Në kulmin e protestave jashtë parlamentit të mbështetesve të opozitës, ministrja Elisa Spiropali nuk i kurseu akuzat ndaj opozitës. Spiropali e konsideroi opozitën një “plaçkë” e cila duhet hedhur sipas saj, në koshin e historisë nga ana e shqiptarëve.“Dua t’iu kujtoj një shprehje të Cerciz Topullit. Kush lufton për plaçkë, plaçkë është edhe vetë. Shqiptarët do ta degdisin në koshin e historisë këtë opozitë të vjetër për të sjellë në jetë një opozitë të re, nga shqiptarët dhe për shqiptarët”Herë pas herë Elisa Spiropali gjatë ditëve të fundit ka sulmuar sjelljen e opozitës, e cila vendosi të djege mandatet.
Kurse Ermonela Felaj tha nga foltorja e kuvendit se mazhoranca nuk ka aspak frikë nga huliganet dhe rrugacet e opozitës.
“Kuvendi do të vijojë punën rregullisht. Nuk kemi asnjë frikë nga huliganet që ka lëshuar në rrugë dhe kundër policisë PD dhe LSI. Pamjet që janë duke u transmetuar e turpërojnë Shqipërinë. Kuvendi nuk është gjahu i huliganëve dhe rrugaçëve që PD dhe LSI-ja kanë lëshuar në rrugë”.