S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, April 19, 2019

Autostrada që e bashkon Kosovën me Maqedoninë Veriore gati e përfunduar, shikoni si duket!


Autostrada që e bashkon Kosovën me Maqedoninë Veriore gati e përfunduar, shikoni si duket!

Autostrada “Arbën Xhaferi” që bashkon Kosovën me Maqedoninë Veriore pothuajse është përfunduar tërësisht.

Në disa foto shihen urat e kësaj autostradë gjigante që tanimë janë rregulluar krejtësisht.

Kompania gjigante, Bechtel-Enka ka paralajmëruar se në fillim të qershorit gjithçka do të jetë gati për ta lëshuar këtë autostradë të rëndësishme për vendin.


këto super foto i morem këtu⤵⤵⤵


Sot në mbrëmje, Air Albania me çmimet e saj fluturojnë.| Shtypnews.al |



Air Albania do të fluturojë sot në  mbrëmje në orën 20.55 nga Tirana pr në Stamboll. 

Në tabelën e nisjeve reale të Aeroportit të Rinasit është shënuar fluturimi ZB 1003, me destinacion Stambollin.

Air Albania ndërkohë nuk ka një faqe interneti dhe si rrjedhojë është e pamundur që të shikosh oraret e skeduluara dhe çmimet e biletave. Burime nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë dhe nga Aviacioni Civil thanë për Monitor se Air Albania tashmë i ka kaluar të gjitha fazat e certifikimit dhe është një kompani private dhe për çdo info duhej folur me kompaninë, e cila nuk mund të kontaktohej në numrin e telefonit që kanë lënë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Pas përpjekjeve për t’u lidhur direkt me kompaninë, Monitor  kontaktoi agjencinë e Turkish Airlines në Shqipëri. Ata pohuan se sot në mbrëmje niset Air Albania, por ka ndryshuar vetëm emri pasi oraret dhe kushtet mbeten të njëjta me fluturimet që kryen Turkish Airlines. Pra nuk ka një fluturim shtesë drejt Stambollit. Agjentët e Turkish pohuan se për momentin nuk është e mundur të bëhen prenotime online si Air Albania dhe kjo do të shihet në ditët në vijim.
Kompania reklamoi së fundmi në media se Air Albania do të niste fluturimet në 19 prill.
Ministrja e Industrisë dhe Energjisë, Belinda Balluku pohoi  se deri në fund të prillit do të nisin fluturimet edhe në tre destinacione të Italisë, Romë, Bolonjë dhe Milano.
Çmimet drejt Stambollit
Duke qenë se për momentin nuk mund të blesh një biletë drejt Stambollit me Air Abania, pamë biletat në sistemin e Turkish Airlines.
Nëse një qytetar do të fluturojë për në Stamboll nga Tirana të martën  në datë 23 në sitem bileta e tij kushton 321.5 euro. Nëse zgjedh të mërkurën çmimi vetëm për vajtje zbret në 145.5 euro që është edhe çmimi më i lirë I gjithë javës për të vijuar të enjten me 165 euro  apo të premten me 321.5 euro dhe po kaq edhe të shtunën. Përgjatë javës së parë dhe të dytë të majit biletat janë të fikusra në 145 euro çka tregon që kjo do të jetë mesatarja e një fluturimi për kompaninë.
Kur rezervimi bëhet për një rrugë vajtje ardhje në datat 23 dhe 27 prill çmimi për fluturimin nga Tirana në Stamboll rezulton 263.5 euro ndërsa kthimi 114 euro duke dhënë një total prej 378.5 euro.
Nëse zgjedh që të bësh një fluturim nga Stambolli për në Tiranë në datën 23 prill çmimi për biletën është 307 euro. Nëse kthimin e zhvendos në një datë tjetër për shembull 7 maj 2019 çmimi i biletës është 155.05 euro.
Krijimi i Air Albania dhe aksionerët
Në 16 qershor të vitit të shkuar , Qeveria përcaktoi për herë të parë procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania” e cila do të operojë në fushën e transportit ajror. Tre ortakët e saj, sipas të njëjtit vendim, janë “Albcontrol”, sh.a., që përfaqëson palën shtetërore shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, sh.p.k.
Kompania u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në 13 shtator ku qartësohej edhe pjesa e aksioneve që zotëronte secila palë. Kështu “Albcontrol” zotëron 10 për qind të aksioneve, 41 për qind “MDN Investment” dhe  “Turk Hava Yollari A.O” 49 për qind.  “Air Albania” është cilësuar në deklaratat e Kryeministrit si një linjë që do të ofrojë çmime loë cost për disa destinacione ku i pari do të jetë Stambolli. Në një dokument të Autoritetit të Konkurrencës të pak kohëve më parë ku bëhej edhe vlerësimi i përqendrimit bëhej e ditur se destinacionet e tjera pas Stambollit do të jenë Roma, Bolonja dhe Londra.
Në mes të shkurtit të këtij viti u njoftua nënshkrimi marrëveshjes tripalëshe financiare mes aksionerëve të kompanisë ndërkohë që u bë me dije se kompania ishte në procesin e përmbushjes së disa kërkesave teknike dhe hartimi dokumentesh si një hap që do të sillte certifikimin./Monitor/

