S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, April 22, 2019

Ilir Meta: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës! | Shtypnews.al |

  1. Ilir Meta apel për ruajtjen e natyrës: Kurorat e gjelbërta po shkatërrohen nga ndërtime pa kriter



Presidenti Ilir Meta ka përcjellë mëngjesin e sotëm një mesazh për ruajtjen e natyrës në ditën ndërkombëtare të tokës. Ai thotë se kurorat e gjelbërta në vendin tonë janë dëmtuar nga ndërtime pa kritere duke e quajtur këtë proces një regres që duhet të marrë fund...

Për një të ardhme më të shëndetshme të fëmijëve tanë, është detyra jonë ta mbrojmë tokën, shtëpinë tonë të përbashkët, duke treguar një kujdes e vëmendje më të shtuar për mjedisin dhe ekosistemin, ruajtjen e biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të Shqipërisë.
Mbrojtja e tokës dhe e mjedisit, nuk duhet trajtuar si propagandë mediatike! Të gjithë jemi dëshmitarë se si kurorat e gjelbërta, që duhet të ishin mushkëria e pacënueshme e qyteteve tona, fatkeqësisht janë dëmtuar nga ndërtimet pa kritere, një regres që duhet të marrë fund!
Ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar!

Ilir Meta Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës!🌳🌍

Parashikimi i motit për datën 22 Prill, ja çfarë pritet.| Shtypnews.al |

Parashikimi i motit për datën 22 Prill 2019:
Sot nuk priten reshje.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet.

Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 9 / 20 °C
Në vendet e ulëta: 8 /19 °C
Në vendet malore: 3 / 17 °C
____________________________

External Image
Kompleks Orba
Kopleleksi Orba ofron mundesine te kalonin momente relaksuese ne ambjentet e Barit te akomoduar ne menyre moderne dhe bashkekohore. ...
shtypnews.blogspot.com

Sunday, April 21, 2019

Stevo dhe Gordana në rreth të dytë, Reka në shpi

Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska janë kandidatët që kanë kaluar në rrethin e dytë në garën për President të Maqedonisë së Veriut.

Kandidati Blerim Reka i përkrahur nga dy partitë (Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA) ka dështuar totalisht duke mos arritur të jetë të paktën afër kalimit në rrethin e dytë.

Reka, gjithashtu nuk ka arritur as të kalojë numrin e votave që kishin marrë ish-kandidatët shqiptarë Muharrem Nexhipi që kishte marrë 155 978 vota dhe Imer Selmani i cili së fundmi mori afër 150 mij vota.

Mbështetja e dobët e minimale e Rekës dëshmon edhe mos-besimin e elektoratit shqiptarë te partitë Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA.

Andaj, nuk është e habitshme që të kemi edhe dorëheqje të kryetarëve të ketyre partive nga skena politike./TS/

Korça ‘pushtohet’ nga sirianët | Shtypnews.al |

Policia kufitare në Kapshticë ka kapur 20 klandestinë sirianë, të cilët vinin nga Greqia. Mësohet se mes tyre kishte gra dhe fëmijë.
Refugjatët janë dërguar në drejtorinë e kufirit për të dhënë deklarimet e tyre.
Po të njëjtat burime thonë se përgjatë ditëve të fundit janë kapur më shumë se 120 klandestinë të huaj.
Të dhënat zyrtare mungojnë, por burime konfidenciale flasin për mbi 1200 të ndaluar në tre muaj vetëm në qarkun e Korçës.
Kufiri i gjelbër Shqipëri-Greqi në qarkun e Korçës dhe Gjirokastrës mbeten portat kryesore të hyrjes së klandestinëve që vijnë kryesisht nga vendet në konflikt në Lindjen e Mesme.

Autostrada e “kaltër” në Shqipëri, 294 km do të kushtojnë 2.3 mld euro

Segmenti prej 294 km në territorin shqiptar i korridorit Adriatiko-Jonian parashikohet që të kushtojë rreth 2.3 miliard euro. Televizioni TemA, ka siguruar hartën se ku do të shkel gjurma e këtij segmenti të rëndësishëm.

Gjurma përfundimtare e pjesës së korridorit Adriatiko – Jonian u miratua të mërkurën në Këshillin Teknik të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Segmenti është mjaft i madh pasi bashkon pjesë të rëndësishme të Italisë veriore me Europën qëndrore dhe Slloveninë, Bosnjën, Malin e Zi, Shqipërinë e Greqinë. I gjithë korridori është 1550 kilometra. Ndërkohë në territorin shqiptar gjatësia e këtij segmenti do të jetë 294 Km dhe është parashikuar që të kushtojë rreth 2.3 miliardë euro. 
Televizioni TemA ka siguruar hartën ku do të shkel gjurma e korridorit në pjesën shqiptare.


