S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, July 19, 2019

Erl Kodra: Sokol Balla, Eni Vasili dhe Blendi Fevziu | Shtypnews.al |

Nga Erl Kodra: Sokol Balla, Eni Vasili dhe Blendi Fevziu |Shtypnews.al |

Ata janë luftëtarë, por luftëtarë të një lloji të veçantë, të kuruar, të lumtur, të qeshur, të kënaqur, të veshur firmato. Ata dinë çfarë bëjnë edhe kur duken si naivë ndërsa bëjnë pyetje "të pafajshme". Ata drejtojnë makineritë më fantastike të një progagande surreale, duke sulmuar një audience të shkoklueme nga dinjiteti, që zakonisht nuk mund t'i mbyllë hesapet e muajit për bukën e përditëshme. Spektatori është objektivi që duhet të shohë saktësisht atë që i servirë Sokoli, Blendi dhe Eni, tre supergazetarët që sot përbëjnë Zonën e Parë të Propagandës, ku të vertetat vdesin, dhe mashtrimet rriten. 

Por le të zbërthejmë me detaje se çfarë dëmesh të pariparueshme po i sjellin zhvillimit të vendit në të gjitha drejtimet: ata po deformojnë perceptimin e publikut për demokracinë, për shtetin ligjor, për institucionet e pavarura, për opozitën legale, ndërkohë po shtyjnë qytetarët drejt depresionit dhe humbjes së shpresës, që vitet e fundit po braktisin masivisht vendin. 

Merreni me mend; të gjithë këtë krim publik ata e bëjnë në emër të popullit të cilit gjoja i shërbejnë, por që në realitet ata vazhdojnë propagandën, për arsye të tjera, siç janë shpërblimet e jashtëzakonshme monetare të pushtetit të Edi Ramës dhe jo vetëm. 

*) Noam Chomsky në librin e tij "Kontrolli i Medias: Arritja Spektakolare e Propagandës" thotë se industria moderne e marrëdhënieve me publikun është ndikuar nga teoria e "Demokracia e Spektatorit" e Walter Lippmann, në të cilën publiku shihet si një "tufë e hutuar" që duhet të drejtohet, jo të fuqizohet; dhe se si industria e marrëdhënieve me publikun (në Shtetet e Bashkuara) përqendrohet në "kontrollin e mendimit publik" dhe jo në informimin e tij. 

Më tej Chomsky thotë se "Propaganda shtetërore, kur mbështetet nga klasa e arsimuar... mund të ketë një efekt të madh. Këtë e kuptoi Adolf Hitler, dhe të tjerë pas tij e ndjekin këtë mësim edhe sot".
*) Noam Chomsky, lindur më 7 dhjetor 1928, është një gjuhëtar amerikan, filozof, shkencëtar, historian, kritik social dhe aktivist politik. "Kontrolli i Medias" është një abetare e pashoqe mbi punët sekrete të dezinformimit në shoqëritë demokratike.

Eni, Blendi dhe Sokoli nuk janë budallanj, përkundrazi ata janë aq të zgjuar dhe egoistë, sa ia kanë dalë të drejtojnë emisionet e tyre politike, në televizionet më të fuqishme në vend. Kjo do të thotë se të ngjitesh me "Open" në Top, me "RealStory" në Vizion dhe me "Opinion" në Klan, do të thotë se ti ke kofiçentin e duhur të zgjuarsisë, të mjaftueshëm për të zbërthyer skemat e propagandës. Skenarët pothuaj nuk ndryshojnë, ata janë ndërtuar si arena ku ka qëndrime të forta pro dhe kundër, ndërsa ata, supergazetarët që drejtojnë marrin poza asnjanësie, përveç rasteve kur situata del nga kontrolli. Në këtë mënyrë pesha specifike e skandalit konsumohet live në televizion, duke ulur ngarkesën negative, ndërsa publiku largohet nga thelbi i problemit, duke u marrë me show-n e Blendit, Sokolit, Enit. Shpesh herë pyetjet e tyre janë naive, gati idiote në emër të asnjanësisë profesionale, por në fakt janë të mirëmenduara. Ata gjithmonë kujdesen të bëjnë pyetjen dërrmuese "Kryeministri thotë se...", dhe anjëherë nuk pohojnë "Kryeministri ka bërë këtë...". Për ata, Kryeministri nuk është çfarë bën, por çfarë thotë; domethënë, për supergazetarët tanë nuk ka fare rëndësi se çfarë ka bërë ose nuk ka bërë Kryeministri Edi Rama, por rëndësi ka çfarë thotë dhe deklaron ai. 

