S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, December 29, 2018

Njihuni me “Lagjen e hajdutëve të politikës”, blloku i 122 vilave të bardha, blerë me miliarda “të zeza”

Vetëm 4 kilometra larg Tiranës në Petrelë, paralel me rrugën, ku vetëm ministri dhe drejtori i LSI vodhi 52 milionë euro e u lirua, pasanikët e bërë të tillë me lekë krimi e korrupsioni shtetëror dhe lidhjeve me botën e mafies, kanë krijuar një bllok banimi me vila luksi, ku janë bashkuar e jetojnë pa pikë morali, agallarët dhe shërbestarët e tyre, të çdo lloji, ngjyre politike e mëkatesh.
Janë 122 vila të bardha, me sipërfaqe nga 350 m2, në mbi 600 m2, të blera me miliarda të zeza, prej deputetësh, ministrash, ambasadorësh, moderatorësh televizivë, opinionistë të medias, dashnore shtetarësh, prokurorë, gjyqtarë, krye-doganierë e krye-tatimorë, kryepolicë, kriminelë, trafikantë droge, armësh e femrash.
Ky bllok banimi, me sipërfaqe 226 mijë m2, nga të cilat 79 mijë m2 janë vila, është pagëzuar me emrin “Lagja e hajdutëve të politikës” dhe me plotë të drejtë, mbasi çmimi më i ulët i një vile është 500 mijë euro.

Friday, December 28, 2018

Media italiane/Korça është xhevahiri i fundvitit, e dinë të gjithë

Shkrimi i mëposhtëm është përshtatur nga Vado in Albania


Që Korça është një xhevahir, kjo tashmë është e qartë për të gjithë, qyteti njihet ndryshe edhe si Parisi i vogël. Nuk është asgjë tjetër veçse një qytet i mrekullueshëm, i rafinuar dhe elegant. Por Korça, për mendimin tim është shumë më shumë. Është qytet tipik shqiptar, shqiptar deri në deje dhe këtë mund ta ndjesh në zemrat e të gjithë banorëve që jetojnë aty.

Kujtojmë se është qyteti ku ka lindur shkolla e parë shqipe nën sundimin turk. Sot shkolla e parë shqipe është shndërruar në muze. Muzeu i Abc-së është vendi ku mund të admirohen dokumenta shekullore, të cilat dëshmojmë kulturën që kanë trashëguar shqiptarët ndër vite.
Veç faktit që është kënaqësi e përgjithshme vizita në Korçë, duhet të themi se qyteti njihet dhe si djep kulture në Shqipëri. Zona e Korçës njihet gjithashtu edhe për kulturën kulinare të larmishme. Gatimet e kësaj zone, nuk janë vetëm të shijshme, ajo që i bën të veçanta është edhe përgatitja e tyre me produkte bio, të cilat vijnë direkt nga kopshtet e fshatarëve

Për t’u ushqyer në Korçë, mjafton të vizitosh një nga restorantet e shumtë tradicionalë, ose të bësh një xhiro në treg,ku mund të gjesh produkte të shumta bio. Në Korçë, gjyshet vazhdojnë të gatuajnë dhe të kalojnë recetat brez pas brezi.









Në zonën e pedonales dhe të pazarit mund të prisni ndërrimin e viteve, tek një nga baret e shumtë të qytetit. Mund të shkëmbeni puthje, në qytetin e dashurisë, aty ku herë pas here këndohet ende ndonjë serenatë poshtë ballkonit./Cna.al/Shtypnews.al/

Stafi i JOQ Albania ju uron gëzuar festat! /Shtypnews.al i përgëzon stfin per kte iciative sado pak qe ishte ama per ata qe ju gjinden ne ktë prag festash ishte shum për ta... Bravo Stafi JOQ

Të shohësh gëzim në sytë e fëmijëve të familjeve të varfra është një ndjesi e papërshkrueshme…
Festat kanë mbërritur dhe asgjë nuk mund t’jua ngrohë më shumë zemrën anëtarëve të familjeve të varfra kur shohin që nuk janë lënë në harresë totale…
Se ka ende njerëz që me mundësitë që kanë, sado të pakta të jenë, ofrojnë, japin, për t’ua bërë këto ditë më të festueshme e më të bukura.
Familje të varfra, të lënë në harresë totale, janë vënë ditën e djeshme në fokusin e stafit të JOQ dhe detyra fisnike e bamirësisë është përmbushur me vullnet dhe përkushtim nga dy babagjyshë që kanë shpërndarë dhurata dhe ndihma për fëmijët.
Udhëtimi me synimin për të bërë të lumtur disa persona, ka nisur në periferi të Tiranës në disa familje që jetonin në gjendje të mjerueshme dhe më pas është përhapur deri në rrugët e kryeqytetit.
Të dhurosh është një ndjesi që nuk mund të zëvendësohet, është një ndjesi që të bën të ndihesh i plotësuar dhe i lumtur duke parë që ti po bën diçka, diçka që shteti ka kohë që s’e bën…
Shpresojmë që t’u kemi sjellë sado pak lumturi dhe të kemi qenë ndihmë për këta persona, të cilët me sytë e tyre pasqyrojnë një dritë shprese në këto ditë të ftohta.
Shpresojmë vërtet se ky vend një ditë do të ketë minimizim të mjerimit për të na kursyer ne dhe të gjithë atyre që dhurojnë, përlotjen në sytë e atyre që kanë vërtet nevojë për ndihmë…


Stafi i JOQ Albania ju uron gëzuar festat!
Foto 1 nga 24

Të gjithë emrat/ Kush mbeti nga qeveria e vjetër e Ramës dhe ministrat e rinj

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar
ditën e sotme 7 ministra, dhe ka paralajmëruar dy të tjerë se kanë afat deri në muajin Qershor.

