Shtypnews.al

Shtyp New!

S/N

My photo
Shtypnews.al
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/
View my complete profile

Friday, February 26, 2021

Vuçiç: Përgjigjja e Serbisë ndaj dëshirës për të njohur Kosovën do të jetë “durimi dhe toleranca”

Tan Cara 


Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se porositë nga Prishtina, Brukseli dhe Uashingtoni tregojnë se ata dëshirojnë vetëm që Serbia ta njohë Kosovën, por që përgjigjja e Serbisë ndaj gjithë kësaj, do të jetë “durimi dhe toleranca”.

Këtë deklaratë Vuçiq e ka bërë në një konferencë për media në Kurshumli, pas takimit që ka pasur me përfaqësuesit e partive politike të serbëve të Kosovës.

Në këtë mënyrë ai i është përgjigjur edhe pyetjes se a ka mundësi që statusi i Kosovës të zgjidhet në relacionin Prishtinë-Bruksel- Uashington, pa Beogradin.

“Do të shohim se çfarë do të thonë për Marrëveshjen e Uashingtonit. Po e shoh që nuk po u pëlqen. E vetmja gjë që do të dëshironin është që Serbia ta pranojë Kosovën. Në rast se ata mendojnë që kjo realisht është e mundur, atëherë, lum si ata. Ne nuk mendojmë ashtu”, tha Vuçiq.

“Më mirë t’i lëmë ata që ta tregojnë nervozizmin, ndërkaq që ne, do të vazhdojmë të merremi me fuqizimin e ekonomisë tonë”, theksoi presidenti serb.

Vuçiq e ka falendëruar popullin serb në Kosovë

Para se të bënte këto deklarata, Vuçiq bisedoi me përfaqësuesit e Listës Serbe, e cila në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë më 14 shkurt, në mjediset me shumicë serbe, fitoi numrin maksimal prej 10 ulëseve për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

Ai falënderoi popullin serb të Kosovës, duke theksuar që më shumë se 43.800 vota i ka fituar Lista Serbe, në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, të mbajtura më 14 shkurt “ndërkohë që ata që tentuan të sjellin përçarje brenda popullit serb, kanë marrë rreth 1.300 vota. Pavarësisht që disa kanë investuar shumë para që t’i përçajnë serbët, nuk patën sukses”, theksoi Vuçiq.

Ai deklaroi që është arritur pajtimi që të rimëkëmbet Qendra klinike-spitalore në Mitrovicën e Veriut dhe të ndërtohet një Qendër klinike-spitalore në Graçanicë, mjedis ky me shumicë serbe në pjesën jugore të Kosovës.

Përveç këtyre, siç ka theksuar ai, do të punohet edhe rruga magjistrale nga vendkalimi kufitar në Jarinjë e deri në Mitrovicën e Veriut, ndërkaq që Serbia do të investojë shtatë milionë euro për objektin e universitetit në Mitrovicën e Veriut.

Ndihma për serbët e Kosovës – të papunësuarve nga 200 dhe fëmijëve nga 100 euro

Vuçiq deklaroi se është arritur pajtimi që të sigurohet ndihma financiare, jo ndaj atyre që janë lajmëruar, por ndaj atyre që jetojnë në Kosovë. Ata që janë të papunë në Kosovë, siç tha ai, mund të presin ndihmën prej 200 eurove, ndërkaq që për secilin fëmijë do të sigurohen nga 100 euro.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë që suksesi i këtij subjekti politik, të cilin ai e ka udhëhequr në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, nuk është vetëm fitore e tij, “por, fitore e unitetit serb”.

Ai e ka falënderuar Vuçiqin për takimin e përbashkët me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Takimi është mbajtur në kazermën ushtarake “Kryengritja e Toplicës” në Kurshumli.

Pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe, pasoi një takim tjetër, në të cilin përveç drejtorit të Zyrës për Kosovën të Qeverisë se Serbisë, Petar Petkoviq, kryetarit dhe nënkryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq, ishin të pranishëm edhe kryetarët e organeve të përkohshme të 10 komunave me shumicë serbe, si dhe përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore në Kosovë./REL

Eunews.al

- February 26, 2021 No comments:
Email ThisBlogThis!Share to XShare to FacebookShare to Pinterest

Loja e frikshme e edvinerise!

