S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, September 30, 2019

Ekzekutohet me breshëri plumbash 40-vjeçari në Lushnjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lushnjës, ku një person është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Viktima është identifikuar si 40-vjeçari, Bes Hida.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur krimin.

Parashikimi i motit për datën 1 Tetor, ja çfarë pritet

Parashikimi i motit për datën 1 Tetor:
Sot nuk priten reshje.
Era pritet të fryjë e lehtë.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 18 / 26 °C
Në vendet e ulëta: 17 / 28 °C
Në vendet malore: 11 / 24 °C.

Sunday, September 29, 2019

Erl Kodra: Para një viti kam shkruar këtë replikë me super gazetarin Carlo Bollino, ku pas publikimit të këtij teksti, Mr. Bollino më bëri bllok. Faleminderit Carlo!

Replikë e pakërkuar (jo koncension i pakërkuar) me gazetarin shqiptar Carlo Bollino
Carlo Bollino, të bësh gazetari, e kam fjalën për gazetari prej vërteti, është krejt tjetër gjë nga shërbimi all inclusive që ti dhe "media" jote ofroni për Kryeministrin Edi Rama. E bëra këtë pohim që në krye, sepse ajo çfarë ti pretendon se bën në Shqipëri është lehtësisht e dallueshme, e lexueshme dhe e kuptueshme për të gjithë.

Megjithatë, me sojin dhe llojin e gazetarisë tënde duhet tjetër qasje, jo e natyrshme, jo e zakonshme, jo e përkorë. Por fatkeqsisht për ty, unë nuk do ta jap atë kënaqësi që ti dhe media jote e kërkon gjithmonë. Jo "maestro", unë do të përpiqem të jem krejt i përkorë, ashtu si "polemistët e mëdhenj", duke të dhënë një shans reflektimi, domethënë, të debatoj dhe të sfidoj pikërisht aty, në "fushën tënde".
Pra, lexoje sfiden time "Maestro" Bollino.

Nëse të kujtohet, por ska se si të kujtohet, ndoca më shumë se një vit, në përgjigje të një editoriali tëndin, unë shkruajta një koment në facebook, duke të thënë se "gazetaria jote është e njëanshme dhe denigruese ndaj opozitës". Përgjigja ishte se "ne si media i japim hapësirë edhe opozitës, madje nuk censurojmë lajme, pasqyrojmë të gjithë aktivitetin e saj". Unë e vazhdova replikën time duke të kujtuar se gazetaria nuk është vetëm raportim, madje edhe brenda një raportimi, nëse ky raportim nuk bëhet ashtu siç duhet, pra raportim i paanshëm, atëherë kjo nuk është gazetari neutrale. Kjo ishte pak a shumë polemika jonë.

Por kjo me siguri nuk të kujtohet. Ska se si, fundja unë jam një "autor" që shkruaj tekste dhe ndonjërin e publikoj këtu në facebook-un tim. Megjithatë, polemika ime me ty nuk është personale, përkundrazi është krejt parimore, dhe si e tillë, unë nuk kam asnjë arsye që ta personalizoj atë, por ta përgjithsoj, sepse të siguroj se unë jam shembulli perfekt i një shqiptari të zakonshëm, krejt të zakonshëm, që ka lindur në një rregjim terrorist, është rritur në një regjim terrorist deri në moshën 24 vjeç, ka bërë punë të detyruar në kampet e internimit, ka shkruar poezi disidente, mirëfilli disidente, aq disidente sa, saktësisht për këto tekste, është torturuar në zyrat e Sigurimit të Shtetit, atëbotë vetëm 18 vjeç. Kjo me siguri nuk të thotë ndonjë gjë të madhe, përveç poezive e kam fjalën. Nejse, nuk do të të lodh më shumë me këtë pjesë, sepse edhe po të kërkosh të mësosh më shumë për mua, unë nuk dëshiroj ta jap atë mundësi, sepse jam i sigurt se ti do e keqpërdorësh, ashtu siç i keqpërdor subjektet në politikën tënde editoriale, në median tënde "të pavarur".