Video/ IKMT hedhë në erë pallatin pesëkatësh. | Shtypnews.al |

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT, ka prishur sot me shpërthim të kontrolluar një objekt pesëkatësh në qytetin e Çorovodës.
Për këtë operacion, IKMT përdori 30 kg lëndë eksplozive të vendosur në 1500 vrima të hapura në trupin e objektit.

Shtypnews.al

Shtypnews.al



Operacioni përfundoi me sukses dhe sipas parashikimeve të specialistëve, thekson IKMT ndërkohë që ka nisur pastrimi i ambientit.
Objekti për shkak të amortizimit, paraqiste rrezikshmëri për qytetarët 
dhe u shemb me vendim të Bashkisë Poliçan.

Parashikimi i motit për ditën e sotme 19 Prill ne Shtypnews.al

Parashikimi i motit për datën 19 Prill 2019:
Sot nuk priten reshje.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare 
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 9 / 20 °C 
Në vendet e ulëta: 7 /21 °C 
Në vendet malore: 1 / 16 °C

Thursday, April 18, 2019

“Mikesha e Bashës”/ Deputetja holandeze: Rikthimin e vizave e kërkoi policia dhe prokuroria | Shtypnews.al |

Pas votimit në Parlamentin e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë, ku si arsye kryesore theksohej kriminaliteti shqiptar, Edi Rama me sejmenët e tij filluan një fushatë denigruese ndaj këtij parlamenti dhe njërës prej katër deputetëve që propozuan mocionin, kristian-demokrates Madeleine van Toorenburg.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se Van Toorenburg ishte “mikeshë e ngushtë e Lulzim Bashës dhe populistët po përdorin çdo mjet, që të denigrojnë kombin shqiptar”, por e kontaktuar nga Exit.al deputetja holandeze tha se Lulzim Bashën nuk e njeh fare. dhe jo vetëm kaq!
“Unë nuk jam lobiste dhe as që i njoh fare këta persona. Kjo më shumë flet për Shqipërinë se sa për mua. Policia dhe zyra e prokurorisë kërkojnë rikthimin e regjimit të vizave për të patur një panoramë më të mirë për ata që vijnë nga Shqipëria, sepse ata tani përballen vazhdimisht me njerëz që kryejnë krime ose hipin nëpër kamionë, të cilët kur ndalohen thonë se janë thjesht turistë,” sqaroi kristian-demokrates Madeleine van Toorenburg.
Ndryshe, dje Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, gjatë një interviste në një TV tha se duhet të kuptojmë se Parlamenti i Holandës funksionon më ndryshe se tek ne, çdo deputet ka mendimin e tij, dhe shtoi:
“Deputetja që e propozoi rezolutën është mike e ngushtë e Lulzim Bashës. Populistët po përdorin çdo mjet, që të denigrojnë kombin shqiptar. Lidhur me këtë rezolutë. Nuk janë shqiptarët grupi problematik i krimit në Holandë. Kriminaliteti i shqiptarëve që jetojnë në Holandë është 20 herë më pak se i polakëve”
Këtij sulmi, dje ison i mbajti Zv/kryeministri Erion Braçe ndërsa sot Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Parlament kishte rezervuar një arsenal fyerjesh jo vetëm pë deputeten në fjalë por për Parlamentin e Holandës në tërësi.