Ata bëjnë shkarkim të kontrolluar emocionesh, duke konsumuar kështu një lloj relativizimi të skandalit politik, krimit shtetërorë, krimit financiarë dhe vrasjes së demokracisë. Të pafytyrët që ftojnë në studio e përthithin të gjithë urrejtjen e krimit të kryer, sepse Alfred Peza, Alban Dudushi, Lorenc Vangjeli, Spartak Ngjela, Fatos Klosi, Taulant Balla, Vasjari, Minxhozi, Zaloshnja, Muç Nano, Anila Basha, Baton Haxhia e të tjerë, nuk kanë lidhje me dinjitetin dhe koherencën. Për këto qenie pranohet gjithçka që vjen nga lartësia e Edi Ramës, domethënë, mund të mos pranohet ajo çfarë vjen nga Zoti, por ajo që vjen nga Edi Rama pranohet pa diskutim. Për këto qenie në botën tonë ekziston vetëm Ai. Edhe Shqipëria dhe shqiptarët gjallojnë në saj të vullnetit suprem të Edi Ramës. Pikë.

Për Blendin, Enin dhe Sokolin nuk mund të ketë asnjë mendim të pavarur, kur fjala vjen, gazetari Peter Tiede publikon në Bild neverinë e krimeve, ku provohet me evidenca substanciale përdhosja e demokracisë dhe blerja e pushtetit nga Lartësia e Tij Edi Rama. Për gazetarët tanë gjëra të tilla janë normale, ato duhet të trajtohen si të tilla, sepse Edi Rama e ka këtë të drejtë, përderisa Ai i ka thirrur nën shërbim. 

Normale, sigurisht. 

Për Blendin, Sokolin dhe Enin është normale që opozita të denigrohet, të luftohet, të burgoset, të fyhet, të poshtërohet, të përjashtohet, të zhduket nga faqja e dheut. A nuk është kjo deviza dhe projekti i Edi Ramës? 

Edhe kjo është normale, sigurisht.

Nuk ka asnjë pikë rëndësie se në çfarë dite është auditori, ndërsa ti lançon idenë se këto janë broçkullat e duhura për turmën e uritur. Eni, Sokoli dhe Blendi vazhdojnë me idenë se, përderisa alternativa e vetme jemi ne; gjithçka që lëvizë në hapësirën e komunikimit publik kalon nëpërmjet nesh, dhe ne e kontrollojmë atë, dhe ne jemi të pathyeshëm. 

Naom Chomsky thotë se "Ju duhet t'i mbani ata të frikësuar mjaftueshëm, sepse, nëse ata nuk ndjehen të frikësuar nga të gjitha llojet frikërave dhe demonëve...  ata mund të fillojnë të mendojnë, gjë që është shumë e rrezikshme, sepse ata duhet të mos jenë të aftë për të menduar. " 

Ata nuk vuajnë nga dilemat moraliste se disa qindra mijëra njerëz nga auditori i tyre e ka braktisur vendin, qindra mijëra të tjerë nuk mund ta mbyllin muajin pa borxhe dhe qindra mijëra të tjerë flenë të uritur. Ata nuk kanë makthe të tilla ekzistenciale. Për Blendin, Sokolin dhe Enin ekziston vetëm Lordi Edi Rama, i cili ua përndritë herë pas here studiot televizive me praninë e Tij, ndërsa prapa kuintave ua përndritë financat. 

Kaq mjafton.

Kohët e fundit tek supergazetarët tanë ndjehet një lloj shpërfytyrimi. Shpesh herë harrojnë të vënë maskën budallaqe të paanësisë profesionale (!!), ndërsa shpërfaqin brutalisht dashurinë për Edi Ramën; dhe grimasa bie.
Për  Shtypnews.al nga Erl Kodra 

Avni Delvina: Kush është shqiptar me Ramushin! – Ti Shqipëri më jep nder!

Për "Shtypnews.al" nga ((( @shtypnews_al )))

Piktori Avni Delvina Grafike nga cikli :
Ti Shqiperi, me jep nder,me jep emrin shqipetar,
zemren ti ma gatove plot me deshire e me zjarr!

Kush është shqiptar është me Ramushin!

Tea Islamaj: Sa e vështirë është të jesh Ramush?

Nga - Tea Islamaj 
Sot u përballëm me një të vërtetë të hidhur, por me një veprim prej strategu. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u dorëhoq pasi është thirrur për të dëshmuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar. Gjykimi do të bëhet javës tjetër ndaj Ramushit qytetar dhe jo Ramushit si kryetar shteti. Fundja kështu kishte vendosur ai vetë, duke ia komunikuar edhe kabinetit qeveritar. Por po sikur të gjithë të ishin Ramush? Pa kaluar në subjektivizma, do thoja se pavarësisht se nuk i kam përjetuar politikat e ndjekura prej tij, ato lot që me zor mbante në sy më prekën dhe mua. Ashtu duke u dridhur nga emocionet dhe nga keqardhja, Ramushi pranoi se do të gjykohej i lirë nga çdo pozicion shtetëror, duke ruajtur me shumë kujdes nderin e shtetit të tij. 

