S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, April 27, 2019

Parashikimi i motit për datën 28 Prill, ja çfarë pritet…


Parashikimi i motit për datën 28 Prill 2019:
Sot nuk priten reshje.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 10 / 19 °C
Në vendet e ulëta: 9 / 22 °C
Në vendet malore: 2 / 16 °C

FOTO/ Kafeneja e shqiptarëve në Gjermani, ku gjithçka frymon ‘kuq e zi’

GJERMANI- Duke luajtur, duke pirë e brohoritur mund t’i gjesh shqiptarët e qytetit Alsdorf të Gjermanisë. Ata mblidhen në kafenenë e Micail Beadinit, e cila në mes të Gjermanisë, mbanë ngjyrat kuq e zi në çdo kënd dhe ka emrin “Shqiponja”.
Është më se evidente se ka aq shumë shqiptarë në Gjermani, por këto fotografi tregojnë se ata jetojnë më të bashkuar se kurrë.

Ata përcjellin me fanatizëm çdo ndeshje të kombëtares dhe përfaqësueses së Kosovës, për çka, ata thonë se janë shumë krenarë.

Kjo kafene ndodhet në qytetin gjerman Alsdorf, e cila është në Komunën Aachen, e që ndodhet shumë afër kufirit me Holandën dhe Belgjikën./ /Shtypnews.al/ klko tani mbi faqen ton 

Shtypnews.al antarsohu dhe ti qe nuk je atarsuar, duke e pelqyer faqen tone me te madhe dhe te vetmen ne shqip Shtypnews.al




Duart e kryqëzuara shqiponjë edhe në kopshtin botanik...në Kanada

Jo vetëm artistë shqiptarë po transmetojnë mesazhe me simbolin kombëtar të shqiponjës me duart e kryqëzuara por dyshojmë se ideja e ndërtimit të kësaj pjese në këtë kopsht duket se ka qenë e një shqiptari.
Kjo fotografi është një ndër pjesët e kopshtit më të madh botanik Montreal në Kanada i cili përmban një kompleks të bimëve nga e gjithë bota, me një temë të veçantë dhe shërben për të edukuar publikun në fushën e hortikulturës, si dhe për të ruajtur speciet bimore të rrezikuara, transmeton Telegrafi.
Duket se dhe shqiponja e improvizuar me dy duart është një pjesë e bukur për tu ndjerë krenarë edhe në një vend të largët si Kanadaja.

Ilir Haxholli: Pashë të madhin Zot, tregoni që jeni njerëz e boll na vratë ne dhe fëmijët...

Pse po na vrisni? 

 
E kuptoj që shumë hallkave në vendin tonë mund t’iu shmangesh, por doja të dija, ky tregtari që merr miellin e skaduar, ky fermeri që nuk le helme pa futur, ky blegtori, ky e ky prej duarve të cilëve ne u besojme jetën, që ushqehemi, pse po na vret o vlla, o motër pse po më vret...? Ç’të kam bërë? Po fëmijët e mi ç’të kanë bërë, ne të duam, vijmë tek ti që ti të fitosh, të rrisësh fëmijet e tu, por si të ben zemra e të me vrasësh fëmijët? Si vllai im? Si motra ime?

Ti nuk i ke parë se sa buzeqeshin dhe gëzojnë fëmijët kur ushqehen me produktet e tua, ata nuk e dinë se ti u ke përgatitur vdekjen. Ata nuk e dine se ti për pak fitim më shume nuk pyet për jetën e tyre. E di që mund t’u shpëtosh çdo kontrolli, por ki frike Zotin, se Ai shikon çdo hap tëndin. A mendon se do ta shijosh atë pasuri? Ndaj mos i mallko fëmijet e tu duke helmuar fëmijët e të tjerëve.

Cdo ditë po na merrni njerëzit e afërm, nga kanceri, cdo ditë po degjojmë për miq e shokë qe po na i largoni prej nesh. Pashë të madhin Zot, tregoni që jeni njerëz e boll na vratë ne dhe fëmijët...
@ilir hoxholli

Nëna mb.yti foshnjën e porsalindur në Prizren

Nëna mb.yti foshnjën e porsalindur në Prizren

Trupi i pa.jetë i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një grua e dy.shuar ka kërkuar ndihmën mjekësore në spitalin e Prizrenit pasi që e njëjta kishte lindur një foshnje në shtëpinë e saj dhe më pas dy.shohet që e ka mb.ytur. Policia rajonale e Prizrenit përmes një komunikate për media ka njoftuar se foshnja është gjetur në tavanin e shtëpisë. “Trupi i paj.etë i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion” thuhet në njoftimin e policisë. Ndërsa e dy.shuara është e arr.estuar dhe dërguar në mbajtje.

