S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, November 3, 2018

Elvis Naçi tregon rezervat e bamirësisë [FOTO]

Elvis Naçi tregon rezervat e bamirësisë [FOTO]


Elvis Naçi tregon rezervat e bamirësisë [FOTO]Hoxha dhe humanisti nga Tirana, Elvis Naci ka treguar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihen rezerva të ndihmave humanitare që ka grumbulluar fondacioni i tij.Fondacioni “Firdeus”, i cili mirëpret donatorë edhe përmes Gofundme, ka bërë thirrje për kontribute, për të ndihmuar familjet shqitare në nevojë.Elvis Naci, i cili drejton fondacionin e suksesshëm mjaft shpesh ju gjendet pranë familjeve në nevojë, jo vetëm për strehim dhe ushqim, por edhe për shërim të të sëmurëve. Për Shtypnews.al nga /Xhesi/

Friday, November 2, 2018

Ushtari britanik: Jo të gjithë myslimanët janë talebanë!

Një ushtar i ushtrisë britanike që humbi këmbën e tij të djathtë në luftime, ka shkuar një status në Facebook për një shkrim që sulmoi islamofobinë.
Chris Herbert, i cili shërbeu në Ushtrinë Britanike në Basra të Irakut, humbi gjymtyrën nga një bombë në vitin 2007, shkruan The Independent.
Një nga shokët e tij dhe miqtë e tij, Luka Simpson, humbi jetën në sulmin dhe dy ushtarë të tjerë u plagosën.
Herbert, i cili ishte 19 vjeç në kohën e ndryshimit të jetës, shkroi një status në llogarinë Facebook për të shprehur ‘zhgënjimin’ e tij tek pritjet e njerëzve se ai do të ishte racist pas incidentit.
Herbert ka shkruajtur:
Ndihem i indinjuar nga disa njerëz që presin racizëm nga unë, sepse unë u hodh në erë.
Po. Një burrë mysliman ma gjuajti një bombë dhe e humba këmbën.
Një burrë musliman humbi gjithashtu krahun e tij atë ditë duke veshur uniformën e ushtrisë britanike.
Një mjek mysliman ishte në helikopter që më çoi nga fusha.
Një kirurg mysliman bëri operacionin që më shpëtoi jetën.
Një infermiere myslimane ishte pjesë e ekipit që më ndihmoi kur u ktheva në Britani të Madhe. Një ndihmës mysliman i kujdesit shëndetësor ishte pjesë e ekipit që zgjodhi nevojat e përditshme në rehabilitim kur po mësoja të ecja.
Një shofer taksist musliman më dha një udhëtim falas herën e parë që shkova për një birrë me babanë tim pasi erdha në shtëpi.
Një mjek mysliman i ofroi rehati dhe këshillat e babait tim në një pijetore, kur ai nuk dinte të trajtonte barnat dhe efektet anësore.
Të fajësosh të gjithë muslimanët për veprimet e grupeve si Daeshe dhe talebanët, është sikur t’i fajësosh të gjithë të krishterët për veprimet e KKK-së apo Kishës Baptiste Westboro.
Mesazhi i tij i dashurisë dhe i dhembshurisë për urrejtjen dhe fanatizmin fitoi lavdërim dhe admirim në të gjitha mediat sociale, ku njerëzit lanë komente dhe përgëzuan atë, ndërsa statusi i tij u shpërnda gjithandej në rrjetet sociale.

Ndiqeni Ergrestin ( Vdeo ) Shqiptarët për Shqiptarët meritojn rrespekt ne i përshëndesim kudo që jan

Ergresti është ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij! Ai ka vështirësi në dëgjim dhe mezi flet. Nuk ka shokë sepse shoqëria jonë i diskriminon të sëmurët shprehet ai i lënduar! Të gjitha këto vështirësi nuk ja zbehin atij dëshirën për të kërkuar diturinë! Kur e pyet se çfarë dëshiron në jetë ai i bindur përgjigjet: Diturinë! Ndiqeni mesazhin e tij prekës!
Të dhënat e kontribimit: https://www.gofundme.com/Firdeus-alb
Pay pal: fondacionifirdeus1@gmail.com

