S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, December 25, 2018

Dikur nuk ia dinte fundit parave, sot nuk e ka asnjë cent -/Shtypnews.al

Ajo ishte e njohur në publik për nga varshmëria të ndërhyrjeve të plastikës.Jocelyn Wildenstein së fundit ka vendosur dokumentet për të shpallur bankrotimin, transmetojnë sot mediat botërore.
Pasanikja e dikurshme është ndarë nga bashkëshorti Aleck Wildenstein, pas të cilit mori 2.5 miliardë dollarë dhe për një moment kishte shpenzuar një milion dollarë në muaj vetëm për aeroplanë, udhëtime dhe blerje të kafshëve ekzotike, shkruan Vanity Fair.
Ajo posedon tri apartamente në katin 51 të Kullës Trump në Manhattan, në vlerë 11,75 milionë dollarë, por për mbajtjen e kompleksit ka borxh 4,6 milionë dollarë, Bentley nga viti 2006 në vlerë 35.000 dollarë, ndërsa për mirëmbajtjen e tij ka borxh 38.000 dollarë, si dhe pronë personale në vlerë 100 mijë dollarë, derisa kompanisë e cila ka lëshuar hapësirën i ka borxh 700.000 dollarë.
Wildensetin po ashtu ka borxh 273.000 dollarë firmave të shumta juridike, 175.000 dollarë kreditorëve të saj dhe 165.000 dollarë borxh pronarit të patundshmërive në Beverly Hills.

E rrahin e bejne per spital pronarin e parkimit!

Setki Shini, banor i Laprakës dhe pronar i një parkimi privat, denoncon në “Stop” , se në mes të dhjetorit, është dhunuar fizikisht nga vëllezërit Xhevahir dhe Arbër Meshi.Setkiu dhe e shoqja Pranvera, tregojnë, se dhuna e vëllezërve Meshi është e përsëritur. Ata thonë, se herët e tjera i kanë falur, për shkak të ndjesës së kërkuar, por këtë herë nuk do të tërhiqen nga denoncimi në polici.Setkiu ka përfunduar në spital me hematoma e brinjë të thyer.Por për habinë e Setki Shinit dhe të shoqes, vëllezërit Meshi u ndaluan vetëm një natë e të nesërmen ishin sërish të lirë.I pyetur për rastin, OPGJ i komisariatit numër 2, Fatjon Moni, shprehet se agresorët janë proceduar për “plagosje të lehtë në bashkëpunim” dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit.





Nuk ndalet rënia e euros, zbret në 122.7 lekë

Euro po pëson rënie të reja çdo ditë, duke krijuar shqetësim tek të gjithë ata që kanë të ardhura në këtë monedhë ose kryejnë transaksione me të, si eksportuesit. Monedha europiane po shkëmbehet me 122.7 lekë, niveli më i ulët që prej gushtit 2008.
Rënia e euros po shkaktohet nga shtimi i sasisë së saj në qarkullim, cka ka rritur ofertën përballë një kërkese që mbetet e dobët nga importuesit dhe tregtarët.
Banka e Shqipërisë gjykon se dobësimi i monedhës europiane është sezonal, teksa apelon agjentët ekonomikë që të marrin masa për të amortizuar efektet negative. Një ditë më parë, guvernatori Gent Sejko deklaroi se situata po monitorohet dhe nuk përjashtohet një ndërhyrje e Bankës Qendrore nëse trendi rënës vijon.

Njihuni më të dashurin i ri i Jahjagës

Ish-Presidentja Atifete Jahjaga, tash e një kohë i ka dhënë fund martesës së saj me Astrit Kuçin, me të cilin ishte deri në përfundim të mandatit si presidente.
Por pas divorcit, Jahjaga nuk ka folur asnjëherë për këtë, kurse ish-bashkëshorti tashmë ka afër vetës një partnere të re.Në pamje që ka siguruar Magazina.al, hedhen dyshime se edhe Jahjaga ka nisur një lidhje të re.
Ajo është parë sot në një nga lokalet e Prishtinës, me një burrë i cili sipas sjelljes që ka bërë ka bërë që të dyshoj se është partneri i ri i Atifete Jahjagës.


