S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, April 21, 2019

Historia e dashurisë që mban në jetë gruan që vuan nga një sëmundje e rrallë

Historia e tretë që mbylli programin “Dua të të bëj të lumtur” këtë mbrëmje ishte një histori dashurie plot sakrifica dhe përkujdesje. Meti dhe Filxhonia ishin njohur nëpërmjet të afërmve të tyre dhe në momentin që ishin takuar kishin rënë në dashuri me shikim të parë.


Gjithçka shkonte mirë midis tyre, por përshkak të vështirësive ekonomike Meti kishte emigruar në Angli duke lënë pas Filxhonen dhe djalin e sapolindur. Policia në Angli e kishte arrestuar Metin sepse nuk kishte leje qëndrimi dhe për këtë arsye pas disa muajsh ishte rikthyer në Shqipëri.
Gjithçka ishte perfekte sipas Metit deri në momentin kur Filxhones i ishin shfaqur disa shqetësime shëndetësore. Pas shumë vizitash mjekësore, Meti dhe Filxhonia kishin mësuar se ajo vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Gjatë gjithë kësaj kohe, Meti i kishte qëndruar pranë dhe ishte kujdesur që Filxhones të mos i mungonte asgjë.
Meti i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar Filxhonen që është pjesë e jetës së tij dhe për ta bërë të lumtur. “Atë që kam bërë për ty do të vazhdoj ta bëj gjithmonë deri në fund të jetës. Mua do të më kesh pranë gjithmonë! Ti je ajo që më frymëzon dhe më jep jetë çdo ditë”, – u shpreh Meti.
E ftuara surprizë për Filxhonen ishte këngëtarja tepër e dashur për publikun shqiptar, Xhensila Myrtezaj e cila u shpreh: “Besoj që jam e emocionuar pafund dhe nuk ndodh shpesh që të më mungojnë fjalët. Jam frymëzuar shumë nga historia juaj e dashurisë. Mua sot më keni mësuar një gjë shumë të madhe, që dashuria është forca me e madhe që ka njeriu. Kur ke njeriun e duhur në krah, nuk të duhet asgjë tjetër”.  / TC/

