S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, May 14, 2019

Mos me vra te lutem, jam nje vella mbas gjashte motrave, ata qe vrate pak përpara ishin axha dhe daja im.

Mos me vra te lutem, jam nje vella mbas gjashte motrave, ata qe vrate pak përpara ishin axha dhe daja im.
Mos me vra te lutem.
Përjashta një shi i ftohtë sikur e kishte ftohur më shumë atmosferën në atë makinë ushtarake që me zor merrte të përpjetat e asaj rruge të lodhur që mbaronte te Qafa e të Vdekurve afër një humnere.
Nik Vladi shikonte i trishtuar tre viktimat e radhës që pa dalë as në gjykim po shkonin për ti pushkatuar. Një trishtim i shkonte dhe vinte nëpër ndjenja kur shikonte fytyrën e njërit prej tyre që akoma s’i kishte mbushe të shtatëmbëdhjetat.
Heshtja e varrit qëndronte pezull në atë natë dimri ku drita e mëngjesit me zor po mundohej të dilte.
– Oh zot! Ishalla prishet kjo makinë mortjeje që pothuajse çdo muaj ngjitej në këtë të përpjetë, nuk dua të vras fëmijë, djalli e marrtë këtë komunizëm.
Si arritën afër vendit të pushkatimit i zbritën të lidhur në pranga dhe i nisën në të përpjetë të kodrës.
Poshtë humnerës së thepisur dëgjohej vajtimi i zakonshim i lumit,i vetmi deshmitar i përjetshëm i të pushkatuarve. Iu dhanë lopatat që të hapnin varrin e përbashkët.
Agimi një shok shkolle i Nikës i hodhi një vështrim tërë inat dhe iu afrua afër veshit duke i pëshpëritur me të madhe.
– Po të dhimbsen armiqtë e popullit, të gjithë në plumb do ti çojë kjo Parti, kulakët e dreqit.
Nika nuk bëri zë. I hodhi një vështrim tërë inat dhe u nis drejt të dënuarve.
– Ku po shkon o Nikë?
– T’iu heq prangat se me duar të lidhura do të vonojnë shumë të hapin varrin dhe është gjynah ti pushkatojmë ashtu.
– Jo, jo ktheu të thashë.
Ashtu të vuajnë minutat e fundit të jetës maskarenjtë e komunizmit…
– Eshtë gjynah o të vrafte zoti!
Ha ha ha! – qeshi me të madhe Agimi, – ku është zoti o Nik, apo ka ardhë andej nga fshati juaj? !… Nik Vladi nuk u ndal. Shkoi tek ata dhe nisi t’iu hiqte prangat kur dëgjoi një krismë dhe një fishek i fluturoi afër tij.
Ktheu kokën kur pa se shokët e tij ishin ulur në pozicion luftimi dhe i thirrën me forcë.
– Mos ia hiq prangat se do të vrasim dhe ty bashkë me ta se na ikin dhe ec të gjejmë vrimë ku të futemi.
Nika u step disi dhe nisi t’iu flasë me zë të lehte të treve të cilët e vështruan tërë dhembshuri në minutat e fundit të jetës me shpresë të kotë se ndoshta shpëtonin.
– Më vjen keq, por… nuk mundem. Ju do te vdisni pa dalë dielli, ndaj kur unë t’i afrohem atyre, kush të mundet të hidhet në humnerë, të vdekur se të vdekur jeni provojeni fatin e fundit.
– Në rregull! – bërtiti Nika me të madhe dhe u nis drej togës së pushkatimit, – mos qëlloni se nuk po i zgjidh.
Sa hap e mbyll sytë u dëgjua një zë korbi që u bashkua me krismat e panumërta që u lëshuan drejt tyre.
Një mjergull e hollë si me porosi erdhi dhe në atë majë mali çdo gjë e mbuloi trishtimi. Më pas ra një heshtje varri,
Agimi e rimbushi pushkën dhe u nis drejt të pushkatuarve. Kur u afrua afër gropës të mbushur tërë gjak, mes rënkimeve të të vrarëve që jepnin shpirt nisi të qëllojë përsëri kur në një moment u shtang. Në gropë ishin vetëm dy veta. Hodhi një vështrim habie dhe iu bërtiti me forcë shokëve.
– Ejani shpejt, ejani shpejt.
Toga e pushkatimit iu afrua varrit ku trupat e dy të vrarëve me një shenjë lutjeje për jetë kishin vdekur me sy të hapur. Nika i shikoje tërë dhembshuri dhe shau vehten se pse dreqin kishte zgjedhur atë zanat.
– Më mirë bari në fshat se sa të pushkatosh njerëz, – i foli vehtes, – por është tepër vonë sepse nuk ka më kthim prapa. Çdo pendesë, dhimbje për kulaket apo kthim prapa shpërblehet me një plumb pas koke.