Grekët dëshmojnë në vitin 1836, Arvanitët ishin vetë Athina dhe gjuha e tyre ishte gjuhë e tatërve

Dëshmi me interes historik dalin dita-ditës në dritë nga dokumenta apo referenca të hershme rreth Arvanitëve dhe gjuhës së tyre në Greqi!
Në revistën greke me titull: “Rrëzët e grekëve” ka një referencë të një kronologu grek, i cili shkruante në vitin 1836 për Arvanitët –Arbëreshët e Greqisë duke sjell në dritë të dhëna shumë interesante dhe me vlerë historike.
Të dhënat vijnë nga vepra e Dhimitriu Bizantiu shkruar në vitin 1836, pak vite pas çlirimit të Greqisë. Ja se ç’shkruan ai konkretisht: “Vizitorët vinin re me habi se banorët e fshatrave përreth Atikës, por deri dhe brenda saj, në qendër të kryeqytetit të shtetit të sapoformuar, flisnin një gjuhë që Arvanitët e moshuar e quanin: “Arbërisht”, ku ishte e njohur gjerësisht si Arvanitëshe”.
Në vijim artikullshkruesi mundohet të krahasoj dallimet midis fshatrave grekë dhe atyre arvanitas/arbëresh, ku sipas tyre nuk ekzistonte asnjë dallim: rastësi?
Madje deri në shekullin e 20-të gjuha që mbizotëronte në kotë fshatra dhe brenda në Athinë ishte arbërishtja.
Ndërkohë sillet dhe studimi i një historiani me emrin Tasos Karantis në një studimin e tij për arvanitët e Salaminës, me krenari banorët e saj thoshin se: “Eimai arbanitis kai milao arbanitika –greqisht, shqip: “Jam arvanit dhe flas arvanitika”. Këta vendas thoshin se “gjuha jonë është gjuha e tatërve/etërve tanë”, pasi kjo gjuhë është e pasur me ndjenjë në shprehje, duke u quajtur me një mënyrë edhe më poetike; Gjuha e zogjve!!

Avni Hyseni, në gjendje jo te mir shëndetësore, vëllau i tij qet gjithë pasurin në shitje për ta shëruar

Avni Hysenin i cili dikur ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shtypnews.al 

Vëllai i tij Adnani ka qit në shitje gjithë pasurinë për ta shëruar Avninë.Adnan Hyseni është afaristi nga Peja që kishte udhëhequr shumë aksione humanitare për të ndihmuar familjet në nevojë.
Aksionet e tij u ndërprenë kur vet Adnanin u përballë me një sëmundje, por fatmirësisht pas një trajtimi ai u shërua.
Tani familja e tij po përballën edhe me një sfidë tjetër, pasi vëllai i tij, Avni Hyseni është në një gjendje të rëndë shëndëtore, shkruan Magazina.al
Avnia i cili është ish-ushtar i UÇK-së, tash e disa ditë është në gjendje kome në klinikën intensive në QKUK, ndërsa për shërimin e tij familja ka vendosur të shes shtëpinë dhe tokën në Pejë, për ta ndihmuar shërimin e tij.
Ndërsa kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e ka vizituar më parë këtë familje dhe u ka premtuar ndihmë atyre.
Avni Hysenin i cili dikur ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani është në gjendje të rëndë shëndetësore.Vëllai i tij Adnani ka qit në shitje gjithë pasurinë për ta shëruar Avninë.Ndërsa kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e ka vizituar më parë këtë familje dhe u ka premtuar ndihmë atyre.
Avni Hysenin i cili dikur ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Vëllai i tij Adnani ka qit në shitje gjithë pasurinë për ta shëruar Avninë.
Ndërsa kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e ka vizituar më parë këtë familje dhe u ka premtuar ndihmë atyre.

/Shqiperia ime news /

Skandal në dasmë: Arbana Xharra tenton t’ia marrë mikrofonin këngëtarit për ti sharë gratë me mbulesa

Në dasmat e sivjetshme ka pasur skandale të shumta. Skandalet prej më të ndryshmeve kanë involvuar edhe njerëz të sferës publike, që shpesh janë gjetur në situata të palakmueshme.
E një rast të tillë e ka pasur edhe ish-gazetarja që duke mos i ecur gazetaria, iu fut politikës, duke u bërë pjesë e partisë së Kadri Veselit. Është fjala për Arbana Xharrën, e cila në një dasmë në Damjan të Gjakovës shkaktoi një skandal, për çfarë stafi i hotelit dhe nikoqirët e dasmës e larguan krejt nga dasma.
 /shtypenews.al/

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...