Në Greqi llogariten 97 shqiptarë të ekzekutuar nga policia greke


“Reciprocitet? Shqiptarë të vrarë ndër vite në Greqi… 97 të ekzekutar nga policia!”. Me këtë titull gazetari shqiptar Shpëtim Zinxhiria që jeton në Greqi ka publikuar një shkrim në faqen e tij në Facebook ku rrëfen listën e gjatë të shqiptarëve të vrarë në Greqi nga forcat policore.
Më poshtë shkrimi i tij i plotë:
“A do fillojë Prokuroria e Përgjithshme e Greqisë hetimet për vrasjen e mbi 171 emigrantëve shqiptarë të pafajshëm, të pa armatosur me armë, duke filluar nga vrasja e 14-vjeçarit Erion. X (8/02/1996 nga policia ne burgun e fëmijëve të Avlonës në Athinë, të Gramoz Palushit (4 shtator 2004) pse veshi një bluze te kuqe e deri te vrasja e fundit e Pëllumb Marnikolaj (3 gusht 2016) ne komisariatin e policisë nga vete autoritetet në Ano Patisia në Athinë?
Vrasja e fundit në Shqipëri e minoritarit Kostandin Kacifas është shndërruar në një problem vërtetë madhor për Athinën dhe Tiranën zyrtare, për politikanë dhe media në vendin tonë dhe atë fqinj. Hetimet për vrasjen e tij vazhdojnë, ndërsa Prokuroria e Greqisë ka bërë thirrje që të marrë pjesë në hetimet për ekzekutimin e minoritarit helen në vendin tonë.
Një hetim që lë shumë të kuptosh që një vend heton ne vendin tjetër, në një kohë kur pamjet filmike tregojnë qartë se viktima ishte me uniformë ushtarake greke dhe i armatosur me armë moderne.
Qeveria e Greqisë në vendin që të heshti dhe të pres hetimet për këtë çast hidhet në sulm duke sulmuar në radhë të parë qeverinë shqiptarë, ndërsa media dhe politikanët fajësojnë personalisht fajtor kryeministrin Edi Rama, ndërsa forcat RENEA si një njësi vrasëse me paramendim.
Kjo vrasje ndodhi ne vendin e gabuar dhe ne kohen e duhur duke u shfrytëzuar shumë mirë nga partitë dhe forcat ekstremiste ne Greqi, jo vetëm kaq po u politizua edhe nga vetë kryeministri Tsipras që njëkohësisht mban edhe postin e Ministrit te Punëve te Jashtëme.
Vrasje e tillë ka tronditur opinionin publik shqiptar dhe atë grek, mirëpo, po të shikojmë anën tjetër se sa shqiptarë janë vrarë në Greqi, kronologjia na tregon se që nga viti 1992 e deri me sot janë vrarë 171 emigrantë, nga këta 97 janë vrarë nga policia dhe rojet kufitare.
Sikur të mos mjaftojë kjo, gjithashtu kemi edhe 480 fëmijë shqiptar të zhdukur në Shtëpinë Bamirëse “Agio Varvara” në Athinë në rrugën Singou Fiks. Kujtojmë se kemi edhe zhdukjen e 37 dibraneve ne ujrat greke, kemi rreth 540 raste te keqtrajtimeve të emigrantëve nga forcat e policisë, si dhe plagosje me armë.
Në se minoritari 35-vjeçar u vra me armë në dorë nga forcat RENEA, asnjë shqiptar nga 171 të vrarë në Greqi nuk u vra me armë në dorë, apo në shkëmbim zjarri me policinë, përkundrazi ata janë vrarë pse kanë qenë ilegalë dhe pse ishin shqiptarë.
Per këto vrasje qeveria greke nuk ka mbajtur asnjë qendrin ashtu si edhe drejtësia, përkundrazi vrasesit janë duartrokitur (pamjet filmike jane ne tv greke)
