S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, April 25, 2019

Bllokimi i akseve, Kryemadhi: Strategji dhe plan i befasishëm. Fati i Ramës, çdo ditë e më i zi

Opozita bllokoi akset kombëtare duke filluar nga ora 18 e mbrëmjes së kësaj të enjteje, duke shënuar kështu ndryshim strategjie krahasuar me protestat që zhvillonte para Kuvendit apo Kryeministrisë sa herë që kishte seanca plenare, apo edhe në protestat kombëtare.
“Ne nuk pamë qytetarë të irrituar, përkundrazi ishin solidarë. Pamë shumë makina që kishin hapur krahun në anë të rrugës, duke treguar solidaritet. Ky është një nga hapat që ka hedhur opozita, e do të ketë vazhdimësinë e saj. Gjithçka është në bazë të një strategjie dhe plani, që do të jetë i befasishëm. Pse? Sepse kryeministri është larguar gjithnjë sa herë ka pasur protesta dhe nuk ka tentuar të qëndrojë e të përballet me njerëzit. Kjo tregon frikën që ka ai, ose s’do të përballet me opinionin mbi këtë situatë”, tha Monika Kryemadhi.
Ajo tha se në të kaluarën, kryeministrat nuk janë larguar por kanë qëndruar në zyrat e tyre.
“Kjo është një zgjedhje e gabuar e Ramës, pasi një ditë ai do të përballet me njerëzit”, tha më tej kryetarja e LSI-së.
Kryemadhi tha se është çështje e Ramës nëse ikën apo nuk ikën, por “çdo ditë që ai qëndron, fati i tij bëhet gjithnjë e më i zi, meqë i ka qejf këto fallxhoret”.

Studentja nga Kosova: Jemi popull i fëIIiqur, popull i prapambetur, nuk e di pse jam…

Studentja nga Kosova: Jemi popull i fëIIiqur, popull i prapambetur, nuk e di pse jam…

Një Studente e cili ka ikur nga Kosova për te studiuar ne Londër ka bërë një postim ne facebook ku ka kriti.kuar qytetaret Shqiptar dhe prejardhjen e ti, dhe sipas sajë vetëm kur erdhi ne Londër kuptoji se gjithçka ishte ndryshe.
“Atje është gjithçka ndryshe, nuk te kupton askush për gjerat qe i bene, politikanet na këputen jetën ne gjysme, nuk është e drejt ata te qëndrojnë ne maje te shtetit”
“Me pëlqen jeta këtu, nuk dua te kthehem atje as per Presidente shteti, sepse atje te gjithë kanë v.raa ëndrrat e mia dhe shumë qytetarëve tjetër/.

Protesta LIVE/ Kryemadhi: Rama nuk e ka parë ende revoltën e shqiptarëve!


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha nga Durrësi se protestat e opozitës do të jenë të befasishme, duke shtuar se kryeministri Edi Rama ende nuk e ka parë revoltën e shqiptarëve.


“Ka një pjesëmarrje të madhe, kanë ardhur kaq shumë njerëz dhe duke menduar që kjo është një nga rrugët kryesore. Sot Shqipëria merr mesazh dhe shpërndan atë ndjenjë proteste që bëjnë qytetarët në protestat e Tiranës, tashmë shpërndahen në të gjithë Shqipërinë, për të gjithë ata që nuk e kanë mundësinë financiare për të ardhur në protestat që organizohen në Tiranë, sepse pjesa më e madhe ka qenë me qytetarët e kryeqytetit. Por, ne tashmë do të shpërndahemi në të gjithë Shqipërinë. Nuk do të ndalemi. Befasia ndaj strategjisë që Edi Rama ka ndërtuar me krimin e organizuar për të uzurpuar shqiptarët do të jetë elementi kryesor i protestës së shqiptarëve. Këto nuk janë më protestat e opozitës, këto janë protestat e shqiptarëve. Sot nuk ka rrugë tjetër, o do të jesh me qytetarët, o do të jesh me krimin e organizuar”, tha Kryemadhi.
“Është paralajmërimi për Ramën. Akoma nuk ka filluar. Akoma nuk ka filluar mosbindja civile. Akoma Edi Rama nuk e ka parë revoltën e shqiptarëve. Ka vetëm 9 javë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur ndërkombëtarët. Rama nuk e ka kuptuar. Ndërkombëtarët e kanë kuptuar shumë mirë se çfarë ka ndodhur. Mjaftoni të shikoni televizionet shtetërore të të gjithë Europës, në SHBA të cilët përkrahin qytetarët shqiptarë të cilët janë ngritur në protestë kundër këtij kryeministri që ka vjedhur zgjedhjet dhe i ka blerë ato me paratë e krimit të organizuar. Kundër një Kryeministri që e ka kapur shtetin dhe që e ka kapur peng krimi i organizuar. Sot protestat në pesë pikat kryesore, janë protesta për ti thënë Edi Ramës që je akoma vonë. Mos vazhdo më që të provokosh shqiptarët, por tërhiqu dhe jepu shansin shqiptarëve të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme si çdo qytetar europian, ashtu si këta qytetarë po thërrasin sot”, shtoi kreu i LSI-së.



