S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, May 12, 2019

Dhuna ndaj Dollapit, Spiropali: Policët në lartësinë e detyrës

Ministrja e Marrëdhënieve me parlamentin Elisa Spiropali, e pyetur për dhunimin e Sekretarit Organizativ të PD Sait Dollapi tha se policia është treguar në lartësinë e duhur. Spiropali u shpreh nga Korça se Dollapi dhe ata që janë arrestuar janë zënë me presh në duar duke bërë thirrje kundër policisë.

“Para se unë të jap një pretencë është dhunuar ose jo sekretari organizativ i Partisë Demokratike, mund t’ju them që Sekretari Organizativ i PD ashtu si funksionarë të tjerë të lartë të kësaj force politike janë zënë nga kamerat me presh në duar duke bërë thirrje për të goditur policinë, duke goditur me flakë e zjarr policinë. Në asnjë moment dhe për asnjë arsye të qenurit lider ata nuk i bënë thirrje qytetarëve që të ndalnin dhunën ndaj institucioneve.
Të nxitur prej tyre ata sulmuan fizikisht kryeministrinë dhe parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Në çdo vend tjetër patjetër që policia ka tagrin për të vendosur qetësinë, e bëri dhe mbrëmë në protestë, nuk pati asnjë tejkalim dhune. Policia e Shtetit jo vetëm u tregua qytetarë por në lartësinë e detyrës. Ata që bëjnë thirrje për të sulmuar policinë janë po të njëjtët që përmes forcës së Gardës së Republikës dhe plumbave goditën qytetarë paqësore në protestat e 2011.
Besoj ju kujtohet qytetarët nuk i kanë harruar, është po e njëjta forcë politike dhe po të njëjtët veprimtarë të shkatërrimit, të cilët në 2011 nga zyrat e institucioneve të tyre qoftë Lulezim Basha si Ministër i Brendshëm qoftë Sali Berisha si kryeministër jepnin urdhra për të qëlluar qytetarë me duar në xhepa në bulevardin e Shqipërisë, sot në opozitë nxisin dhunë ndaj institucioneve për hir të pushtetit të tyre dhe për asnjë interes tjetër”, tha Spiropali.
Këtë deklaratë ministrja Spiropali e ka bërë pas prezantimit për kandidatë për bashkitë e Juglindjes.

Saturday, May 11, 2019

A mendoni se është normale mos të protestoj nesër?

A mendoni se është normale mos të protestoj nesër?
Më thoni ju miq, si mund të mos protestoj nuk papunësia s’ ka ku shkon më thellë?
Si mund të mos protestoj, kur s’kam jetën e sigurtë?
Si mund të mos protestoj kur s’di nëqoftëse edhe atë kafshatë bukë që çoj në darkë me zor në shtëpi, e kam gjithë merak?
Si mund të mos protestoj unë kur s’ gjej të drejtën kërkund?
Si mund të mos protestoj kur qëndroj me zemër të ngrirë derisa fëmijët më kthehen në shtëpi, për shkak të frikës së deogërave që ecin nëpër këmbë?
Si mund të mos protestoj unë, kur nuk e shoh më dritën e diellit prej kullave qiellgërvishtëse që lali Eri po ndërton mbi këndet e lojërave?
Si mund të mos protestoj unë kur me zor shtyj muajin?
Si mund të mos protestoj unë, kur paguaj taksat e shtëpisë time modeste sikur të ishte një vilë miliarderi?
A më thotë dot dikush si mund të mos protestoj?

Prandaj takohemi nesër miq, në orën 18:30 përballë Kryeministrisë, se në tjetër vend nuk e shoh përgjigjen!

Monday, May 6, 2019

Arbër Hajdari jep lajmin e madh, Xheison bëhet me shtëpi të re

Xheison, djali i cili ka spikatur në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, së shpejti do ti ndryshojë jeta, ndërsa do të zhvendoset me familjen në Tiranë.
“Dua që kur të rritem unë, t’i ndërtoj familjes time një shtëpi të re… kur të rritem do ta bëj”. Ishte pikërisht kjo dëshira e Xheisonit në ditëlindjen e tij të 8-të, të cilën e shprehu në skenën e spektaklit “Në kurthin e Piter Pan”, në Televizionin Klan.

