S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, February 26, 2019

Gazi lotsjellës i përdorur nga Policia, Kryemadhi: Ndjej dhimbje në kraharor, do ta çojmë gjakun jashtë shtetit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur mbrëmjen e sotme se ish-deputetët e opozitës kanë pasur efekte anësore nga gazi i përdour nga Policia.
E ftuar në ‘Tempora’ me Sonila Meçon, Kryemadhi ka thënë se ajo vetë personalisht ndjente dhimbje në kraharor, dhe se për tëë zbuluar çfarë helmi është përdorur, ata kanë vendosur ti çojnë analizat e gjakut jashtë vendit.
‘Me sa duket ia kemi marrë dorën. Efektet do të jenë gjatë natës. Ndjej dhimbje të kraharorit. Do të marrim analiza dhe do t’i çojmë jashtë Shqipërisë për të evidentuar gazin helmues që është hedhur në protestë. Vetëm në këtë mënyrë mund të zbulojmë. Ish-deputetja Kejdi Mehmetaj ka pasur gjendje të vjellash pas marrjes së gazit’, ka thënë ndër të tjera Kryemadhi.

Basha: Nuk e njohim policinë, mosbindje civile nga jugu në veri

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mbajti një fjalim tek selia e PD-së, në mbyllje të protestës së sotme. 
Nuk e njohim Kuvendin dhe as Policinë e Shtetit e cila u keqpërdor duke hedhur gaz ndaj qytetarëve, tha Basha. Ai bëri thirrje për mosbindje civile.Gjatë pasdites së sotme u zhvillua një protestë masive e opozitës e organizuar brenda pak orëve, pasi Gramoz Ruçi vendosi të thërrasë parlamentin në seancë plenare. Policia hodhi gaz lotsjellës duke bërë që shumë qytetarë të pësojnë komplikacione shëndetësore. 

Në përfundim të seancës, deputetët dolën nga dera e pasme e parlamentit, ndërsa protesta u mbyll pa konfrontim mes protestuesve dhe deputetëve.Basha tha se protestat do të vijojnë nga veriu në jug. Ai akuzoi Policinë e Shtetit se ka shkelur ligjin duke helmuar popullin protestues. 
“Ne nuk e njohim Kuvendin, as Policinë. Mosbindje civile nga jugu në veri”, deklaroi Basha.

Nuk e njohim Kuvendin dhe as Policinë e Shtetit e cila u keqpërdor duke hedhur gaz ndaj qytetarëve, tha Basha. Ai bëri thirrje për mosbindje civile. 

Spiropali: Do lindë opozitë e re, kjo do degdiset në kosh

Në kulmin e protestave jashtë parlamentit të mbështetesve të opozitës, ministrja Elisa Spiropali nuk i kurseu akuzat ndaj opozitës. Spiropali e konsideroi opozitën një “plaçkë” e cila duhet hedhur sipas saj, në koshin e historisë nga ana e shqiptarëve.“Dua t’iu kujtoj një shprehje të Cerciz Topullit. Kush lufton për plaçkë, plaçkë është edhe vetë. Shqiptarët do ta degdisin në koshin e historisë këtë opozitë të vjetër për të sjellë në jetë një opozitë të re, nga shqiptarët dhe për shqiptarët”Herë pas herë Elisa Spiropali gjatë ditëve të fundit ka sulmuar sjelljen e opozitës, e cila vendosi të djege mandatet.

Kurse Ermonela Felaj tha nga foltorja e kuvendit se mazhoranca nuk ka aspak frikë nga huliganet dhe rrugacet e opozitës.
“Kuvendi do të vijojë punën rregullisht. Nuk kemi asnjë frikë nga huliganet që ka lëshuar në rrugë dhe kundër policisë PD dhe LSI. Pamjet që janë duke u transmetuar e turpërojnë Shqipërinë. Kuvendi nuk është gjahu i huliganëve dhe rrugaçëve që PD dhe LSI-ja kanë lëshuar në rrugë”.

Opozita proteston para Parlamentit, reagon Braçe: Popull doni, popull do keni!

Zv.kryeministri Erjon Brace ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës para Parlamentit, e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.
Përmes një postimi në Facebook, Erjon Brace ka publikuar fotografitë e aktivitetit të Lushnjës, teksa i ka bërë thirrje opozitës se nëse “Popull doni, popull do keni” duke nënkuptuar pjesëmarrjen e madhe sipas tij në aktivitetin ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
“POPULL DONI, POPULL DO KENI! #LUSHNJASOT #Respekt pafund për çdo lushnjar te thjeshte, punëtor dhe i ndershëm që refuzon dhunën dhe destabilitetin. Paqe, Besim, Pune e Mirëqenie për çdokënd ne ketë vend!”- ka shkruar Brace.

Berisha nuk pyet për gazin lotsjellës: Jam në gjendje të shkëlqyer, po përdorin armë toksike (Video)

Gazetarja e Tirana Today i ka marrë një prononcim të shkurtër Berishës, i cili ka komentuar përdorimin e gazit nga policia. Ai është shprehur se qeveria Rama ka përdorur mjetet e fundit si të parat për të ndaluar protestën.
“Kjo është një armë toksike, me një shkallë të caktuar që përdoret pasi dështojnë mjetet tjerat. Por këta e përdorin të parë, por edhe ne do t’iu kthejmë. Edhe demonstruesit janë të përgatitur. E kanë betejë të humbur, nuk mbrohen me tym e me gaz”, tha Berisha.
Si është gjendja juaj shëndetësore?
Berisha: Gjendja ime shëndetësore është e shkëlqyer.

TIRANA TODAY

E fundit / Protesta e opozitës ‘merr flakë’, sulmohet deputeti dhe ministri i qeverisë

Ndërsa protestues të shumtë janë mbledhur para parlamentit një situatë e tensionuar është krijuar në rrugën ku hyjnë deputetët.
Gazetarja pohoi për “BalkanWeb” se në momentin që ka qenë duke hyrë në parlament ministri Blendi Klosi protestuesit kanë tentuar ta qëllojnë me sende të forta.
Por e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Gardës dhe fatmirësisht asnjë nga sendet e hedhura nuk e ka kapur Klosin. Po kështu edhe kur ka hyrë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj janë hedhur mjete piroteknike nga protestuesit./Balkanweb

E FUNDIT/ Pëson infrakt papritur në zyrën e tij, ndërron jetë pedagogu dhe zyrtari i Hipotekës (Emri+Foto)

Ndërron jetë papritur Drejtori i Hipotekës së Sarandës, Armand Hysi. Mësohet se Hysi, 44 vjeç ka qenë në zyrë kur dyshohet se ka pësuar një infarkt, çka ka sjellë dhe vdekjen e menjëhershme të tij.Përveç detyrës si drejtor i Hipotekës, Hysi ishte pedagog në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës. 

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...