shqipëria për në Francë.
Shëndeti i tij ishte aq i rëndë sa që në mesin e vitit 2015 u vërbua totalisht, por falë mjekëve Francez iu rikthye shikimi në të dy sytë dhe shikon shkëlqyeshëm.
Filloi të punonte pë botimin e veprës së tij "UDHA E BREZAVE" të cilën ia botova me 28 nëntor 2018 në Prishtinë.
Janar 2019 babai im bie në koma, 23 ditët e tij në koma mjekët Francez nuk jepnin asnjë shpresë për të, në Shqipëri ishte dhënë lajmi se Dr. Ndrec Molla ka ndërruar jetë në Francë por bijt e tij po e mbajnë të fshehtë që këtë rast fatkeqësie ta shpallnin vetëm ditën që trupi i pajetë të mbërrinte në Shqipëri.
Kjo për ne ishte një bombë, që disa palo njerëz nuk po na linin të qetë këndej në Francë edhe me stresin tonë të përditshëm që vizitonim babain tonë në koma ku gjithçka mbahej në jetë në anë të aparaturave që realisht nuk kishim aspak shpresë vinin dhe mesazhe ngushllimi.
Nejse se për tilla llafesh e llafollogjishë jemi mësuar ti ndigjojmë që prej kohës së diktaturës ku të gjallin e shpallnin të vdekur, të vdekurin e shpallinin të gjallë, të mirin e shpallnin reaksionar dhe reaksionarin e shpallnin hero...
E kemi në gen që në rast fatkeqësishë sulemi si miza në mut.
Duke anashkaluar këtë injorancë që fatkeqësisht është në shoqërinë Shqiptare, po kaloi në situaten e babait tim.
Im Atë pas 23 ditëve doli nga koma dhe 25 ditë të tjera qëndroi në spital, pastaj spitali e kthen në shtëpi me kontroll të përditshem mjeksor.
Përsëri shëndeti i tij rëndohet dhe kalon në reaminacion, qëndron për disa ditë dhe e rikthejnë në familje duke e paisur me aparatura të veçanta që të përballonte frymarrjen dhe kontrollin e zemrës...
... Një ditë vetë babai kërkoi që të vizitonte Shqipërinë duke refuzuar në mënyrë kategorike këshillën e mjekve Francez, kështu vendosi dhe më në fund u nis drejt Shqipërisë me gjithë aparaturat e instaluara në trupin e tij nga mjekët e Francës.
Kurë e përcolla në aeroport për një çast mendova: Ja po e përcjell babain drejt varrit i cili nuk do kthehet më, këtë e kaloja nëpër mendje sepse këtë gjë e kishin pohuar dhe mjekët se është një rrezik serioz dhe që ka pak shance të rikthehet përsëri në Francë.
Iku në Shqipëri, vizitoi vendlindjen, por dhe tek varret e të afërmëve të tij shkoi e më në fund u kthye përsëri në Francë duke sfiduar ç'do parashikim negativ që kishim ne dhe mjekët.
Pas kthimit i bëra pyetje: Pse këmbëngule të shkoje?
Përgjigja: Or mec, tan Mirdita më shpalli të vdekur, por unë i "vdekuri" shkova të vizitoi të "varruarit".

Foto: Babai im Ndrec Molla dhe Prof. Renato Totrraku që ka ndihmuar në gjenealogjinë e fisit Molla në Mat në librin e babait tim "UDHA E BREZAVE".
Dalur në Rrëshen, Mirditë pas daljes së tij nga koma në Francë.

Shënim: Në vitin 1954 në burgun e vjetër Shkodër babai im ishte dënuar për egjidacion e propagandë kundër pushtetit.
Bie në koma dhe e hedhin të gjallë në gropë duke menduar që kishte vdekur, por kolegu i tij Dr. Baftjar Gjini nga Vlora që kishte qenë bashkë në punë me të në vitin 1951 në Spitalin e Rubikut pasi i kontrolloi zemrën dhe pulsin konstatoi që ishte i gjallë dhe mori leje që ta nxjerrnin nga gropa para që ta mbulonin me dhe të cilin babain e dërgoi në spitalin e Shkodrës dhe pas disa ditëve del nga koma.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...