PRINCI E MBRETI
Të faleminderit ty o më i mëshirshmi mëshirues
Që i fale vendit tonë këta kandila ndriçues
Jan komandant suprem të Kosovës e Shqipnisë
Që të dy kan një betejë luftë kundër varfërisë
Këso burra ndër shekuj shumë kan pas shqiptarët
Që nga të mirat e tyre lakmojnë pushtetarët
Sa familje i ndihmuan nuk i zë dot lista
Kur i falenderon shteti i quan humanista
E për çudi rrallë kush ja thot emrin e parë
A mos harrove vallë që janë hoxhallarë
Po, po hoxhallarë janë të vetmit n’këtë mjedis
Një e quajn Halil ndërsa tjetrin Elvis
Kan përkrahje tmadhe nga vendasit e gurbetçarët
A po e shihni si jan bashk shqiptarët për shqiptarët
Pa dallim feje e pa dallim partie
Jan gëzimi i çdo nëne, plaku e fëmije
Jan në çdo qytet , jan në çdo katund
Ku trokasin n’derë dhimbjet marrin fund
E di se jan pa gjumë shumë ditë e shum net
Na vizitojnë çdo ditë e jo në katër vjet
A e din oj politikë pse populli i dojnë
Se këta çka e flasin atë e veprojnë
Lum ne që i kemi princin edhe mbretin
Se këta e kan synim Xhenetin jo pushtetin.
ARIAN AGUSHI
03 Qershor 2019