S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, April 18, 2019

“Mikesha e Bashës”/ Deputetja holandeze: Rikthimin e vizave e kërkoi policia dhe prokuroria | Shtypnews.al |

Pas votimit në Parlamentin e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë, ku si arsye kryesore theksohej kriminaliteti shqiptar, Edi Rama me sejmenët e tij filluan një fushatë denigruese ndaj këtij parlamenti dhe njërës prej katër deputetëve që propozuan mocionin, kristian-demokrates Madeleine van Toorenburg.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se Van Toorenburg ishte “mikeshë e ngushtë e Lulzim Bashës dhe populistët po përdorin çdo mjet, që të denigrojnë kombin shqiptar”, por e kontaktuar nga Exit.al deputetja holandeze tha se Lulzim Bashën nuk e njeh fare. dhe jo vetëm kaq!
“Unë nuk jam lobiste dhe as që i njoh fare këta persona. Kjo më shumë flet për Shqipërinë se sa për mua. Policia dhe zyra e prokurorisë kërkojnë rikthimin e regjimit të vizave për të patur një panoramë më të mirë për ata që vijnë nga Shqipëria, sepse ata tani përballen vazhdimisht me njerëz që kryejnë krime ose hipin nëpër kamionë, të cilët kur ndalohen thonë se janë thjesht turistë,” sqaroi kristian-demokrates Madeleine van Toorenburg.
Ndryshe, dje Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, gjatë një interviste në një TV tha se duhet të kuptojmë se Parlamenti i Holandës funksionon më ndryshe se tek ne, çdo deputet ka mendimin e tij, dhe shtoi:
“Deputetja që e propozoi rezolutën është mike e ngushtë e Lulzim Bashës. Populistët po përdorin çdo mjet, që të denigrojnë kombin shqiptar. Lidhur me këtë rezolutë. Nuk janë shqiptarët grupi problematik i krimit në Holandë. Kriminaliteti i shqiptarëve që jetojnë në Holandë është 20 herë më pak se i polakëve”
Këtij sulmi, dje ison i mbajti Zv/kryeministri Erion Braçe ndërsa sot Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Parlament kishte rezervuar një arsenal fyerjesh jo vetëm pë deputeten në fjalë por për Parlamentin e Holandës në tërësi.

Shtypnews.al


Infrastrukturë, energji, agroturizëm/ 50 projektet më të financuara në 2018


Shtypnews.al

Qeveria lëvroi 627 milionë euro investime, nëpërmjet buxhetit të shtetit 2018 për zbatimin e mbi 50 projekteve të rëndësishme në ekonominë e vendit.
Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëjnë të ditur se, në total në ekonominë e vendit u injektuan 2510 zëra shpenzimesh, por 44,7% e vlerës totale shkoi për 50 projektet e para.
Ndër projektet e më të financuara gjatë vitit që lamë u adresuan në sektorët: infrastrukturë, energjetikë, agroturizëm etj.
Projekti më i financuar nga fondet buxhetore gjatë vitit të kaluar ishte rruga e re, Qukës-Qafë-Plloçë e cila mori 4 miliardë lekë ose 33 milionë euro financime nëpërmjet tre zërave buxhetore.
Projekti i dytë më i financuar ishte ajo për investime në rimëkëmbjen e rrjetit energjetik  me vlerë 2.8 miliardë lekë.
Ndërsa projekti i furnizimit me ujë për qytetet bregdetare me një vlerë financimi 2 miliardë lekë, renditet e treti për nga vlera totale e investimit.
Për të vijuar me projektin e financuar në rikonstruksionin e rrugës Harku i Bërdicës me vlerë 1.3 miliardë lekë.
Sipas të dhënave zyrtare, kompensimi për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Devoll, një projekt për ndërtimin e një rrugë të re në zonën ku po ndërtohen HEC ka kushtuar 1.3 miliardë lekë dhe përfshihet në projektet e mëdha të financuara.
Ndërsa për projektin e Alpeve shqiptare u adresua një financim prej 1.1 miliardë lekë.
Edhe për rrugën Kardhiq-Delvinë, qeveria programoi një financim prej 1.1 miliardë lekë nëpërmjet dy zërave buxhetorë me mbi 500 milionë lekë secili.
Ndërsa rreth 1 miliard lekë u dhanë për projektin “Sistemi i integruar i vëzhgimit të hapësirës ajrore”, për realizimin e së cilës Ministria e Mbrojtjes ka lidhur një kontratë me kompaninë “Lockheed Martin”./ Shtypnews.al /
Shtypnews.al 