Nga; Nikoleta Kovaçi! Loja e frikshme e edvinerise! 


Edvineria, si kasta qe perfaqeson thelbesisht monizmin brutal qe sundoi qe nga 1945, do të luftoje me çdo çmim ta mbaje pushtetin! Pasi keto 8 vite ende nuk e ka instalu krejtesisht neoideologjine enveriste! Kush s’kupton kete nuk merr vesh fare nga e keqja kancerogjene qe asht injektu ketu! 


Edvineria duhet shkule me rrenje! Ata do bajne beteje mbeshtetun te dhe nga krimi i organizuar; do serivirin krere grupesh te fuqishme kriminale te marrin me dhune vota ne zonat qe kane ma shume votues e ku jane ma te rrezikuem: Shkodra, Lezha, Vlora dhe Durresi do kthehen ne sheshbeteja te frikshme! 


Edvineria nuk smbrapset nga gjaku, nga rrenimi, nga zhdukjet, rrembimet dhe vrasjet! Madje edhe nese i dergohen mesazhe per perplasje ne zona te caktueme, edvineria nuk merr asnje mase! Ndaj shoqeria shqiptare kesaj here ka mundesi te shkeputet jo vetem nga filozofia e nje pushteti monstruoz qe sundoi 45 vjet ktu, por madje edhe duke nisur, ma ne fund, nga pastrimi i te gjithe asaj fryme qe asht mbart edhe te PD-ja, pra tek opozita, ktu nuk perfshi LSI-ne, jo si individë, per si ideologji...


Njerzit duhet te bajne kujdes! Shteti i edvinerise nuk mban asnje lloj pergjegjesie per vrasjet, jo vetem ato mafioze, por edhe ordinere... Me mend ne krye keto dy muaj i madh e i vogel: Zoti na ndihmofte!

- February 26, 2021 No comments:
Email ThisBlogThis!Share to XShare to FacebookShare to Pinterest

Monday, February 8, 2021

Një mesazh për emigrantët.

 Një mesazh për emigrantët. Nga Elona Caslli. 


Unë nuk e di se çfarë do të thotë të jesh emigrant. E kam kapërcyer kufirin ose për punë ose për pushime, megjithatë për emigrantët dhe qëndrimet e ndryshme që ata mbajnë në rrjet, kisha dy fjalë;


Ndoshta të parë nga larg ne jemi një popull i dobët, pa dinjitet dhe mjeran për sa kohë nuk ngrihemi në revolucion dhe ndoshta ju keni të drejtë të thoni- Mirë jua bëjnë. Vetë i zgjidhni! Mos zgjidhni asnjërin prej tyre! Bojkotojini të gjithë.


Nuk kemi qënë ndonjëherë popull revolucionesh. Revolucioni i vetëm që kemi bërë është braktisja e Shqipërisë.

Ndaj, ky argumenti i revolucionit bie kryekëput poshtë. Çdo popull ashtu si çdo individ, duhet të pranojë kufizimet përkatëse. 


Thirrja për bojkotim të zgjedhjeve apo përdorimi i sloganit " Të gjithë njësoj janë" nuk i ndihmon shqiptarët, por ushqen veçse mandatin e tretë të Edi Ramës. 


Se sa e mirë ka qenë qeverisja e Rilindjes, mjafton të përmendim vetëm një fakt - 470.000 shqiptarë janë larguar.


Dhe nuk janë larguar nga mirëqënia në këtë vend, sikundër nuk jeni larguar as ju, që bëni thirrje për bojkot të zgjedhjeve.


Ju keni vendosur të largoheni. Ne kemi vendosur të qëndrojmë. Në qëndresën e qëndrimit, po përpiqemi të mos ushqejmë mandatin e tretë të një njeriu anormal, pasi zyrtarizohet përfundimisht diktatura dhe në këtë rast nuk mbështetet opozita sa luftohet pushteti absolut në duart e një njeriu të vetëm.


A do të donim ne që parlamenti të mbushej vetëm me deputetë me integritet?! Sigurisht që po. 

Ajo çka duam si popull me atë çka mundemi, janë dy gjëra krejt të ndryshme. 