Aty ku është Edi Rama ka Protesta/ Bllokohet rruga Elbasan-Tiranë, sot policia e armatosur dhunon…

Aty ku është Edi Rama ka Protesta/ Bllokohet rruga Elbasan-Tiranë, sot policia e armatosur dhunon…

Aty ku është Edi Rama ka protesta! Kjo u konfirmua edhe në Elbasan me bllokimin e rrugës në Bradashesh për ta ndaluar kryeministrin që të mos e ndotë ambientin e këtij qyteti as me propagandën e tij idiote, “Bashkia që duam”.
Por për dallim nga ndërhyrja e djeshme e policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH, në Shkodër, sot Ish-Gjeneral Sandër Lleshaj mori masa për çdo të papritur, pasi opozita kishte paralajmëruar parandalimin e rrugëtimit të Edi Ramës drejtë Elbasanit.
Kështu, jashtë çdo norme të sigurisë, si asaj evropiane ashtu edhe serbo-maqedone, sot policia e Ish-Gjeneral Sandër Lleshajt doli të përballej me protestuesit, jo me gaz lotsjellës por me armë. Pse, ende nuk është sqaruar por qytetarët e Elbasanit janë dëshmitar kur policia shkon në shapka dhe kanatiere kur ka përplasje të armatosur ndër banda në qytetin më kriminal në Shqipëri, dhe sot për të larguar disa protestues që kanë bllokuar rrugën për të kaluar Edi Rama, armaotsen deri në dhëmbë.
Dhe jo vetëm kaq!    
Sapo kanë zbarkuar policët e armatosur kanë filluar tensionet dhe përplasjet me protestuesit duke harruar misionin e tyre për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Ndërkohë Ish-Gjeneral Sandër Lleshaj me politikën e tij të sigurisë thuajse ka ardh nga shërbimi në Kabul dhe jo Zyra e Kryeministrit.
Gjithsesi ky ashpërsim i sjelljes policore vërehet pasi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e bëri të qartë se nuk do të ketë zgjedhje më 30 Qershor. Mbetet për tu parë se sa energji ka Ish-Gjeneral Sandër Lleshaj me policinë e tij për të përcjell në çdo hap shefin e tij, Edi Rama meqë aty ku është ai ka dhe protesta, por dështimi tashmë real i zgjedhjeve të 30 Qershorit reflektohet më shumë se kurrë në dhunën policore.
Këtë e dëshmoi sot Drejtori i Përgjithshëm i i Rendit, Albert Dervishi, i cili doli personalisht dhe mori për të arrestuar Ish-Deputetin dhe profesorin e nderuar të këtij qyteti, Luçiano Boçin ndërkohë kriminelët nuk guxon ti shef as në sy edhe pse vazhdojnë ta terrorizojnë qytetin. Kjo është “Policia që Duan kriminelët”!

Frenkli Prengaj: Edi Rama tallet me shqiptarët, ndaj do largohet me 2 këmbët në një këpucë

Dje paradite mora pjese ne nje nga protestat e opozites.

Shtypnews.al


Para parlamentit u vendosen kepuce me flamuj te shteteve te tjera, si simbol i ikjeve masive te shqiptareve nga vendi; dicka e ngjashme si ne Maqedonine e Veriut. 3 pale kepuce dhe 3 flamuj mjaftojne qe une te perpiqem t'ju shpjegoj situaten ku ndodhet vendi, nje situate qe na prek te gjitheve.

Flamuri i Italise kishte poshte kepucet e xhaxhit tim. Si shume shqiptare ne vitet 90', te aferm te mi u larguan nga vendi per nje jete me te mire. 
Perbri ketyre, 2 shtete te tjera, Anglia dhe Kanadaja. E para ka afer kepucet e shokeve te mi, te cilet u larguan para 2-3 viteve sepse nuk shihnin te ardhme ketu. E dyta, Kanadaja. Jo pa qellim vendosa perbri nje pale kepuce numer 45, goxha te medhaja. Kanadaja eshte endrra e cdo gjeologu te ardhshem, por jo vetem. Ne kete shtet e kam menduar dhe une te largohem kohe me pare, por kam gjetur arsye per te mos e bere. 
Nese xhaxhai ishte fuqi punetore, shoket e mi ishin fuqi intelektuale.
Nese xhaxhai u largua me anije , shoket e mi u larguan me kamion. 
Nese xhaxhai punonte ne te zeze ne vitet 90', shoket e mi punojne ne 2019 ne te zeze. 
Nese per largimin e xhaxhait fajin e kishte e kaluara komuniste dhe e ardhmja e turbullt, sot per largimin e shokeve te mi apo tundimit te Kanadase per mua, e ka fajin Edi Rama. Jo se te tjeret jane pa gje, por Edi Rama e kishte ne dore ta ndryshonte kete, e ne vend te kesaj zgjodhi te tallet, apo me keq u hoq sikur ky largim masiv nuk po ndodh vertete; dhe ky eshte ndryshimi i madh mes tij dhe opozites. Jo me kot po them se e kishte, se nuk e ka me. Se shpejti, ai do perfundoje aty ku perfundojne te gjithe udheheqesit qe tallen me popujt e tyre. Do iki me te dyja kembet ne nje kepuce! 
Prandaj dje lashe kepuce numer 45.

Shtypnews.al 

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...