S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, December 6, 2020

Rama po levizi guret ne Amrike duke kerkuar vaksinen


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pak minuta më parë se është nisur drejt SHBA-së për të siguruar vaksinën anti-COVID. 

Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s'do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara’-shkruan Rama.


Ad by Valueimpression

Tuesday, December 1, 2020

Skënderbeu në Prizren, si Getoari në refren.

Skënderbeu në Prizren, si Getoari në refren. 


Nga Alban Tufa!

Skënderbeu në Prizren, si Getoari në refren



Vepra, qoftë kjo skulpturë, pikturë, muzikë apo tekst letrar, mund të analizohet në disa këndvështrime. Po i përmendim shkurt:


1. Imagjinata. Pra, a ka autori një imagjinatë, a na sjell diçka të re? Kjo imagjinatë e tij a na nxit edhe neve si dekodues të veprës njëfarë imagjinate të re atë ngjashme? Në qasjen Aristoteljane, a krijon ajo një vijë paralele me realitetin, apo sipas Platonit veç e imiton atë, dhe kështu është një kopje e shëmtuar? Edhe pse imagjinatës sot i referohen me një fjalë të nderë: risi. Nëse ka imagjinatë, krijuesi është vizionar, sjell diç të re, nxitëse dhe padyshim që e bukura buron nga imagjinata. Nëse nuk ka imagjinatë, është kopje.


2. Koherenca. Pra, kjo vepër a i flet kohës? Nëse i flet, si e bën? Duke i kundërvënë të shkuarën, duke i imagjinuar të adhmen, apo duke ngelur tek e tashmja të cilën të gjithë në një mënyrë a në një tjetër e jetojmë. Kjo qasje pritet me qenë komerciale, për një audiencë që nuk do imagjinatë, veçse të gjejë në vepër ngushëllimin e ditëve të veta. Si me thënë të bësh çfarë kërkohet. Ose vetëm për faktin se kërkohet. Në këtë sens vepra merr fund me atë brez që e ka lexuar dhe që e ka pëlqyer. 


3. Forma. Nga buron forma e veprës, në vazhdën e kujt autorëve është. Po qe se nuk mundemi të gjejmë të ngjashëm, vepra është krijuar nga një gjeni, i cili nëse është i tillë e ardhmja do ta vërtetojë. Veçse nëse këtë ai e ka bërë me vetëdije, është zotësi e tij, nëse jo, është zotësi e Diçkaje më të madhe se ai vetë. 


4. Stili. Me çfarë mjetesh tenton të suprizojë vepra? Me formën? Me përmbajtjen? Me detajin? Me kundërvënien? Cila është maniera që krijuesi përzgjedh? Me ç'gjuhë rreh të na flasë? Me gjuhën tonë a me të vetën? I intereson kuptimi, apo i intereson ndijimi? I interesojnë të dyja njëkohësisht apo asnjëra? 


Me këto katër elementë edhe një gazetar shumë i dobët kulture mund të kishte bërë një analizë të ftohtë të shtatores së Skënderbeut në Prizren. 


Të gjithë pa përjashtim, njerëz të artit dhe të facebookut u morën me trupin dhe shpatullat e Skënderbeut. Pse i ka të vogla? Pse nuk është vigan? Pse nuk është i madh dhe pse e ka shpatën aq të hollë? E dimë tashmë, shqiptarëve po i preke mitin sikur i ke ngrënë bukën. Lexojeni pak Roland Bartes-in (Mitologjitë) dhe do acaroheni jo vetëm për mitin por edhe për shijen estetike që e ka marrë tatëpjeta. 


Unë nuk shoh ndonjë të keqe te trupi, te madhësia dhe te fiziku i Skënderbeut. Nuk ka kurrfarë të keqje të mos jesh aq sa të imagjinojnë të tjerët. Nuk kemi parë akoma një shqiptar aq sa Skënderbeu në libra dhe në Qendër, as Turk nuk kemi parë. Madje edhe aktori rus që luan në film është pak a shumë sa shtatorja në Prizren, veçse me ca kile më tepër. 


Edhe përtej kësaj ajo shatore e vendosur së fundmi në Prizren mbetet një vepër skandaloze. Skulptura duket sikur është krijuar nga berberi i Baba Stars-ve, i Capital T-së apo i çdo rreperi që ka mjekër. Hiqja përkrenaren e shpatën dhe Skënderbe mund të ishte cilido. Sikur Skënderbeu e rruante (ose më saktë e qethte) mjekrën me një makinë rroje me numra të ndryshëm, duke i lënë atë majë si pykë. Fill pas kësaj sikur bëhej gati për videoklipin e rradhës me shampanjë që derdhet. Veç syzet i mungojnë.

Për këtë duhet të çmendeni, madje ta shkulni atë shtatore prej aty. Ta shkulni sepse po na pordhosen shijet estetike.  E mandej t'ia bëni çopash atë mjekër shëmtaqe. 


Kjo pra tregon mungesë imagjinate; një koherencë bajate me relalitetin; një formë të dobët dhe një stil të vjedhur të mjekrave që janë në modë nga këtu e deri në Amerikë, kuruar nga berberë skematikë. 


Kjo tregon se si youtube dhe instagram ndikojnë në shijet tona artistike. Sesi krijuesit tanë janë shndërruar në anekse instagram-i dhe youtube-i. Se si po formatohet në mënyrë të shëmtuar bukuria. Sesi një mjekër e paqethur merret e shëmtuar dhe një e qethur e bukur, se si buzë të holla dhe asimetrike merren si të shëmtuar, etj. 


Nëse ecim kështu, mos u habisni kur të kemi një Shote Galicë me buzë si Zajmina, Kida, Elvana, ose të gjitha të tjerat, sepse tek e fundit të gjitha, kokë-e-këmbë janë copy/paste.

Monday, November 30, 2020

Interpretim i shkëlqyer i këngës 'Mora fjalë' nga Diva e muzikës shqipe Adelina Ismaili

Interpretim i shkëlqyer i këngës 'Mora fjalë' nga Diva e muzikës shqipe Adelina Ismaili

Ndër vite komandantit Adem Jashari i janë kushtuar shumë këngë, por kënga "Mora Fjalë", interpretuar nga këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shkurte Fejza, shkruan gazeta Kosova Sot Online, mbetet projekti më i realizuar në të gjitha komponentët artistik, dhe si e tillë mund të cilësohet himni më i bukur kushtuar heroit kombëtar.

Pikërisht këtë këngë, për nder të ditës së flamurit e ka interpretuar shkëlqyer live Mbretëresha e muzikës shqipe Adelina Ismaili, në emisionin e saj "Tete a Tete me Adelinen", duke e mahnitur të gjithë publikun me ngjyrën e vokalit të saj, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Pas 5 vitesh, këngë e zemrës", ka shkruar Adelina. 