Saturday, April 20, 2019

Sot festohen Pashkët Katolike |Shtypnews.al|



Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë- Durrësit, Imzot George Frendo, në mesazhin e Pashkëve Katolike tha se sivjet po kremtojmë pashkët në një moment shumë kritik dhe të tensionuar në vendin tonë dhe si bari shpirtëror u bëri apel të gjithë politikanëve të angazhohen për një zgjedhje të drejtë dhe të shqetësohen më shumë për të mirën e përbashkët se sa për pozitën që kanë.
“Unë nuk jam politikan, nuk po flas si politikan por jam bari dhe si bari shpirtëror që e do Shqipërinë dhe shqiptarët nuk mund të hesht përballë kësaj situate. U bëj apel të gjithë politikanëve, kanë detyrë morale të angazhohen për një zgjedhje të drejtë dhe të shqetësohen më shumë për të mirën e përbashkët se sa për pozitën që kanë. Situata tashmë është shumë e rëndë dhe sa më shumë të zgjasë, më të mëdha do jenë pasojat për popullin. Ne nuk duam vetëvrasjen e kombit.”
Krishti i ngjallur, tha Imzot George Frendo, në takimet e tij me njerëz pati gjithmonë të njëjtin urim, Paqja me ju!
“Atyre që mbajnë inat në zemrat e tyre që merren me ndjenja hakmarrjeje, Krishti iu thotë falni ashtu sikurse unë iu kam falur. Atyre që protestojnë me dhunë, me vandalizëm Jezusi i kujton fjalët e tij drejtuar Pjetrit kur i tha ‘Të gjithë ata që rrokin shpatën nga shpata do të vdesin. Dhe atyre që kanë autoritet politik iu kujton se në darkën e tij të fundit, pasi i lau këmbët apostujve iu tha ‘ju dhashë shembull; që sikurse ju bëra unë juve, të bëni edhe ju.”
Në fund, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë- Durrësit, Imzot George Frendo, tha se ngjallja e Krishtit na jep shpresë dhe shpresa nuk na bën optimistë, por na bën të aftë për t’u angazhuar për një shoqëri më të mirë: “Përfaqësuesit e popullit duhet të jenë shembull për popullin. Ngjallja e Krishtit na jep shpresë dhe shpresa nuk na bën optimistë, por na jep kurajë për të përballuar problemet dhe na bën të aftë për t’u angazhuar për një shoqëri më të mirë. Ju uroj nga zemra paqen e gëzimin e Krishtit! Gëzuar!”
Festimet e Pashkës nisën me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë sot me drekën tradicionale të së dielës.
“Krishti u ngjall”, është urimi i kësaj dite festive i cili shprehet nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve simbol ky i lindjes dhe kalimit në një jetë të re.
Data e ditës së Pashkëve
Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të parën hënë të plotë pas baraznatës (ekuinoksit) të pranverës (21 marsi).
Në lashtësi mund të kishte përdorime të ndryshme vendore mbi ndjekjen e datës, sidoqoftë të gjitha të lidhura me njehsimin e pashkëve hebraike. Në veçanti disa kisha të Azisë ndiqnin traditën e festimit të pashkëve në të njëjtën ditë me ato hebraike, pa përllur të dielën.
Pra data e Pashkëve është përfshirë mes 22 marsit dhe 25 prillit. Megjithatë, për shkak të diferencës 13- ditore midis dy kalendarëve (Gregorian dhe Julian), çdo anëtar i një kishe ortodokse do të vëzhgojnë se Pashka Perëndimore (katolike) bie në mes 9 mars dhe 12 prill në kalendarin Julian.
Në anën tjetër, çdo anëtar i një kishe Perëndimore do të vërejnë se Pashka Lindore (ortodokse) bie në mes 4 prill dhe 8 maj në kalendarin Gregorian.
Datat e Pashkëve nga viti 2019 deri 2030, në kalendarin Gregorian:
Viti 2019 – 21 Prill (Pashkët Katolike), 28 Prill (Pashkët Ortodokse)
Viti 2020 – 12 Prill (Pashkët Katolike), 19 Prill (Pashkët Ortodokse)
Viti 2021 – 4 Prill (Pashkët Katolike), 2 Maj (Pashkët Ortodokse)
Viti 2022 – 17 Prill (Pashkët Katolike), 24 Prill (Pashkët Ortodokse)
Viti 2023 – 9 Prill (Pashkët Katolike), 16 Prill (Pashkët Ortodokse)
Viti 2024 – 31 Mars (Pashkët Katolike), 5 Maj (Pashkët Ortodokse)
Viti 2025 – 20 Prill (Pashkët Katolike), 7 Maj (Pashkët Ortodokse)
Viti 2026 – 5 Prill (Pashkët Katolike), 12 Prill (Pashkët Ortodokse)
Viti 2027 – 28 Mars (Pashkët Katolike), 2 Maj (Pashkët Ortodokse)
Viti 2028 – 16 Prill Viti 2029 – 1 Prill (Pashkët Katolike), 8 Prill (Pashkët Ortodokse)
Viti 2030 – 21 Prill (Pashkët Katolike), 28 Prill (Pashkët Ortodokse)
Pashkët e krishtera janë në lidhje të ngushtë me ato hebraiket, në të cilat festohet çlirimi i hebrejve nga Egjipti prej Moisiut. Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar. Pashkët paraprihen nga një kohë parapërgatitore e agjërimit dhe përkorimit, që zgjat 40 ditë, që quhen Kreshme që llon nga e “Mërkura e Përhimtë” dhe mbaron të Dielën e Palmave (e fundmja para Pashkëve) që përkujton 40 ditët e kaluara në shkretëtirë të Jezusit në lutje e agjërim dhe që sprovohet nga Djalli.
Vezët- Janë simbol i lindjes dhe rrjedhimisht i kalimit në një jetë të re. Sipas traditës, zogu që del nga lëvozhga është një metaforë që përshkruan Jezusin në aktin e zbulimit të Varrit në kohën e Ringjalljes. Vezët që nga kohët e lashta, me formën e tyre të përsosur, janë simbol i bashkimit të tokës dhe qiellit ose të katër elementeve (ujë, ajër, tokë, zjarr). Si një guaskë që mishëron jetën, janë shenjë e rilindjes së pranverës: vezët rishfaqen në tryezë në ditën e Pashkëve pas periudhës së pendesës Kreshmore. Zakoni i sjelljes së vezëve artificiale si një dhuratë daton në Mesjetë dhe në klasat fisnike: përdoreshin materiale të çmuara si ari dhe argjendi, ndërsa vezët e para me surpriza brenda janë krijuar nga argjendi francez Peter Carl Fabergé në fund të shekulli të XIX të porositura nga carët të Rusisë.
Vezët e çokollatës u shpikën në vend në mes të shekullit të XVIII nga shefët e çokollatave të Francës dhe Gjermanisë. Në fillim vezët ishin plot, me përpunimin e teknikës së përpunimit, u bënë të zbrazura, për të fshehur brenda një surprize.
Qengji dhe Keci- Zakoni i ngrënies së qengjit dhe mishit të kecit vjen nga spiritualiteti hebre. Me rastin e Pashkëve, populli i Izraelit, në skllavëri në Egjipt, morën urdhrin nga Zoti për t’u mbledhur në familje dhe për t’u mbyllur në shtëpi, pasi kishin shënuar derën me gjakun e një qengji ose një keci të ofruar në sakrificë dhe të konsumuar për darkë. Në natën, Engjëlli i Zotit vrau të gjithë fëmijët e lindur të parët në mbretërinë e Egjiptit, njerëz ose kafshë, përveç atyre që strehoheshin në shtëpitë e shënuara me gjakun sakrifikues. Të nesërmen faraoni, gjithashtu i privuar nga djali i tij i madh, i dha Moisiut leje për t’u larguar me njerëzit e tij në Tokën e Premtuar.
Lepuri i Pashkës– Është një simbol i lashtë i pranverës me origjinë pagane, që i përket kulturave anglo-saksone dhe gjermane. Tradita ka lindur në shekullin e XV dhe nga Europa u zhvendos në Shtetet e Bashkuara, ku është e përhapur. Kjo kafshë fantastike dhe disi e vogël, simboli i pranverës dhe pjellorisë, tradicionalisht sjell një dhuratë për fëmijët si një shportë me vezë të ngjyrosura, por i përhap në të gjithë kopshtin, duke i fshehur pak kudo. Është detyrë e fëmijëve, në mëngjes të Pashkëve, që të shkojnë në gjueti dhe t’i marrin ato. Është e njohur “Gara e vezëve të Pashkëve” që festohet të hënën në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë në Washington në shoqëri të Presidentit dhe Zonjës e Parë.

