S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, May 25, 2019

Gjuha zyrtare duhet të jetë sipas të folurës së popullit


Elena Kocaqi


Meqë kam qenë pak e zënë këto tre ditë se isha në Dardani, nuk kam pasur kohe tiu kthej përgjigje disa impotenteve nga ana mendore dhe super potenteve nga ligësia shpirtërore. Meqë ne një botim timin të 2008, faqosësi i shtëpisë botuese siç duket Gegë nuk ka shtuar një shkronje ë, kaq mjaftoi qe te dilnin te gjithë njerëzit e dështuar nga jeta, për të shfryrë vrerin e tyre, kundër meje. Pavarësisht se kjo është përgjegjësi teknike e tij, serish me lind detyrimi për të sqaruar këto impotent mendor, ne lidhje me disa gjera ne ketë drejtim.

Se pari dua të sqaroj se libri ne lidhje me krahasimin e Shqipes me gjuhet e tjera, është një libër qe nga ana shkencore dhe etimologjike, ka rendësi për shkencën, shqiptaret dhe Shqipërinë dhe jo Elenen, se ajo sot është nesër jo.  Ne libër është përdorur dialekti gegë krahas  atij toskë, për te shpjeguar fjalët, ashtu siç punon çdo studiues tjetër. Libri është përkthyer ne anglisht dhe do te botohet së shpejti.

Se dyti ne shkence shikohet fakti, argumenti dhe metoda dhe një individ mund ta shprehi mendimin e tij ne shqip te dialektit toskë apo gegë, anglisht ne çdo gjuhe apo dialekt madje dhe me shenja po deshi rendësi për autorin ka mendimi, jo gjuha me te cilën ai po shkruan. Standarti zyrtar është për mësimin në shkollë, për institucionet zyrtare dhe për ketë ka njerëz që kane mbaruar  shkollën dhe e njohin e mirë atë. Nëse njerëzit do e dinin kaq mire standartin pse do na duheshin këto ekspert gjuhe qe specializohen për ketë? Pse para të tepërta paska shteti? Një autor mund te shkruaj ne cilin dialekt dhe gjuhë qe ai donë dhe për ketë ai nuk pyet askënd. Për autorin rendësi ka vepra dhe jo gjuha apo dialekti.

Se treti , Fishta i madh ka shkruar gegërisht, madje tepër dialektore edhe pse kishte standart te krijuar ne 1917 por kjo nuk i ul asnjë vlere Fishtës, përkundrazi. Kush jeni ju  te gjykoni gjuhën e Fishtës, jeni ne fakt askush përball Fishtës dhe te tjera mendjeve te mëdha që kanë shkruar gegërisht.

Se katërti ça behet me ata autor qe shkruajnë gegërisht edhe sot?

Se pesti shkoni prapa diellit me gjithë ato ë qe i keni vënë Shqipes, duke e komplikuar kaq shume dhe mendoj se disa forma te gegërishtes si paskajorja, infinitivi duhet te jenë ne dialektin zyrtar letrar, dhe fjalët duhet te jenë te zhveshura nga ë pa fund. Shqipja e formës rrokore dhe arkaike nuk ka fare nevojë për ato ë qa i keni shtuar ju. Dialekti zyrtar ka nevojë te korrigjohet urgjent.

Parimi ndërkombëtar është se, gjuha standarte letrare është ajo gjuhe që flet populli. Pra standarti  përputhet me të folurit e popullit dhe jo populli ti përputhet standartit artificial të gjuhëtarëve. Gjuhëtarët duhet të kishin si bazë to folurin e popullit dhe jo ta shkëpusin gjuhën nga populli.

Dialektet dhe nëndialektet e Shqipes janë jo vetëm pasuri kombëtare por pasuri botërore qe duhet të mbrohen me ligj.  Nuk duhet qe varianti zyrtar shpesh me fjalë artificiale të zëvendësoj gjuhën e popullit qe e ka folur atë prej mijëra vjetësh. Presioni që ushtrohet si dhe tentimi për dekurajuar përdorimin e dialekteve dhe nëndialekteve, është i ngjashëm me atë presion qe ju bëhet Shqiptarëve jashtë për të mos mësuar gjuhën e tyre. Fundja Shqipja ka arritur te mbijetoj nga goja  e popullit dhe nga këto dialekte dhe nëndialekte dhe gjuhëtarët fjalët i kanë tek populli, pra gjuhëtari te shkoj tek populli dhe jo populli tek gjuhëtari. Do të ishte një katastrofë për kulturën dhe gjuhën tonë, nëse gjuha zyrtare do zhduket dialektet, një humbje e permasave historike.

Ju përshëndes ju që shfrytë vrerë kundër punës sime dhe ju them se, as nuk ju kam ne listën time të konsiderimeve dhe as të sharat, as presionet dhe as shantazhet nuk me heqin mua dëshirën për të shkruar. Kur mundohesh te hedhesh gurë mbi një vullkan qe vlonë, rrezikon që të hash ndonjë gur kokës nga fuqia i llavës.