Mora fjalë mora fjalë e mora vargun, mora qarkun me i thur këngë, me i thur kangë bashklegjendarit, ti këndoj, ti këndojë Adem Jasharit ti këndoj...


Wednesday, November 18, 2020

Leter e hapur drejtuar te gjithe portaleve dhe individeve,qe vazhdojne dhe shpifin ndaj Kryepiskopit Anastas.


 Nga: Kostandin Luci 


Edhe pse nuk kam kohe dhe deshire qe te lexoj portalet “patriotike” dhe disa individe “patriote” ndihem I detyruar qe te them disa gjera ne lidhje me ata qe shpifen dhe treguan  fjalorin e tyre te “urimeve” ndaj Kryepiskopit Anastas,pas prekjes se tij nga Covid-19. Sipas ketyre portaleve problemet e Shqiperise kane filluar 30 vite me pare,kur ne krye te Orthodoksise Shqiptare erdhe Kryepiskopi Anastas. Nder te tjera ju aludoni dhe enderroni aq shume,aq sa po arrini te mendoni se jeni ne Elm Strit dhe po prisni tju dali ne enderr Fredi Kruger.Ju mendoni aq shume aq sa mendoni se Nikolla Marku,te cilin ju e permendni ne cdo shkrim,duke qare hallin e tij dhe sigurisht duke hedhur balte mbi Kryepiskopin Anastas. Ajo qe ju nuk dini ose kerkoni ta mohoni eshte fakti qe,Kryepiskopi Anastas eshte nje bekim nga Perendia per mbare popullin Shqiptar dhe jo vetem. Kryepiskopi Anastas eshte nje prej Teologeve dhe Misionareve dhe Teologeve me ne ze ne mbare boten,I cili zgjodhi ti sherbeje nje populli te sapo dale nga erresira komuniste dhe pavaresisht kesaj,ai zgjodhi qe te duroje fyerjet dhe ofendimet e njerezve si puna juaj dhe e “dishepullit” tuaj,Nikolle Markut.Nga menyra sesi shkruajne keto portale dhe individe,me le te kuptoj se ju nuk e keni idene te Orthodoksizmit dhe kemba juaj ska shkelur kurre ne kishe,por ka shkelur vetem mbi genjeshtrat e Nikolle Markut.Nese ju do kuptoni pak me shume se mesatarja normale e cdo qenie njerezore,ju do kuptonit nga afer ringjalljen shpirterore e jo vetem fizike te KOASH dhe besimtareve te saj dhe kjo fale punes dhe perkushtimit te Kryepiskopit Anastas. Dhe ne vend qe te mesoni e ndricoheni shpirterisht nga sakrifica e Kryepiskopit Anastas qe po ben sakrifica qe ju vete nuk i keni bere per Shqiperine, ju nuk ju lene as denglat e kerkoni e ti jepni mend  komunitetit Orthodhoks,nje nder ato komunitet qe ka mbajtur gjalle gjuhen qe ti flet sot,gjuhen e bukur shqipe. Por,ju keto smund ti kuptoni,pasi cdo meshe behet ne gjuhen e bukur shqipe dhe nese se besoni ejani ne kishe dhe shikojeni nga afer.


Kush flet kunder Kryepiskopit Anastas,eshte njesoj sikur te kete folur kunder cdo Orthodoksi,edhe kunder meje. Per te gjithe ata qe mund te lexojne dhe midis tyre dhe ju te dashura portale dhe individe ju ftoj te lexoni se cfare ka bere Kryepiskopi Anastas per Kishen Orthodokse Autoqefale te Shqiperise dhe Shqiperine.


Përmes vështirësive të shumta, ringriti nga gërmadhat Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë: riorganizoi më tepër se 400 famulli (enori); themeloi Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës (1992), dy Lice kishtarë (Gjirokastër dhe Sukth të Durrësit), Shkollën e Muzikës Bizantine në Tiranë, të gjitha këto në godina me kushte bashkëkohore dhe me konvikte; shkolloi dhe dorëzoi 168 klerikë, të gjithë nënshtetas shqiptarë, të të gjithë gradave klerikale (mes tyre edhe 4 peshkopë) duke u dhënë të gjithëve përgjegjësi drejtuese në vend; themeloi 50 qendra rinore në qytete të ndryshme; u kujdes për përkthimin dhe botimin e librave liturgjikë dhe të librave të tjerë fetarë. U kujdes për ndërtimin e 150 kishave të reja, për restaurimin e 70 kisha-manastire monumente kulture, për rikonstruksionin e më tepër se 160 kisha ekzistuese, si dhe për 70 godina për qendra kishtare si: selia e Kryepiskopatës dhe e mitropolive, shkolla, qendra mjekësore, shtëpi pritjeje, mensa për të varfërit, kampe rinore etj. Vepra totale ndërtuese arrin në 450 ndërtesa.

Ai ka zhvilluar vepra bamirësie, duke shpërndarë qindra tonë ushqime, veshmbathje dhe ilaçe. Themeloi një gazetë të përmuajshme dhe tri revista, si edhe një stacion radiofonik. U përkujdes për ndërtimin e atelieve të Kishës (shtypshkronjës, fabrikës së qirinjve, zdrukthëtarisë, atelieve të ikonave dhe të restaurimit të tyre).

Në të njëjtën kohë, zhvilloi programe pionier në fushat e edukimit, shëndetësisë, kujdesit social, zhvillimit rural, kulturës dhe ekologjisë. Themeloi Qendrën Mjekësore Diagnostike me 24 specialitete në Tiranë dhe 3 qendra mjekësore në qytete të tjera; Universitetin “Logos” në Tiranë, 2 Institute të Formimit Profesional, 1 lice profesional, 3 shkolla fillore, 1 gjimnaz, 1 konvikt shkolle për vajza dhe 17 kopshte fëmijësh në qytete të ndryshme. Ai u përkujdes për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, urave, riparimin e shkollave publike etj. Gjatë periudhës kritike të Kosovës (1999), organizoi një program të gjerë humanitar, që ndihmoi rreth 33.000 refugjatë kosovarë në vende të ndryshme të Shqipërisë, duke u hapur edhe 2 kampe strehimi. E lidhi Kishën e Shqipërisë me organizata ndërkombëtare kishtare. Ai është anëtar themelues i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë dhe të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Gjatë tensioneve politike midis Greqisë dhe Shqipërisë, kontribuoi në zbutjen e tyre dhe në afrimin e dy vendeve. Nëpërmjet iniciativave dhe veprës së tij u është ofruar punë mijëra vetëve; u krijuan vepra serioze të strukturës sociale dhe Kisha Orthodhokse e Shqipërisë është bërë një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi.

