S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, September 13, 2019

Dy vajza rrahin një nxënës në shkollën "Shkëndija" në Prishtinë, vëllau i tyre sulmoi zyrtarin policor

Policia e Kosovës ka ar*restuar dy vajza, të cilat dje në shkollën “Shkëndija” në Hajvali të Prishtinës kanë rra*hur një nxënës.
“Njësia policore ka arr*estuar dy të dyshuara femra K-Shqiptare, për arsye se të njëjtat kishin sul*muar fizikisht vik*timën mashkull K-Shqiptar nxënës i shkollës. Gjatë arr*estimit të dyshuarave, vëllai i tyre i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka sul*muar fizikisht zyrtarin policor dhe më pas ka ikur. 
Vik*timat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Thursday, September 12, 2019

“Nacionalistët grekë do hyjnë në Shqipëri, do marrin hak për vrasjen e Kacifas”

Historiani Arben Llalla shkruan sot se më datën 22-26 shtator trupat special të Greqisë do të vijnë në Shqipëri.
Sipas tij rreth 100 anëtarë të shoqatës së ushtarakëve dhe policëve të Greqisë do vijnë në jugun e Shqipërisë duke bërtitur për aneksimin e jugut, duke kërkuar të drejtat e “300 mijë”, grekëve në Shqipëri të cilët sipas tyre s’kanë shkolla, s’kanë kishën e tyre, etj.
“Ja edhe trupat speciale të Greqisë së batalionit të Janinës duke provokuar Shqipërinë më luftë për të çliruar Veriu e Epirit sepse ajo qenka tokë greke.
Më 22-26 shtator rreth 100 anëtarë të shoqatës së ushtarakëve dhe policëve të Greqisë do vijnë në jugun e Shqipërisë duke bërtitur për aneksimin e jugut, duke kërkuar të drejtat e “300 mijë”, grekëve në Shqipëri të cilët sipas tyre s’kanë shkolla, s’kanë kishën e tyre, etj.
Do shkojnë në Bularat e do çirren “Kacifas je gjallë ne do luftojmë për të marrë hak kundër RENEAS”. Çështja është çfarë do bëjnë strukturat shtetërore të Shqipërisë? Asgjë, do bëjnë sehir, ushtria jonë është inekzistence, policia do hapi dyert e doganës ndërsa SHISH do merret me izolimin e shqiptarëve patriotë, atyre që u dhimbset toka arbërore.
Këta 100 ushtarak e policë grekë që do vijnë me rroba civile që hyjnë nga kufiri i Konispolit për të vazhduar në Përmet, Këlcyrë e përfunduar në Sarandë tek taverna me muzikë greke…’, shkruan Arben Llalla.

Vuçiq pas takimit me Papën: Vatikani nuk do ta njohë Kosovën

Pas takimit me Papën, Presidenti serb Aleksander Vuçiq tha se Vatikani po ndjek një politikë serioze dhe do të ruajë pozicionin e tij për Kosovën, raporton Sputnik.
Pas takimit, presidenti i Serbisë u tha gazetarëve se ka biseduar me Papën për vendet e shenjta në Kosovë, për situatën e ‘vështirë’ të popullit serb atje, por edhe për raportet e këqija të kroatëve ndaj serbëve. I pyetur nëse Vatikani do të mbante qëndrimin e tij për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës, Vuçiq tha se Vatikani po ndjek një politikë serioze dhe do të mbajë qëndrimin e vet, por dëshiron një zgjidhje paqësore me shqiptarët.
“Kjo është ajo që mund të them dhe që është e rëndësishme për qytetarët”, tha Vuçiq.

Eerion Kristo: Dy mesazhe dhe nje fshikullim: Për politikanët shqiptarë:

Dy mesazhe dhe nje fshikullim:

r politikanët shqiptarë:
Ju o kryehajdutë të këtij kombi, ndërkohë që i keni zhytur thellë duart në xhepat e shqiptarëve, duke u marrë përditë me mbulimin e fëlliqësive tuaja, keni lejuar që në këtë vend të rritet një racë shtazarake shqiptarësh. Ky është kryekrimi juaj dhe shpresoj tju bjerë në kokë.