Ashtu duke menduar dëgjoi një zë si thikë pas koke.- Luaj vendit or dreq, ta kërkojme kulakun se na ka ikur.
Iu afruan humnerës por ajo ishte shumë e thepisur sa të tërëve iu morën mendët.
– Nga na iku! – bërtiste tëri inat dhe ironi Agimi, – apo e mori zoti yt Nik Vladi!
– Mbylle gojen, maskara me kë tallesh ti!
– Me zotin tënd, por mos u mërzit një ditë do të të kem edhe ty në vend të tyre.
Nika i inatosur mbushi pushkën dhe i bërtiti me të madhe.
– Mos luaj o Agim Karadaku! Në djall do shkosh dhe ti!
– Mosss Nikë, më fal, mos më qëllo, të hëngsha m…,po bëja shaka, jemi shokë shkolle e pune.
Shokët e tjerë iu afruan dhe e qetësuan situatën. Si ra një paqe e lehtë mbuluan të vraret dhe u nisën në kërkim të të tretit që as vetë nuk e dinin se nga kishte ikur.
Nika kaloi nga Shtegu i Dhive. Pas një shkurreje shikoi një njeri që dridhej. Iu afrua, kur pa vocërrakun që në momentin e pushkatimit ishte hedhur në humnerë.
– Mos më vrit të lutem, jam djalë i vetëm pas nëntë motrave…
– Jo, jo nuk do të vras!
Nika iu afrua dhe i hoqi prangat.
– Rri këtu sa të bjerë nata pastaj kalo lumin dhe pas atij mali do të arrish në Selitë ku në të majtë të Lakut të Krojit është një fshat dhe ka një kullë të madhe. Eshtë e Bushpepajve aty shko dhe thuaj se më ka dërgu Niku i dajës Zef. Merr njërin nga djemtë e tyre dhe nisu për Lurë. Atje do të të ndihmojnë dhe ik nga Shqipëria. Në rregull!
– Po po! – foli me gjysëm zëri Mark Gega që dridhej nga të ftohtit dhe nga frika . U nis pa marrun frymë drejt një kaçubeje të madhe që as ujku nuk kishte mundësi të hynte…
Hapja e derës së kafes bëri që Nik Vladi të kthente kokën pas. Nga larg dalloi një burrë disi të shëndoshë që po afrohej drejt tij tavolines ku po rrinte me Gjonin.
Si jeni !- i përshëndeti ai shqip.
– Mirë, – ja ktheu Gjoni.
– Gjon cfarë kemi ndonjë të re?
– Asgjë për tu shënuar. Po pret ndokënd apo do ulesh me ne.
– Jo askënd, po ulem.
– Çfarë do të pish.
– Një kafe.
– Çfarë kafje?
– Ekspres!
– Sigurisht, kjo është një kafe e fortë, kafe për ne shqiptarët që mijëra vjet kemi luftuar me vdekjen e prapë gjallë jemi.
Hynë ngadalë mbrenda kafes e u ulën.
Si vështruan njeri-tjetrin në sy një habi u qëndronte të dyve pezull.
– Ke kohë në Florida? – theu heshtjen Marku.
– Nja dy vjet.
– Si ka mundësi që nuk të kam parë? Këtu e pin kafen?
– Rrallë shumë rrallë sepse këtu vijnë ca shqiptarë nga ato që duan të zgjidhin hallin e politikës shqiptare pas rrëzimit të diktaturës komuniste ku një pjesë e baballarëve të tyre i kanë lyer duart me gjak.
– Pse ti nuk i do shqiptaret?
– Eh more bir, si nuk i dua a jam edhe unë shqiptar? A nuk duhet ta dua vetëvehten por koha që shkoi na ka
lënë shumë probleme .
– E di ishte kohë e tmerrshme, komunizmi që e përgjaku Shqipërinë e ndërroi shumë edhe shqiptarin.
– Po ti si quhesh? – s’iu durua Nikës dhe e pyeti me një frymë.
– Mark.
– Ta gëzosh.
– Faleminderit.
– Mark kush?
– Mark Gega. Po ty sikur të kam parë diku.
– Ndoshta.
– Ç’farë ke punuar në Shqipëri?
– Vrasës!
– Ç’farë?
– Pushkatar. Vrisja njerëz me gjyq e pa gjyq.
Mooosss! – bërtiti Marku me të madhe ti je ai që më ke shpëtuar jetën kur më pushkatuan dajën dhe axhën
tek Shtegu i Dhive, oh zot kot s’kanë thanë se mali me malin nuk takohen ndërsa njeriu me njeriun po…
Kur nata e zezë pus mbuloi tërë bjeshkën Marku duke u dridhur nga të ftohtit doli nga kaçubja dhe u nis drejt lumit. Si piu ujë mirë e mirë hyri në të dhe kaloi në anën tjetër.
U ngjit ngadalë në majë të malit dhe sa kaloi Lakun e Kroit shikoi një dritë të lodhur që vinte nga kulla që i kishte thënë polici.
Duke ecur tërë frikë u nis drejt kullës.
– Si t’ia them! – nisi të belbëzojë me vehte, – më dërgoi