Në këtë pikë tragjike ku ka rënë ky vend, e vetmja mundësi e zbatueshme dhe reale për të mundësuar rrotacionin është vota kundër Edi Ramës dhe bojkoti apo slogani " të gjithë njësoj janë" nuk ndihmon askënd, pasi sikur edhe vetëm familjarët e deputetëve Rilindas të paraqiteshin në zgjedhje, mandati i tretë do të merrej.


Post Scriptum- Nuk është aq e lehtë të jetosh në Shqipëri. Është një lloj emigracioni më vete.

- February 08, 2021 No comments:
Email ThisBlogThis!Share to XShare to FacebookShare to Pinterest

Tuesday, February 2, 2021

Rama i kundërpërgjigjet ashpër kordinatorit të PE: Për ca jemi ne këtu, të hamë bar dhe të mos hapim gojën



Edi Rama
 iu kthye ashpër sot gjatë një konference për mediat Koordinatorit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, Michael Gahler i cili i kërkoi pak ditë më parë kryeministrit të Shqipërisë të mos përgojojë BE-në por të plotësojë kushtet për anëtarësim.

“Ça është ky, mo ça është ky? Ku flet ky, nga Babrruja? Mos u jepni hapësirë lloj e lloj tipave, që në vendin e tyre nuk i pyet askush. Politika është cirk ku s’mbarojnë karagjozët. Une nuk e njoh dhe nuk kam përse t’i përgjigjem. I marrë me rezervë citimet. Këto të gjitha që rreshtove janë përrallë nga e kaluara. Nuk kanë lidhje me realitetin. Si mund të përdoret njëherë termi përgojim?! Këto të gjitha janë përgojime krejtësisht të pabazuara në fakte të vendit tonë. Për këto nuk fajësoj Koordinatorët e BE. Unë e di kush është fajtori. Janë ata që nxjerrin rrugëve të botës tërë llafet e zeza për Shqipërinë.

Duan të vijnë në qeveri me pseudo-programe që janë ofendim i madh i njerëzve. Nuk kam përgojuar BE-në, kam thënë atë që thonë sot të gjithë. I dëgjoni çfarë thonë? E dëgjoni çfarë thotë presidentja e KiE? Kjo situatë u krijua nga një qasje dritëshkurtër e palogjikshme, urdhëro ku janë rezultatet.

Nuk ka nevojë ta mbrojë Evropën asnjë koordinator i PE nga unë. Këta janë mësuar të flasin kështu sepse për fat të keq furnizohen nga Tirana, ushqehen nga Tirana. Mbështeten nga Tirana. Prandaj janë mësuar të flasin kështu. Edhe nuk kanë minimumin etik kur hapin gojën. Për kë flet ai për shokun e vet?! Do na tregojë se ne nuk meritojmë vaksinën pse nuk kemi dakordësi për zgjedhjet e 2019-ës?

Apo do na mësojmë që ne nuk meritojmë të vaksinohemi njësoj si në Gjermani dhe në Francë pse nuk kemi rënë dakord për 5 qershorin. Për fat të keq janë produkt “Made in Albania”, dezinformim dhe manipulim i njëanëshëm. Për ca jemi ne këtu, të hamë barë dhe të mos hapim gojën kur shohim një fakt. Mos harroni që jeni shqiptarë në radhë të parë!”, tha Rama.

Në vijim Rama bëri ironi edhe me ambasadën franceze e cila kohë më parë u detyrua të shpjegonte deklarata të keqinformuara te Kryeministrit Rama, sic thuhej nga ambasada. Ïa kanë përkthyer keq”, tha rama sot në konferencë për deklarata e tij në lidhje me depozitat e vaksinove në Francë që nuk përdoreshin atje dhe nuk i jepeshin qytetareve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Rama ka një retorikë të ashpër që prej dy vitesh me zyrtarët evropianë. Ai ka një miqësi të theksuar me presidentin turk Erdogan duke marrë edhe retoriken e tij me Evropën. Po ashtu Rama ka në dosje një tufë kontratash me vende arabe për koncesionimin e ndërtimeve në Tiranë tek bulveradi i ri por edhe në Durrës. e.k/DRONI.al/

- February 02, 2021 No comments:
Email ThisBlogThis!Share to XShare to FacebookShare to Pinterest

Monday, February 1, 2021

Sot formalizohen marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit

 Sot formalizohen marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit

Shtyp new

Nga sot Kosova do të formalizojë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin. Kështu ka bërë të ditur ditë më parë kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

Hoti thotë edhe se njohja nga Izraeli ndodhi me 4 shtator 2020-të në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. Me ç’rast Hoti thotë se ky është një sukses i qeverisë në krye të secilës ishte vet Hoti.