Vrasja e emigrantëve në Greqi duhet të kishte ndërgjegjësuar shtetin grek, por njëkohësisht dhe shtetin shqiptar që me kohë duhet të kishin filluar hetimet rreth të këtyre vrasjeve makabre. Vrasja e emigrantëve shqiptarë në Greqi nuk ka të bëjë fare me kriminalitetin, por thjesht ata janë vrarë se ishin shqiptar
Mosha mesatare e emigrantëve të vrarë është 26 vjeç. Mosha më e madhe e të vrarëve është 48 vjeç, ndërsa mosha më e re është 13 vjeç.
Studimi shumë vjeçar është bazuar mbi të dhënat zyrtare të mediave greke si dhe të Organizatës Antiraciste Evropiane (YRE)
Nga studimi i viteve 1991-2010 vërehet se:
Mosha mesatare e emigrantëve të vrarë është 26 vjeç. Mosha më e madhe e të vrarëve është 48 vjeç, ndërsa mosha më e re është 14 vjeç.
Për periudhën nëndor 1992 mars të 1997 janë vrarë 47 emigrantë, ku nga këta 45 ishin shqiptarë dhe 2 ciganë. Për këto vrasje janë kryer 141 sulme kundra emigrantëve, ku mekanizmi shtetëror policia ka kryer 86 sulme, ndërsa nga qytetarët janë kryer 67 sulme. Deri më sot dy qeveritë kanë heshtur përball 154 vrasjeve makabre. Lista e gjatë makabre e emigrantëve të vrarë.
1991 -1 vrasje nga roja e kufirit
1992 – 12 vrasje. 5 janë vrare nga policia dhe 4 të tjerë nga rojet kufitare
1993 – 6 vrasje me armë zjarri. 4 janë vrarë nga policia
1994 – 6 vrasje me arme zjarri të kryera nga policia
1995 – 9 vrasje. 5 janë kryer me armë zjarri, ku nga këto 3 nga policia dhe 2 nga rojet kugitare
1996 – 10 të vrarë. Ku 6 prej tyre i ka vrare policia dhe 1 rojet kufitare
1997 – 14 vrasje, nga këto 10 jane kryer me arme zjarri. 10-të i ka kryer policia
1998 – 13 vrasje, nga këto 8 janë kryer me armë zjarri. 4 vrasje mbajnë vulën e policisë
1999 – 15 vrasje, nga këto 7 janë kryer me armë zjarri . 6 vrasje i ka kryer policia dhe 2 rojet kufitare
Nga viti 1992 – 1999 janë vrarë 75 emigrantë. Nga këta, 60 i ka vrarë policia si dhe rojet kufitare, ndërsa pjesa tjetër nga vendasit
2000- 9 vrasje me armë zjarri. Të gjithë u vranë nga policia
2001- 3 vrasje të kryera me armë zjarri nga policia
2002- 3 vrasje me armë zjarri nga policia
2003- 5 vrasje. 2 janë kryer me armët e policisë
2004- 6 vrasje. Policia ka kryer një vrasje
2005- 2 vrasje.
2006- 2 vrasje.
2007- 6 vrasje. 2 ka kryer policia. .
2008- 10 vrasje. Një është kryer me armë zjarri.
2009- 4 vrasje
2010- 8 vrasje. Nga këto; me armë zjarri 5. 2 vrasje i ka kryer policia.
Nga viti 2000 – 2010 janë vrarë 58 emigrantë. Nga këta, 33 i ka vrarë policia dhe rojet kufitare, ndërsa pjesa tjetër janë vrarë nga vendasit
Nga viti 1992-2010: Janë vrarë 154 emigrantë. Janë verifikuar 135 dhe mbeten për verifikim edhe 19 vrasje të tjera. Në 135 vrasjet e kryera forcat e policisë greke kanë kryer 93.
Viti 1991, është fillimi i vrasjeve por edhe i regjistrimeve të krimeve të kryera ndaj shqiptarëve. 6 marsit është dita kur shtypi grek publikon për të parën herë vrasjet e emigrantëve.
Disa prej vrasjeve më të bujshme ndër vite të shqiptarëve në shtetin grek.