Ashtu siç ishte parashikuar me strategjinë e re të Opozitës së Bashkuar, për të protestuar kundër Parlamentit të krimit deri në largimin e Edi Ramës, tashmë janë bllokuar pesë akset kryesore në vend, atë që lidhë Veriun me Tiranën ku protesta do të zhvillohet në Milot, Jugun me kryeqytetin me protestën në Sheq të Fierit, zonën e Juglindjes duke bllokuar rreth rrotullimin në Bradashesh të Elbasanait si dhe protesën në Tiranë, duke bllokuar rreth rrotullimin tek Sheshi Shqiponja.
Kryetari i PD, Lulzim Basha marshimin e tij nga Miloti tashmë e ka përfunduar dhe Autostrada është bllokuar nga përfaqësuesit e opozitës:


Ndërkohë edhe në Fier përkundër presionit të madh dhe terrorit policor opozita e drejtuar nga Kryetari i PD Dega Fier, Luan Baçi, ka bllokuar rrugën te rreth rrotullimi i Sheqit:

Pikat ku po zhvillohen protestat e Opozitës së Bashkuar:
1.Milot, Karburanti në Autostradë
2.Tiranë, Rreth rrotullimi  te Sheshi Shqiponja
3.Durrës, Te Plepat – përballë Shtëpisë së Pushimit të Ushtrisë
4.Fier, Rreth rrotullimi i Sheqit
5.Elbasan, Rreth rrotullimi i Bradasheshit
Ndryshe, Kolegji i Kryetarëve të Partisë Demokratike në mbledhjen e tij të fundit të kryesuar nga kryetari i PD, Lulzim Basha përveç Protestës së Madhe ka vendosur dhe ndryshimin e strategjisë së protestave, ku fillimisht nga protesta para Parlamentit do të kalohet në paralizimin e lëvizjes duke bllokuar akset kryesore në vend më 25 Prill.


Deputeti i ri betohet me foton e veçantë: Babai i Kombit tim, beteja jonë …

Deputeti i ri i Parlamentit të Shqipërisë Artur Roshi, me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se do të punoj me përkushtim dhe të lartësoj emrin e forcës së cilës përfaqëson në sallën e seancave plenare.

Me anë të një foto ku z.Roshi shfaqet mbi eshtrat e Mid’hat Frashërit, shkruan:

..Beteja jonë vazhdon… Tani e tutje ndëron vetëm mënyra por jo përmbajtja.
Nëpërmjet seancave parlamentare do të rris komunikimin me publikun për të paraqitur para tij rrymën tonë politike të Filozofisë Konservatore Moderne Europiane të ideuar në vendin tonë nga Mid’hat Frashëri dhe të aplikuara sot në botë nga presidenti Trump,kryeminstria May,etj.

Njerëzit tanë jo vetëm që do të dëgjojnë idetë e Mid’hat Frashërit,por do të ndihen krenarë për to.
Mid’hati është me NE dhe jo vetëm moralisht, Mid’hati u kthye në shtëpinë e tij jo si një grusht kockash të plakura , por si simboli më i thellë dhe më gjithpërfshirës i shqiptarëve.

U kthye në shtepinë e tij shtëpi që e ndërtoi vetë, mbuluar me flamurin që vetë i dha jetë dhe mundësi valvitje në viset e shqiptarëve, erdhi i përcjellë nga nderimet e kombit më të madh dhe më demokratik të botës por edhe kombit më dashamirës ndaj Shqiperisë,kombit Amerikan,dashamirësi që e fituam po fal Mid’hatit.

Baba i Kombit tim, përulem para teje dhe ideve te tua që koha nuk i zbeu por i forcoi,
BETOHEM se do punoj çdo ditë të jetës sime për të ndihmuar në vënien në vend të historisë politike dhe të emrit të Ballit Kombëtar Demokrat.

Kam me vete në këtë mision shumë miq… dhe perëndia na ndihmoftë.

Wednesday, April 24, 2019

Parashikimi i motit për datën 25 Prill, ja çfarë pritet…

Parashikimi i motit për datën 25 Prill 2019:
Sot nuk priten reshje.
Në zona të kufizuara të qarqeve Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje lokale të dobëta, më të mundshme në terrenet malore.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 14 / 25 °C
Në vendet e ulëta: 13 /29 °C
Në vendet malore: 9 / 22 °C

Kancer, diabet, autizëm.../ Po blemë vdekjen me duart tona, ja çfarë konsumojmë! Ska nevoje per Foto


Jo vetëm çmime të larta dhe të papërballueshme për shumicën e shqiptarëve, por edhe cilësi dhe abuzim kriminal.
Kjo mund të thuhet sa i përket situatës me fruta perimet në vend.
Nga njër anë janë fermerët e ndershëm që nuk gjejnë dot treg për produktet e tyre dhe detyrohen ti hedhin në rrugë, ndërsa nga ana tjetër fermerë matrapazë që kërkojnë të pasurohen në kurriz të shëndetit të shqiptarëve.