Për popullin:

o popull që sdi ça do dhe pse jeton, ndërkohë që ata që kemi në krye kanë shkatërruar gjithë shancet e jetës tonë. Shpresoj ta shikosh shumë shpejt veten në flakë, që ta kuptosh më në fund se përse është krijuar jeta.

Për veten time:

o gomar deti, që beson se ajo që ke në mendje ka ndonjë lidhje me realitetin që të rrethon, Shut the fuck up.
P.S. Keto fjalë me dolën nga thellësia e shpirtit kur mora vesh se sa para janë vjedhur nga ajo skema e famshme e TVSH.
Asnjë taksë nuk do paguaj. Mos prisni më gjë nga unë, mos kërkoni më gjë nga unë. Unë sjom.

Wednesday, September 11, 2019

Abdulla Diku: Pyjet e vjetër të Ahut në Lumin e Gashit (Tropojë), përse janë zonë e UNESCO-s?.

Pyjet e vjetër të Ahut në Lumin e Gashit (Tropojë), përse janë zonë e UNESCO-s?.
Vendimi për përfshirje në UNESCO është marrë ne Krakow (Poloni) në vitin 2017.
Lumi i Gashit është i njohur në Shqipëri, si një ndër zonat me natyrën më të bukur dhe të pashqetësuar. Bën pjesë në Njësinë Administrative Tropojë, bashkia Tropojë. Shtrihet në pjesën lindore të Alpeve Shqiptare duke u kufizuar në veri me Malin e Zi dhe në veri-lindje me Kosovën.
Lumi i Gashit është shpallur si zonë e mbrojtur ‘Rezervë Strikte Natyrore” (kategoria I) me VKM nr.102, datë 15.01.1996, me sipërfaqe 3,000 ha. Sa i përket mbrojtjes ligjore, zona ka nivelin më të lartë të mbrojtjes, bazuar në legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar.
Që nga viti 2017, Lumi i Gashit është gjithashtu pjesë e rrjetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO, me një sipërfaqe të pyjeve të vjetër të Ahut prej 1,261.52 ha dhe zona buferike rreth këtyre pyjeve me një sipërfaqe prej 8,977.48 ha.
Lugina përfaqëson një shtrirje gjatësore veri-jug me gjatësi rreth 27 km, deri në bashkimin e saj me luginën e Valbonës poshtë fshatit Shoshan.
"Pyjet e vetër/të lashtë të Ahut (Fagus sylvatica L.)" janë përfshirë në listën e inventarit të UNESCO si një element i domosdoshëm për të kuptuar historinë dhe evolucionin e llojeve të gjinisë Fagus (Ah) i cili, duke pasur parasysh shpërndarjen e tij të gjerë në hemisferën veriore dhe rëndësinë ekologjike, është globalisht domethënës. Këto pyje të pashqetësuara, të vendosura në ekosisteme unike, shfaqin modelet dhe proçeset ekologjike më të plota dhe gjithëpërfshirëse të formacioneve të pastra dhe të përziera të Ahut evropian në një sërë kushtesh mjedisore, siç janë kushtet klimatike dhe gjeologjike, në të gjitha Rajonet Evropiane të Pyjeve të Ahut.
Pyje të tilla përfshijnë një zonalitet vertikal nga bregdeti deri në vijën pyjore në male e larta (në kufinj të kullotave alpine). Ahu është një nga elementët më të rëndësishëm të pyjeve gjethegjerë në vendet me klimë të temperuar dhe paraqet një shembull të jashtëzakonshëm të ri-kolonizimit dhe zhvillimit të ekosistemeve dhe komuniteteve tokësore që nga Epoka e Akullit.
Zgjerimi i vazhdueshëm verior dhe perëndimor i Ahut nga zonat e tij të strehimit akullnajor në pjesët lindore dhe jugore të Evropës mund të gjurmohet përgjatë korridoreve natyrore që përshkojnë kontinentin. Ndryshimet më të fundit në modelin e shpërndarjes së kësaj specie lidhen me ndikimet e drejtpërdrejta të shqetësimit njerëzor dhe efektet më komplekse të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu. Si modelet seriale historike ashtu dhe ato aktuale të shpërndarjes, paraqesin strategji evoluese natyrore për përshtatjen dhe mbijetimin e ndryshimit mjedisor. Dominimi i Ahut në zonat e gjera të Evropës është një dëshmi e gjallë e përshtatshmërisë gjenetike të tijë.
Zonat e zgjedhura të pyjeve të Ahut jo vetëm që përfaqësojnë diversitetin e plotë dhe në seri, të gjetur në të gjithë Evropën, ato janë gjithashtu me madhësi të mjaftueshme për të ruajtur proçeset natyrore të nevojshme për qëndrueshmërinëekologjike afatgjatë të ekosistemit. Zonat buferike garantojnë ruajtjen afatgjatë të karakterit të veçantë të pyjeve të Ahut së bashku me atributet e tyre të natyrshme.
Përveç kritereve siç janë shtrirja e sipërfaqes pyjore dhe prania e një zone efektive tampon (buferike), karakteristikatkryesore, të cilat u përdorën edhe në proçesin e përzgjedhjes së zonës si pjesë e UNESCO, përfshinin moshën mesatare të grumbullit pyjor dhe periudhën që nga menaxhimi i fundit ose shqetësimi njerzor mbi atë masiv pyjor. Kriteret e vlerësimit të përdorura në proçesin e përzgjedhjes ndihmuan për të përshkruar shkallën e natyralitetit të një pylli, por gjithashtu ofrojnë disa indikacione për aftësinë funksionale të qenësishme të ekosistemit.
Më në fund, aty ku është e nevojshme, theks i veçantë iu kushtua lidhjes midis pyjeve të Ahut dhe habitateve plotësuese përreth, si një parakusht i perceptuar për funksionimin e ekosistemit dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve mjedisore.