S. Grina vrarë më 1992. N. Dremaj (20 vjeç ) vrarë më 18/12/ 1992. A. Kuka (18 vjeç) 25/02/1995. I.Frroku (26 vjeç) 15/03/ 1995. A. Trocka 27/03/1995. A.Isaku 1/05/1995. Q. Bikli Nëntor 1995. T. Kodra 2/12/1995. B.Xixa (28 vjeç) 26/12.1996. J. Moka Nëntor 1996. Erion. X (14 vjeç) 8/02/1996. G.Meko (17 vjeç) 6/04/1997. I.Meksi ( 26 vjeç) 3/08/1997. A. Domaniku (16 vjeç) 30/09/1997. B. Bregkoki ( 30 vjeç) 16/12/1997. H. Sefa (19 vjeç) 28/12/1997. A. Fotiu 8/05/1998. B.Bakollari (28 vjeç) 5/06/1998; M. Gjenci 15/06/1998. S. Butka (40 vjeç) 8/11/1998. A. Hoxholli Nëntor 1998. I.Subashi 2/08/1999. S. Qilari 14/02/1999. A. Vekshi Mars 1999. A. Vejziu 13/03/1999. L. Pepa (20 vjeç) 18/03/1999. F. Neta (45 vjeç) 7/04/1999. A. Sufo 16/07/1999. A. Xhafa (48 vjeç) Prill 2000. B. Qoshku (23 vjeç) 1/11/2000. Xh. Kacani (22 vjeç) 23/11/2000. G. Çelniku (20 vjeç) 21/11/2001. A. K. (32 vjeç) 2/11/2002. A. Beso (27 vjeç) 11/05/2003. G. Fati (23 vjeç) 23/08/2003 (25 vjeç). 23/08/2003. V. Bytyçi (18 vjeç) 23/09/2003. A. Lufo (20 vjeç) Korrik 2003. L. Bërdëllima (36 vjeç) 11/08/2004. J. Karo (30 vjeç) 16/09/2004. I. Frroku (26 vjeç) 15/03/2005. B. Braimi (39 vjeç) 8/09/2005. F. Lika (24 vjeç) 2/11/2005. E. Jahaj (18 vjeç) 1/01/2006. L. K. (20 vjeç) 15/03/2007. G. Lajoti Nëntor 2007. L. Kalca (18 vjeç) 15/04/2007; I. Late (45 vjeç) 8/11/2007. A. Zoto (20 vjeç) 1/03/2008. F. Lala (24 vjeç) 22/09/2008. E. Bakiu (22 vjeç) 22/09/2008. A. Gashi 20/04/2009. N. Todi (20 vjeç) 4/02/2010. A. Manko 1/06/2010.
Disa emra të policëve grekë që dyshohet se kanë vrarë emigrantët e pafajshëm (1992-2001)
Dh. Janopoulos 27/12/1992. A. Dellas 12/09/1993. A. Mesinis 20/02/1994. N. Kunapakis 9/03/1994. L. Karajanis Nëntor 1994. I. Rigas nëntor 1994; I. Sejtaridhis 9/11/1992. Dh. Janopoulos 27/12/1992. A. Dellas 12/09/1993. A. Mesinis 20/02/1994. N. Kunapakis 9/03/1994. L. Karajanis nëntor 1994. I. Rigas Nëntor 1994. Papadopulos 25/02/1995. A. Fotopulos Nëntor 1995; D. Karakajdas 20/01/1996. D. Spiropulu 11/11/1996. D. Trimis 10/11/1996. M. Andreopulos 8/02/1997. S. Tagaras 15/04/1997. D. Tsagrakos 3/08/1997. G. Spanidis 16/12/1997. G. Atmaxidis 6/03/1998. S. Demetriu 8/05/1998. P. Tcoleridis 8/11.1998; K. Zaharopulos Shkurt 1999. And. Kanavas Mars 1999. Ath. Kanavas 13 mars 1999. J. Rizopulos 21/11/2001.
Nga viti 2000 – 2010 janë vrarë 58 emigrantë. Nga këta, 33 i ka vrarë policia dhe rojet kufitare, ndërsa pjesa tjetër janë vrarë nga vendasit
Nga viti 1992-2010: Janë vrarë 154 emigrantë. Janë verifikuar 135 dhe mbeten për verifikim edhe 19 vrasje të tjera. Në 135 vrasjet e kryera forcat e policisë greke kanë kryer 93. Viti 1991, është fillimi i vrasjeve por edhe i regjistrimeve të krimeve të kryera ndaj shqiptarëve. 6 marsit është dita kur shtypi grek publikon për të parën herë vrasjet e emigrantëve.