Pra, që të futem tek "thelbi i gjësë" (kjo fjalë më shkatarron fare nga përdorimi masiv që i bëjnë snobët modern në ligjërimin publik!) unë kam një problem të madh me ty si gazetar, si personalitet publik, si media dhe si steriotip. Pra, meqense e bëmë marrëveshjen e fjalës; se unë jam shqiptari i zakonshëm, dhe si mua janë shumica e shqiptarve, pra lexuesi yt, ndërsa ti je botuesi, gazetari i pavarur, që boton gazeta që prej më shumë se 20 vjet, që aktualisht ke një televizion privat, ke edhe aktivitete private në një fushë disi të veçantë dhe sensitive për mua dhe shqiptarët si unë kryesisht me "BunkArt 1 & 2"; pra, praktikisht ti je me qindra herë më i rëndësishëm dhe imponues, ke mjete propagande në zotërim dhe mjete financiare në dispozicion. Shkurt, ti Carlo Bollino je shumë i rëndësishëm. Tmerrsisht i rëndësishëm. Ti je saktësisht ai njeriu që pa ia pasur aspak për borxh, vjen e të flet ditën e natën tek veshi për gjithçka ia do qejfi, kryesisht mashtrime dhe gënjeshtra, duke ia paraqitur të zezën të bardhë dhe anasjelltas. Po Carlo Bollino, ky je ti.
Dhe këtë punë të shpifur ti e ke biznes për interesat e tua, që në fakt nuk janë interesat e mia dhe të shumicës së shqiptarve. Pse Carlo Bollino?!
Carlo Bollino, këtu ka një problem të madh, shumë të madh. Sepse gazetaria që ti ke praktikuar në Shqipëri ka qenë që në krye të herës apriori dhe qartazi kundër të djathtës shqiptare dhe Partisë Demokratike. Kjo linjë e "ka përshkruar si një fill i kuq" linjën tënde editoriale, tekstet dhe analizat, lajmet dhe temat e trajtuara, emrat dhe ngjarjet për të cilat ti ke shkruar dhe përdorur gjatë gjithë punës tënde. Kjo formë gazetarie, megjithat mund të "kapërdihej", sikur të mos ishte kthyer sidomos këto vitet e fundit kryekëput në funksion të Kryeministrit Edi Rama dhe organizatës politike "Rilindja", njësoj si ERTV e tij. Por edhe kjo me njëmijë dreqër mund të pranohej, sikur këto kohët e fundit të mos e ktheje gazetën shqiptarja..com në funksion dhe nën urdhërat e Krimit të Organizuar!
Po, sapo e lexove se ti ke bërë saktësisht këtë punë të ndyrë, që zakonisht e bëjnë "pastruesit", ata që ngarkohen nga Kumbarët për të pastruar rrëmujën e një lëme me kufoma, të cilat i tretin me acid, i copëtojnë, ose i hedhin nëpër gropa betoni në themelet e Kullave që ngrihen në Gotham City.

Sepse televizioni dhe gazeta jote interviston kriminel sadist, mafioz, vrasës dhe trafikant. Sepse televizioni dhe gazeta jote bën vetëm dy punë; shanë ish liderin e Partisë Demokratike, shanë, mallkon dhe denigron liderin aktual të Partisë Demokratike, dhe interviston zakonisht Safet Rrustemin, Izet Haxhinë dhe Saimir Tahirin, të cilët po zakonisht, shajnë, mallkojnë, kërcënojnë dhe denigrojnë po Partinë Demokratike, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.
Kaq është gazetaria jote. Vetëm kaq dhe asgjë tjetër në botë.

Madje, edhe editoriali yt i sotshëm ishte një sulm i pastër kundër Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike.
Se harrova të të kujtoj edhe intervistën me vajzën e abuzuar fizikisht nga djali i eksponentit të lartë të Partisë së Edi Ramës, Rrahman Rrahja, intervistë e cila u mor nga Drejtori i Informacionit në Report TV Muhamet Veliu, intervistë e cila u dha me vullnet të lirë nga e abuzuara fizikisht dhe psiqikisht, e cila foli e qetë, në kushte tejet komode dhe relaksuese, dhe supergazetari Muhamet Veliu nuk bëri asnjë pyetje sygjestionuese, ose selektive, ose tendencioze, madje, ashtu si padashje e pyeti edhe për gjëra jashtë temës së intervistës... Nejse!
Harrova të shtoj se gazetari Muhamet Veliu mbajti fort parasysh kodin etik të gazetarit trim dhe të paanshëm, duke u treguar i kujdeshëm që të mos e rëndonte gjendjen emocionale të vajzës jetime dhe të abuzuar prej vitesh, kod të cilin unë e publikova dje, duke e bërë "tag" emrin tend.