Kontributi i tij në fushën e shkencës, në dëshminë e krishterë bashkëkohore, në përafrimin me konfesionet e tjera të krishtera, në dialogun ndërfetar dhe në bashkekzistencën paqësore midis popujve dhe feve, është i njohur botërisht. Në vitin 2000, pas propozimit të Akademisë Athinës dhe shumë personalitete të Shqipërisë, ishte kandidat për Çmimin Nobel të Paqes.

Monday, November 16, 2020

Horrori në Kombinat/ Flet e mbijetuara e "vetëflijimit" në emër ringjalljes: Nuk treguam se Anisa kishte vdekur pasi... (FOTO)


Blerta Josifi, vajza që tentoi t'i japë fund jetës për t'u ringjallur, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

Ngjarja që tronditi opinionin publik daton më 2 korrik të 2020, ku forcat zjarrfikëse dhe policia ndërhynë me forcë në shtëpinë e Zhaneta Josifit, 56-vjeç dhe vajzave të saj Blertës (34 vjeçe) dhe Anisës (30 vjeçe).

Ata gjetën të vdekur në shtratin e dhomës Anisën dhe Zhanetën, ndërsa fatmirësisht Blerta ishte gjallë. Trupi i Anisës dergjej në dhomën e shtëpisë prej më shumë se një viti, ndërsa Blerta dhe Zhaneta shpresonin që të rikthehej në jetë sërish.

Horrori në Kombinat/ Flet e mbijetuara e "vetëflijimit"

Në intervistën për “Shqipëria Live”, Blerta ka rrëfyer se nuk kanë treguar se Anisa kishte ndërruar jetë pasi kishin frikë se do fajësonin atë dhe nënën e saj.

Gjithashtu Blerta tha se kanë besuar deri në moment të fundit se ajo do të rikthehej sërish tek ata.

“Kishim frikë se do të na fajësonin ne, që nuk do na kuptonin. Kemi besuar deri në fund që ajo mund të rikthehej sërish tek ne. Në maj vendosëm që të mos dilnim për të blerë ushqime, edhe pse kishim lek. Ndërsa  në qershor nisëm agjërimin si një lutje që Zoti të na dëgjonte. Sepse edhe Anisa kishte shumë dhimbje dhe vuajtje”, rrëfeu Blerta.


Sali Berisha: Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital!



Denoncon Edvin Hajdutin dhe ndrikull Ballukun si te korruptuar nga firma  Gjoka!


Ata bejne presion ndaj zyrtareve te shtojne ne kundershtim me kontraten 24 milione euro vetem per tunelin.


Denoj me ashpersine me te madhe qendrimin korruptiv antiligjor te Edvin Hajdutit dhe ndrikull Ballukut per te mbushur valixhet e tyre!


Ndrikull Balluku dhe Gjoka nxjerrin ne pune punonjes te infektuar me covid19.

Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital! sb



 

Pershendetje z.Berisha. Jam nje punonjes i Autoritetit Rrugor. gjate ndertimit te rruges se arbrit pati probleme me tunelin e murrizit i cili pesoi shembje. Studimi gjeologjik qe ka bere kompania pas shembjes ka nxjerr nje fature me vleren 24 milion euro per eleminimin e problemit. Firma gjoka kerkoj qe gjysmen e ketyre parave te ja mbuloje shteti me pretendimin e forcave madhore qe nuk ishin te parashikuara ne fillim te punes. Kontrata PPP e shtetit me kompanine parashikon se kompania private ben studimet dhe projektin duke marre persiper edhe te gjitha rrisqet ne zbatimin e tij. ky rast i tunelit duhet te merret persiper nga koncesionari e jo nga shteti dhe parate e taksapaguesve. Pas denoncimit tuaj publik, avokatura e shtetit refuzoi qe te jape dakordesine per te interpretuar kontraten ekzistuese ne formen qe kerkonte kompania gjoka. Pas kesaj, ministrja Balluku  me urdher te kryeminstrit ka urdheruar me force Arrsh dhe stafin e ministrise qe te behen negociata direkt ne kompanine nga grupi ne ministri qe ndjek kontraten. Po ushtrohet presion i madh nga ministrja dhe kompania ndaj ketij grupi dhe arrsh per te pranuar vleren 24 milion euro por edhe per te ndryshyar kontraten ku shteti do marre persiper te paguaje kostot shtese te deshtimit te tunelit te projektuar nga gjoka. Pervec kercenimeve verbale ministja balluku dhe firma gjoka po shkelin dhe protokollet e sigurise se covid 19 duke nxjerre ne pune edhe punonjes qe jane te infektuar me virus dhe kane dale pozitiv e duhet te mos kontaktojne me ne qe nuk jemi te prekur. Ne kete forme pervec se po behet presion per te firmosur per 24 milion eurot po rrezikojme te infektohemi dhe me covid.

Sunday, November 15, 2020

Duhet mbuluar fytyra që të mos zbulohet mendimi.


Duhet mbuluar fytyra që të mos zbulohet mendimi.


Nuk të kërkojnë të mbulosh fytyrën me maskë. Të kërkojnë të mbulosh mendimin. Mendimi duhet të mbulohet. Jo fytyra. Ky është qëllimi final.


Është maskë mendimi, për sa kohë auditorët e universiteteve janë bosh dhe kafenetë në mesditë janë plot me studentë pa maskë dhe pa kurrfarë distancimi fizik.


Është maskë mendimi, për sa kohë ti ecën në rrugë me maskë dhe kur takohesh në një bar me miqtë e tu e heq atë pa kurrfarë distancimi fizik.


Është maskë mendimi, për sa kohë në park fëmijët luajnë të gjithë bashkë dhe në shkollë duhet të shkojnë me turne dhe me maska.


Është maskë mendimi. Ti nuk gjobitesh se nuk ke mbuluar fytyrën, por se ke zbuluar mendimin.


Post Scriptum- Mendimi i zbuluar përbën krim.


Elona Caslli



Friday, October 23, 2020

Bluza të Bardha, me Fytyra të Murrme & me Covid në Gojë, Sa Fëmijë Lindën Sot në Shqipëri? – Kjo Shifër na Duhet, Sepse Janë Raste të Prekurish nga Pandemia Demokraturë-2!

 


Bluza të Bardha, me Fytyra të Murrme & me Covid në Gojë, Sa Fëmijë Lindën Sot në Shqipëri? – Kjo Shifër na Duhet, Sepse Janë Raste të Prekurish nga Pandemia Demokraturë-2!


