INSTAT raportoi sot se kostot e prodhimit ranë në tremujorin e dytë, si pasojë e uljes së çmimeve të prodhimit në sektorin e metalurgjisë.
Në tremujorin e dytë të vitit 2019, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 103,2 duke shënuar një ulje me 0,3% në krahasim me tremujorin e dytë 2018.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, në tremujorin e dytë 2019, shënoi rritje me 0,1% krahasuar me tremujorin e parë 2019.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” në tremujorin e dytë 2019, ka shënuar ulje me 1,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2018, brenda këtij seksioni ulja më e madhe vërehet në aktivitetin “Metalurgjia” me 7,4%, ndjekur nga aktivitetet “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,3% dhe “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 0,1%.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” në tremujorin e dytë 2019, ka shënuar ulje me 1,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2018, brenda këtij seksioni ulja më e madhe vërehet në aktivitetin “Metalurgjia” me 7,4%, ndjekur nga aktivitetet “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,3% dhe “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 0,1%.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, në seksionin “Industri Nxjerrëse” ka shënuar ulje me 0,4%, brenda këtij seksioni ulja më e madhe vërehet në aktivitetin “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 1,1 %.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për Produktet Vendase krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, shënoi një rritje me 0,8%, e ndikuar kryesisht nga rritja prej 3,0% në seksionin “Industri nxjerrëse”.
Indeksi i Çmimeve të Eksportit krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018 shënoi ulje prej 3,3%. Ulja më e madhe prej 2,6% vërehet në seksionin “Industria përpunuese”. Ndërsa në krahasim me tremujorin e parë, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi rritje me 0,1%.
Rritja më e madhe prej 5,2% vërehet në seksionin “Industri Nxjerrëse” pasuar nga seksioni “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 0,1%. Ndërsa indeksi në seksionin “Industri përpunuese” ka shënuar ulje me 1,1%, ku mund të veçojmë uljen në aktivitetet: “Metalurgjia” me 7,5%, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 0,4% dhe “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 0,2%.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për Produktet Vendase: Krahasuar me tremujorin e parë 2019, indeksi shënoi një rritje me 0,4%, e ndikuar kryesisht nga rritja prej 4,1% në seksionin “Industri nxjerrëse”.
Indeksi i Çmimeve të Eksportit krahasuar me tremujorin e mëparshëm, shënoi një ulje me 0,7%, ndikimin kryesor në këtë ulje e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në seksionin “Industri Përpunuese” me 2,6 %./Monitor/ Per Shtypnwes.al Nga A Cara