Tentoi të përdhunonte 13-vjeçaren, durrsakët rrahin keq 50-vjeçarin kanadezin

Nga: Leonidha Musaj

Mirësjellja e keqkuptuar apo një tentativë për përdhunim i kushtoi shtrejtë një shtetasi kanadez në Durrës. 50 vjeçari është vënë në pranga me dyshimin se tentoi të përdhunojë një turiste 13 vjeçare, por para prangave të policisë u përball me zemërimin e banorëve që e bënë për spital.
Ky është 50-vjeçari kanadez, Robert Hedorson 
(në foto) i vënë në pranga në Durrës me dyshimin se tentoi të përdhunojë një turiste të mitur nga Hungaria.
Por para se të vihej në pranga, ai u përball me banorët e zonës së plazhit në Durrës, që në shenjë zemërimi për aktin e bënë për spital.
Pas 12 orëve nën kujdes mjekësor për shkak të hematomave në kokë e trup, policia preu fletë arrestin për kanadezin me akuzë e tentativës për përdhunim.

Dëshmia kanadezit - 50-vjeçari, që mësohet se qëndronte prej disa ditësh si turist në Durrës, ka mohuar tentativën e përdhunimit, ndërsa në dëshminë para policisë ka folur për një keqkuptim.
Hedorson ka thënë se sjellja e tij ishte vetëm një akt falenderimi për vajzën që e kishte ndihmuar.
 “Nuk është aspak e vërtetë që tentova të përdhunoj një vajzë të mitur. Absolutisht nuk kisha këtë qëllim. Thjesht e përqafova në shenjë falenderimi. Ky gjest u keqkuptua nga vajza dhe bërtiti duke kërkuar ndihmë”.
Dëshmia e 13 vjeçares- Ndërsa 13-vjeçarja hungareze e mbërritur në Durrës për pushime me familjen e saj ka dhënë një tjetër version. 
Ajo ka thënë në prani të psikologes se 50-vjeçari i ka kërkuar ta shoqëronte deri tek apartamenti dhe kur ajo ka refuzuar të ngjitet, ai e ka kapur për dore, duke përdorur forcë për ta futur në hyrjen e pallatit...

Policia e Durrësit është vënë në kontakt me autoritetet kanadeze për rastin, ndërsa mësohet se 50-vjeçari rezulton i dënuar tri herë për vjedhje. 
/Ora News tv/

"Shtypnews.al ju sjellë dhe adresën e vendndodhjes së "ORBA Servis"

Shtypnews.al

Sa për Gomisteri Orba  ne të Shtypnews.al ju orjentojmë që nëse doni një udhëtim të sigurtë dhe komod mendojm se duhet që të kaloni në Gomisteri ORBA me pa tjeter, sepse vetem aty do gjeni  shërbejmë me përkushtim dhe seriozitet e Cilësi...!

Pra , "Shtypnews.al ju sjellë dhe adresen e vendndodhjes se ORBA  Servis".. -kliko tani mbi likun si me poshte"⤵⤵⤵⤵⤵për ta bërë më të leht



Tel: +355 69 688 8891

Me eksperiencë prej disa vitesh, duke pasur konsumatorët, përdoruesit e automjeteve dhe shqetësimet e tyre në qendër të vëmendjes, ne jemi në gjendje për të ofruar në çdo kohë, markat dhe çmimet më të mira në treg, me shërbimin më të mirë të mundshem që mund të gjeni në Kompleksit Orba do te gjeni edhe Ambjent me Bilardo ku mund te kaloni momente argetuese me miqte tuaj.Ofrohet:
1- Bar Kafe
2- Bilardo
3- Free Parking
4– Free Wireless
5- Lavazh & Makina me qera..!

Ju Mirepresim! 

