S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, April 21, 2019

Korçë-Kapshticë, autobusi përplaset me “Range Rover”

Në aksin rrugor Korçë-Kapshticë sot është shënuar një aksident por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Një automjet tip “Range Rover” është përplasur me autobusin e pasagjerëve nga Korça në drejtim të Greqisë në vendin e quajtur Kryqëzimi i Plasës.
Nga përplasja nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Dyshohet se shkaktar i aksidentit ishte automjeti që i ka prerë rrugën dy autobusëve.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet e nevojshme.

Qeveria italiane shpall dekretin e ri për punësimin e shqiptarëve në Itali


Autoritetet italiane kanë dalë me një ofertë të re për shtetasit shqiptarë të cilët dëshirojnë të punojnë në Itali.

Një dekretin që noa.al ju detajon më poshtë, thuhet se gjithsej ofrohen 30 mijë e 850 vende të reja pune enkas për emigrantët.

Prej këtyre, 12.850 emigrantëve do t’i jepet e drejta e lejes së qëndrimit për punësim autonom apo si vartës josezonalë. Ndërsa për 18 mijë të tjerë, ofrohet mundësia për punësim sezonal në sektorin e bujqësisë si dhe hoteleri-turizmit.

Ky dekret parashikon dhe kuotën prej 9850 emigrantë që mund të konvertojnë lejen e tyre të qëndrimit për studim, praktikë pune, etj., në leje qëndrimi punësimi kundrejt prezantimit të një kontrate të rregullt pune.
Gjithashtu qeveria italiane lejon me këtë dekret, dhënien e lejes së qëndrimit për 2400 persona profesionistë të lirë e sipërmarrës që kërkojnë të kontribuojnë në ekonominë italiane duke hapur një biznes me të paktën 3 vende pune e me një faturim të jo më pak se 500 mijë euro në vit.
Ky dekret lejon dhënien e lejes së qëndrimit dhe të gjithë atyre që kërkojnë të ndërtojnë sipërmarrje start up inovative si dhe për artistë me famë apo me kualifikim të lartë profesional që punësohen nga ente publike apo private.
Prej datës 16 prill në portalin e Ministrisë së Brendshme italiane mund të dërgohen formularët e plotësuar për emigrantët që kërkojnë punësim jo sezonal, vartës e autonom si dhe ata emigrantë që kërkojnë konvertimin e lejes së tyre të qëndrimit për motive pune.
Ndërsa nga ora 9 e mëngjesit të 24 prillit 2019 mund të prezantohen formularët e plotësuar për punësim sezonal.
Afati i prezantimit të kërkesave për punësim sezonal është 31 dhjetori 2019. Por meqë kuotat janë të limituara parashikohet një fluks i madh i tyre sidomos në ditën e parë e ashtuquajtura "clikc day" pra më 24 prill.

Qindra të vrarë në Sri Lanka, sulme në kisha e hotele

Pas shpërthimit të bombave në tri kisha dhe tri hotele luksoze në Sri Lanka, mbetën të vrarë 138 persona dhe të plagosur më shumë se 400 të tjerë, deklaruan autoritetet, raporton RFE.
Vetëm në një kishë në veri të Kolombos, më shumë se 50 persona janë vrarë, tha policia.
Mediat kanë raportuar se edhe 25 persona tjerë janë vrarë në një sulm në kishën Batticaloa në provincën lindore.
Nëntë turistë të huaj janë në mesin e viktimave.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në shtetin që ishte në luftë për vite të tëra me separatistët Tamil.
Kryeministri Ranil Wickremesinghe, ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë.
“I dënoj ashpër sulmet ndaj popullit tonë sot. Bëj thirrje që të gjithë të qëndrojmë të fortë dhe të bashkuar”, tha kryeministri.
Ndryshe, vitin e kaluar ishin shënuar 86 incidente për shkak të diskriminimit, kërcënimeve dhe dhunës kundër të krishterëve në Sri Lanka.

Mali i Tomorrit, guroret jashtë çdo parametri mjedisor vazhdojnë e vrasin, Klosi heshtë…

