S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, March 4, 2019

Këngëtarja që do ta përfaqësoj Serbinë në Eurovizion është Kosovare..!

Këngëtarja që do ta përfaqësoj Serbinë në Eurovizion është
Kosovare..!

Pas një gare të fortë dhe një votimi surprizë, fituese është shpallur Nevena Bozovic, këngëtarja nga Kosova, me këngën “Kruna” që në shqip përkthehet “Kurora”.
Kjo fitore në “Beozvija 2019” i ka siguruar përfaqësim në Eurovision.
Nevena Bozovic është artisja 24 vjeçare e cila ka lindur dhe ka jetuar për disa vite në Mitrovicë, derisa vazhdoi studimet në shkollën e muzikës në Beograd.
Edhe pse në moshë të re, ajo është një emër i njohur për muzikën në Serbi, pasi ka qenë pjesëmarrëse në disa talent-show si “The Voice”, por gjithashtu karriera e saj ka qenë e lidhur ngushtë me Eurovizion-in.
Në vitin 2013 ajo përfaqësoi vendin e Ballkanit si pjesë e grupit “Moje 3” me këngën “Ljubav Je Suda”.
Ata nuk arritën të kualifikoheshin në finale në atë edicion gjithsesi. Ndërkohë në 2015-ën, Nevena ishe pjesë e jurisë që dërgonte këngën e Serbisë në Eurovision.
“Një kurorë dhe një hakmarrje” e kanë titulluar blogerët e Eurovizioni-t fitoren e saj dhe udhëtimin që do të bëj drejt Tel Avivit.
Kjo për shkak të titullit të këngës por edhe pasi do të përpiqet që kësaj radhe të “hakmerret” në një farë mënyrë ndaj jurisë së Eurovizion-it që para pak vitesh e la jashtë fazës finale.
Ndërkohë faqet e dedikuara festivalit europian të këngës, e theksojnë faktin që Nevana është e lindur në Mitrovicën e Kosovës. /Shtypnews.al/ 

Serbët e Malit të Zi në panik: Fitorja e Koalicionit Shqiptar është fillimi i krijimit të Shqipërisë së Madhe-...|Shtypnews.al|

Sot është një ditë historike. Në zgjedhjet në Tuz, me koalicionin e partive shqiptare të formuara nga qendrat e politikës së Madhe të Diasporës, Prishtinës, Tiranës dhe Shtetet e Bashkuara, shkroi deputetit serb nga partia e Frontit Demokratik , Nebojsha Medojeviç, në profilin Facebook me rastin e zgjedhjeve të djeshme në Tuz.
“Fitorja e koalicionit shqiptar është fillimi zyrtar i shkëputjes së një pjesë të territorit të Malit të Zi dhe bashkimin me Shqipërinë.
Edhe një herë, dua të jep respekt tim të madh për shqiptarët për shkak të nivelit të lartë të përgjegjësisë kombëtare dhe ndjekjes së pakushtëzuar të projektit të Shqipërisë së Madhe. Nuk ka ndarje të tyre në “qytetarë” dhe “nacionalistë kalorësish”. Ata janë të gjithë deri në një për Shqipërinë e Madhe, “theksoi Medojeviq, duke shtuar:
“Vetëm malazezët dhe serbët në Malin e Zi janë naiv”.

Shqiptarët kanë rënë në depresion, a mund të mbajë dikush përgjegjësi?!

Nga Refxhei Tola


Shqiptarët kanë rënë në depresion, a mund të mbajë dikush përgjegjësi?!

Varfëri, krim, dhunë, dhimbje dhe integrim në Bashkimin Europian… Kryefjalë të Shqipërisë 2019. Më shumë se paradoksale, këto fenomene janë vrasëset reale të shoqërisë tonë sot. Ajo që unë shoh përreth meje, dhe ajo që jam e sigurt se të gjithë ju shihni kudo që shkoni është natyra depresive në të cilën njerëzit kanë rënë. Natyra agresive dhe individualiste e shqiptarëve, shprehjet e pashpresa të fytyrave, sytë e lodhur dhe tek- tuk ndonjë buzëqeshje e sforcuar në rrugë, në shkolla, në institucione, nëpër autobuza, në trafik… Kudo.
A mund të mbajë dikush përgjegjësi për situatën njerëzore të shoqërisë tonë sot? A mund të mbajë dikush përgjegjësi pse shqiptarët janë kaq të palumtur sot?? A mund të luftojë dikush ju lutem, së pari për anën njerëzore të këtij populli, pastaj të shohim nëse ju pëlqejmë ose jo ndërkombëtarëve, nëse jemi ose jo mjaftueshëm të mirë për Bashkimin Europian? A mund t’i respektojë dikush shqiptarët ju lutem?
Mendoj se nevoja për prezencën e psikologut në jetët tona po rritet dita ditës. Nevoja për prezencën e dikujt për tu konfirmuar, për tu këshilluar dhe mbi të gjitha për tu motivuar në një vend kaotik si Shqipëria, është bërë jetike sot.
A mendon pushteti sot për ata mijëra të rinj që jetojnë pa shpresë nëpër zonat rurale të Shqipërisë? A mendon pushteti sot se ku e gjejnë motivin këta njerëz të zgjohen për të jetuar jetë jo vetëm të vështira dhe plot probleme, por më tepër se aq jetë të mbytura në vakumin e mungesës së shpresës? A mendon dikush se pse po e vrasin shqiptarët njëri tjetrin sot?!