Taramelja, siç e njohin ndryshe, ka bërë për vete zemrat e shqiptarëve kudo që ndodhen, por edhe të drejtueses Alketa Vejsiu dhe stafit të spektaklit. Së shpejti ai do të jetojë në një banesë në Tiranë, e këtë lajm e ka konfirmuar gjatë spektaklit mbrëmjen e sotme themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari.
Kontributi për t’i ardhur në ndihmë Xheisonit dhe familjes së tij ka nisur që nga java e kaluar. Vetëm në një javë, llogaria ka kaluar më shumë se 15 mijë euro, dhe çdo ditë kjo shifër rritet me vlera të mëdha e të vogla.
Drejtori ekzekutiv i “Fundjavë Ndryshe” ka shprehur falenderimet ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar për të ndihmuar Xheisonin, dhe familjen e tij: “Shtëpia e Xheisonit është gjetur. Është një shtëpi shumë e mirë, e madhe, në zonën e Freskut në Tiranë. Së shpejti, do ta sjellim Xheisonin në Tiranë…” , tha Arbër Hajdari.
Ai shtoi më tej se për “Fundjavë Ndryshe”, kjo është shtëpia e 253-të që po ndërtohet për familjet në nevojë.

U prehsh ne Paqe Nentetare Zarife Hasanaj. Pjesetarja e Forcave te Armatosura Shqiptare humbi jeten sot ne detyre ne nje mision ne Letoni.


U prehsh ne Paqe Nentetare Zarife Hasanaj. Pjesetarja e Forcave te Armatosura Shqiptare humbi jeten sot ne detyre ne nje mision ne Letoni.  

Mirenjohje per punen dhe sakrificen e saj dhe gjithe forcave te armatosura ne mision. Ngushellime familjes dhe te afermve. Sherim sa me te shpejte Major Klodian Tanushit dhe Rreshter Julian Kapajt qe u plagosen ne detyre.

Dhe stafi Shtypnews.al shpreh Ngushellime familjes dhe te afermve

Sunday, May 5, 2019

Parashikimi i motit për datën 6 Maj, ja çfarë pritet…

Parashikimi i motit për datën 6 Maj 2019:
Sot në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate dhe me rrufe me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore.
Era pritet të fryjë erë mesatare deri e fortë.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 12 / 15 °C
Në vendet e ulëta: 12 / 18 °C
Në vendet malore: 6 / 12 °C

UNE Uran Badalli JAM USHTAR I KOSOVES QE I FLASIM ME SHEKUJ KSAJ BOTES PO MBI TE GJITHA JAM SHQIPETAR DHE USHTAR DO TE MBETEM TER JETEN

KJO VLEN PER DISA KOMANDANTA ? 😎 Uran 
NESE KENI LUFTUAR PER KET TOK QE TER JETEN TE MERRNI PARA TA VIDHNI K

Uran Badalli

OSOVEN DERI NE PALC  ATEHER TREGONIN SA JU KUSHTON KJO DASHURI PER ATDHEUN   TJA PAGUAJM DHE TI MERRNI PLAQKAT DHE TE SHKONI ATJE KU BLEHET ATDHEU ME PARA  SHKONI JU MOS I LINI RININ TE HIKIN NGA KOSOVA PO JU ZHDUKINI NGA KJO TOK SE E VJEDHET DERI NE PALC KOSOVEN  E DISA  FAMILJE TE DESHMORVE AS BUK NUK KAN ME NGI BARKUN  ....! 
    UNE Uran Badalli JAM USHTAR I KOSOVES QE I FLASIM ME SHEKUJ KSAJ BOTES PO MBI TE GJITHA JAM   SHQIPETAR DHE USHTAR DO TE MBETEM TER JETEN  shkruan //Uran Badalli 
JO KOMANDANT SI DISA ..  POR JAM USHTAR LIRIE INVALID I LUFTES ME TE LAVDISHME TE UQK es ...!  KAM LONE GJYMTYRET E TRUPIT PER  KET TOK  KOSEVEN TON TE DASHUR  ......!
PO NUK JAM PISHMAN KURR SE UNE KAM LUFTUAR PER NJE TOK TE BEKUME SHQIPERIN E MADHE 🇦🇱🇦🇱  JO PER ME VJEDH .? HARAMI I QOFT KTYRE    HAJNAVE BUKA E  KOSOVES QE HAN KTA INJORANT SE SHOFIN VEQ INTERESAT E VETA  TURP I QOFT ........! Postimi i plote⤵⤵⤵⤵⤵https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1917696708336933&id=100002898672461🙋