Zefi i dajës dhe…
Pa e ditur kishte arritur para derës shekullore të kullës ku një kryq i gdhendur sikur ia treti frikën. Iu afrua afër dhe trokiti në derë.
– A doni miq o burra.
– Mirësevjen dhe mirë se të pruni zoti!
Një plak i Bushpepajve me krenarinë e bjeshkëve hapi ngadalë derën me një kandil të vogël të ndezur në dorë.
– Eja ore bir mbrenda se qenke bërë si lugat.
– A keni besë se…
– Bushpepajt s’kanë pre askënd në besë tash sa shekuj e jo të presin një fëmi.
– Faleminderit në besën tuaj dhe të zotit.
U ul në krye të oxhakut në një post deleje. Ngrohtësia e shtëpisë e bëri ta merrte vehten. Si i bënë një kafe, i sollën për të larë duart dhe e ulën në sofër për të ngrënë.
– Ç’e mirë të solli në këtë natë në mes të bjeshkëve e të ujqve.
– Më ka dërguar një njeriu juaj, më tha t’iu them se ishte djali i dajës Zef dhe të më dërgoni sa më shpejt në Lurë.
Si mesoi hallin e tij, plaku i Bushpepajve mori pushkën dhe bashkë me djalin e tij dhe Markun u nisën nëpër natë për në Lurë…
– Po në Lurë ku shkove? – e ndërpreu Markun Nika.
– Nuk e di emrin, mbiemrin më duket e kishte Vladi, por… Si kaluan Kurbneshin dhe u nisën luginës së Krejës për në Lurë një kokrrizë bore ia nisi të binte. I ftohti mundohej të na lodhte por malësorët gjithmonë e kishin trembur të ftohtin dhe armikun. Pak pa dalë drita arritëm në një fshat të Lurës.
– O i zoti i shtëpisë, – bërtiti plaku i Bushpepajve, – a doni miq.
– Eja dhe mirë se ju pruni zoti në këtë natë me borë që edhe vetë nata lodhet dhe kërkon ndonjë shpellë të rrije disi ma ngrohtë.
Si hynë mbrenda i zoti i shtëpisë iu lëshoi kutinë e duhanit. Pa vonaur shumë erdhi një grua e vogël por me një fytyrë të rreshkur dhe na solli katër kafe.
– Ç’farë e mire të solli kaq herët or mik? Na e kena ndarë ditën për dasmën e vajzes, a mos jeni penduar?
– Jo ore i pari i Vladit, tjetër hall më ka sjellë sonte ndaj kam marrë edhe dhandrin tand me vehte. Unë e di Kanunin por kur hyn besa e burrit dhe e zotit kanuni gjithmonë thotë je në rregull.
– Po more, vazhdo, si e keni hallin.
Plaku i Bushpepajve nisi të flasë ngadalë dhe i tregoi fill e për pe historinë e këtij fatkeqi.
Si hëngrën mëngjesin lanë Markun aty dhe u nisën nga kishin ardhur…
– Mark! – ia ndërpreu kujtimet Nika, – gëzohem që je gjallë, ajo ish një ëndërr e keqe që na lodhi shumë.
– Ajo ishte jeta ime që falë teje dhe besës së shqiptarit që sot nuk jam në gropë si daja dhe axha por kam familje dhe fisi i Gegajve ka pesë djem.
– I paç me jetë.
– Faleminderit, por zoti i madh të solli ty këtu sepse kam kërkuar shumë në Shqipëri dhe e di se ka vdekë plaku zemërmirë dhe i besës i Bushpepajve por nuk di asgjë për plakun e Vladit e as për një djalë nga Kacorri i cili për të më shpëtuar mua, u arratisëm bashkë.
– Edhe plaku i Vladit ka shumë vite që ka vdekur…
– Ashtu? – tha me keqardhje, – ku e di ti?
– Sepse ishte babai im!
Marku iu hodh në qafë dhe niste të qante. Lotët nuk i ndalonte dot saqë të gjithë kthyen kokën të shikojnë se
ç’farë po ndodhte.
– Qetësou sepse jeta kështu është, me lindje, dashuri, të papritura, vdekje trishtim.
– E di por nuk do ta kisha besuar kurrë që në Florida do të takohesha me ty pas pushkatimit, që ti më dërgove tek gjaku yt për të më shpëtuar. Por jeta është jetë që duhet jetur, ndaj jetoj me dhimbje në shpirt që për faj të një diktatori komunist për shumë vite shqiptarët nuk e shijuan dot jetën dhe mijëra të tjerë i vranë.
Jashtë një erë e lehtë u duk jo vetën si dëshmitar i këtij takimi por sikur edhe asaj iu rrënqeth trupi nga kjo histori e dhimbje jete.
Lek Gjoka
Marre nga libri me tregime
“Përroi i Djallit”
Tiranë 2013
Fotoja nga Urim Gjata

