S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, December 19, 2018

Tjetër grabitje tek unaza/ Zbulohet projekti i kullave gjigande

Një tjetër skandal tek Unaza e Madhe. Përpos tenderit fallco që shpërndau 40 milione Euro ne tre duar pa garë, përpos mashtrimeve se projekti u dhurua nga privatët, përpos dokumentave të fallcifikuara në Amerikë nga njëra prej kompanive fituese, sot opozita ka zbuluar një tjetër fallcifikim. Ajo ka dëshmuar me fakte ndryshimin e planit urbanistik të Tiranës për ti hapur tokë ndërtimi atij që PD e emërton si ish-trafikanti Edmond Bego, i cili ka një miqësi të vërtetuar me Taulant Ballën.
Partia Demokratike denoncoi se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë ndryshuar në 2017-n planin urbanistik të Tiranës, për të favorizuar projektin lluksoz 60-milionë eurosh, sipas tyre, të trafikantit të dënuar, Edmond Bego. (dokumentat më poshtë
Jorida Tabaku e Gazment Bardhi publikuan dokumentet për të vërtetuar denoncimet e projektit të Unazës së Madhe.
Tabaku deklaroi se Edmond Bego ka parashikuar të ndërtojë një kompleks rezidencial luksoz tek zona e Unazës së Madhe, konkretisht në zonën e njohur si ish-Serat, të privatizuar nga Bego 2 vite më parë me firmën e Arben Ahmetajt. 


“Për llogari të këtij projekti të trafikantit të drogës, Edi Rama dhe Erion Veliaj:kanë ndryshuar Planin Urbanistik të Tiranës dhe rrjedhën e lumit Lanë duke bërë që të dëbohen nga shtëpitë të paktën 200 familjeve”  tha Tabaku duke nxjerrë para publikut haratat se si ka qenë plani dhe si është ndryshuar në favor të ndërtimit gjigand të Edmond Begos.
Sipas Gazment Bardhi, kjo tokë përfshin 30 mijë metra katror dhe investimi fillestar do të shkojë 60 milionë euro.
“Kompleksi rezidencial, është paraqitur prej Edmond Begos në Bashkinë e Tiranës, ku kanë nisur procedurat e pajisjes së tij me leje ndërtimi.” u shpreh Bardhi.
Si ishte: 
Si u ndryshua: 
Po kush është Edmond Bego?
Ish-trafikant i dënuar, tashmë i kthyer në biznesmen ndërtues në Tiranë, Bego ka pasur një dënim me 21 vjet burg në Itali për trafik droge, nga i cili vuajti vetëm 1 vit e 11 muaj për hir të konvertimit nga gjykatat shqiptare.
Bego u ndalua nga policia greke që ende mbante në sistem dënimin në Itali. Gjykata greke nuk mori parasysh vendimin e gjykatave shqiptare dhe e la në burg Begon, deri kur mbërriti një përgjigje nga Interpol Roma, që njoftoi se Edmond Bego nuk ishte në kërkim nga Italia.
                                     (Edmond Bego
Arrestimi i biznesmenit, që ka qenë pjesë e bandës së Lushnjës provokoi reagime të forta në politikën e Tiranës, pasi rezultoi se Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së kishte një miqësi të ngushtë me njeriun e Aldo Bares.
LAPSI.AL 
Dokumentat: 
Shtypnews.al 

Pasi u beri zborin policise! ‘Çmenden’ grekët! Del kënga për Alket Rizain. Ndiqeni ( Videon )

Një reperer grek i ka kushtuar një këngë Alket Rizait, që ka sjellë reagume të shumta.
Alket Rizai, i njohur në Greqi për arratisjet e tij të bujshme, sidomos ajo me helikopter nga Burgu i Korridhalosë, është kthyer në hit duke u bërë edhe pjesë e klipeve muzikore.
Siç mund të shihni edhe nga kjo video, ai është bërë mjaft i njohur ku klipi i publikuar ka arritur mbi 20 mijë shikime.
Ai u bë i njohur si shqiptari që është arratisur dy herë nga burgjet greke me helikopter.
Alket Rizai është arratisur 2 herë me helikopter nga burgu i Koridalos. Tentoi arratisjen e tretë duke marrë peng 6 policë të burgut të Malandrinos. Për momentin ndodhet në burg, ku vuan dënimim me burg perjete.