“Republika e Kosovës prej të hënës formalizon marrëdhëniet diplomatike me Shtetin e Izraelit, duke hapur kështu një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale dhe duke përjetësuar miqësinë midis qytetarëve të të dyja vendeve. Njohja nga Izraeli ndodhi me 4 shtator 2020, në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, pas zotimeve të firmosura në marrëveshjen e Washingtonit. Ky është edhe një sukses i Qeverisë, fal angazhimit parimor dhe vendosmërisë për krijimin e lidhjeve të veçanta dhe partneritetit strategjik me SHBA-të. Shtëpia nuk mbahet pa miq”, ka shkruar Hoti ditë më parë.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet sot me fillim nga ora 15:30.

- February 01, 2021 No comments:
Email ThisBlogThis!Share to XShare to FacebookShare to Pinterest

Saturday, January 30, 2021

Njihuni me bosin e drogës Pashk Rrapi, Evropa e dënoi për trafiqe, në Shqipëri merr tendera dhe koncesione me emrin Anton Gjinaj. SPAK, zgjohu!


Pashku është arrestuar dhe dënuar për trafik droge në Itali dhe Spanjë, akte dhune ndaj zyrtarëve publikë, shfrytëzim dhe njihet si një prej ish-bosëve të krimit në Milano. Megjithatë, faktet konfirmojnë se rekordet e zeza kriminale nuk e kanë penguar Pashkun për të marrë tendera nga kryebashkiakët dhe drejtorët e Edi Ramës, madje tendera në mënyrë të dyshimtë, ku oferta fituese është gati sa fondi limit.

Çuditërisht, këto ditë po flitet për anëtarët dhe sekserët e grupi mafioz ‘Ndrangheta’, të cilët në bazë të një dosje përgjimesh të anti-mafias italiane, flasin për lehtësinë e korruptimit të pushtetarëve shqiptarë, për të pastruar paratë e pista në ndërtim.

Edi Rama ka nisur të mburret se mafia nuk ka arritur të realizojnë planet e saj në Tiranë, përveç ngritjes së një dyqani.

Sot po sjellim një rast konkret, ku jo vetëm është realizuar dhe vazhdon edhe në këto momente pastrimi i parave në ndërtim, por drejtorët dhe kryebashkiakët e Edi Ramës janë vënë në rresht, duke i dhënë tendera një personazhi të krimit në Itali, duke u bërë kështu pjesë e një skeme pastrimi parash. Skema është e zakonshme. Me paratë e trafiqeve ka ardhur në Shqipëri, ku fillimisht ka ndryshuar emrin nga Pashk Rrapi duke e bërë Anton Gjinajn. Më pas, me emrin Anton, ka krijuar disa kompani përmes të cilave, pastron dhe kamuflon paratë e pista. Mes kompanive ka krijuar edhe Alesio-2014, në 8 maj 2014, me veprimtari në fushën e ndërtimit.

Përmes kësaj kompanie, Pashk Rrapi ose Anton Gjinaj ka nisur të marrë tendera nga kryebashkiakët Artur Bushi, Erion Veliaj dhe Vangjush Dako. Për më tepër lexoni (https://pamfleti.net/anton-gjinaj-i-alesio-2014-perlan-parate-e-krujes-me-trafikantin-artur-bushi-shtrin-fijet-tek-erion-veliaj-dhe-merr-dy-llokma-te-medha/) dhe (https://pamfleti.net/7-pyetje-per-anton-gjinajn-qe-duhet-te-ngrene-ne-kembe-shtetin-e-kaluara-e-zeze-dhe-lidhjet-me-tre-aligatore-tenderash-te-edi-rames/).

Vetëm nga Veliaj ka marrë dy tendera me vlerë rreth 7 miliardë lekë, me ofertë gati sa fondi limit.