Të betuarit në Ipokrati, mjekët pra, janë të përdorurit e shpërfytyruar të qeverisë, për të mbjellë panik në popull. Në shërbim total të pandemisë së orkestruar, jo të gjithë profesionistë aktorë, përkundrazi shumica amatorë, bazuar në fjalë dhe skenar strikt, janë në rol, për të bërë realitet thënien “ç’do qeveria, bën mjeku, e ç’thotë mjeku, bën qeveria”! Regjizorit nuk i pëlqejnë aspak të murrmët me të bardha, kur i ngjiten në skenë, një tjetër klas në interpretim do të donte regjizori, por këtë “miell” ka, këtë “pandemi” do të gatuajë. Fundja rezultati ka rëndësi, të gjithë e hanë dhe helmohen.

Një teatër i shpifur, i përshtirë ky i bluzave të bardha, si ato shfaqjet e estradave amatore të ndërmarrjeve prodhuese dikur, ku punëtorët normistë bënin pas pune edhe pak aktorin, edhe pak shakaxhiun, këngëtarin, iluzionistin, instrumentistin, të udhëhequr nga partia, sepse populli, siç thotë edhe i madhi i francezëve, “do bukë dhe cirk”. Pas duartrokitjeve që merrte shfaqja e amatorëve të kurdisur, partia mes ndërmarrjes u jepte ndonjë shpërblim, sa për një kilogram sallo të bardhë, apo sa për një pako sallam, aktorëve amatorë që me punë dhe vetmohim u shpëlanin zorrët shqiptarëve që me detyrim shkonin për t’i parë.

Media e desinformimit publik, Media e panikut publik, Media e fitimeve jo-publike, me këta aktorë amatorë, mjekë që palandyhen dhe fëlliqen publikisht ekraneve, mbush 24-orëshin informativ me Covid-in agresiv.

Fytyra të murrme, instrumenta frymorë të qeverisë, si është e mundur që i flisni këtij populli për pandemi, kur shifrat e të prekurve dhe të të vdekurve, nuk janë të konsiderueshme as për një grip sezonal, e jo më për të qënë shifra pandemie?

Bluza të bardha të bëra me njolla paniku, si nuk guxuat të thoni të vërtetën dhe të rebeloheni ndaj një mashtrimi, që duhet të jesh naiv të mos e kuptosh?

***

Sa fëmijë lindën sot në Shqipëri?

A kanë mjaftueshëm kujdes mjekësor prej jush të bardha bluza?

A kanë mjaftueshëm sigurinë që në duart tuaja u shpëtohet jeta?

Jo, jo dhe vetëm jo!

Të prekurit realë në këtë shoqëri, o bluza të bardha me fytyra të murrme janë fëmijët që lindin dhe mbartin virusin e pandemisë Demokraturë-2. Sepse linden për t’i rrjepur dhe masakruar shteti që në sekondën e parë të jetës, linden për të qënë viktima të korrupsionit dhe zhvatjes, nga grabitjqarë të disallojshëm, mes tyre edhe ju, bluzat e bardha, që pa ua prekur pëllëmba kartmonedhën, nuk i shërbeni askujt, në më të shumtën e rasteve.

Për pandeminë covidiane, u çatë dhe u ndatë të mbillni panik dhe të krijoni klimë fobie dhe pasigurie. Bërtisni e gërthisni për maska, doreza dhe karantinime. E turpshme! Akoma edhe më e turpshme që nuk na folët kurrë për medikamentet. Dhe po aq makabre, nuk u pyetët kurrë nga Media për këtë!

Jepuni shqiptarëve këtë shifër, çdo ditë, sa fëmijë lindin, që të dimë përmasën e pandemisë reale. Kjo pandemi është shfarrosëse, kjo ku edhe ju jeni një virus vdekjeprurës.

***

E megjithatë sot lindën disa fëmijë në Shqipëri, më shumë sesa ata që u regjistruan si të vdekur nga Covid-i! Unë i besoj shifrave të jetës dhe jo atyre të vdekjes me dyer të mbyllura dhe me salla të dyllosura.

“Kjo dhe vetëm është rrënja nga ku mbin një tiran, ajo që kur shfaqet për herë të parë, të shfaqet si protektor.”(Platoni)

Ndaj mos i shërbeni tiranisë globale, por distancohuni dhe thuajani të vërtetën popullit!

Sunday, October 18, 2020

Sa te pa shpirt qe JEMI, asnje nuk ve dore ne kete familje per ta ndihmuar 😔😭


 https://joqalbania.com/artikull/729695.html

Ti që Vë Maskën, Hesht & Bindesh, Je i Rrezikshëm për Botën!



Bota është e rrezikshme jo për shkak të atyre që bëjnë të keqen, por për shkak të atyre që i shikojnë keqbërësit dhe nuk bëjnë asgjë. Pra, bota është e rrezikshme sepse jeton edhe ti mendjedyllosur dhe gojëvulosur, që të imponohen mes së keqes, që të frikësojnë dhe të fusin në panik dhe ti hesht. Dhe si të mos mjaftojë kjo, ti u bindesh si skllavi pronarit, si bagëtia çobanit. I mirë të jesh vallë ti? E në qofsh i tillë, m’u kujtua një i meçur që thotë se: “E vetmja që nevojitet për triumfin e së keqes, është që disa njerëz të mirë të mos bëjnë asgjë”.


Maskë në shkollë, maskë në zyrë, maskë në punishte, maskë në dyqan, maskë në bankë, maskë në postë, maskë, maskë, maskë…, maskë edhe në rrugë. Nuk do të marrësh ajër, oksigjen që këtej e tutje do të thithësh me doza të kufizuara. Qeverisë dhe klaneve, ti u duhesh me maskë, ti klloun, ti karagjoz që bindesh dhe hesht. Ti “i miri” mjerani njeri, që pafundësisht i hap udhë të keqes dhe u bën temena afendëve të saj, ti je rrezik për botën, duhesh karantinuar, duhesh izoluar, ti je vetë virusi.

Nuk e ka fajin mavia, bluja, e kuqja e pangjyra politike, që mes arbitrazhesh sot, po të vendosin një paftë, një arne në gojë, asnjë faj. Nuk mund ta ketë fajin e keqja! Kurrë! Fajin e ka “i miri” që pas maskësh nuk gërthet, por hesht! Sepse e keqja është produkt i aftësisë së njeriut për të bërë abstrakte, atë që është konkrete. Dhe ne kemi konkrete shifra që janë qesharake, për ta konsideruar globin në gjendje pandemie. Nga Covid-19 kanë vdekur 0,00001% e popullsisë.

Jemi përpara një loje globale, përpara një pandemie të planifikuar, por jo në detaj, sepse skenari lë për të dëshiruar, dhe pjesa më e madhe e kuptojnë që ky teatër paralogu luhet për shkaqe politike dhe ekonomike, por kurrsesi nuk po ngrihen njerëzit, si një dhe unikë, në emër të lirisë minimalisht, por edhe në emër të mençurisë, sepse mençuria dhe dija ekzistojnë që të mund edhe të ndajmë të keqen nga e mira, mashtrimin nga e vërteta, përkujdesjen nga tentativa për vrasje.