Carlo Bollino, kjo është vetëm maja e asjbergut e gazetarisë tënde gjigande që ti bën në Shqipëri. Por ti nuk je i vetmi, sepse si ty janë shumë, dhe mes jush ka plasë gara e pakompromis se kush do të jetë i preferuari i Shefit të Madh. Vazhdoni zhytuni, shtyhuni dhe shkelni me këmbë një popull të vuajtur prej vetëm 2 milion banorë.
Në fakt me ty mund të zgjatem pafund, sepse pa fund është historia e gazetarisë së madhe që bëhet "në katundin tonë mediatik"; duke e huazuar frazën plot famë të Shefit tënd.
Sepse ti Carlo Bollino po bën aq gjëra "madhështore" në emër të medias së lirë dhe fjalës së lirë, sa ti dhe të ngashmit e tu jeni bërë po aq të urryer sa Kryeministri Edi Rama. Ndaj kam frikë se do t'i merrni edhe ju gjynahet e tij kur "i gjati me çitjane" të thyej qafën.
Carlo,
Ndoshta u tregova disi i ashpër me ty. Sinqerisht nuk kam asgjë personale. Por problemi është se unë jam dikush që e vuan shumë gjendjen e tmerrshme ku ndodhet Shqipëria. Dhe kam fëmijë për të rritur, vajza. Por kam frikë, sinqerisht kam frikë për të ardhmen e tyre, sepse kushedi, fati mund t'i kryqëzojë rrugën me djalin e Rrahmanit, dhe! këtu më fiken dritat Carlo. Më erren sytë, dhe në këto rrethana, ka shumë mundësi që djalin e Rrahmanit ta vras plumb ballit. Njeri jam edhe unë. Mundet që Muhamet Veliut t'ia thyej këmbën. Ndërsa ty, si italian i shqiptarizuar, mund të të fus një grusht dhe një pështymë surratit... Gjithmon në një situatë hipotetike dhe mediatikisht, të kuptohemi.

Dhe së fundmi, për relaks, lexoje pak këtë sentencën:
“Kur është fjala për kontrollin e qenieve njerëzore, nuk ka instrument më të mirë se sa gënjeshtra. Sepse ju e shihni, njerëzit jetojnë sipas besimeve. Dhe besimet mund të manipulohen. Fuqia për të manipuluar besimet është e vetmja gjë që ka rëndësi”. thotë Michael Ende (12 nëntor 1929 – 28 gusht 1995) një ndër autorët më të famshëm gjerman të shekullit të 20-të.
29 Shtator 2018 në 1:11 PDErl Kodra

"Erl Kodra"👌👍


Tërmeti/ Mbërrijnë në Shqipëri me avion grek ndihmat e para nga Bashkimi Evropian

Mbërrijnë në Shqipëri ndihmat e parë të Bashkimit Evropian për familjet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit. Pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, në Drejtorinë rajonale të rezervave të shtetit në Lundër kanë mbërritur këto dy ditë ndihma nga disa shtete evropiane si Kroacia, Hungaria, ndërsa priten edhe nga shtete të tjera.
Një avion ushtarak grek solli këtë të dielë kontributin e qeverisë së Greqisë për Shqipërnë. Në ceremoninë e pritjes ishte i pranishëm edhe drejtuesi i ekipit të BE për Emergjencat Civile, Peter Glerum.
“Ne jemi këtu si skuadër e mbrojtjes civile për të ndihmuar Shqipërinë. Ne kemi marrë deri më tani ndihmat e dhëna nga 3 shtete dhe presim edhe nga shtetet e tjera”, u shpreh përfaqësuesi i BE-së.
Nga ana e tij, Sekretar i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikolaos Hardalias tha se jemi këtu të japim një mesazh solidariteti dhe mbështetje për pupullin shqiptar. 
Drejtori i Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit, Paulin Luli falenderoi në emër të Ministrisë së Mbrojtjes përfaqësuesit e lartë të Mbrojtjes civile për solidaritetin.
“Shpresojmë që ne këtë ndihmë të dhënë të mos e kthejmë vetëm në raste të tilla, por të jemi krah njëri-tjetrit për të ndihmuar në kohë të vështira”, u shpreh Drejtori i Rezervave të Shtetit.
Një ekip i specializuar i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së ka mbërritur në Tiranë, duke iu atashuar ekipeve shqiptare të emergjencës për vlerësimin e dë meve në terren dhe ofrimin e asistencës së tyre. Prezantimi u bë një ditë më parë edhe nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në prani edhe të ambasadorit të Delegacionit të BE në vendin tonë, Luigi Soreca.