Ligji për prokurimin publik parashikon qartë përjashtimin nga tenderat dhe kontratat publike të personazheve që janë dënuar për veprimtari në fushën e narkotikëve, shfrytëzim etj. Operatorët ekonimikë duhet të paraqesin dokumentacion se plotësojnë të gjitha kriteret sa i takoj të shkuarës së tyre, parashikuar në ligjin për tenderat.

Në këtë rast, Pashk Rrapi ka dërguar dokumente të falsifikuara në bashkitë dhe drejtoritë e Edi Ramës.

Këta të fundit, edhe pse kanë qenë në dijeni, kanë “mbyllur sytë” dhe i kanë pranuar dokumentet, duke ndarë paratë publike. Kur të thirren nga SPAK do të thonë se nuk kanë ditur gjë, ashtu siç tha Damian Gjiknuri për çunakun e Bashkim Ulajt, përmes të cilës vodhën rreth 36 milionë euro taksa publike.

Në vijim detaje rreth veprimtarisë së Pashk Rrapit, i njohur si Anton Gjinaj, në Itali dhe Spanjë, ndryshimit të emrit, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të parave në fushën e ndërtimit. Do publikojmë edhe detaje se çfarë masash ka marrë Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave, nëse po zbaton ligjin pas këtij sinjalizimi apo është kthyer në një lavatriçe e pastrimit të fondeve të mafies.

“Pamfleti” ka të dhëna rreth veprimtarisë së dyshimtë të kreut të DPPPD në raport me kokat e pastrimit të parave të pista në Shqipëri, të dhëna të cilat do t’ua paraqesë ambasadave.

Raportet e fundit ndërkombëtare flasin se Shqipëria po kthehet në një oaz për pastrimin e parave, sidomos në ndërtim. Disa muaj më parë Shqipëria doli nga zona e sigurisë, duke u përfshirë në zonën e rrezikut. Dje u publikua raporti i fundit nga Transparency International, në të cilin thuhet se Shqipëria ka bërë zero progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Pronari i kompanisë ‘Alesio-2014’ pastron paratë e pista në ndërtim, bos droge në Itali dhe Spanjë, i arrestuar në Milano dhe më pas i dënuar, ndryshoi emrin dhe tani po merr tendera nga drejtorët dhe kryebashkiakët e korruptuar të Edi Ramës. A e ka korruptuar edhe Drejtorinë për Parandalimin e Pastrimit të Parave?! Së shpejti dosja e plotë!

Në letra figuron si Anton Gjinaj, por emri i tij i vërtetë është Pashk Rrapi. Kështu njihet edhe në rrethin e trafikantëve dhe sekserëve që pastrojnë paratë e pista në Tiranë, nën hundën e SPAK, Pastrimit të Parave, shërbimeve informative dhe përfaqësuesve të SHBA-BE që vëzhdojnë zhvillimet në Shqipëri.

Më herët, Moneyval (një mekanizëm i Komisionit Europian që bën vlerësimin e riskut të pastrimit të parave), ka dhënë alarmin për pastrimin e parave në Shqipëri nga krimi në bashkëpunim me pushtetarët dhe oligarkët. Në një tjetër raport të Këshillit të Evropës thuhet se “Rreziku nga pastrimi mbetet i lartë në Shqipëri”. Pas çdo kulle që po ngrihet në Tiranë, fshihet një skemë e pastrimit të parave. Dhe pastrimi i parave ka emra konkretë, të cilët janë një sfidë për organet ligjzbatuese, ndryshe dyert e integrimit do të vijojnë të qëndrojnë mbyllur./Pamfleti



- January 30, 2021 No comments:
Email ThisBlogThis!Share to XShare to FacebookShare to Pinterest

Jeta Xharra thotë se këto janë 4 rrenat e kulluara në intervistën e Grenellit me Buzhalën


Ambasadori Richard Grenell ka dhënë një intervistë në njërën nga televizionet tona nacionale, përkatësisht në emisonin Pressing ku foli për disa nga çështjet në raportet Kosovë – SHBA, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Kjo intervistë ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë e më gjerë.

Gazetarja Jeta Xharra ka reaguar ndaj kësaj interviste duke kujtuar sipas saj 4 gënjeshtra të kulluara.