Ty me maskë po të them se, bota është më e pasur kur ka një djall mes saj, por me kusht që t’ja kemi gjithmonë këmbën në grykë. Në të kundërt, as maska nuk të shpëton, veçse kasa dhe lopata.

***

Kush më ndalon të dal nga banesë ime? Ligji? Kurrsesi! Po në qofsha i pastrehë?

Kush më detyron të vendos maskë? Urdhëri? Kurrsesi! As për profilaksi nuk më urdhëron dot kush, sepse unë jam zot i vetes dhe risqet për jetën dhe veten time i marr unë dhe sjell vetë përgjegjësi për to. Me jetën time bëj si të dua unë dhe për të vendos vetëm unë.

Kush më ndalon të punoj dhe të marr një asistencë urie Covid-iane? Shteti? Kush është shteti? Shteti jam unë, ti, ai, ne! Ne jemi shteti dhe pushteti, kurse ata që i kemi vendosur në krye me vallaha shumicë vote, janë thjesht hajdutë që na kanë hyrë në shtëpi. Nuk mund t’i bindet i zoti i shtëpisë, hajdutit, shtetarëve domethënë.

Ç’na qënka ky ligj që del mbi njeriun? A ka gjë në këtë botë që mund të dalë mbi njeriun dhe jetën, duke i cënuar ata, shkruar prej vetë njeriut? Kurrsesi!

***

Atë që pandemia e frigon, le të qëndrojë në shtëpi! Ai që ajrin e shikon të mbarsur me viruse le të mbajë maskë! Ai që nuk dëshiron të më afrohet, le të mbajë distancë!

Nuk mund të na imponohet as Ramë e as Bashë, asnjë mbi dhe, me masa dhe maska, por e keqja qëndron se disa bashkështetasit tanë, janë pasvanë dhe vallaha të bindur ndaj institucioneve, që as nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh, ose ndoshta heshtazi pranojnë orkestrimin dhe pasojnë ritmin.

Gjysma e së keqes që i bëhet botës, vjen nga njerëz që duan të ndihen si të veçantë, si të ditur, ndoshta nuk e kanë tendencën për të bërë të keqe, por nuk i shqetëson e keqja dhe nuk merren me të. Këtu qëndron fataliteti.

Ti njeriu i ri, me maskë, i globalizmit, ramaizmit, bashaizmit, ose hiqe maskën dhe mos hesht, ose futu në shtëpi dhe më mos dil, sepse do dal unë në rrugë! Dhe unë nuk jam vetë, jemi me miliona në glob, jemi më shumë se ti, njeriu me maskë i së keqes.

Do të punoj unë për ty, do ta shijoj të përditshmen unë për ty, do të thith unë ajër edhe për ty. Në u shërofsh ndonjë ditë, e nëse virusi largohet për të tjera milete, e në qofsh gjallë, do të jetojmë sërish në të njëjtat rrugë, në të njëjtin qytet, unë si qytetar i denjë dhe ti si njeri i rrezikshëm, sehirxhi i së keqes.

Çdo i shenjtë, ka të shkuar! Çdo mëkatar, ka të ardhme!


#Shpërndaje #JoMaskës #JoIzolimit

Monday, October 12, 2020

(Video) O Shqiptarë viheni dorën në zemër, kjo nënë u lutet: Kam larë stolat e spitalit me lot, ma ndihmoni djalin tim të jetoj


Duke u endur pranë spitalit Pedi atrik e duke lotuar kështu i gjetëm prindërit e Renaldit. Janë në pritje të çdo fjale që del nga buzët e mjekëve në lidhje me shëndetin e djalit të tyre.


E si të mos mjaftonin hallet ekonomike që kanë, gjendja e tyre u përkeqësua pasi 11 vjeçarit iu shfaq sëmundja që u rrënoi të gjithë në shtëpinë e tyre.

E kur sëmundja mbërrin në një shtëpi kaq të varfër, pesha bëhet edhe më e madhe. Enkeleda prej pesë muajsh nuk i ndahet nga koka e shtratit në spitalin Pediatrik në Tiranë “Sikur na ra qielli e na zuri të gjithëve. Djalin e ka marrë shumë malli për të shkuar shtëpinë, të vd es atje thotë.


Morëm borxhe 2 milionë, ai ka temperaturë, më mirë të vd es vetë dhe ai mos të vuaj këtë them, po nuk iku jashtë nuk ka jetë për djalin. Se mos më ikën nga duart, këtë fri kë kam e nënë ai më ikën nga duart, unë se dua më jetën kot që rroj, dua të kem djalin shëndoshë e mirë”,-janë fjalët e nënës se Renaldit që vuan nga leu kemia. Lotët e nënës së tij derdhën papushim e kërkon që djali të kurohet sa më shpejt pasi koha nuk pret.

Jo vetem Veliaj, por dhe te tjert shprehen ngushellimet per familjen Fanaj


 Drejtori i Përgjithshëm i “Mirëmbajtjes dhe Objekteve Publike” në Bashkinë e Tiranës, Feti Fanaj ka ndërruar jetë në moshë të re, si pasojë e infektimit nga koronavirusi.

Fanaj ishte dërguar në Turqi për kura të specializuara, ndërkohë që ditën e sotme ai nuk mundi ta fitonte betejën. ⤵️⤵️⤵️⤵️

⤴️⤴️⤴️⤴️⤴️⤴️⤴️

Feti Fanaj ishte 45-vjeç dhe gjatë kohës që ai ishte në intubim ka humbur dhe babain e tij, edhe ky i fundit i prekur nga koronavirusi.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Drejtorit të Punëtorëve të Kryeqytetit.

Drejtori i Përgjithshëm i “Mirëmbajtjes dhe Objekteve Publike” në Bashkinë e Tiranës, Feti Fanaj ka ndërruar jetë në moshë të re, si pasojë e infektimit nga koronavirusi.

Fanaj ishte dërguar në Turqi për kura të specializuara, ndërkohë që ditën e sotme ai nuk mundi ta fitonte betejën. 

Feti Fanaj ishte 45-vjeç dhe gjatë kohës që ai ishte në intubim ka humbur dhe babain e tij, edhe ky i fundit i prekur nga koronavirusi.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Drejtorit të Punëtorëve të Kryeqytetit.

“Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël.  Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur!

U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithe ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin. Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm!”, thekson Veliaj.

Feti Fanaj-vajza

feti fanaj-veliaj

“Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël.  Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur!

U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithe ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin. Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm!”, thekson Veliaj.


Jo vetem Veliaj, por dhe te tjert shprehen ngushellimet per familjen Fanaj, si - Ylli Shehi Agim Rama, etjr, e tjer. 