Për në instagram =>  kliko linkun si me posht https://www.instagram.com/

Facebook =>  Bar Servis Gomisteri ORBA 

Video 

Kontaktini në numerin ==>tel: ( +355 69 688 8891 )

Shtypnews.al 













Tek Gomisteri Orba do të gjeni cilësi dhe çmime të arsyeshme. 
Bar Orba Servis ju Mirpret!   
Mund ta gjeni tashme dhe në Istagram  https://www.instagram.com/servisorba


Ju prezantojm dhe Video per miqt e Bar Kafe ORBA Ambjentin e Bilades. Ndiqeni videon


Shtypnews.al Me pun dhe perkushtim e korrektësi sot quhet "Kompleksi ORBA"







Wednesday, April 17, 2019

Parashikimi i motit për datën 18 Prill, ja çfarë pritet. | Shtypnews.al |

Parashikimi i motit për datën 18 Prill, ja çfarë pritet.Shtypnews.al

Parashikimi i motit për datën 18 Prill 2019:/Shtypnews.al
Sot priten reshje të dobëta.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore.
Në zona të kufizuara reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe dhe breshër.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 9 / 18 °C
Në vendet e ulëta: 8 /20 °C
Në vendet malore: 1 / 14 °C 

Shtypnews.al

130 milionë euro, dëmi nga skemat e mashtrimit dhe evazionit me taksat në 2018-n


Në total vlera e zbuluar e evazionit fiskal vitin e kaluar ishte 16 miliardë lekë ose 130 milionë euro, sipas të dhënave nga hetimi tatimor.
Zëri i parë në madhësinë e evazionit fiskal të zbuluar është fshehja e qëllimshme e të ardhurave me një 6.5 miliardë lekësh ose 52 milionë euro. Ndërsa zëri i dytë është mospagim i të ardhurave me 5.4 miliardë lekë ose 43 milionë euro.
Skemat e mashtrimit të TVSH ishin zëri i tretë në madhësinë e evazionit fiskal të zbuluar vitin e kaluar.
Ndër zërat e evazionit fiskal, skema më e rrezikshme është mashtrimi me TVSH pasi nëpërmjet saj persona mashtrues pa lidhje me biznesin përfitojnë lekë pas dhënë asnjë në kontribut në ekonomi.
Strukturat e hetimit në Administratën tatimore kanë zbuluar vitin e kaluar 12 skema të mashtrimit me TVSH të cilat kapën një vlerë prej 4.1 miliardë lekësh ose 33 milionë euro.
Mashtrimi me biznese fiktive për qëllime të rimbursimit të TVSH është një praktikë e njohur në vendin tonë.
Shuma e TVSH që u përfitua pa të drejtë nga skemat e mashtrimit ishin sa 11.3 për qind e të ardhurave faktike nga TVSH-së së grumbulluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Rastet e zbuluara nga hetimi tatimor janë referuar në prokurorinë e Tiranës gatë vitit të kaluar. Nisur nga këto denoncime në fillim të këtij viti Prokuroria e Tiranës arrestoi 25 administratorë të kompanive fiktive për falsifikim faturash dhe skema mashtrimit me TVSH. Mashtrimi që kishin bërë këto kompani ishte rreth 18 milionë euro.

⤵⤵⤵⤵
Hetimi tatimor ka faktuar se faturat false, ku për blerjet shënoheshin fruta dhe perime dhe për shitjet hekur dhe beton.
Ndërsa vite është rritur numri i denoncimeve në prokurori për mashtrime me taksat.
Gjatë vitit 2015 ishin  153 referime në prokurori, në vitin 2017 ishin 165 referime ndërsa gjatë vitit 2018 ka pasur 308 referime në total./Monitor/ 

Parashikimi i motit për datën 17 Prill, ja çfarë pritet...

Parashikimi i motit për datën 17 Prill 2019....

Shtypnews.al - Sot priten reshje të dobëta.

Ekziston mundësia që në zona të kufizuara gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore.
Në zona të kufizuara reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe dhe breshër.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 9 / 17 °C
Në vendet e ulëta: 8 /18 °C
Në vendet malore: 2 / 13 °C

Shtypnews.al


Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...