Sipas Xharrës pse je amerikan e i fortë, nuk do të thotë që nuk të rrok krypometri – sipas saj e vërteta është më e fortë se të fortit.

Ky është postimi i plotë i Xharrës në facebook:

Fact check 1: Ekonomia e Kosoves, vendet e punes dje ikja e rinise nga Kosova nuk jane tu vujt prej qe u qit tarifa por per shkak te korrupcionit e padrejtesise qe ka mbizoteru ne Kosove deri tash. Verdikti: RRENE E KULLUAR

Factcheck 2: Kalimi i kerreve rentacar mes kosoves e serbise nuk jane tu pas problem per shkak te tarifes, por per shkak te pengesave ne tabela qe i ban Serbia, pra argument pa lidhje qr mbeti i pasfidum. Verdikti: RRENE E KULLUAR

Factcheck 3: Po VV e ka premtu qe ka me hjek tarifen PRESJE, DHE KA ME ZEVENDESU ME RECIPROCITET. Pra nuk o e vertete qe kur ka thane qe ka me hjek, ka rrejt – pe hjek edhe ka nis me hjek edhe per kete po urohet prej shume shteteve. Verdikti: RRENE

Factcheck 4: Grenell tha qe s’ka pa marreveshje per shkembim territoresh, por nuk tha qe kjo nuk egziston. Pra, kjo nuk e mohon informaten per te cilem Judah, Server, Joseph dhe Burns na kane kallxu! Verdikti: ME KOS

Pse je amerikan e i forte, nuk domethane qe nuk t’rrok #krypometri – e verteta o ma e forte se te fortit!

- January 30, 2021 No comments:
Email ThisBlogThis!Share to XShare to FacebookShare to Pinterest
Newer Posts Older Posts Home
Subscribe to: Posts (Atom)

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...

  • MIMOZA MUSAI – GJU MË GJU ME POPULLIN - |Shtypnews.al |
    Foto " Mimoza Musai " Antologjia e Këngës Durrsake MIMOZA MUSAI – GJU MË GJU ME POPULLIN Këtë këngë të kënduar nga M...
  • Ajo e la sepse ai ishte i varfer, pas 10 vitesh takohen rastesisht... Lexojeni deri ne fund kete
    Ky tregim flet për një djalosh të varfër i cili ishte dashuruar me një vajzë të pasur. Një ditë, djaloshi i varfër i kishte kërkuar dor...
  • Kryeministri përfundon në kazanin e plehrave. Kamza fle e zgjohet me “Rama Ik”
    Kryeministri përfundon në kazanin e plehrave. Kamza fle e zgjohet me “Rama Ik” Protestat antiRama me te gjithe mjetet dhe menyra...

Search This Blog

  • Home

Shtypnews.al

My photo
Shtypnews.al
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/
View my complete profile

Report Abuse

Labels

  • Shtypnews.net

shtypnews.al

  • ▼  2023 (3)
    • ▼  June (1)
      • Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai
    • ►  May (2)
  • ►  2022 (17)
    • ►  September (1)
    • ►  June (1)
    • ►  May (3)
    • ►  April (2)
    • ►  March (7)
    • ►  January (3)
  • ►  2021 (20)
    • ►  July (1)
    • ►  June (1)
    • ►  March (5)
    • ►  February (8)
    • ►  January (5)
  • ►  2020 (235)
    • ►  December (2)
    • ►  November (5)
    • ►  October (11)
    • ►  September (3)
    • ►  August (29)
    • ►  July (23)
    • ►  June (12)
    • ►  May (1)
    • ►  April (4)
    • ►  March (52)
    • ►  February (71)
    • ►  January (22)
  • ►  2019 (746)
    • ►  December (10)
    • ►  November (47)
    • ►  October (70)
    • ►  September (73)
    • ►  August (10)
    • ►  July (43)
    • ►  June (35)
    • ►  May (66)
    • ►  April (174)
    • ►  March (144)
    • ►  February (24)
    • ►  January (50)
  • ►  2018 (405)
    • ►  December (162)
    • ►  November (76)
    • ►  October (91)
    • ►  September (76)
Shtypnews.al. Simple theme. Powered by Blogger.