Parashikimi i motit për datën 21 Prill, ja çfarë pritet | Shtypnews.al |

Parashikimi i motit për datën 21 Prill 2019:
Sot nuk priten reshje.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Shtypnews.al


Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 9 / 19 °C
Në vendet e ulëta: 7 /20 °C
Në vendet malore: 2 / 17 °C

Papa Françesku shtrihet në dysheme në Bazilikën e Shën Pjetrit për të kryer lutjet e të Premtes së Mirë

Veprimi i Papa Françeskut në Bazilikën e Shë Pjetrit për lutjet e të premtes së Mirë.

Papa Françesku u shtri ditën e sotme në dysheme para qindra adhuruesve në Vatikan sot, si pjesë e një shërbimi për të përkujtuar kryqëzimin e Jezusit.

Papa Françesku u shtri në një qilim, me fytyrë poshtë, me dorën e tij në kokë, ndërsa udhëhoqi lutjet e të Premtes së Mirë. Ai u ndihmua të ngrihej nga Mjeshtri Papnor i Ceremonive, Monsinjor Guido Marini dhe shtriu në një jastëk të kuq nën fytyrën e tij ndërsa ai u shtri në altar.






“Më mirë i ndershëm dhe të falimentoj se sa i pasur dhe të helmoj njerëzit” | Shtypnews.al |

Një fshatar nga fshatrat e Lushnjës shpenzoi nje shumë të mirë parash për të mbjellë domate dhe bëri një serë shumë të mirë.
Ai vendosi të mbjellë domate meqë po fillonte te ngohte dhe koha. Pasi mbolli domatet ecuria e tyre ishte shumë e avashtë.
Ndërsa përballë tij komshiu i kishte mbjellë më vonë se ai dhe ai po fillonte të merrte prodhime dhe vazhdonte shitjen në treg rregullisht.
I habitur nga puna e madhe që kishte komshiu shkon dhe e pyet. “Po çfarë ndodh me domatet e tua se ato te miat akoma nuk janë bërë”?
Komshiu i thotë që i lyej çdo ditë me këtë dhe ja tregon se ai i lyente me kimikate.
Por kjo është e dëmshme për konsumatorët. Ndërsa komshiu i përgjigjet: Unë nuk e përdor vetë në familjen time, por i shes.
Pasi largohet fshatari mendonte se çdo bënte me domatet e tij që ende nuk kishin filluar prodhim dhe i gjithë shpenzimi që kishte investuar po i shkonte dëm.
Pasi kaluan 2 muaj domatet u poqën, por problemi ishte se në treg shiteshin me 10 lek dhe nuk ja vlente ti shisje dhe i gjithë investimi që ai bëri i shkoi dëm. Pasi falimentoi ai i bëri domatet salcë për vete.
Më mirë i ndershëm dhe të falimentoj se sa i pasur dhe te helmoj njerëzit. 