Saturday, October 10, 2020

Ja sa kushton një post në Instagramin e Roza Latit


Prezantuesja e njohur Roza Lati ka treguar se bën edhe biznes me rrjetet sociale. Ajo është shprehur se Instagramin e përdor për fitime sepse paguhet për postimet që bën.

Influencer, siç quhen edhe në gjuhën moderne, është përhapur shumë, sidomos në dy vitet e fundit në vend. Çmimet për tregun shqiptar janë shumë të larta pasi krahasojmë raportin çmim/përfitim.

Përtej kësaj Roza Lati ka treguar se sa duhet të paguajnë që ajo të postojë në llogarine e saj. “500 euro-600 euro vetëm një postim, mund të ketë edhe pagesë mujore pastaj. Çdo javë unë bëj postime të ndryshme për diçka të caktuar”, rrëfen Roza.

Ben Andoni: Bllokohet sistemi i drejtësisë në Shqipëri, marrëveshja Kosovë-Serbi jo e plotë, fuqizohet faktori serb në Mal të Zi



Ben Andoni: Bllokohet sistemi i drejtësisë në Shqipëri, marrëveshja Kosovë-Serbi jo e plotë, fuqizohet faktori serb në Mal të Zi


Intervistoi: Eneida Jaçaj

Add caption


Reforma në drejtësi në Shqipëri, e mbështetur dhe e nxitur nga SHBA dhe BE, erdhi si nevojë për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, forcimin e tyre, si dhe shkundjen nga pluhuri i korrupsionit i të gjitha hallkave të drejtësisë shqiptare. Partitë politike shqiptare votuan ndryshimet kushtetuese me shumicë të cilësuar në Parlament, të detyruara nga faktori ndërkombëtar, pasi, në rast të kundërt, ligjvënësit shqiptarë nuk do të votonin një reformë të tillë, që ndëshkon kokat e korrupsionit, që gjenden te PS-PD-LSI dhe institucionet e drejtësisë. Edhe pse jo perfekte, me shumë probleme ligjore, votimi i reformës solli hapjen e negociatave me BE, si një nga kushtet më thelbësore për integrimin e plotë të Shqipërisë në familjen europiane. Eksperti  për çështjet e rajonit por edhe të vendit, gazetari profesionist Ben Andoni, në një intervistë ekskluzive për gazetën "Dielli", komenton reformat e vendit të ndërmarra nga PS, si dhe çështje të tjera të nxehta nga rajoni. Ben Andoni e cilëson reformën në drejtësi si bllokuese, pasi ka shkallmuar institucionet e drejtësisë dhe ka krijuar polaritet në jetën e vendit. Përkrah problemeve që mund të ketë si reformë, ajo ka synim përmirësimin e institucioneve të drejtësisë, por duket se partitë politike po e zvarrisin pasi ende nuk është zbatuar plotesisht. Madje, ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, bëri një deklaratë të fortë se,  PS-PD-LSI kanë bërë një marrëveshje për të vrarë reformën në drejtësi. Nëse reforma do të vijojë të zvarritet dhe madje të minohet totalisht qëllimi i saj, shanset për integrimin e vendit do të arrijnë në pikën zero. Ben Andoni ka komentuar edhe marrëveshjen Kosovë-Serbi, të cilën e cilëson jo të plotë, ndërsa shton se Serbia vështirë se do të njohë një ditë Kosovën si shtet. Sa i takon zgjedhjeve në Mal të Zi, ku humbi partia e Gjukanoviç, Andoni deklaron se faktori serb fuqizohet në Mal të Zi, dhe mund të priten çudira nga serbët. Gazetari profesionist komenton edhe çështje të tjera tepër të rëndësishme. 


-Hapja e negociatave për integrimin, ishte një lajm i mirë për Shqipërinë. Sa po i realizon qeveria shqiptare reformat që do të çojnë në anëtarësimin e vendit?

Shqipëria, asnjëherë në periudhën demokratike nuk ka bërë reforma thelbësore. Kështu që edhe këtë herë nuk ndryshon aq shumë me angazhimet që ka ndërmarrë Partia Socialiste, e cila ka mazhorancën prej gati tetë vitesh. Madje, Shqipëria, sot, është peng i një eksperimenti shumë të vështirë, që lidhet me atë që ka të bëjë me Reformën në Drejtësi. E them eksperiment, pasi asnjë nga vendet ballkanike dhe më gjerë nuk e ka pranuar në këtë thellësi këtë lloj reforme, që po bëhet në vend dhe që e ka shkallmuar krejt nivelin e lartë të Drejtësisë dhe atë të Apelit në vend. Kjo reformë ka bllokuar shumë fusha, dhe, ajo ka ndikuar në një polaritet të frikshëm politik në vend. Për hir të së vërtetës, të 140 deputetët (e gjithë legjislatura, pra) që ngritën votën “pro” saj, treguan se u interesonte më shumë aprovimi dhe akordi me ambasadën amerikane sesa ajo që pritej nga shqiptarët. Sa i përket reformave të tjera, them se kanë mbetur në vend. Reforma në Arsim ka mbetur pothuajse fare dhe as nuk arriti që të merrte jetë. Ajo e Ndarjes Territoriale u bë pa opozitën, që e abandonoi, e kjo e fundit duhet thënë se i ka lënë shumë hapësirë mazhorancës së Edi Ramës, paçka kauzave që ka ngritur. Reforma e fundit Zgjedhore ishte gjysmake, por gjithsesi u realizua në një Parlament që është shpërfytyruar në mungesë të PD-së dhe LSI-së. Me pak fjalë, hapja e negociatave është një lajm vërtetë i mirë, por reformat nuk janë bërë në thellësi dhe me një dakordësi më të gjerë. Lidershipi politik, qoftë nga PS dhe nga PD, janë fajtorë para shqiptarëve, që luftën e tyre e bëjnë kinse në emër të parimeve. Megjithatë, edhe kaq sa po bëhen janë parë pozitivisht nga Brukseli, duke ditur veçorinë shqiptare, dhe kjo me sa duket u mjafton ndërkombëtarëve. 


-Më 4 shtator u arrit një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e SHBA-së, në Uashington. Kjo marrëveshje dypalëshe në plan të parë ka të bëjë me normalizimin ekonomik mes dy vendeve. Por, në asnjë nga pikat e marrëveshjes nuk përmendet njohja e Kosovës nga Serbia, dhe gjithashtu shteti serb  t'i kërkojë falje Kosovës për krimet e luftës. Si e shihni këtë marrëveshje në tërësi, dhe si mund të zbatohet kur Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet?