Dje, në një prej emisioneve investigative në vend, u denoncuan raste konkrete se si ndërhyhej me pesticide dhe hormone për të përshpejtuar rritjen e frutave dhe perimeve, ndërsa vetë fermerët pranonin se produktet e tyre nuk ia japin kurrë fëmijëve të tyre, sot Jeta Osh Qef ka publikuar disa foto të tjera.
Kanë qenë vetë qytetarët, që përmes tyre, tregojnë se çfarë po hamë realisht...
Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i ngarkuar ligjërisht për kontrollin dhe cilësinë e ushqimeve në vend, si gjithmonë bën një sy qorr e një vesh shurdh, shkruan Syri.net.
Pa harruar që këto janë vetëm një pjesë, pasi nuk duhen harruar dhe produktet që futen nga jashtë...
Por cilat janë dëmet shëndetësore që shkaktojnë pesticidet?
Shkencëtarët kanë zbuluar që pesticidet mund të shkaktojnë një varg të problemeve shëndetësore dhe të rrezikojnë jetën. Por më poshtë kemi zgjedhur të sjellim ato që deri sot janë provuar shkencërisht...
Diabeti
Me vite është studiuar lidhja në mes diabetit dhe pesticideve. Dëshmitë e fundit sugjerojnë që pesticidet krijojnë rezistencë të trupit ndaj insulinës. Shkencëtarët po ashtu kanë dëshmuar qe njerëzit e trashë që kanë nivel më të lartë të komponimeve të organoklorizuara në trup kanë rrezik më të lartë për të krijuar diabet të tipit 2. Përveç pesticideve, të dëmshme janë dëshmuar edhe freskuesit kimik të ajrit prandaj shmangni tërësisht.
Kanceri
Më shumës e 260 hulumtime kanë vërtetuar që pesticidet mund të shkaktojnë lloje të ndryshme të kancerit, duke përfshirë limfomat, leukeminë, kancerin e trurit, gjirit, prostatës, zorrës së trashë, mëlçisë dhe mushkërive. Shmangni enët plastike, ndërsa ushqimet që kanë më së shumti pesticide (mollët, pjeshkat, sallatën e gjelbër, rrushin) blini në tregjet e produkteve organike.
Autizmi
Hulumtuesit më të mëdhenj botërorë të autizmit besojnë që autizmi krijohet me kombinimin e gjenit tek ndotësit në të cilët kanë qenë të ekspozuar prindërit para dhe gjatë ngjizjes së fëmijës. Shumë pesticide i vrasin dëmtuesit ashtu që së pari ua shkatërrojnë veprimin neurologjik, ndërsa duket që të njëjtën gjë ia bëjnë edhe fëmijëve të palindur.
Trashja
Disa pesticide pengojnë baraspeshën hormonale në trup. Mund të pengojnë veprimin e hormoneve dhe lirimin tyre. Shkencëtarët kanë zbuluar më shumë se 50 pesticide që ndikojnë negativisht në ekuilibrin hormonal në trup, ndërsa disa prej tyre shkaktojnë çrregullime metabolike dhe trashje.
Steriliteti
Mjekët dhe shkencëtarët pohojnë që pesticidet mund të shkaktojnë sterilitet te meshkujt dhe femrat, por edhe abort. Hulumtimet kanë treguar që meshkujve u bie niveli i testosteronit kur konsumojnë ushqim, veçanërisht molla që janë të rritura organikisht. Shmangni pemët dhe perimet që kanë nivel më të lartë të pesticideve (mollët, pjeshkët, sallatën e gjelbër, rrushin, dredhëzat, kumbullat). Këto ushqime blini në tregjet e produkteve organike.
Të metat e lindura
Fëmijët të cilët janë ngjizur gjatë pranverës dhe verës kanë rrezik më të lartë nga çrregullimet e lindura. Gjatë kohës së pranverës dhe verës ekspozimi ndaj ushqimit të pasur me pesticide është i larti. Spina bifida dhe sindroma e Down janë disa nga të metat e lindura që shfaqen më së shpeshti te fëmijët e ngjizur në kohën e pranverës dhe verës. Në këtë kohë sasi e madhe e pesticideve gjendet edhe në ujë. Pini ujë të filtruar dhe hani ushqim të rritur organikisht nëse planifikoni ngjizjen, dhe në veçanti nëse jeni shtatzënë. 



Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...