Po a ka më Ramush? 

Për "Shtypnews.al" nga ((( @shtypnews_al )))
Në mësimin e parë të Edukatës Shoqërore një 6-7 vjeçar mëson se ç’është shteti, ç’janë rregullat dhe si duhen respektuar ligjet. Teksa fill pas tyre vijë mësimet në lidhje me moralin. Ashtu dalëngadalë sistemohen aq mirë me njëra-tjetrën, derisa prej tyre skaliten qytetërime të tëra, breza e breza me njerëz të ndërgjegjshëm ose edhe jo. Në një kohë që me sa duket dikush i ka thithur si një sfungjer këto mësime, në Shqipëri ndodh komplet e kundërta. Pa u futur në pusin e thellë të krimeve politike që ky vend po i pëson ditë pas dite, sot po përballemi me gra të masakruara nga shoku i jetës, përballemi me minorenë që abuzojnë seksualisht me minorenë, shohim rrugë të gjakosura deri në gjunjë. A mund të ketë një Ramush kjo Shqipëria jonë? A mund të kemi një dorë të fortë që ti bëjë ballë kësaj katrahure që është kthyer në një tornado që vetëm thith e thith brenda vorbullës së saj pa një pikë shpëtimi. A ka një njeri besnik që ti dali zot këtij vendi, a ka ky vend një Kryeministër?
Zor të themi se mund të ketë. Por gjithsesi një i ashtuquajtur, kohët e fundit po merret me çështje ari dhe parash, tenderë dhe PPP. Edhe Kryeministër edhe ekonomiqar, ku mund të gjenim një më të mirë. E teksa moment pas momenti njihemi me të rejat më të fundit nga krimet makabër që kanë ndodhur së fundmi, Kryeministri jonë me “K” të madhe, po ngrohet në ndonjë qoshe tende në Turqi, e ndërkohë ky vend që paskësh qenë i mallkuar mbeti rrugëve të trazicionit pa një përgjigje. 
Për -

KPK, shkarkohet gjyqtarja e Tiranës | Shtypnews.al |

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Anila Guri, kandidate për në Gjykatën Kushtetuese.


Vendimi i KPK erdhi pas rezultoi se gjyqtarja ka probleme me pasurinë. KPK bëri me dije se problemet e pasurisë së Gurit ishin vënë në dukje që në raportin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Sipas këtij raporti gjyqtarja Guri “nuk kishte kryer deklarim të saktë të pasurisë, s’ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje e deklarim të rremë”.


KPK identifikoi edhe një banesë në pronësi të nënës së gjyqtares Guri në fshatin Pulaj të Velipojës të ndërtuar në vitin 2007, por të deklaruar në vitin 2017 me vlerë 2.5 milionë lekë.
Sipas relatores Faskaj, gjyqtares Guri i ka lindur e drejta për ta deklaruar këtë pasuri që prej vitit 2007, kur ishte krijuar. Faskaj tha se subjekti ka deklaruar si burim krijimi të kësaj pasurie të ardhurat e siguruara prej nënës së saj nga shitja e një apartamenti në Gjirokastër në vlerën 4 milionë lekë.

“Nuk do dinë ku të fusin kokën”/ Ja si SPAK dhe FBI do të zbulojnë paratë e fshehura nga pushtetarët

Për "Shtypnews.al" nga ((( @shtypnews_al )))
Fatos Klosi ka deklaruar Referoma në Drejtësi dhe ngrita e SPAK do të sjell dhe fu ndin e pushtetarëve të lidhur me kr imin.

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, e vuri theksin tek e veçanta e kësaj reforme, pasi kjo strukturë do të jetë e mbështetur nga FBI dhe në mbikqyrje të plotë të perëndimorëve.
“Kështu që, duke mos e pasur këtë dhe janë të çli ruar nga ky ambient nga ky presion, unë them që FBI dhe ekspertët ndërkombëtar do të ndihmojnë goxha, që Struktura e Posaçme Anti-korrupsion. Unë mendoj që SPAK-u të bëjë punën e vetë”, është shzprehur klosi në një intervistë për “Sot”.
Klosi u ndal edhe tek “peshqit e mëdhenj”. I pyetur ënse do të jetë e mundur që të zbulohet pasuria e tyre, që ndër vite ka qenë e fshehur, ai tha se SPAK në bashkëpunim me FBI nuk do të lejoj askënd të dali kundër drejtësisë.