Çfarë do të bënim nëse një asteroid do të binte në Tokë?

Shembull: Një teleskop sapo ka dalluar një asteroid me diametër nga 100 deri në 300 metra që po lëviz me shpejtësinë 14 kilometra në sekondë dhe ndodhet 57 milionë kilometra larg Tokës.
Astronomët e vlerësojnë me 1% rrezikun që të përplaset me Tokën më 29 prill 2027.
Çfarë do të bëjmë?

Shtypnews.al




Ky është skenari katastrofik dhe tërësisht imagjinar mbi të cilin pothuajse 300 astronomë, shkencëtarë, inxhinierë dhe ekspertë të emergjencave po punojnë këtë javë në periferi të Uashingtonit.
Sa?
Vetëm asteroidët në orbitë që afrohen më shumë se 50 kilometra me Tokën na interesojnë.
”Astronomët zbulojnë të tillë çdo ditë: më shumë se 700 këtë vit me një total të regjistruar 20 001”, deklaroi Lindley Johnson, nga zyra e koordinatave të mbrojtjes planetare (ESA) në NASA, krijuar në vitin 2016.
”Një ndër më të rrezikshmit, është një shkëmb i pagëzuar me emrin 2000SG344: me një diametër rreth 50 metra dhe me një mundësi nga 2 096 të tilla për t’u përplasur me Tokën pas 100 vitesh”, sipas ESA-s.
”Pjesa më e madhe janë më të vegjël, por 942 janë më shumë se një kilometër”, thotë astronomi Alan Harris, i cili ka informuar auditorin që disa asteroidë të mëdhenj fshihen akoma në qiell: ”Pjesa më e madhe mund të jenë pas Diellit”.
Kryesisht dallohen nga teleskopët amerikanë në Arizona dhe Havai.
ESA ka instaluar një teleskop në Spanjë dhe planifikon të tjerë në Kili dhe Siçili. Astronomë të shumtë thonë se një teleskop në hapësirën tokësore nuk mund të shikojë një objekt në anën tjetër të Diellit.
Shmangia e asteroidit
Ushtrimi i kësaj jave ka për qëllim stimulimin e mënyrës se si bota do të reagonte ndaj një kërcënimi të tillë. Do të duhej që të gjithë teleskopët të drejtoheshin drejt objektit për të llogaritur saktësisht shpejtësinë dhe trajektoren e tij, vëzhgimet fillestare mund të jenë të pasakta.
Pastaj zgjidhjet janë dy: shmangia e objektit ose evakuimi.
Nëse madhësia është më e madhe se 50 metra, konsensusi ndërkombëtarë thotë që duhet të evakuohet zona që dyshohet të goditet.
Sipas Detlef Koschny, dy javë para goditjes mund të parashikohet vendi i prekur. Disa ditë para, saktësia është në disa qindra kilometra.
Për objektet e mëdha, ideja nuk është që të goditet me një bombë atomike si në filmin ”Armageddon”, pasi mund të krijohen copa po aq të dëmshme. Ideja është që të lëshohet një objekt drejt asteroidit për ta devijuar… si një makinë goditëse kozmike.
NASA do të testojë idenë me një asteroid të vërtetë 150 metra, në vitin 2022, gjatë misionit DART.
”Mbetet problemi politik”, thotë Romana Kofler nga zyra e çështjeve hapësinore në OKB: ”Cili do të jetë autoriteti vendimmarrës?”.
”Deri më sot kjo pyetje nuk ka marrë përgjigje”, shpjegon ai.
Sidoqoftë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së e lë hapur këtë çështje./ATA

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...