S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, March 8, 2019

Paralajmëron Limaj: Vuçiq po përgatit destabilizm të rajonit!



Bashkë kryesuesi i Ekipit Negociator, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, pas miratimit të Platformës për Dialogun nga Kuvendi i Kosovës.
Vuçiq për mediat serbe ka thënë se janë në pozitë të vështirë.

Ai tha se do të presin 15 ditë për të ‘marrë vendimin tonë në interes të Serbisë”.
Limaj në një postim në Facebook ka thënë se Vuçiq me gjasë është duke u përgatitur të destabilizojë rajonin duke i përdorur serbët e Kosovës.
Ai tha se veprimet e Vuçiqit janë shkollë e Millosheviqit, të cilin sipas Limajt, lideri serbë është duke e imituar në çdo gjë.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Limajt:

Presidenti serb, Aleksandër Vuciq, me retorikë luftënxitëse si ish-shefi i tij Millosheviqi, duke i frikësuar qytetarët serbë dhe fajësuar gjithë botën, si duket po përgatitet ta destabilizojë rajonin, gjithmonë duke i përdorur bashkëqytetarët tanë serbë të Kosovës, të cilët janë në presion për t’i shërbyer qëllimeve të tij politike.
Me paralajmërimet e vazhdueshme se do të marrë masa duke përcaktuar afate kohore, tregon se ai po tenton t’i përdorë edhe këtë herë serbët e Kosovës për interesa të veta.
Në fakt, kjo është shkolla e Millosheviqit që Vuçiq me shumë përkushtim po mundohet ta imitojë ish shefin e tij në çdo gjë.
Shtirja e tij e alarmuar për platformën tregon më së miri se sa larg është ai nga realiteti.
Kosova pas tre muajve mbush 20 vjet që është e lirë. Ndërsa para afro një muaji festuam 11-vjetorin e Pavarësisë.
Në platformën e miratuar një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës nuk ka asgjë tjetër përveç përshkrimit të këtij realiteti që sot ekziston.
Porosia ime për të është ta pranojë realitetin e krijuar tash e dy dekada në këtë pjesë të Ballkanit

Kjo është supa më e shëndetshme që keni provuar (receta e plotë)

Doni të pasuroni menunë tuaj të përditshme?
Duke nisur nga sot ju ftojmë të provoni receta të shëndetshme për përgatitjen e supës, pjatë e cila nuk duhet të mungojë në tryezat tuaja. 
Largoni cdo përbërës inorganik dhe të dëmshëm.
Ekzistojnë rreth 60 a më shumë lloje recetash të suprave të cilat kërkojnë rishikim pasi përmbajnë ingredientë artificialë.
Hiqni gjalpin që qëndron me ditë të tëra i ambalazhuar dhe vegetat me zarzavate zëvendësojini me perime të përgatitura vetë.
Ja një recetë (Supa me brokoli)
Koha për ta përgatitur: 15 minuta
Përbërësit
-200 gram brokoli të ngrira
-2 thelbi hudhër
-1/2 e pulës
-kripë
-piper
-vaj ulliri
Udhëzime
Pasi të keni larë brokolin, bëjini me anë të blenderit pure duke e përzier edhe me mishin e pulës.
Më pas në një tigan me nxehtësi mesatare, hidhni masën e përftuar. Mbajeni në zjarr për 10 minuta.
Shtoni vaj ulliri, kripë dhe piper. Supa juaj është gati! Ju bëftë mirë! (ac)

E zuri gjumi duke dëgjuar muzikë në kufje, zgjimi kishte pasoja të mëdha


Një student që e zuri gjumi teksa dëgjonte muzikë me kufje, u zgjua plotësisht shurdh në njërin vesh.
Por, mjekët thonë se ai mund të kishte humbur totalisht dëgjimin në të dyja veshët.
Për fat të mirë, studenti, ka marrë trajtimin e duhur në kohë duke parandaluar pasojat afatgjata të dëgjimit. Ai do të qëndrojë pesë ditë në Spitalin Universitar të Azisë në Taichung City në Tajvan, siç shkruan "Daily Mail".


Dr. Tian Huiji, drejtor i Departamentit të Otorinolaringologjisë në spital, i paralajmëroi njerëzit të mos përdorin kufjet kur flenë.
Ai gjithashtu këshilloi ata që kanë përjetuar probleme të tilla që të kërkojnë ndihmë mjekësore sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të parandalohet dëmtimi i përhershëm.
Eksperti thotë se njerëzit mund të dëgjojnë zhurma të larta gjatë ditës pa pasur pasoja tek veshët, por në gjumë ndodh e kundërta.
Dr Huiji shpjegoi se kur flemë, qarkullimi i gjakut në trup ngadalësohet.
Kjo do të thotë që qelizat në veshët tanë marrin më pak gjak për të ndihmuar në trajtimin e tingujve të lartë - duke rezultuar në shurdhim të papritur.

/Ora News.tv/ dhe / Shtypnews.al/ -nga (ac)

Vret veten ditën e 8 Marsit, nëna e 5 fëmijëve


Vret veten ditën e 8 Marsit, nëna e 5 fëmijëve


Një 64-vjeçare nga fshati Drenovicë në fshatin Kutalli të Urës-Vajgurore, mësohet se i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm.