Amerikani me flamurin shqiptar në krah thyen rekord duke u zhytur në Oqeanin Paqësor


53-vjeçari Viktor Vescovo është amerikani që theu rekordin botëror duke u zhytur thellë në Oqeanin Paqësor.
Ai është njeriu i parë që shkoi aq thellë, duke u zhytur në 11 milje (17 km e 700 km) në oqean, shkruajnë mediat e huaja.
Amerikani kaloi 4 orë në det, duke eksploruar terrenin e largët e të errët, thuhet në raportimin e BBC-së.
Ajo që është për tu habitur e që ka marrë vëmendje është diçka në kraharorin e zhytësit.
Ai në veshjen e tij të zhytjes vërehet që ka të vendosur në krahun e djathë flamurin amerikan, atë të Teksasit, flamurin e Kombeve të Bashkuara, atë të Klubit të eksploruesve dhe flamurin shqiptar kuq e zi.
Ai ka thënë se me flamurin shqiptar ka dashur të shpreh këmbëngulësinë dhe historinë e jashtëzakonshme të popullit shqiptar, që njihet si këmbëngulës.
Sipas tij, është edhe një grua shqiptare e fortë që e ka mbështetur fortë dhe e ka sponsorizuar zhytjen e tij në oqeanin e thellë.
Viktori është njeriu i tretë në botë që ka marrë këtë rrugëtim. I pari që kaloi në kanalin Marina të Paqësorit ishte inxhinieri zviceran Jasques Piccard në vitin 1960. Gjysmë shekulli më vonë, në vitin 2012, regjisori James Cameron mësyu këtë pjesë të thellë, por u rrëzua me nëndetëse.