Friday, May 24, 2019

Lezha gjen një mënyrë të veçantë për të mirëpritur turistët ( Video)


Faleminderit Report tv me kte kronik dhe reklam  qe po i ben Shengjinit dhe lezhes , ne kte koh krize te thedh si ekonomike dhe politike qe po kalon vendi, faleminderit dhe gazetareve te pakt  profesionist qe jan ne qytetin ton ,sepse ka gazetar qe e fillojn sezonin me kronika negative dhe po ashtu e mbarojn, falenderoj Arben Gjergjin qe me kohen e pakt te tij mori pak pjes ne kte nism , po ashtu dhe Ardian Marashin per shishet e ujit qe na solli.kam 4 dit qe merrem gjat gjith dites nga mengjesi ne dark jam vrar , jam djeg nga dielli, jam lodhur aq sa pak kush e ka iden dhe vertet ndjej kenaqesi me veten se them do vlej kjo nism ne te ardhmen.  Gjithsesi faleminderit te gjith atyre qe ndalonin per te lyp flamuj dhe nuk thonin nje her a u lodhe ose puna e mbar por pysnin pse po i vini apo kush po i vendos ,te vinin borgj pse nuk ju jepnim flamuj ne nje koh qe te gjith i kam bler me numer te çdo shtylle ku do vendoseshin, faleminderit dhe shum shokeve te mi qe su ndalnin te falenderonin por merrnin vidio nga makinat per ti nxjerr ne riete sociale apo per ti derguar tek jeta esht qef!? Ju lutem o njerez ndergjesoni se me kte mentalitet e me kte karakter te dobet e te semur e padituri nuk shkojm larg sado lek te kemi, ju pershendes te gjitheve miqt e mi te vertet.

  Rrespekt per ty Arben Fusha  Te pershendesim dhe te pergezojm per kete  /TC/



Lezha gjen një mënyrë të veçantë për të mirëpritur turistët 

Thursday, May 23, 2019

Jepet alarmi për orët në vijim! Moti i keq përfshin vendin, stuhitë u marrin jetën disa personave

Së paku shtatë persona kanë humbur jetën nga stuhitë që kanë përfshirë disa shtete të SHBA-së.
Më herët Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA dha një paralajmërim për stuhitë e rënda që priteshin në SHBA.
Në njoftimin zyrtar thuhej se të paktën 29 stuhi ishin raportuar gjatë 24 orëve të fundit dhe më shumë se 170 që nga e premtja e javës së shkuar.
Moti i keq i shoqëruar me stuhi të fuqishme ka lënë mijëra banorë pa energji elektrike, ndërsa zyrtarët e emergjencës kanë paralajmëruar për përmbytje të papritura që mund të ndodhin në vendet e përfshira nga stuhia.

Takimi prekës i dy ish të burgosurve shqiptarë, derdhin lotë sërish në burgun famëkeq komunist

Dje u shënua 35 vjetori i revoltës së të burgosurve të Qafë- Barit, dhe shumë vujatës të tmerrit të atij burgu kanë shkuar sërish në “ferr” për të mos harruar se çfarë ndodhi. Por ajo që ka qenë mjaft prekëse, ka qenë një takim mes dy miqve, dikur të burgosur në Qafë- Bari dhe që kishin mbi 3 dekada që nuk shihnin njëri tjetrin.


Kosta Gjordeni dhe Tonin Dema, mezi e kanë njohur njëri-tjetrin e më pas janë përqafuar mes lotësh. Jozef Radi shkruan në statusin e tij në rrjetin social se këta dy bashkëvuajtës takohen pas ngjarjeve të vitit 1984.


‘Dy bashkëvuajtes të tmerrit të majit 1984 takohen mbas shumë vitesh… Kosta Gjordeni nji nga herojtë e Revoltës qe nga ajo ditë mbajti 30 vite plumbin ne shpatull dhe ishte me nje dore… me dy miqtë e tij Tonin Dema dhe Zef Luka… lotët e kësaj bisede në takimin mes tyre, dhe dhimbja qe vazhdon të jetojë në shpirtrat e tyre, ishin nga çastet më prekëse të kësaj dite…


Me qindra njerez takuan dramen dhe qendresen e tyre nen diktature…’, shkruan Jozef Radi./Express

Dhjetëra tonë kripë e rrezikshme në Shqipëri – Tërheqje urgjente nga dyqanet


Së fundi nga kontrolli i ushtruar në dy subjekte kryesore tregtuese të kripës në vend, u konstatua gjëndje e produkti kripë me nivel jodi nën normën e lejuar.
Një nga produktet e përdorura përditë në shtëpitë tona, restorantet dhe çdo biznes tjetër ushqimi, kripa, rezulton të jetë nën normën e lejuar të jodit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kontrolluar dy subjekte të importit të kripës në vend ku pas kontrollit ka rezultuar se kripa ka qenë me nivelin e jodit nën normën e lejuar.
Në këto kushte, AKU ka kërkuar tërheqjen në mënyrë urgjente të të gjithë sasisë së kripës së importuar nga subjekti “Euroalb” dhe subjekti tjetër “N&N” të cilët tregtonin kripën me markën “Sale Marino” dhe “SoSalt”.
AKU ka urdhëruar asgjësimin e menjëhershëm të rreth 45 ton kripe në total, një sasi e jashtëzakonshme e cila vë në rrezik shëndetin e qytetarëve.