Shtypnews.al


Infrastrukturë, energji, agroturizëm/ 50 projektet më të financuara në 2018


Shtypnews.al

Qeveria lëvroi 627 milionë euro investime, nëpërmjet buxhetit të shtetit 2018 për zbatimin e mbi 50 projekteve të rëndësishme në ekonominë e vendit.
Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëjnë të ditur se, në total në ekonominë e vendit u injektuan 2510 zëra shpenzimesh, por 44,7% e vlerës totale shkoi për 50 projektet e para.
Ndër projektet e më të financuara gjatë vitit që lamë u adresuan në sektorët: infrastrukturë, energjetikë, agroturizëm etj.
Projekti më i financuar nga fondet buxhetore gjatë vitit të kaluar ishte rruga e re, Qukës-Qafë-Plloçë e cila mori 4 miliardë lekë ose 33 milionë euro financime nëpërmjet tre zërave buxhetore.
Projekti i dytë më i financuar ishte ajo për investime në rimëkëmbjen e rrjetit energjetik  me vlerë 2.8 miliardë lekë.
Ndërsa projekti i furnizimit me ujë për qytetet bregdetare me një vlerë financimi 2 miliardë lekë, renditet e treti për nga vlera totale e investimit.
Për të vijuar me projektin e financuar në rikonstruksionin e rrugës Harku i Bërdicës me vlerë 1.3 miliardë lekë.
Sipas të dhënave zyrtare, kompensimi për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Devoll, një projekt për ndërtimin e një rrugë të re në zonën ku po ndërtohen HEC ka kushtuar 1.3 miliardë lekë dhe përfshihet në projektet e mëdha të financuara.
Ndërsa për projektin e Alpeve shqiptare u adresua një financim prej 1.1 miliardë lekë.
Edhe për rrugën Kardhiq-Delvinë, qeveria programoi një financim prej 1.1 miliardë lekë nëpërmjet dy zërave buxhetorë me mbi 500 milionë lekë secili.
Ndërsa rreth 1 miliard lekë u dhanë për projektin “Sistemi i integruar i vëzhgimit të hapësirës ajrore”, për realizimin e së cilës Ministria e Mbrojtjes ka lidhur një kontratë me kompaninë “Lockheed Martin”./ Shtypnews.al /
Shtypnews.al 

Tentoi të përdhunonte 13-vjeçaren, durrsakët rrahin keq 50-vjeçarin kanadezin

Nga: Leonidha Musaj

Mirësjellja e keqkuptuar apo një tentativë për përdhunim i kushtoi shtrejtë një shtetasi kanadez në Durrës. 50 vjeçari është vënë në pranga me dyshimin se tentoi të përdhunojë një turiste 13 vjeçare, por para prangave të policisë u përball me zemërimin e banorëve që e bënë për spital.
Ky është 50-vjeçari kanadez, Robert Hedorson 
(në foto) i vënë në pranga në Durrës me dyshimin se tentoi të përdhunojë një turiste të mitur nga Hungaria.
Por para se të vihej në pranga, ai u përball me banorët e zonës së plazhit në Durrës, që në shenjë zemërimi për aktin e bënë për spital.
Pas 12 orëve nën kujdes mjekësor për shkak të hematomave në kokë e trup, policia preu fletë arrestin për kanadezin me akuzë e tentativës për përdhunim.

Dëshmia kanadezit - 50-vjeçari, që mësohet se qëndronte prej disa ditësh si turist në Durrës, ka mohuar tentativën e përdhunimit, ndërsa në dëshminë para policisë ka folur për një keqkuptim.
Hedorson ka thënë se sjellja e tij ishte vetëm një akt falenderimi për vajzën që e kishte ndihmuar.
 “Nuk është aspak e vërtetë që tentova të përdhunoj një vajzë të mitur. Absolutisht nuk kisha këtë qëllim. Thjesht e përqafova në shenjë falenderimi. Ky gjest u keqkuptua nga vajza dhe bërtiti duke kërkuar ndihmë”.
Dëshmia e 13 vjeçares- Ndërsa 13-vjeçarja hungareze e mbërritur në Durrës për pushime me familjen e saj ka dhënë një tjetër version. 
Ajo ka thënë në prani të psikologes se 50-vjeçari i ka kërkuar ta shoqëronte deri tek apartamenti dhe kur ajo ka refuzuar të ngjitet, ai e ka kapur për dore, duke përdorur forcë për ta futur në hyrjen e pallatit...

Policia e Durrësit është vënë në kontakt me autoritetet kanadeze për rastin, ndërsa mësohet se 50-vjeçari rezulton i dënuar tri herë për vjedhje. 
/Ora News tv/

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...