Hava Shehu, nënë e 5 fëmijëve është gjetur e varur nga familjarët e saj në kasollen e bagëtive, pranë banesës së saj.
Ngjarja është shënuar mesditën e sotme dhe kanë qenë dy djemtë e të ndjerës ata që e kanë gjetur nënën e tyre të varur. 64-vjeçarja është transportuar nga familjarët në Spitalin e Beratit, por më kot pasi mjekët konfirmojnë se gruaja ka mbërritur pa shenja jete.
Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, pas ekzaminimit të vendngjarjes, deklarojnë se: 64-vjeçarja është vetëvarur dhe se në trupin e saj nuk ka shenja dhune.
Sipas burimeve të afërta me familjen Shehu, viktima, 64-vjeçarja Hava Shehu, jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe kishte edhe një nga djemtë në burg, të akuzuar për “vjedhje”. Sipas të afërmve dhe banorëve të fshatit Drenovicë, këto kanë qenë edhe shkaqet që e kanë detyruar nënën e 5-fëmijëve të ndërmarrë këtë akt ekstrem, vetëflijim.

Futet ne lokalin francez, djali ngel pa fjale me shenimin qe kishte lene per shqiptaret

Në krahasim me popujt e tjerë të botës, shqiptarët shpenzojnë një pjesë të mirë të kohës së tyre në kafe.
Nëse do të krahasoheshim me italianët, mund të themi që jemi larg e larg, për faktin se ata e pinë kafen e mëngjesit në këmbë dhe nuk humbin kohë për t’iu përveshur punës.
Një rast tipik shqiptari u ka rënë në sy edhe disa pronarëve në një kafe në Francë.
Këtë fenomen ata e kanë vënë re dhe janë detyruar të ngjisin në murin e lokalit një tabelë ën shqip duke ndërgjegjësuar shqiptarët, që nuk mund të rrinë ulur për një orë dhe të porosisin vetëm diçka.

Haradinaj: Serbët sulmuan familjen time më 24 mars, Zoti ua kthejë një vit më vonë

Haradinaj: Serbët sulmuan familjen time më 24 mars, Zoti ua kthejë një vit më vonë

Kryeministri Ramush Haradinaj i ka takuar qytetarët e Suharekës sonte në këtë qytet, pikërisht më 8 Mars në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ai para të pranishmeve e ka shpalosur edhe një histori personale.

““Po në këtë datë, unë pata dhënë dorëheqje vite më parë. Jam përshëndetur me ish presidentin Rugova dhe gjithë të tjerët, sepse është dashur të shkoj në gurbet ku kam pasur të shkoj. Janë disa data që nuk janë rastësi. Më 24 Mars të vitit 1998 më është sulmuar familja ime nga ushtria serbe. Në të njëjtën datë një vit më vonë ky sulm iu kthye ushtrisë serbe nga forcat ndërkombëtare, Zoti ia ktheu”, ka thënë në mes të tjerash Haradinaj.

Kryeministri ka thënë se nuk e ka përkrahur gjendjen e shtetit të Kosovës se si ka ecur ndër vite.

“Për një ushtri tonën të vogël, ne është dashur të shkojmë të bëjmë apel në BE dhe ta pyesim Serbinë, por Serbia nuk na pyeti asnjëherë neve për blerjen e armëve të shumta nga Moska”, ka thënë Haradinaj

Berat, rrugët e ngushta rrezik për jetën, banorët: Na ruan Zoti!

Në qytetin muze të Beratit, shfrytëzimi i çdo hapësire publike për pak shtesa më shumë në banesa ka bërë që rrugicat të ngushtohen së tepërmi dhe të rrezikohen nga zjarri. Në lagjen më të vjetër të qytetit, atë të quajtur “Murat Çelepia” rrugicat nuk kanë më asnjë hapësirë mes tyre.

Banesat janë shumë pranë njëra-tjetrës, duke mos krijuar asnjë hapësirë për lëvizjen e mjeteve. Vetëm pak javë më parë në këtë lagje një banesë e braktisur nga pronarët u përfshi nga flakët dhe sipas banorëve ishin vetë këta të fundit që ndihmuan në fikjen e zjarrit, duke mos lejuar përhapjen e tij në banesa të tjera.

Shtypnews.al

I njëjti shqetësim për banorët lidhet dhe me ambulancën e cila në raste emergjente e kanë të pamundur të futen në këto rrugica, ndërsa nga ana tjetër Bashkia e Beratit synon që të vërë në jetë projektin e saj më të fundit për rehabilitimin e lagjeve.

Në qytetin muze të Beratit, shfrytëzimi i çdo hapësire publike për pak shtesa më shumë në banesa ka bërë që rrugicat të ngushtohen së tepërmi dhe të rrezikohen nga zjarri. Në lagjen më të vjetër të qytetit, atë të quajtur “Murat Çelepia” rrugicat nuk kanë më asnjë hapësirë mes tyre.


Banesat janë shumë pranë njëra-tjetrës, duke mos krijuar asnjë hapësirë për lëvizjen e mjeteve. Vetëm pak javë më parë në këtë lagje një banesë e braktisur nga pronarët u përfshi nga flakët dhe sipas banorëve ishin vetë këta të fundit që ndihmuan në fikjen e zjarrit, duke mos lejuar përhapjen e tij në banesa të tjera.

I njëjti shqetësim për banorët lidhet dhe me ambulancën e cila në raste emergjente e kanë të pamundur të futen në këto rrugica, ndërsa nga ana tjetër Bashkia e Beratit synon që të vërë në jetë projektin e saj më të fundit për rehabilitimin e lagjeve

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...