“Ne nuk mund të lejojmë që këto gurore të shfrytëzojnë në mënyrë barbare një nga pasuritë më të bukura natyrore të Shqipërisë që është Mali i Tomorit.” Kështu u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në nëntorin e vitit 2017, kur  me pompozitet u fol për gjobitjen dhe pezullimin e 12 guroreve që ushtronin aktivitet për shfrytëzimin e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit. Por aty jo vetëm që vazhdon puna por aty vdesin dhe njerëz.
Sot,një 36 vjeçar ka humbur jetën pikërisht në njërën nga këto gurore në Malin e Tomorrit, që ishte pjesë e aksionit gjashtëmujore “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”.
Sipas “BW”, aksidenti ka ndodhur në zonën e nxjerrjes së pllakave të gurit.
Viktima është babai i tre fëmijëve, Besnik Kanani, banues në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit, i cili punonte prej vitesh si shofer kamioni në firmat e nxjerrjes dhe përpunimit të pllakave e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit.
“Policia që Duam” e ka klasifikuar si ngjarje aksidentale ndërkohë pritet reagimi i ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Por, një gjë është e sigurt, sikur Inspektoriati Mjedisor dhe përfaqësues të Agjencisë së Mjedisit dhe Zonave të Mbrojtura nën drejtimin e ministrit të Turizmit dhe të Mjedisit, Blendi Klosi do të vepronin siç u shfaqën mesnëntorin e vitit 2017 në aksion duke gjobitur dhe revokuar lejet mjedisore në Malin e Tomorrit , ku siç u tha janë krejtësisht jashtë çdo parametri mjedisor dhe shfrytëzojnë këto leje minerare në mënyrë krejtësisht të paligjshme, duke e cilësuar madje barbar dhe të pafalshëm dëmin e krijuar në një nga malet më të vizituar në mbarë vendin nga turistë vendas dhe të huaj, sot edhe mund të kishte viktima në ngjarje aksidentale, por jo në gurore ku ishin konstatuar se ishin jashtë çdo parametri mjedisor.  

Cilësia shumë e dobët e asfaltit, dikush e heq me dorë

Asfaltet e dobëta në zona të ndryshme në Kosova janë raportuar shpesh nga qytetarët.
Derisa është fotografuar asfalti në rrugën Drenas – Skenderaj, që është prishur akoma pa u vënë rruga në funksion, qytetarët po e ilustrojnë edhe ndryshe kualitetin e dobët.
Një video që është shpërndarë në rrjetet sociale, shihet se si një qytetar e heq asfaltin me dorë nga rruga.
Ndësa javë më parë, Gazeta Express ka raportuar se në një fshat të Klinës kishte dalë barishte në mes të rrugës që është shtruar vetëm para pak muajsh.

Kompleks Orba




Kopleleksi Orba ofron mundesine te kalonin momente relaksuese ne ambjentet e Barit te akomoduar ne menyre moderne dhe bashkekohore. 
Do te gjeni rehatine dhe komoditetin nen shoqerine e kafes, pijeve freskuese, lengjeve bio dhe shume produkte te tjere. 
Ofrohet sherbim i shpejte nga stafi i kualifikuar.
Prane Kompleksit Orba do te gjeni edhe Ambjent me Bilardo ku mund te kaloni momente argetuese me miqte tuaj.
Ju Mirepresim! 










Basha uron Pashkët nga një vend i veçantë: Zoti na ndriçoftë rrugën e bashkimit



Nga Kisha e Shen Ndout në Laç, kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët për Pashkët.
Ai tha se kjo le të jetë dita kur zoti të ndriçojë rrugën e bashkimit për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë.
Basha: Sapo kam mbërritur në një vend, një nga vendet më të shenjta për shqiptarët, për besimtarët e Krishtit dhe për të gjithë shqiptarët, Kishën e Shna Ndout në Laç dhe dua prej këndej t’u uroj gjithë besimtarëve, katolikë e ungjillorë, dhe të gjithë shqiptarëve: “Gëzuar! Për shumë vjet Pashkët”. Kjo ditë e ngjalljes së Krishtit, në të cilën sot, nga kisha e Shna Ndout lutem për të gjithë bashkëqytetarët e mi, në veçanti, për ata më në nevojë, për të vobekëtit, për të sëmurët dhe familjarët e tyre, për ata që vuajnë padrejtësitë. Lutem që kjo ditë e ngjalljes së Krishtit të jetë dita e ngjalljes së shpresës dhe besimit tek paqja dhe e nesërmja e sigurtë, nën drejtimin e Zotit fuqiplotë.
Sot kam një urim për të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, që Zoti të na e ndriçojë rrugën e bashkimit, bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, për t’u bashkuar të gjithë si vëllezër e motra, nën Perëndinë, nën Zotin, në këtë ditë të ngjalljes së Krishtit dhe ngjalljes së shpresës, për një Shqipëri të paqes, për një Shqipëri të së ardhmes më të mirë për çdo familje, për çdo shqiptar dhe për të gjithë bijtë, vogëlushët e shqiptarëve.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Edhe njëherë, nga Kisha e Shna Ndout, gëzuar e Për shumë vjet, gjithë besimtarëve të Krishtit, gjithë besimtarëve katolikë, në veçanti gjithë shërbëtorëve të Zotit, në gjithë dioqezat tona, në Shqipëri, anembanë kombit shqiptar e në diasporë.
Gëzuar të gjithë besimtarëve ungjillorë, gëzuar të gjithë shqiptarëve.
Gëzuar, Për shumë vjet Pashkët.





Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...