Shtypnews.al

Shtypnews.al

Elvis Naçi poston foton me familjen, shkrimi i tij do t’ju mallëngjejë. | Shtypnews.al |

Shtypnews.al

Imami Elvis Naçi është shumë i njohur jo vetëm në Shqipëri, por kudo në trevat shqiptare.
Ai është kthyer tashmë në një burim shprese për shumë shqiptarë.
Elvisi ka publikuar një foto të familjes së tij në Instagram, ku shkruan se “Familja eshte gjithmone e para!”.
Ne foton e postuar ne profilin e tij, Elvisi ka marre reagime nga me te shumtat.
“Sado ngarkeses te kemi Vellezer dhe Motra te nderuara Familja eshte gjithmone e para!”, shkruan Elvisi.
Elvis Naçi (i lindur më 7 prill 1977 në Tiranë) është një Imam Shqiptar. 

Shtypnews.al

Ai është kreu i Bashkësisë Islame të Shqipërisë, që vepron në Xhaminë e Tabakëve në Tiranë dhe themelues dhe president i Fondacionit Kulturor Jo-fitimprurës Firdeus.
Naçi vepron në mënyrë aktive në një faqe Facebooku me mbi 490,000 abonentë-ndjekës (19 mars 2018) dhe rregullisht vendos videot e hytbes në kanalin e tij në YouTube, i cili ka më shumë se 60,000 abonentë (19 mars 2018).
Për shkak të popullaritetit të tij të madh në mesin e myslimanëve të Shqipërisë, por edhe me shqiptarët e tjerë myslimanë, ai u bë i njohur në nivel kombëtar dhe u ftua rregullisht në emisionet shqiptare.
Elvis Naçi është gjithashtu një nga kritikët më të ashpër të një islamizmi radikal në Shqipëri.
Ai akuzoi shtetin shqiptar që ka bërë shumë pak për imamët radikal.
Në xhaminë e tij, është i angazhuar një shërbim sigurie, raporton policia lokale e vizitorëve të xhamisë së ndritur./ Shtypnews.al Meganews.al/

Shtypnews.al


Shtypnews.al   pet videon e fundit ju ftojmë ta ndiqni ne linkun si me poshte 

Elvis shkruan 

Kush eshte rruga e veshtire qe njeriu e ben me deshire per te miren e njerezimit!?

 https://www.facebook.com/681034488647236/posts/2153652614718742/



Friday, April 19, 2019

Regjimi i vizave, Kocijanciq jep lajmin e fundit || Shtypnews.al ||

Shtypnews.al

Kocijanciq thotë se nuk ka ndryshim në regjimin e vizave për Shqipërinë

Pas vendimit të Parlamentit holandez për të kërkuar një pezullim të regjimit të liberalizimit të vizave me Shqipërinë, nuk ka pasur asnjë njoftim të dërguar në Komisionin Evropian që t’i kërkohet të ndërmarrë një vendim të tillë, konfirmon zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiç për “European Ëestern Balkans” (EËB).

E pyetur nga EËB-ja nëse ka pasur ndonjë ndryshim situate që prej votimit të martën në Holandë, Kocijançiç theksoi se “pozicioni i Komisionit i shprehur të mërkurën nga zëdhënësja, Natasha Bertaud mbetet i njëjti”.

“Komisioni është në dijeni të votimit dje të mocionit në Parlamentin holandez, por ka një procedurë specifike që është në fuqi mbi pezullimin e mekanizmit të vizave dhe, deri tani, nuk kemi marrë asnjë njoftim nga asnjë shtet anëtare që të kërkojë aktivizimin e mekanizmit të vizave për ndonjë vend që përfiton nga udhëtimi i lirë pa viza”, theksoi Bertaud më 17 prill, njofton ATSH.

Ajo shtoi gjithashtu se, “nëse Komisioni do të marrë një njoftim të tillë, ai do e analizojë me kujdes, do e vlerësojë dhe do të vendosë nëse ky veprim nevojitet, duke theksuar rolin kryesor që ka ky organizëm në këtë proces”.

Të martën, qeveria holandeze nxori një njoftim zyrtar në lidhje me vendimin e Parlamentit, duke garantuar se për momentin regjimi aktual mbi vizat do të qëndrojë i pandryshuar /Shtypnews.al

Shtypnews.al

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...