Kuptohet se Serbia nuk do të futej kurrë në një lidhje, ku të përmendej njohja e Kosovës. Do të ishte naivitet të mendohej një gjë e tillë. Por duhet saktësuar diçka: Marrëveshja është shumë komplekse dhe nuk është mes Kosovës e Serbisë, por e këtyre të dyjave veç e veç me administratën amerikane, që ka menduar normalitetin ekonomik si element të parë drejt një marrëveshje më gjithpërfshirëse. Vetë SHBA e ka kuptuar se njohja është vështirësuar, që kur politikanët kosovarë kanë bërë një gabim të madh taktik. Ju e dini që Kosova ka fituar ndaj akuzës së paraqitur në Gjykatën Ndërkombëare nga Serbia, për legjimitetin e pavarësisë. Që do të thotë, Kosova qysh atëherë në çdo ulje në tryezë duhej t’ia bënte të qartë Serbisë dhe kujtdo, që kjo quhej vijë e kuqe dhe marrëveshjet të fillonin mbi këtë premisë. Në fakt, Kosova ulet me footnote në dokumenta, ndërsa vetëm ka lëshuar ndaj Serbisë, qysh prej vitit 2011. Në ditët tona, marrëdhënia ekonomike thjesht institucionalizon futjen e SHBA në të dy vendet me anë të Institucionit të Investimeve, që SHBA e ka në Ballkan. Në fakt, Serbia që kur u hoq reciprociteti është futur lirisht në Kosovë dhe, madje po e kalon vëllimin e shkëmbimit të mallrave që Kosova e ka me Shqipërinë. Pra, për shkak të asaj marrëdhënie që ka pasur në kohë të Federatës, tregu kosovar është shumë i orientuar ndaj Serbisë dhe kjo është prioritet për të, kurse me futjen e SHBA pritet që investimet të bëhen në fusha strategjike, që gjenerojnë para. Marrëveshja asnjëherë nuk do jetë e plotë derisa Kosova e Serbia nuk e njohin njëra-tjetrën. Sa i përket njohjes së Kosovës, do kalojnë dhe shumë e shumë kohë dhe ky konflikt do mbetet po kështu i ngrirë; Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe për shumë kohë, për të mos thënë që kjo nuk do ndodhë kurrë. Në këtë vazhdë gjen dhe përgjigjen për pyetjen për faljen: Serbia kurrë nuk do t’i kërkojë falje Kosovës, sepse e quan pjesë të saj.


-Si e shihni ngritjen e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, e cila do të hetojë ish-ushtarët e UÇK-së për krime lufte, gjyqtarët e së cilës do të jenë ndërkombëtarë? Sa e pavarur pritet të jetë kjo gjykatë në gjykimin e drejtë ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së?

Kosova i ka pasur të gjitha mundësitë dhe me instrumentat e huaja, që problematikën e gjyqësorit ta mbyllte në vend, në kohën kur e gjithë bota ishte kundër Serbisë. Por, ndërsa Serbia e kaloi këtë proces në Hagë pasi përcolli një pjesë jo të vogël të kriminelëve të luftës, në Kosovë u shmang me hile, sepse mendohej se gjithçka e ka Haga dhe Kosova u mor me akuzat serbe dhe mbrojti shumë nga figurat e luftës, për të cilët ishte e ndërgjegjshme se kishin probleme në luftë. Ngritja e Gjykatës Speciale është bërë nga vetë Shteti i Kosovës dhe e miratuar nga Parlamenti i saj dhe nuk mund t’i kërkosh askujt përgjigje për këtë që po ndodh. Ndërkohë që ditët e fundit bëri dhe gafën e madhe me dekonspirimin e dosjeve. Sa i përket autoriteve që do gjykojnë: kjo është gjykatë shumë teknike, por që i mungojnë resurset për të gjykuar realisht. Kosovës i ka ardhur koha të thotë disa të vërteta dhe të mos lerë me një kastë që po mban peng Kosovën me pasurimin e frikshëm, duke përdorur si kapital luftën. Askush nuk e përdhos dot luftën e kosovarëve dhe idealistëve dhe sidomos heronjve të Kosovës, që sot janë të vdekur.


-Gjykata Speciale e Hagës ka nisur një valë arrestimesh në Kosovë. Kemi të bëjmë me arrestimet e krerëvë të OVL të UÇK-së, si dhe arrestimin e ish-kreut të UÇK-së, Agim Çeku, si i dyshuar për krime lufte. Si i shihni këto arrestime në Kosovë kur masakrat e palës serbe janë të panumërta  ndaj popullit shqiptar?

Janë të frikshme sepse tregon sesa i fortë është administrimi i huaj në vend. Ndërkohë që presioni ndaj Serbisë ka qenë dhe mbetet shumë i dobët, sepse, për hir të së vërtetës, Serbia ka më shumë konjuktura ndihmëse në Bruksel sesa Kosova. Për fat të keq, Kosova do të vuajë sërish, sepse për viktimat pak kush është i interesuar t’i zbulojë qoftë në Prishtinë dhe qoftë në Beograd. Shqetësuese është edhe kaosi që mbretëron në institucionet e Kosovës. Njerëzit e OVL dhe të tjerët nuk duhet të dekonspironin dosjet, por duhet të përgatiteshin t’i përballonin denjësisht. Personalisht e vlerësoj shumë Çekun, sepse ka qenë një komandant ushtarak, i përgatitur dhe me dinjitet që ka luftuar përveç Kosovës dhe në hapësira të tjera të ish-Jusgosllavisë me dinjitet.


-Në një kohë kur arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, kemi rrjedhje të dokumentacioneve të Gjykatës Speciale të Hagës, që minojnë punën e saj në vijueshmëri. A mos kemi të bëjmë me ndonjë lojë në prapaskenë?

Jo, kjo ndodh shpesh në Shqipëri. Është pjesë e kulturës sonë institucionale. Shqipëria ka raste historike të rrjedhës së materialeve dhe Kosovës. Homo albanicus është një qënie që ka mangësi të mëdha dhe që na takon të gjithëve t’i riparojmë dhe t’i kritikojmë, sa i përket besimit. Si e thashë më sipër, materialet nuk duhet të rridhnin, por duhet të na ndihnin drejt përgjigjeve që na duhen. Ndërkohë jam dakord me Ju dhe kuptohet mirë që autoritetet e Kosovës janë përdorur në mënyrën sesi janë përcjellë këto dokuemnta. Është një dorë diabolike që po e dëmton Kosovën dhe me gjoja mbojtjen, duke ofruar aksesin në këto dosje. Fatkeq janë kosovarët e thjeshtë që pranojnë të bihen pre në emër të parimeve.


-Marrëveshja detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, është një nga çështjet më të nxehta në politikën e jashtme. Marrëveshja e parë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në 2009. Greqia pretendon të zgjerohet me 12 milje në Detin Jon, sipas një deklarate të dhënë nga kryeministri grek Mitsotakis. Ka zëra se është përgatitur një draftmarrëveshje, ku Greqia synon të grabisë hapësirë detare shqiptare, ndërsa kryeministri Edi Rama mohon se ka një marrëveshje me Greqinë për detin. A keni një koment?