Pyjet e vjetër të Ahut në Lumin e Gashit (Tropojë), përse janë zonë e UNESCO-s?.
Vendimi për përfshirje në UNESCO është marrë ne Krakow (Poloni) në vitin 2017.
Lumi i Gashit është i njohur në Shqipëri, si një ndër zonat me natyrën më të bukur dhe të pashqetësuar. Bën pjesë në Njësinë Administrative...
Më shumë

Uji radioaktiv në Fukushima do të shkarkohet në Oqeanin Paqësor

Ministri i Mjedisit i Japonisë, Yoshiaki Harada, tha se Kompania e Energjisë Elektrike e Tokios (Tepco) do të duhet të shkarkojë ujin radioaktiv në centralin bërthamor Fukushima direkt në Oqeanin Paqësor.
Sipas lajmit të Japan Times, Harada në një konferencë për media ka bërë të ditur se “shkarkimi në det është alternativa e vetme” për ujin radioaktiv të depozituar në tankerët e centralit bërthamor Fukushima, i cili u dëmtua gjatë tërmetit dhe cunamit në vitin 2011.
Në takimin ku Harada ka diskutuar veprimet e tij përpara ndryshimit të kabinetit të planifikuar për t’u kryer në Japoni nesër, ai ka njoftuar se qeveria e Japonisë do ta diskutojë shkarkimin e ujit radioaktiv në det dhe se ai vetëm ka shprehur mendimin e tij lidhur me këtë çështje.
Ndërkohë ministri japonez nuk ka bërë deklaratë për çështjen se sa ujë radioaktiv është e nevojshme që të shkarkohet në det.
Tepco ka mbledhur më shumë se një milion ton ujë radioaktiv, i cili ka dalë nga tubacionet e ftohjes që pas fatkeqësisë që shkaktoi tërmet dhe cunami në vitin 2011. Sipas kompanisë, në tankerët që ndodhen në central nuk do të ketë më vend për ujin radioaktiv deri në vitin 2022.
Ndërkohë theksohet se zyrtarët e Tepco nuk kanë bërë komente lidhur me deklaratën e ministrit Harada.
Tërmeti 9 ballë dhe cunami i formuar më pas më 11 mars në Japoni, shkaktoi rrjedhje radioaktive në centralin bërthamor Fukushima. Si pasojë u dëmtuan 3 nga 4 reaktorë bërthamor në central, ku dhe dhjetëra mijëra persona mbetën të detyruar të braktisnin shtëpitë e tyre për shkak të rrjedhjes radioaktive.
Vlerësohet se do të zgjasë për dekada vendosja nën kontrollin e plotë të rrjedhjes dhe likuidimit të termocentralit. aa