LAJMI I FUNDIT/ Rrëshqet shkëmbi, humb jetën minatori brenda galerisë së kromit (Emri)

Një 58-vjeçar ka humbur jetën sot në minierën e kromit në Pogradec, pasi është zënë poshtë nga një masiv shkëmbor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pojskë, ndërsa viktima është identifikuar Vasfi Demo, banues në fshatin Rëmenj.
Njoftimi i policisë
Pogradec
Informacion paraprak.
Më datë 19.12.2018, tek Miniera e kromit në fshatin Pojskë, dyshohet se si pasojë e rrëshqitjes së formacionit shkëmbor, në një prej galerive, është bllokuar dhe ka gjetur vdekjen një nga punonjësit e minierës, shtetasi V.D, 58 vjeç, banues në fshatin Rëmenj.
Nga ana e Policisë, po kryhen veprimet proceduriale të rastit dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Shqiptarja

Tuesday, December 18, 2018

Pedagogia zbulon telefonatën e Ramës: Më foli 10 minuta, nuk e di ku e gjeti numrin tim personal

Një pedagoge e ftuar në emisionin ‘Opinion’ u shpreh se këto ditë ka pasur një telefonatë nga kryeministri Rama, i cili i ka kërkuar që të bindë studentët të dialogojë më të.
“Kryeministri më ka telefonuar për 10 minuta, më ka kërkuar të dialogojmë. Numrin tim nuk e di ku e gjeti, atë e di kryeministri. Më tha se ti je pedagoge dhe merr një grup studentësh të dialogojnë më mua.
Ne nuk jemi ne kushte te barabarta, unë jam e zgjedhur, këta janë student. Kryeministri i ka të qarta kërkesat e studentëve. Unë po ashtu jam ndier e fyer nga monologu i tij  [Edi Ramës] me rektorët”, theksoi ajo. Studentët refuzojnë të dialogojnë pa u plotësuar tëtë kërkesat e tyre, në një kohë që Rama është shprehur i gatshëm të flas me ta, pa kërkesa.

(Video)Studentja ia bën 8 me dy Edi Ramës: Rektori na gënjeu, nuk na tha që do jesh ti z.kryeministër i pranishëm këtu



  1. Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Universitetin Bujqësor ku po zhvillon takim me studentët dhe pedagogët. Por një prej studenteve ka marrë fjalën dhe ka nxjerr zbuluar kryeministrin dhe rektorin e këtij universiteti.
  2. “Rektori na kishte njoftuar për një takim me studentë dhe pedagogë, nuk ka tha që do vinit ju këtu. Unë jam kundër kësaj përçarjeje që po përpiqeni të bëni ju. Prandaj jam e para që do të braktis mbledhjen, sepse rektori na ka gënjyer”, deklaroi studentja.
  3. I kapur në befasi nga studentja, Rama u përgjigj: “Unë nuk e di çfarë bëni ju me rektorin, kjo është puna juaj.”
  4. Studentja deklaroi gjithashtu se tarifat në universitete janë rritur, pavarësisht se në ligj paraishkohet ndryshe.


(Video) Studentja ia bën 8 me dy Edi Ramës: Rektori na gënjeu, nuk na tha që do jesh ti z.kryeministër i pranishëm këtu

  1. Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Universitetin Bujqësor ku po zhvillon takim me studentët dhe pedagogët. Por një prej studenteve ka marrë fjalën dhe ka nxjerr zbuluar kryeministrin dhe rektorin e këtij universiteti.
  2. “Rektori na kishte njoftuar për një takim me studentë dhe pedagogë, nuk ka tha që do vinit ju këtu. Unë jam kundër kësaj përçarjeje që po përpiqeni të bëni ju. Prandaj jam e para që do të braktis mbledhjen, sepse rektori na ka gënjyer”, deklaroi studentja.
  3. I kapur në befasi nga studentja, Rama u përgjigj: “Unë nuk e di çfarë bëni ju me rektorin, kjo është puna juaj.”
  4. Studentja deklaroi gjithashtu se tarifat në universitete janë rritur, pavarësisht se në ligj paraishkohet ndryshe.


Kristian Prenga e mposhtë me nokaut boksierin suedez, spektakël në sytë e shqiptarëve ( Video )

Kristian Prenga e mposhtë me nokaut boksierin suedez, spektakël në sytë e shqiptarëve /Shtypnews.al/

Në këtë përballje për peshat e rënda të mbajtur në Kanada, Prenga ishte superior pothuajse përgjatë gjithë sfidës. Pika kulminante ishte nokauti që i dha shqiptarit fitoren e 9 në 10 ndeshjet e tij në boksin profesionist.
Kristi Prenga fiton me knock-out ndaj Aldo Colliander
Boksieri shqiptar Kristian Prenga nuk di të ndalet. 27-vjeçari i lindur në Mirditë mbrëmë ka mposhtur me knock-out boksierin senegalez që lufton për flamurin e Suedisë, Aldo Colliander.
Në këtë përballje për peshat e rënda të mbajtur në Kanada, Prenga ishte superior pothuajse përgjatë gjithë sfidës. Pika kulminante ishte nokauti që i dha shqiptarit fitoren e 9 në 10 ndeshjet e tij në boksin profesionist. profesionist.

Shtypnews.al/& / SHQIPERIA IME/

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...