Shtojini patjetër në tryezën tuaj, ja pse gratë duhet të hanë çdo ditë qepë e hudhra

Të hani qepë dhe hudhër të pa gatuar çdo ditë mund të duket si një “mision i pamundur” për shumë persona. Ama edhe kjo lloj diete ushqimore, me këta dy elementë të rëndësishëm në të, ka të mirat dhe përfitimet e veta, veçanërisht për femrat.
Kështu, nëse konsumoni çdo ditë qepë e hudhra, mund të ulni rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Shkencëtarët kanë analizuar mënyrën e ushqyerjes tek gratë, në një kohë ku numri i kësaj sëmundje është rritur jashtëzakonisht shumë gjatë dekadave të fundit.
Ata përmes kësaj analizë kanë gjetur se, ato gra të cilat të paktën një herë në ditë në ushqimin e tyre ka pasur qepë dhe hudhër, kanë pasur gjasa më të vogla të kancerit të gjiri, më konkretisht 67%.
Mirëpo, sipas shkencëtarëve, këto dy perime duhet të hahen të gjalla dhe pa i përzier në ushqime të tjera. Sipas tyre efekti nuk është i njëjtë, apo ndoshta edhe nuk ka fare efekt.
Të hani qepë dhe hudhër, mund të jetë çelësi e këtë e tregojnë edhe studimet e më hershme, se antioksidantët që gjenden në këto dy perime, ndihmojnë në ‘vrasjen’ e qelizave kancerogjene.
Po ashtu, këto studimet kanë treguar se ngrënia e qepës dhe hudhrës të gjallë nuk e zhduk vetëm rrezikun e kancerit të gjirit, por gjithashtu kancerin në stomak, prostatë dhe mushkëri.
Bashkohuni edhe në Instagram. 
⬇️⬇️⬇️⬇️- 🇦🇱
@shtypnews_al https://www.instagram.com/p/BzskTVIJXv5/?utm_source=ig_web_copy_link

Domate turshi: Ndër më të preferuarat për shumë shqiptarë

Domate turshi: janë ndër më të preferuarat për shumë shqiptarë

Domatet turshi janë pjesë e çmuar e kuzhinës tradicionale të Shqipërisë e Kosovës.
Përgatitja e tyre kërkon kohë, zemër dhe përkushtim nga amvistat shqiptare. Ato njihen zakonisht si “zahire” dhe zakonisht përgatiten gjatë verës për t’u bërë gati dhe konsumuar në dimër. Të bërit turshi nëpërmjet fermentimit me shëllirë ose uthull është një teknikë e mirë e ruajtjes së perimeve.
Recetat e turshive variojnë nga kultura dhe vende të ndryshme dhe shpesh përfshijnë edhe përdorimin e erëzave. Llojet më të përhapura të turshive në vendet tona janë ato të domates, lakrës, specave, perimeve të përziera, kastravecave, patëllxhanëve dhe panxharit. Domatet turshi janë ndër më të preferuarat për shumë shqiptarë.
Përveç vitaminës C, fermentimi çliron acidin laktik dhe probiotikët të cilët ndihmojnë tretjen.
Siç e dimë, frutat dhe perimet e freskëta përmbajnë antioksidantë natyralë që parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Megjithatë, jo të gjithë e dinë se fermentimi në ndryshim nga gatimi i ruan antioksidantët.
Turshitë përmbajnë sasi të moderuara të hekurit, magnezit, fosforit, kaliumit, thiaminës, riboflavinës, niacinës, vitaminës B-6, folatit, vitaminës B-12, vitaminës A, vitaminës E, vitaminës D, dhe vitaminës K.
Si të përgatisni domatet jeshile turshi?
Përbërësit: 1kg domate jeshile të pastruara dhe të prera në katër pjesë, 1 gotë me uthull të bardhë
1 gotë me ujë, 1 lugë gjelle me kripë e forte, 3 lugë çaji me fara lulekopre, 6 thelbinj hudhër të qëruar, 3 deri në 4 lugë çaji me piper kokërr, 3 gjethe dafine.
Përgatitja: Fillimisht sterilizoni katër kavanozë qelqi në ujë të valuar. Vendosini kapakët në një tenxhere, mbulojini me ujë dhe lërini të ziejnë në temperaturë të ulët. Në një tenxhere tjetër kombinoni uthullën, ujin dhe kripën dhe lërini të ziejnë.
Shtroni një napë në banak dhe mbi të vendosni kavanozët dhe kapakët e sterilizuar. Më pas në secilin prej tyre hidhni 1 lugë çaji me fara lulekopre, 2 thelbinj hudhër, gjysmë luge çaji me piper kokërr, 1 gjethe dafine.
Shtoni kokrrat e domateve në kavanozë, hidhni ujin e kripur mbi to duke lënë hapësirë në sipërfaqe. Përdorni lugë druri për të larguar bulëzat e ajrit dhe shtoni ujë me kripë nëse është e nevojshme. Fshini grykën e kavanozëve me një napë të pastër dhe mbyllini kapakët.
Vendosini në një tenxhere me ujë të valuar dhe lërini të ziejnë për 10 minuta. Më pas lërini të ftohen mbi një peshqir të vendosur në banak. Kur kavanozët të jenë ftohur plotësisht sigurohuni që kapakët janë të izoluar dhe puthitur mirë.
Prisni të paktën një javë përpara konsumimit. Ruajini kavanozët në një vend të ftohtë e të errët deri në një vit. Ju bëfshin mirë!
Përfitimet e domates jeshile
Vitaminat antiokisdantë: Një domate e madhe jeshile përmban 43 miligramë vitaminë C duke plotësuar gjysmën e dozës së rekomanduar ditore për meshkujt dhe pothuaj 60 përqind të dozës ditore për femrat. Në të njëjtën kokërr gjeni 58 mikrogramë të vitaminës A, duke plotësuar një të dhjetën e dozës së rekomanduar ditore.
Marrja e këtyre vitaminave e mbron sistemin imunitar dhe parandalon plakjen e parakohshme.
Vitamina K dhe Vitaminat B: Vitaminat B e ndihmojnë organizmin të përdorë proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet për prodhimin e energjisë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Një domate jeshile ofron 10 përqind të dozës së rekomanduar të vitaminave B, thiaminës, acidit pantotenik dhe më pak se 10 përqind të riboflavinës dhe niacinës për të cilat keni nevojë çdo ditë.
Minerale, Proteina dhe Fibra: Ndonëse domatja jeshile përmban pak minerale, ajo plotëson nivelin e ushqyesve të rekomanduar me 5-10 përqind të hekurit, magnezit, fosforit, kaliumit dhe manganit. Këto minerale ushqejnë gjakun, nervat, kockat dhe muskujt. A. Cara