 Pikënisja e saj do të jetë Murriqani, duke vazhduar për hapjen e një traseje të re deri në Bushat e më pas në Lezhë. Nga Miloti deri në Balldren, qeveria ka dhënë një pjesë të ndërtimit të korridorit në partneritet me privatin. Autostrada do të lidhet më pas me Thumanën, Kasharin, Rrogozhinën, Fierin, Levanin dhe By Pass-in e Gjirokastrës. Për këtë segement ka nisur dhe puna për të ndërtuar projektin.

Segmenti i fundit, që është Levan – Poçem – Memaliaj, mendohet që të fillojë në vitin 2028. Këtu autoritetet vlerësojnë dhe vëshirësitë më të mëdha teknike për shkak të rrëshqitjeve në rrugë.
Studimi i fizibilitetit financohet nëpërmjet programit të ËBIF dhe kosorciumi i përzgjedhur nga Komisioni i Delegacionit Europian, DG NEAR është Mott MacDonald Ltd. (UK) në Consortium me Action Group Communication (Cyprus) and Kommunalkredit Public Consulting GmbH.

Ngushellime familjes. Besniku kishte vite që punonte shofer kamioni me firmat e nxjerrjes dhe përpunimit të pllakave e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit


Një 36 vjeçar ka mbetur i vdekur ditën e sotme, si pasojë i një aksidenti të ndodhur në zonën e Malit të Tomorrit.
Viktima është identifikuar si Besnik Kanani, banues në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit dhe është babai i tre fëmijëve.
Aksidenti që i mori jetën 36-vjeçarit ka ndodhur në zonën e nxjerrjes së pllakave të gurit.
Bëhet e ditur se Besnik Kanani kishte vite që punonte shofer kamioni me firmat e nxjerrjes dhe përpunimit të pllakave e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit.

Mos m’u zemëroni nëse nuk i sjell fëmijët për vizitë!

Shpesh më thonë se duhet t’i sjellësh më shpesh fëmijët për vizitë, se filani e fisteku duan të kalojnë pak kohë me fëmijët e mi sa janë akoma të vegjël.
Dëgjoni, mos e merrni personalisht, por jo!
Nuk është se nuk duam t’ju shohim.
Nuk është se jemi përtacë e nuk duam të gjejmë kohë.

Por sepse është shumë më rraskapitëse dhe stresuese sesa mund të përballoj ndonjë ditë.

T’i sjell tre fëmijët e mi të vegjël në shtëpinë tuaj për vizitë kërkon shumë punë dhe duhet të jetë e sinkronizuar përsosmërisht. Duhet t’i vesh të gjithë, t’ua bëj gati çantën me rroba e bebelina e gjësende tjera të nevojshme, dhe të sigurohem që kanë ngrënë mirë. Duhet ta sinkronizoj vizitën me përsosmëri mes kohës së gjumit të drekës dhe kohës së darkës sepse foshnja ime fle vetëm në krevatin e saj.

Duhet t’i shikoj me sy të mprehtë fëmijët e mi për sa kohë jemi në shtëpinë tuaj, nga frika se mos thyejnë diçka apo mos lëndohen sepse ju nuk jeni mësuar me fëmijë në shtëpi. Më duhet të kthehem në shtëpi në kohë për ta përgatitur darkën, t’i ushqej për darkë, t’i laj që të gjithë, dhe prap të kem kohë për të kaluar me bashkëshortin tim.

Nuk është se nuk duam t’ju shohim.
Por menaxhimi i këtyre fëmijëve të vegjël të bukur është punë shumë e vështirë dhe bëhet akoma më e vështirë jashtë shtëpisë sonë.
Është sepse nuk dua ta shkatërroj shtëpinë tuaj.
Është sepse askush nuk e duron një fëmijë që qan sepse nuk e ka bërë gjumin mirë.
Nëse keni dëshirë të kaloni kohë me ne, ju lutem, kaloni kohë me ne. Por, do t’jua kërkoj edhe këtë: ejani ju tek ne, mos na kërkoni ne të vijmë.

Dhe, ju lutem, më jepni pak kohë për ta rregulluar shtëpinë.
Jo që shtëpia ime është një katastrofë – mirë, ndoshta është. Por, preferoj të pastroj për 15 minuta, sesa të kaloj gjysmën e ditës duke pritur që yjet të radhiten në mënyrë të favorshme që unë ta bëj një vizitë tek familja ose miqtë.
Kështu që, ju lutem, mos e merrni personalisht.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...