Po mbas viteve 2010 është policia ajo qe kryen vrasje makabre me lloj-lloj menyrash. Konkretish autori i krimit është për oficer policie që shërben në Parlamentin grek. I është dhënë prokurorisë së Livadhias së qytetit të Thivës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 28 tetor të 2011, ku mbas një zënie në makinë në zonën Avlona, e ka mbytur me xhupin e tij gruan shqiptare 49-vjeçare. Më pas e ka braktisur në një zonë bujqësore të Sqimatarius, me qëllim që të kuptohej se ishte viktima e një aksidenti automobilistik. Deri më sot asnjë punonjës policie që ka torturuar dhe vrarë në mënyra nga më të ndryshme emigrantë shqiptarë nuk është dënuar nga drejtësia vendase. Duke u nisur nga këto lloj vrasjesh të ndryshme shikojmë se gjatë periudhës 1992-1999 policia ka vrarë 60 emigrantë shqiptarë, ndërsa më pas vrasjet e policëve ndaj emigrantëve tanë ka ardhur në ulje. Nga viti 2000-2010 policia ka vrarë 33 emigrantë shqiptarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 93 shqiptarë të vrarë, duke e cuar atë më pas në 97, me rastin e vrasjes se Pellumb Marnikolaj nga vete autoritetet e ruajtjes se rendit.
Emrat e disa shqiptarëve të keqtrajtuar dhe torturuar nga policia
A.Biba, A. Caco, A. Përllalla, A. Hodi, A. Nesto, A. Allkja, A. Torkja, A. Cenika, A. Lleshi, A. Prifti, A. Metaliaj, B. Metaliaj, G. Rama, D. Troshku, D. Topallaj, D. Brakolli, E. Sula, F. Ceka, R. Bullari, S. Hallko, S. Allkja, SH. Shabani, Η। Allia, K. Rrapi, B. Meçe, M. Halimi, R. Halili, R. Pashollari, R. Saliaj, K. Rrapi, V. Mema, V. Karaj, O. Osmani, S. Gjani.
Asnjë polic nuk është dënuar për vrasjet ndaj emigrantëve
Në vitin 2000 – 2001, vetëm tre policët e akuzuar për tortura dhe abuzim kanë qëndruar në bankën e të akuzuarve. Dy nga të tre të akuzuarit fitojnë lirimin, ndërsa i akuzuari i tretë u dënua me 30 muaj burgim dhe më pas 15 muaj burg me kusht.
Asnjë polic nuk është i gjykuar për torturat dhe vrasjet e emigrantëve gjatë tetë muajve të parë të vitit 2002. Nga fillimi i vitit 2000 deri në qershor të vitit 2002, trupat gjyqësore kanë lëshuar vendime për pesë raste të të shtënave me armë zjarri nga ana e policisë.
Në dy, nga pesë rastet, janë akuzuar dy oficer policie. Kur ka gjetur fajtor oficer policie me akuzën për vrasje janë dhënë “dënime me kusht”. Njëri nga oficerët u shpall fajtor për vrasje të shkallës së parë dhe u dënua me 4.5 vjet burg. Më vonë edhe ky (i mjeri) lihet i lirë me kusht; po të vrasë përsëri do të bëj burg jo 4.5 vjet po 9 vjet.
Deri në fund të qershorit 2002, nuk ishin akuzuar për vrasje apo tortura në asnjë roje kufitare apo ushtar në incidentet kufitare cituara në raport.
Sipas shifrave zyrtare, as një polic nuk është dënuar për tortura dhe vrasje dhe abuzim në detyrë të kryera nga 1996 – 2001.
Në vitet 2000-2002 u penalizuan për vrasje vetëm pesë policë, po më në fund asnjë nga këta nuk u dënua. Duke ndjekur rrugën e ndjenjave antishqiptare, Greqia i ka mbushur burgjet e saj me emigrantë duke zënë vendin e parë për sa i përket numrit të dënuarve të huaj. Nuk është e rastit që drejtësia greke të mos ketë kurajën morale, për të dënuar asnjë nga vrasësit, të cilët deri më sot nuk u kanë kërkuar të falur familjeve të viktimave, por përkundrazi janë duartrokitur në sallat e gjykatave. Mos vallë rrethanat e fundit na çojnë për reciprocitet…le te shpresojmë se me ne fund do te kemi një gjë te tillë.