Saturday, September 28, 2019

Në vendet myslimane kanceri nuk konsiderohet si sëmundje serioze, ata kanë formulën për kurimin e saj

Në faqen e Alexander Chernigovsky në Facebook, u shfaq një tekst mbi trajtimin e sëmundjeve malinje në vendet islamike.
Në faqen e tij, ai shkruan se vendet myslimane nuk e konsiderojnë kancerin një sëmundje të rrezikshme dhe se ai sipas tyre “trajtohet me lehtësi brenda disa ditëve përmes një “agjërimi strikt”.
Ata këtë sëmundje e cila është e rrallë tek ta, madje as nuk e quajnë sëmundje, por “bishë” e cila absorbon disa herë më shumë energji në qelizat e tyre.
Profesorët nga Universiteti i Algjerisë besojnë se kanceri në çdo fazë të urisë vdes brenda 3 ditëve deri në një muaj. Agjërimi në këtë kuptim nuk do të thotë që ju nuk duhet të hani asgjë dhe të pini vetëm ujë të pastër.
Ata pretendojnë se agjërimi është një recetë si për parandalimin ashtu edhe trajtimin e kancerit. Sipas një studimi të botuar Proceedings of the National Academy of Sciences, për të kuruar ose parandaluar kancerin, njerëzit duhet të heqin dorë nga tre vaktet në ditë, ose të agjërojnë një të tretën e ditës.
Mundësi tjetër janë “ditët e agjërimit”, d.m.th të hani maksimumi 500 kalori në ditë, ose të eliminoni plotësisht mëngjesin dhe drekën.
Sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Algjerisë, kjo do t’ju ndihmojë të mbani peshën tuaj normale të trupit dhe të parandaloni zhvillimin e diabetit, kancerit, sëmundjes së Alzheimerit, si dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Shkencëtarët konkludojnë se, në kohën e evolucionit, sistemi tradicional i dietës me tre vakte është jonormal. Pra, sipas shkencëtarëve, edhe për pasardhësit tanë, tri vakte konsideroheshin të panevojshme.
Mënyra e duhur e konsumimit të frutave
Ekspertët sugjerojnë se frutat është më së miri të konsumohen në stomak bosh.
Dr. Herbert Shelton (1895-1985), një ekspert në mjekësi alternative, pacifist, vegjetarian dhe mbështetës i agjërimit, ka kohë që e ka shpjeguar këtë.
Kur hahet në stomak bosh, çdo frut në kontakt me acidin e stomakut bëhet alkalik. Përndryshe, kur përzihen me mbetjet e tjera të ushqimit, prodhohen gazrat, duke shkaktuar dhimbje … Përveç problemeve të tretjes, Dr. Shelton gjithashtu besoi se frutat në stomak bosh parandalojnë rënien e flokëve dhe shumë probleme tjera.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...