Monday, May 13, 2019

Ja si reagon Edi Rama kur gazetarja serbe i ngriti tre gishtat përpara syve gjatë intervistës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin serb “Pink TV”. Gazetarja Ksenija Vuçiq që zhvilloi intervistën, tregon se si u ndie gjatë intervistës me të dhe cilat ishin pjesët më interesante.
Ajo që bëri më shumë përshtypje për serbët në këtë intervistë ishte tregimi i tre gishtave nga gazetarja ndaj Ramës si edhe reagimi i tij.
“Ishim në fund dhe unë i kisha bërë të gjitha pyetjet që kisha. Një moment Rama foli për bukëpjekësin shqiptar që pati probleme dhe u detyrua që të largohej nga Beogradi. Unë i thash se nuk është larguar, por vijon të punojë aty. Pastaji ngrita tre gishtat lartë dhe i thash nëse do të isha e sigurt nëse do të shëtisja rrugëve të Tiranës kështu duke bërë simbolin e serbëve dhe Rama reagoi me qetësi dhe më tha se ai do të kujdesej që të mos më ndodhte gjë”, tregoi gazetarja.
     

Protesta Kombëtare/ Mbështetësit e opozitës para Kryeministrisë

Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë. Protestues nga rrethet kanë nisur të grumbullohen para kryeministrisë për protestën e pestë kombëtare të thirrur sot nga opozita.

Ndërkohë Kryeministria është e rrethuar me gardh metalik dhe ka një numër të madh policësh.

Në protestë janë edhe banorët e Unazës së Re. Protesta e sotme erdhi si vendim në mbylljet të protestës së 11 majit, të shtunën që përfundoi me ndalimin e sekretarit organizativ të PD Sahit Dollapi.

Sunday, May 12, 2019

Dhuna ndaj Dollapit, Spiropali: Policët në lartësinë e detyrës

Ministrja e Marrëdhënieve me parlamentin Elisa Spiropali, e pyetur për dhunimin e Sekretarit Organizativ të PD Sait Dollapi tha se policia është treguar në lartësinë e duhur. Spiropali u shpreh nga Korça se Dollapi dhe ata që janë arrestuar janë zënë me presh në duar duke bërë thirrje kundër policisë.

“Para se unë të jap një pretencë është dhunuar ose jo sekretari organizativ i Partisë Demokratike, mund t’ju them që Sekretari Organizativ i PD ashtu si funksionarë të tjerë të lartë të kësaj force politike janë zënë nga kamerat me presh në duar duke bërë thirrje për të goditur policinë, duke goditur me flakë e zjarr policinë. Në asnjë moment dhe për asnjë arsye të qenurit lider ata nuk i bënë thirrje qytetarëve që të ndalnin dhunën ndaj institucioneve.
Të nxitur prej tyre ata sulmuan fizikisht kryeministrinë dhe parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Në çdo vend tjetër patjetër që policia ka tagrin për të vendosur qetësinë, e bëri dhe mbrëmë në protestë, nuk pati asnjë tejkalim dhune. Policia e Shtetit jo vetëm u tregua qytetarë por në lartësinë e detyrës. Ata që bëjnë thirrje për të sulmuar policinë janë po të njëjtët që përmes forcës së Gardës së Republikës dhe plumbave goditën qytetarë paqësore në protestat e 2011.
Besoj ju kujtohet qytetarët nuk i kanë harruar, është po e njëjta forcë politike dhe po të njëjtët veprimtarë të shkatërrimit, të cilët në 2011 nga zyrat e institucioneve të tyre qoftë Lulezim Basha si Ministër i Brendshëm qoftë Sali Berisha si kryeministër jepnin urdhra për të qëlluar qytetarë me duar në xhepa në bulevardin e Shqipërisë, sot në opozitë nxisin dhunë ndaj institucioneve për hir të pushtetit të tyre dhe për asnjë interes tjetër”, tha Spiropali.
Këtë deklaratë ministrja Spiropali e ka bërë pas prezantimit për kandidatë për bashkitë e Juglindjes.