Ministrat që qëndrojnë janë: Olta Xhaçka, Pandeli Majko, Etilda Gjonaj, Ogerta Manastirlliu, Blendi Klosi dhe Sandër Lleshaj, i cili pak javë më parë mori detyrën.
Ndërkohë që Rama ka paralajmëruar se kanë afat deri në muajin Qershor për Blendi Klosin dhe Ogerta Manastirlliun, duke iu referuar afatave që ata do të kenë në qarqet e tyre elektrorale.
Fatin e të shkarkuarës e ka patur dhe zëvendëskryeministrja Senida Mesi, e cila do të zëvendësohet nga deputeti Erion Braçe. Rama ka kthyer në qeveri dhe Elisa Spiropalin, e cila do të mbajë postin e Ministres për marrëdhëniet me Parlamentin.

Thursday, December 27, 2018

Sulejmani po “kalbet” në Idrizovë : Zv/drejtori kërkon ndërprerjen e dënimit (VIDEO)

Sami Sulejmani i cili vuan dënimin në Burgun e Idrizovës është në gjendje të rëndë shëndetësore pas një ndërhyrjeje kirurgjike. Autoritetet e burgut kanë konfirmuar gjendjen e tij të rënduar shëndetësore por ende nuk ka një vendim për lirimin e tij.
Që në mëngjes Shefqet Sulejmani po bredh nëpër barnatoret e qytetit, duke kërkuar ilaçin që sadopak da ia lehtësojë dhimbjen kushëririt të tij, i cili po vuan dënimin në Burgun e Idrizovës.
Samiu, po vuan dënimin që nga 2016-ta. Muajin e kaluar është operuar.
Mjekët ia kanë hapur pothuajse të gjithë stomakun, e vetëm disa ditë pasi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike është kthyer në Idrizovë. Mungesa e higjienës dhe e mjekimit adekuat, kanë ndikuar që varra ti infektohet.
Sëmundjet e shpeshta kanë ndikuar që edhe gjendja e tij psikike të përkeqësohet, thotë kushëriri Shefqeti.
Kontaktuam edhe me zëvendës-drejtorin e burgut, Femi Jonuzin. Ai na tha që personalisht e ka vizituar Samiun, dhe e konfirmoi gjendjen e rëndë shëndetësore. Ka kërkuar nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve që të ndërpritet vuajtja e dënimit para 3 ditëve, por prej atje përgjigje nuk ka.
Edhe pse e informuam se gjendja shëndetësore e Samiut po përkeqësohet, drejtori, Jovica Stojanovic, shkurtë na tha se është në takim në Shtip, dhe se do të na kërkojë më vonë, por kjo nuk ndodhi. /Furkan Saliu – Klan Macedonia

Vranësira dhe ngrica, temperaturat nën zero

Foto /Shishtavect, Kukes /ska lidhje me kohen
Ditëve në vijim do ketë mot më stabel, pa të reshura, në mëngjes me ngrica. Temperaturat në rritje.
Ditëve të ardhshme mbi vendin tonë vazhdojnë të shtrihen fusha të presionit të lartë, të ndodhura mbi Evropën perëndimore, që parashihet të kushtëzojnë mot më stabil, me vranësira dhe diell. Në orët e mëngjesit do të ketë edhe ngrica.
Sipas parashikimeve, në ditën e fundit të vitit, pritet depërtimi i një fronti të ftohtë mbi rajon, që do të sjellë vranësira, erë, si dhe mundësi për reshje të dobëta bore.
Pas përmirësimi të cilësisë së ajrit ditëve të fundit, nën konditat e një moti më stabil, të dominuar nga shtypja atmosferike e lartë mbi rajon dhe pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, në ditët në vijim pritet përkeqësim i cilësisë së ajrit, ku vlerat e indeksit do të rriten edhe në të pashëndetshme.
27.12 - Mot kryesisht me diell, kohë pas kohe edhe me vranësira. Në mëngjes ngrica.
28.12 - Mot pjesërisht i vranët, por me intervale me diell. Në mëngjes ngrica.
29.12-30.12 - Në fundjavë në mëngjes ngrica, gjatë ditës mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Të shtunën rreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore.
31.12 - Mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe erë. Kohë pas kohe mundësi për reshje të dobëta bore, e gjatë ditës të përziera edhe me shi.
Temperaturat gradualisht dot të shënojnë rritje. Minimalet do të luhaten nga -5C deri në -1C, e maksimalet nga 4C deri në 6C.
Sipas Prishtina Weather, era do të fryj lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s. Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale. 

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...