Reagimi i AKU

Në funksion të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit nëpërmjet parandalimit të çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon monitorimin/kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi nga operatorët e biznesit ushqimor (OBU) të cilët kanë si aktivitet importimin, përpunimin dhe ambalazhimin e produktit kripë, nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë në zinxhirin ushqimor “kripë për konsum njerëzor dhe industrinë ushqimore”.
Së fundi nga kontrolli i ushtruar në dy subjekte kryesore tregtuese të kripës në vend, u konstatua gjëndje e produkti kripë me nivel jodi nën normën e lejuar dhe si rrjedhojë u mor masa administrative “Bllokim” për sasinë 31 ton dhe masa administrative “Gjobë” në vlerën totale prej 2,6 milionë lekë.

Masat dhe Gjobat

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Eurolab” u konstatuan 4 shkelje ligjore dhe u morën masat e mëposhtme:
Për importim në kundërshtim me Ligjin e Ushqimit, ku mungonte certifikata origjinale e lëshuar nga vendi i origjinës, u mor masa administrative “gjobë” me vlerë 1,000,000 lekë,
Për mungesë të një sistemi funksional gjurmueshmërie, u mor masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë,
Për etiketim produkti të parregullt, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë,
Për veprime në kundërshtim me përgjegjësitë e Operatorit të Biznesit Ushqimor, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 300,000 lekë.
Përpos masave të mësipërme, u vendos masa “Bllokim” për sasinë prej 16.2 ton kripë.
Subjektit i’u kërkua të tërheqë nga tregu të gjithë sasinë e kripës e cila nuk përmbushte kriteret ligjore për nivelin e jodit me detyrën për asgjesimin e saj.
Si dhe u vendos ndërprerja e menjëhershme e veprimtarisë së tregtimit të kripës.
Nga kontrolli i kryer në një tjetër subjekt (N&N) për përmbushjen e kërkesave ligjore për tregtimin e kripës u konstatuan disa problematika dhe u morën masat si më poshtë:
Për import në kundërshtim me ligjin, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 1,000,000 lekë,
Për veprime në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë së produktit, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë,
Operatori i Biznesit Ushqimor u urdhërua të tërheqë nga tregu produktin kripë të shpërndarë për shitje në sasinë prej 15 ton kripë.” thuhet ne njoftimin e AKU./AgroWeb.org

Saturday, May 18, 2019

FIERAKE E BUKUR/ NGA - Mimoza Çobo

FIERAKE E BUKUR

Rrëzë Apolonisë rendje duke kënduar,
dhe s'kishe aspak turp, fierake e bukur,
zemrën ç'ta këputi,një djalë i dashuruar, 
para tij përdridhesh,si nuselale e zbutur.

Mezi po prisje,të çelte sythet pranvera
se të pëlqen të luash kolonave,si flutur,
sa të këput meraku për djalin,si përhera
po kur e sheh së largu,buza tretet skuqur.

Kur kthen kokën pas digjesh përvëluar,
fushës paqësisht shkel barin e vesitur,
kjo aroma jote ,lidhi djalin këmbë e duar,
u tret pas gjurmës,nëpër muzg djersitur.

Mes fluturimit erotik, shkove ëndërruar,
prej flokut rrëshkiti shamia përmbi gur,
nëpër gjoksin e djalit,u valëvit fluturuar,
sa vure dorën ta merrje,sec të ra një nur.

Sa kohë kishe që prisje çastin e bekuar, 
dhe mbi krahët e tij re,si hënë e ndritur,
kur fllad i vajzërisë rrëqethi djalin me duar,
ty lulen e paprekur,të puthi buzë dridhur.

©copyright reserved Mimoza Çobo

Erl Kodra: Pas 339 skandalesh për të cilat duhet të dënohet me 184 vite burg-...

Për punë përgjimesh dhe mashtrim elektoral në tentativë dorëhiqet Kancelari Sebastian Kurz dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohëshme.

Kumbari Edi Rama jo vetëm nuk dorëhiqet; edhe pas 339 skandalesh për të cilat duhet të dënohet me 184 vite burg, por do të çojë vendin në luftë civile.

Ramë, mundesh me ikë me gjithë qillota deri me 24 Maj 2019...

A nuk është tolerancë e madhe?

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...