Saturday, May 11, 2019

A mendoni se është normale mos të protestoj nesër?

A mendoni se është normale mos të protestoj nesër?
Më thoni ju miq, si mund të mos protestoj nuk papunësia s’ ka ku shkon më thellë?
Si mund të mos protestoj, kur s’kam jetën e sigurtë?
Si mund të mos protestoj kur s’di nëqoftëse edhe atë kafshatë bukë që çoj në darkë me zor në shtëpi, e kam gjithë merak?
Si mund të mos protestoj unë kur s’ gjej të drejtën kërkund?
Si mund të mos protestoj kur qëndroj me zemër të ngrirë derisa fëmijët më kthehen në shtëpi, për shkak të frikës së deogërave që ecin nëpër këmbë?
Si mund të mos protestoj unë, kur nuk e shoh më dritën e diellit prej kullave qiellgërvishtëse që lali Eri po ndërton mbi këndet e lojërave?
Si mund të mos protestoj unë kur me zor shtyj muajin?
Si mund të mos protestoj unë, kur paguaj taksat e shtëpisë time modeste sikur të ishte një vilë miliarderi?
A më thotë dot dikush si mund të mos protestoj?

Prandaj takohemi nesër miq, në orën 18:30 përballë Kryeministrisë, se në tjetër vend nuk e shoh përgjigjen!

Monday, May 6, 2019

Arbër Hajdari jep lajmin e madh, Xheison bëhet me shtëpi të re

Xheison, djali i cili ka spikatur në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, së shpejti do ti ndryshojë jeta, ndërsa do të zhvendoset me familjen në Tiranë.
“Dua që kur të rritem unë, t’i ndërtoj familjes time një shtëpi të re… kur të rritem do ta bëj”. Ishte pikërisht kjo dëshira e Xheisonit në ditëlindjen e tij të 8-të, të cilën e shprehu në skenën e spektaklit “Në kurthin e Piter Pan”, në Televizionin Klan.

Taramelja, siç e njohin ndryshe, ka bërë për vete zemrat e shqiptarëve kudo që ndodhen, por edhe të drejtueses Alketa Vejsiu dhe stafit të spektaklit. Së shpejti ai do të jetojë në një banesë në Tiranë, e këtë lajm e ka konfirmuar gjatë spektaklit mbrëmjen e sotme themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari.
Kontributi për t’i ardhur në ndihmë Xheisonit dhe familjes së tij ka nisur që nga java e kaluar. Vetëm në një javë, llogaria ka kaluar më shumë se 15 mijë euro, dhe çdo ditë kjo shifër rritet me vlera të mëdha e të vogla.
Drejtori ekzekutiv i “Fundjavë Ndryshe” ka shprehur falenderimet ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar për të ndihmuar Xheisonin, dhe familjen e tij: “Shtëpia e Xheisonit është gjetur. Është një shtëpi shumë e mirë, e madhe, në zonën e Freskut në Tiranë. Së shpejti, do ta sjellim Xheisonin në Tiranë…” , tha Arbër Hajdari.
Ai shtoi më tej se për “Fundjavë Ndryshe”, kjo është shtëpia e 253-të që po ndërtohet për familjet në nevojë.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...