Letra dëshpëruese prapa grilave nga Sylejman Selimi: Harrojeni që ekzistoj!!



Ish –Komandanti i UÇK’së Sylejman Selimi në një letër eksluzive që e ka dërguar në adresë të Gazetës Express ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Supreme e cila e refuzoi kërkesën e tij për lirim me kusht. Në letrën e tij, drejtuar avokatit Tomë Gashi, Selimi bënë me dije se ka marrë vendim që tash e tutje të mos ketë përfaqësim ligjor pasi siç thotë ai procesi kundër tij është i montuar nga politikanët vendës dhe ndërkombëtarë.
Në letrën e shkruar me dorë, Selimi thotë se padrejtësinë daj tij do ta dëshmojë koha dhe se ata që kanë marrë pjesë  “në këtë montim politik duke ndërhyrë në drejtësi një ditë kanë me u turpëru para familjeve të tyre dhe para qytetarëve të këtij vendi. Koha do të dëshmojë”.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë letrën e Selimit të shkruar në Burgun e Dubravës të zbardhur nga Gazeta Express.
I nderuar avokat Tomë Gashi…
Dua të ju falënderoj ju avokatin Smith dhe avokatin Dobruna
Për punën e palodhshme që keni bërë që pesë vite duke dhënë kontributin tuaj në procesin gjyqësor si në rastin Drenica 1 dhe 2, edhe pse ishte vetëm Drenica por që u nda padrejtësisht.
Ju dhe ekipa mbrojtëse keni dhënë kontribut të jashtëzakonshëm gjatë seancave për të dëshmuar pafajësinë time dhe grupit Drenica1 dhe 2, dhe i ndihmuat trupit gjyqësor që të dalë e vërteta në rastin tim. Por, fatkeqësisht i tërë procesi nga fillimi kishte qenë i padrejtë, i njëanshëm dhe mbi të gjitha politik. Këtë e argumentoi edhe vetë kryetari i trupit gjykues të EULEX-it z. Malcolm Simmons.
Fatkeqësisht i tërë procesi kundër meje po del të jetë proces i montuar nga politikanët vendorë e ndërkombëtarë. Tash e një kohë të gjatë jam duke e pyetur vetën pse më kanë penguar në rrugëtimin tim ndaj proceseve shtetëndërtuese para gjatë dhe pas lufte. Kam qenë bartës i institucioneve dhe bashkëpunues si me përgjegjës të sigurisë ndërkombëtare por edhe me përgjegjësit e sigurisë vendore. E gjithë veprimtaria ime ka qenë në shërbim të vendit tim. Që të kemi një vend të lirë, demokratikë që i shërben çdo qytetari, pa dallim, një vend ku respektohen të drejtat e të gjithë qytetarëve pa dallim, pra një vend ku sundon ligji, të cilin e kam respektuar dhe do ta respektojë gjithmonë. Por jam i zhgënjyer në drejtësinë e vendit tim ku tërë jetën time i kam shërbyer me dinjitet e deri në vetëmohim para dhe gjatë luftës për popullin tonë nën organizimin e UÇK-së si komandant i saj.
I nderuar avokat Tomë Gashi, unë që nga sot e kam marrë një vendim që të mos kem edhe më tutje përfaqësues ligjorë (avokat), nga sot nuk dua të kem avokat mbrojtës më vjen keq që deri më tani keni qenë jashtëzakonisht aktiv, në mbrojtjen e pafajësisë time dhe duke e dëshmuar me fakte keni bërë të pamundurën për ta ndihmuar edhe drejtësinë (njerëzit e saj) për ta vënë drejtësinë.
Kjo nuk po ndodh derisa kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vendit i cili edhe është organi më i lartë juridik dhe nuk zbatohet atëherë çfarë të themi çfarë të bëjmë kënd ta pyesim, ku të kërkojmë drejtësi? Ku? Politikës.
Jo, kurrë.
I nderuar Tomë, nuk më duhet avokat derisa politika dhe politikanët në veçanti të cilët vendosin për kënd dhe njerëz të caktuar të bëhet gjyqi dhe sa duhet të mbahen në izolim.
Edhe njëherë ju falënderoj juve dhe gjithë ekipin mbrojtës dhe avokatat e të akuzuarve të tjerë në rastin Drenica 1 dhe 2 për kontributin dhe përpjekjet tuaja për zbardhjen e së vërtetës që dëshmon pafajasëinë tonë. Te grupi Drenica 1 dhe 2.
Të nderuar avokatë në këtë proces gjyqësor nuk pati drejtësi por të gjithë jemi të pajtimit se ka qenë i përgatitur dhe i montuar politikisht dh për këtë do të deshmojë koha. Kurse për ata të cilët kanë qenë të involvuar në këtë montim politik duke ndërhyrë në drejtësi një ditë kan me u turpëru para familjeve të tyre dhe para qytetarëve të këtij vendi. Koha do të dëshmojë. Edhe njëherë faleminderit gjithë ekipit mbrojtës (avokat i nderuar) të rastit Drenica 1. Ju kisha lutë të gjithë ata që në një formë po bie ndërmend emri im mos ta përmendin dhe le të harrojnë që ekzistojë. Drejtësia herët apo vonë do ta thotë fjalën e vetë me respekt Sylejman Selimi, Dubravë.
Me respekt Sylejman Selimi
Dubravë 27.10.2018