Një hero i 11 Shtatorit |Shtypnews.al|

Këtë të dielë mbushen 15 vjet nga sulmet terroriste në Nju Jork dhe Uashington kur humbën jetën rreth 3 mijë persona. Ndër të vrarët ishin anëtarë të ekipeve të reagimit të shpejtë në Nju Jork, të cilët vepruan me shpejtësi për të shpëtuar viktimat e sulmeve ndaj Kullave Binjake, por që humbën edhe vetë jetën gjatë shembjes së godinave. Kështu ndodhi edhe me punonjësin e policisë me origjinë ukrainase, John Skala, i cili shkoi tek Qendra Botërore e Tregtisë për të mos u kthyer më.
Kur avioni i parë Boeing me pasagjerë u përplas në kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë, ukraino-amerikania Irene Lesiw e dëgjoi lajmin në radion e makinës, ndërsa po shkonte në punë. Ajo nuk e dinte ende se terroristët do të përplasnin një avion të dytë në kullën jugore, apo se vëllai i saj, oficeri i policisë John Skala, ishte dërguar për të ndihmuar njerëzit.
Irene tregon fotografi të të vëllait dhe kujton se sa i lumtur ishte ai kur u bë punonjës policie.
“Ishte dita e më bukur e jetës së tij, por nuk e dinim se do të jetonte edhe vetëm tetë vite të tjera… Ishte aq i gëzuar atë ditë dhe e gjithë familja shkoi në ceremoninë e diplomimit.”
Vëllai i tij, Mike, dhe e gjithë familja, u befasuan kur morën vesh se John donte të bëhej polic.
“Ai donte të bëhej zjarrfikës, shofer kamioni, inxhinier. Donte gjithnjë të bëhej diçka. Por, kur u bë polic, ishte një shok për të gjithë familjen, edhe për mua…”
Pas kishin ndodhur sulmet, Mike iu përgjigj telefonatës së policisë, kur u njoftua se Johnny ishte ndër ekipet e para të reagimit të shpejtë që u dërguan tek Kulla Binjake, dhe se tashmë nuk gjendej më.
Javët në vazhdim u shndërruan në një sprovë të rëndë për familjen Skala. Ata vazhdonin të shpresonin se Johnny do të kthehej në shtëpi.
“Fatkeqësisht, nuk pati eshtra të tij. Asgjë. As ora apo unaza e tij.”
John ishte kunguar për herë të parë në këtë kishë në Passaic, të Nju Xhersit. Në po këtë kishë u mblodhën familja, kolegët dhe miqtë e tij 40 ditë pas tragjedisë.
Mike tregon se bashku me të shoqen koleksionin e sendeve që kanë mbledhur gjatë viteve në kujtim të John-it. Në katin përdhes të shtëpisë së tij, ai shikon kaseta të vjetra të vëllait të tij…..ose thjesht qëndron në heshtje, siç qëndronte pranë kullave të shkatërruara.
“Shkoja atje natën. Kur nuk kishte asnjeri rrotull. Pa media, pa gazetarë. Thjesht shkoja dhe kaloja tërë kohën time atje. Flisja me vete ose i flisja tim vëllai.”
Mike thotë se dhimbja nuk i është pakësuar gjatë këtyre 15 viteve dhe se nuk i janë shuar kujtimet. Ai thotë se është mirë t’i ruash ato si të shtrenjta, por duhet parë drejt të ardhmes. Të kujtojmë dhe të jetojmë., thotë ai.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...