Askush nuk është në gjendje të vlerësojë kulisat mes dy vendeve. Por dimë një gjë me saktësi, që Shqipëria nuk ka ende një grup negociator teknikësh dhe kjo është e konfirmuar, ashtu si Gjykata Kushtetuese e mëparshme e ka hedhur poshtë një marrëveshje të tillë, të mëparshme, kurse e reja nuk mund të bëhet në instancë të fundit, pa e kaluar përballjen me këtë instancë. Dhe, ju e dini që krijim i i saj do marrë kohë. E gjithë deklarata greke, e nxituar e kryeministrit grek është shfrytëzuar në Shqipëri më shumë për kapital politik sesa për llogjikën e vërtetë; sesa ne do të përballemi me këtë marrëveshje kur të vijë puna për t’u shqyrtuar. E quaj të tepërt shfrytëzimin e shëmtuar që po i bën opozita dhe lloj-lloj njerëzish që nuk e njohin si procedurë. Personalisht, u besoj më shumë teknicienëve të tipit Pashaj sesa politikanëve të tipit Basha, që e firmosi apo Z.Rama që mundohet të konfuzojë çdo gjë.


-Është shpallur një platformë për Shqipërine Natyrale, para 1913. A do të sillte trazira në rajon ky projekt?

Shqipëria Natyrale është ajo hapësirë gjeografike e cila përmbledh popullsinë shqipfolëse dhe, madje, edhe vendet nga ku dikur shqiptarët përbënin shumicën. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që ky territor, edhe në skajet më të mëdha tashmë të zbrasuara, ka ende toponime të përcaktuar dhe gjurmë shqiptarësh. Por sot projekti nuk është i mbështetur si duhet dhe ngjan si tejet patetik me angazhimet që vetë shqiptarët kanë dhe mbi të gjitha me dobësinë e skajshme të Tiranës zyrtare që mbahet si Vend Amë. Nëse Shqipëria nuk do të angazhohej në marrëveshjet e ndryshme me BE dhe në rajon por edhe të kishte fuqi ekonomike-ushtarake, atëherë kjo mund të përbënte ndonjë lloj frike për fqinjët. Tashmë edhe ata e dinë dhe thjesht e shfytëzojnë kundër Shqipërisë, kur individë apo struktura flasin për Shqipërinë Natyrale, që shqiptarët e përmbajnë thjesht në memorien e tyre, por që nuk mund të riskojnë për ta arritur, sepse tashmë në plan të parë është integrimi dhe përshtatja me Evropën.


-Ligji i luftës me Greqinë, shpesh herë ka sjellë debate në arenën politike. Greqia deklaron se nuk ka një ligj lufte, pasi është shfuqizuar që në 1987. Cila është e vërteta?

Shteti grek mban “de jure” në fuqi Ligjin e Luftës Nr. 2636/1940 si dhe disa ligje të tjera problematike  4506/1966 e 1664/1998, ku ne e dimë se Greqia e deklaroi Shqipërinë, si vend aleat me Italinë, një vend armik në 1940 me një dekret mbretëror. Paradoksalisht, Traktati i miqësisë greko-italiane në 1947 e tërhoqi gjendjen e luftës mes dy vendeve, kurse mban për Shqipërinë që ka qenë e pushtuar. Paradoksi është ulëritës. Gjithsesi, në vitin 1971, Greqia dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë marrëdhënieve të tyre, kurse në 1987, Këshilli i Ministrave të Greqisë procedoi një akt që e deklasifikoi Shqipërinë nga vendet armike, duke e konsideruar gjendjen e luftës të përfunduar. Teknikisht, mungon korniza ligjore, pasi bie ndesh me ligjin- dekret 1138/1949 që i referohet vendeve armike, si Shqipëria me këtë rast për ta. Me pak fjalë, Greqia ka probleme ligjore sa i përket marrëdhënies me ne.


-Shteti helen mohon se ka një ligj lufte me Shqipërinë, por çështja çame vijon ende të mbetet e pazgjidhur. Sa seriozisht kanë punuar qeveritë shqiptare për kthimin e çamëve në tokat e tyre?

Në kohën kur është dekretuar Ligji i Luftës me Shqipërinë, çamët ishin shtetas grekë dhe madje luftuan me grekët kundër fashistëve dhe ky ligj s’lidhet me ta. Greqia mbi të gjitha nuk respekton edhe Rezolutën 95 të 11 dhjetorit 1946, që konfirmon parimet e së Drejtës Ndërkombëtare, të njohura nga Statuti i Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare të Nurembergut, por edhe kornizën ligjore që u pasua me Rezolutat e dhjetorit 1966, ku Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka dënuar shprehimisht si krime ndaj njerëzimit shkeljen e të drejtave ekonomike dhe politike të popullsive autoktone, siç është ajo ndaj Çamëve. Të gjitha qeveritë e kanë të pamundura, sepse kauza e çamëve në Shqipëri nuk përfaqësohet si duhet dhe vetë ata janë shumë të përçarë, madje paradoksalisht janë në një grup që kundërshtojnë Ramën me Partinë që i përfaqëson interesat e Greqisë hapur në Shqipëri. Pra, për çamët politikë më interes ka Rama se rifitimi i të drejtave të tyre dhe mbi të gjitha parimet.


-Partia Socialdemokrate e Presidentit Milo Gjukanoviç humb zgjedhjet parlamentare. Edhe pse me numrin më të lartë të mandateve, partitë opozitare u bënë bashkë duke rrëzuar nga pushteti partinë e Gjukanoviç. Këto zgjedhje u zhvilluan në një situatë tensioni për shkak të ligjit fetar. Si e shihni situaten politike në Mal të Zi?

Shqiptarët po pakësohen në Mal të Zi, si shkak i emigracionit dhe rënies së lindjeve. Madje, llogaritet se popullsia shqiptare në Mal të Zi deri në 2050, mund të ulet ndjeshëm. Për fat, kriza e tyre e religjionit nuk e pret pakicën shqiptare që janë të besimit katolik, por dobëson frymën indipendiste të Malit të ZI. Për fat, mbas presionit ndërkombëtar, pushteti i ri malazez u zotua se nuk do ketë revanshizëm ndaj ish-pushtetit dhe të gjitha ligjet që do të miratohen  me standardet evropiane. Por është ende herët të flitet. E rëndësishme është që Gjukanoviç mori një mësim të mirë dhe partia e tij po ashtu, paçka se nga cilët e morën. Rasti i Malit të Zi është i frikshëm për sa i përket fuqizimit të elementit serb. Besoj që serbët do na dhurojnë surpriza të tjera të hidhura, tashmë që konjukturat e tyre me SHBA-në kanë ndryshuar bindshëm. 

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...