Sunday, March 3, 2019

Nuk e lejuan të votojë në zgjedhjet e Tuzit, reagon Emina Cunmulaj

Ne jemi Shtypnews.al

                         Emina Cunmulaj 


( FOTO )-( Emina Cunmulaj )

Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj ka deklaruar publikisht se e ka pasur të pamundur të votojë në zgjedhjet që janë duke u mbajtur në Tuz, Mal të Zi.
Ajo ka pohuar për “Klankosova” se nuk e di arsyen specifike se përse nuk e kanë lejuar të votojë. Emina mendon që kjo lidhet me influencën e saj për popullin shqiptar.
“Jo, mua nuk më kanë lejuar hiç të votoj, nuk më kanë shkruar hiç…nuk e di arsyen pse sepse kam pasaportë dhe kartë identiteti të Malit të Zi. Por mundem të paramendoj se ndoshta është për shkak se nuk po dojnë të më lejojnë sepse jam shumë me zë për vendin dhe popullin tim”, është shprehur modelja.
Kujtojmë se sot votohet në Tuz për të zgjedhur kryetarin e komunës, pasi prej 1 shtatorit 2018, Tuzi u shkëput si komunë nga Podgorica, një kërkese disadekadëshe e komunitetit shqiptar.
Thirrjet që shqiptarët të votojnë në këtë ditë historike nuk kanë munguar ditët e fundit nga Tirana, por dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit, ndërkohë që kandidati shqiptar, Nik Gjeloshaj, është shprehur optimist për rezultatin. /Emina Cunmulaj /
.

Në Shtypnews.al nga ( mm.c)


Këshillat e kësaj nëne për vajzën e saj do të donte t’i dëgjonte çdo vajzë nga nëna e tyre.

Toni Hammer me siguri nuk e kishte menduar se letra e saj drejtuar së bijës do të përhapej aq shpejt në të gjitha rrjetet sociale e do të bëhej virale në një kohë të shkurtër.
Shkrimtarja ka një tjetër koncept në kokën e saj të gjërave që vajza e saj e vogël nuk duhet t’i bëjë kur të rritet, ndryshe shumë nga nëna të zakonshme që thonë “mos shaj”, “mos vendos shumë makeup”, apo “mos vish funde të shkurtra”.
Ajo shkroi një letër publike në Facebook, me synimin e vetëm që t’i rriste vetëbesimin së bijës dhe respektin për veten.
“Mos kërko falje kur dikush përplaset me ty,” fillon Toni.
“Mos thuaj ‘më fal që u bëra kaq e bezdisshme’. Ti nuk je e bezdisshme. Je një njeri me mendime dhe ndjenja që meriton respekt. Mos sajo arsye pse nuk do të dalësh me një djalë me të cilin thjesht s’do të dalësh. Nuk i detyrohesh shpjegime askujt. Një ‘jo, faleminderit’ e thjeshtë është e mjaftueshme.”
Hammer inkurajon të bijën të mos i ndalojë asgjë vetes, qoftë edhe ushqimin që do hajë gjatë një dreke me shoqet e saj.
“Mos e mendo gjatë se çfarë do hash para njerëzve. Nëse je e uritur, ha atë që do. Nëse do pica, mos merr sallatë thjesht sepse ke njerëz vërdallë. Porosite atë dreq pice. Mos i mbaj flokët e gjatë për të bërë dikë të lumtur. Mos vish fustan nëse nuk do. Mos rri në shtëpi, sepse nuk ke askënd me kë të dalësh. Nxirr veten tënde. Kalo eksperienca vetëm, për veten. Mos i mbaj lotët. Të qash do të thotë se ndien diçka që duhet të dalë. Nuk është dobësi, është të jesh njeri”.
“Mos buzëqesh sepse dikush të thotë ta bësh. Mos ki frikë të qeshësh me shakatë e tua. Mos thuaj “po” për t’u treguar e sjellshme. Thuaj “jo” sepse është jeta jote. Mos i fshih mendimet e tua. Fol me zë të lartë. Duhet të dëgjohesh. Mos kërko falje sepse je vetvetja. Ji e guximshme dhe e drejtpërdrejtë dhe e bukur. Ji ti.”
 Letra e saj ka marrë më shumë se 3.400 pëlqime dhe gati 2.800 shpërndarje, madje shumë nga komentueset thanë se duhet t’ia ripërsërisin vetes këto këshilla të vyera.
Source: KidsTime (ac)

Edhe Tuzi me drejtues shqiptar, Nikë Gjeloshaj fiton zgjedhjet e para për komunën


Tuzi për të parën herë i është drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës e kjo është konsideruar një ditë historike për shqiptarët që banojnë në Malin e Zi.
Rezultatet jozyrtare nxjerrin fitues pikërisht Nikë Gjeloshajn, që ka marrë 3682 vota, ose rreth 50% të totalit.
DSP e Milo Gjukanoviçit ka marrë 2490 vota, ose 31 % të totalit, ndërsa Partia boshnjake ka marrë 960 vota, ose rreth 12 % të totalit.
Vlen të theksohet se është e sigurt tashmë që Nikë Gjeloshaj do të jetë kryetari i ardhshëm i Komunës së Tuzit, por nuk dihet nëse shqiptarët do të arrijnë të marrin shumicën në këshill.
Tuzi bëhet kēshtu komuna e dytë e Malit të Zi, që drejtohet nga shqiptarët, pas komunës së Ulqinit

Elvis Naçi: Lajme të mira për Selmanin e vogël! Pasi u sigurua shuma ai u nis drejt Turqisë për kurim!


Lajme të mira për Selmanin e vogël! Pasi u sigurua shuma ai u nis drejt Turqisë për kurim!

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...