Blerta Josifi, vajza që tentoi t'i japë fund jetës për t'u ringjallur, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.
Ngjarja që tronditi opinionin publik daton më 2 korrik të 2020, ku forcat zjarrfikëse dhe policia ndërhynë me forcë në shtëpinë e Zhaneta Josifit, 56-vjeç dhe vajzave të saj Blertës (34 vjeçe) dhe Anisës (30 vjeçe).
Ata gjetën të vdekur në shtratin e dhomës Anisën dhe Zhanetën, ndërsa fatmirësisht Blerta ishte gjallë. Trupi i Anisës dergjej në dhomën e shtëpisë prej më shumë se një viti, ndërsa Blerta dhe Zhaneta shpresonin që të rikthehej në jetë sërish.
Në intervistën për “Shqipëria Live”, Blerta ka rrëfyer se nuk kanë treguar se Anisa kishte ndërruar jetë pasi kishin frikë se do fajësonin atë dhe nënën e saj.
“Kishim frikë se do të na fajësonin ne, që nuk do na kuptonin. Kemi besuar deri në fund që ajo mund të rikthehej sërish tek ne. Në maj vendosëm që të mos dilnim për të blerë ushqime, edhe pse kishim lek. Ndërsa në qershor nisëm agjërimin si një lutje që Zoti të na dëgjonte. Sepse edhe Anisa kishte shumë dhimbje dhe vuajtje”, rrëfeu Blerta.
No comments:
Post a Comment