“Domethënë ata që kanë vënë dorën në pasurinë e shtetit ose që janë të kor ruptuar duke marrë dhe dhënë ryshfete nga biznesmenë të pandershëm, nga kr iminelë, etj. Ata përpara e kanë menduar se si do t’i fshehin pasuritë e tyre. Kështu që, procesi është një proces i vështirë. Por megjithatë nuk është i pamundur. Implikimi i partnerëve tanë shumë të rëndësishëm sikundër janë amerikanët dhe evropianët, e lehtëson këtë problem dhe bëhet më e lehtë identifikimi i pasurive të të korr uptuarve. Kjo edhe nisur nga fakti që ka kohë që në sistemin bankar kanë ndryshuar shumë rregulla dhe shumë ligje sa i takon llogarive të pa prekshme”, ka deklaruar ndër të tjera Klosi.
Kujtojëm se SPAK është drejt hapave të fundit. Para dy ditësh u publikua edhe lista me 15 edmrat që do të jenë pjesë e saj. E veçnat dhe “ç udia” ishte përjashtimi nga kjo strukturë e lartë e drejtësisë të dy prokuroëve që kanë shqyrtuar çështjet më të nxehta. Bëhet fjalë për Donika Prelën dhe Besim Hadarmatajn.

Thursday, July 18, 2019

Telefonatë e rreme, apo…!? Bombë në avion, tmerrohen 130 pasagjerë


Telefonatë e rreme, apo…!? Bombë në avion, tmerrohen 130 pasagjerë


Në aeroportin e Beogradit, 130 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit u evakuuan këtë mëngjes nga një aeroplan i kompanisë Lufthansa që kishte për destinacion Frankfurtin, pas një alarmi për bombë në bord.
Sipas raportimeve të medias në aeroport, forcat e policisë janë duke u bërë kontrolle.
Megjithatë, policia beson se ndoshta ishte një alarm i rremë.
Siç raportohet në një deklaratë nga ministria e brendshme, një i huaj telefonoi aeroportin “Nikola Tesla” në kryeqytetin serb rreth orës 06.00 të mëngjesit duke deklaruar se kishte një bombë në avionin e linjës ajrore gjermane të Lufthansa që po largohej për në Frankfurt.

Nga Erl Kodra: Shqiptarët janë pa fëmijëri | Shtypnews.al |


Shqiptarët janë pa fëmijëri

Albania  

Shikoni se çfarë ndodhi me shqiptarin. Shqiptari është një qenie disi emotive, njësoj si të gjitha qeniet njerëzore. Me gjithë problemet e shumta, nuk mund të thuhet se shqiptari ndryshon shumë nga ballkanasit e tjerë, madje nuk ndryshon hiç edhe nga një finlandez ose indian i Amerikës së Veriut.

Por shqiptari ka një problem serioz; shqiptari është dhunuar që ditën kur lindi. Akoma më shumë se gjysma kemi lindur në diktaturë. Shqiptari është njësoj si njeriu i përdhunuar në fëmijëri. Shqiptari është pa fëmijëri fare.

Po ashtu, edhe ata të lindurit pas viteve 90 të tillë janë, të dhunuar. Shqiptari rritet nën terrorin e vrasësve, hajdutëve, trafikantëve, mafiozëve, politikanëve, gjykatësve.

Shqiptari rritet nën dhunën e të fortëve me mercedesa që të shtypin me rrotat e mëdha. Shqiptari rritet nën hijen e hashashit.

Shqiptari ushqehet me gënjeshtra, në mëngjes, në drekë dhe në darkë. Edhe ëndrrat i sheh me rrena dhe euro fallco.

Shqiptarin e mbytën fajdet dhe bankat. Po po, të gjitha këto ndodhin në kuptimin e parë. Me këtë dua të them se kjo që po shkruaj nuk është një metaforë, fatkeqsisht.

Shqiptarin e shkërrdhen Edi Rama nga mëngjesi në darkë, dhe prap nuk ngopet.

Shqiptari rri në shtëpi, larg nga rrëmuja dhe kiameti, në pritje që kiameti t'i mbërrijë në votër. Gjallë në botë nuk del nga shtëpia, duke e lënë fatin e vet në duart e hienave. Tani edhe Gjykatë Kushtetuese nuk ka. Siguresa e fundit ka ra.

Shqiptari vazhdon të mbledhë kufomat e bijëve dhe bijave nëpër rrugët e Shqipërisë. Kështu, deri në shqiptarin e fundit. Ndërsa Edi Rama vazhdon të rritet e forcohet.

Me sa duket shqiptari e ka ndarë mendjen; do të durojë deri sa Edi Rama të vdesë nga kapslliku ose Zoti ta godasë me një rrufe. Por Zoti nuk i shpenzon fishekët e tij në hale, prandaj edhe Edi Rama shpëton paq.

Deri atëherë, vazhdoni bëni shqiponjën. Oh sa mirë!
Për "Shtypnews.al" nga ((( @shtypnews_al )))

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...