Thursday, November 1, 2018

Digjet sërish flamuri në Greqi, nxënëses shqiptare i bie të fikët

Digjet sërish flamuri në Greqi, nxënëses shqiptare i bie të fikët 

Në institutin teknologjik TEI në Kretë, punonjësit e të cilit këtë periudhë janë në grevë, kanë hyrë nxënës të gjimnazit teknologjik që ndodhet pranë kësaj godine dhe kanë zëvendësuar flamurin grek që vëlvitej me një të ri, si dhe kanë djegur flamurin shqiptar
Mediat greke shkruajnë se një nxënëse shqiptare, e shokuar nga pamjet ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital.

Nano shpërthen kundër Lalës: Kurba ime më e ulët, kur të kam përballë ty

Nano shpërthen kundër Lalës: Kurba ime më e ulët, kur të kam përballë ty

Analisti Mustafa Nano është përfshirë në një debat me tone të larta me gazetaren Klodiana Lala dhe gazetarin Basir Çollaku.
Nano u shpreh në hyrje të diskutimit të tij në studio, se Saimir Tahiri ka pranuar të shkojë në një emission me 6 vetë, ku tre I kishte armiq dhe tre nuk I kishte miq.
Kjo ka shkaktuar reagim tek gazetarja Lala dhe gazetari Çollaku, të cilët nuk e quajtën të drejtë termin armik. Lala tha madje, se ka bashkëpunuar shumë mirë me zotin Tahiri gjatë kohës që ka qenë Ministër i Brendshëm.
“Këtë hipokrizinë e jetës publike shqiptare nuk e duroj dot. Termi armik në politik përdoret edhe në Amerikë edhe në gjithë Europën”, tha Nano duke iu drejtuar më pas gazetares Lala me fjalët:
-Kurba ime më e ulët televizive është kur të kam përballë ty dhe Basirin.
– Po e mëshiroj në këtë pikë, u përgjigj Lala./ Opinion

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...