Nga: Kostandin Luci
Edhe pse nuk kam kohe dhe deshire qe te lexoj portalet “patriotike” dhe disa individe “patriote” ndihem I detyruar qe te them disa gjera ne lidhje me ata qe shpifen dhe treguan fjalorin e tyre te “urimeve” ndaj Kryepiskopit Anastas,pas prekjes se tij nga Covid-19. Sipas ketyre portaleve problemet e Shqiperise kane filluar 30 vite me pare,kur ne krye te Orthodoksise Shqiptare erdhe Kryepiskopi Anastas. Nder te tjera ju aludoni dhe enderroni aq shume,aq sa po arrini te mendoni se jeni ne Elm Strit dhe po prisni tju dali ne enderr Fredi Kruger.Ju mendoni aq shume aq sa mendoni se Nikolla Marku,te cilin ju e permendni ne cdo shkrim,duke qare hallin e tij dhe sigurisht duke hedhur balte mbi Kryepiskopin Anastas. Ajo qe ju nuk dini ose kerkoni ta mohoni eshte fakti qe,Kryepiskopi Anastas eshte nje bekim nga Perendia per mbare popullin Shqiptar dhe jo vetem. Kryepiskopi Anastas eshte nje prej Teologeve dhe Misionareve dhe Teologeve me ne ze ne mbare boten,I cili zgjodhi ti sherbeje nje populli te sapo dale nga erresira komuniste dhe pavaresisht kesaj,ai zgjodhi qe te duroje fyerjet dhe ofendimet e njerezve si puna juaj dhe e “dishepullit” tuaj,Nikolle Markut.Nga menyra sesi shkruajne keto portale dhe individe,me le te kuptoj se ju nuk e keni idene te Orthodoksizmit dhe kemba juaj ska shkelur kurre ne kishe,por ka shkelur vetem mbi genjeshtrat e Nikolle Markut.Nese ju do kuptoni pak me shume se mesatarja normale e cdo qenie njerezore,ju do kuptonit nga afer ringjalljen shpirterore e jo vetem fizike te KOASH dhe besimtareve te saj dhe kjo fale punes dhe perkushtimit te Kryepiskopit Anastas. Dhe ne vend qe te mesoni e ndricoheni shpirterisht nga sakrifica e Kryepiskopit Anastas qe po ben sakrifica qe ju vete nuk i keni bere per Shqiperine, ju nuk ju lene as denglat e kerkoni e ti jepni mend komunitetit Orthodhoks,nje nder ato komunitet qe ka mbajtur gjalle gjuhen qe ti flet sot,gjuhen e bukur shqipe. Por,ju keto smund ti kuptoni,pasi cdo meshe behet ne gjuhen e bukur shqipe dhe nese se besoni ejani ne kishe dhe shikojeni nga afer.
Kush flet kunder Kryepiskopit Anastas,eshte njesoj sikur te kete folur kunder cdo Orthodoksi,edhe kunder meje. Per te gjithe ata qe mund te lexojne dhe midis tyre dhe ju te dashura portale dhe individe ju ftoj te lexoni se cfare ka bere Kryepiskopi Anastas per Kishen Orthodokse Autoqefale te Shqiperise dhe Shqiperine.
Përmes vështirësive të shumta, ringriti nga gërmadhat Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë: riorganizoi më tepër se 400 famulli (enori); themeloi Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës (1992), dy Lice kishtarë (Gjirokastër dhe Sukth të Durrësit), Shkollën e Muzikës Bizantine në Tiranë, të gjitha këto në godina me kushte bashkëkohore dhe me konvikte; shkolloi dhe dorëzoi 168 klerikë, të gjithë nënshtetas shqiptarë, të të gjithë gradave klerikale (mes tyre edhe 4 peshkopë) duke u dhënë të gjithëve përgjegjësi drejtuese në vend; themeloi 50 qendra rinore në qytete të ndryshme; u kujdes për përkthimin dhe botimin e librave liturgjikë dhe të librave të tjerë fetarë. U kujdes për ndërtimin e 150 kishave të reja, për restaurimin e 70 kisha-manastire monumente kulture, për rikonstruksionin e më tepër se 160 kisha ekzistuese, si dhe për 70 godina për qendra kishtare si: selia e Kryepiskopatës dhe e mitropolive, shkolla, qendra mjekësore, shtëpi pritjeje, mensa për të varfërit, kampe rinore etj. Vepra totale ndërtuese arrin në 450 ndërtesa.
Ai ka zhvilluar vepra bamirësie, duke shpërndarë qindra tonë ushqime, veshmbathje dhe ilaçe. Themeloi një gazetë të përmuajshme dhe tri revista, si edhe një stacion radiofonik. U përkujdes për ndërtimin e atelieve të Kishës (shtypshkronjës, fabrikës së qirinjve, zdrukthëtarisë, atelieve të ikonave dhe të restaurimit të tyre).
Në të njëjtën kohë, zhvilloi programe pionier në fushat e edukimit, shëndetësisë, kujdesit social, zhvillimit rural, kulturës dhe ekologjisë. Themeloi Qendrën Mjekësore Diagnostike me 24 specialitete në Tiranë dhe 3 qendra mjekësore në qytete të tjera; Universitetin “Logos” në Tiranë, 2 Institute të Formimit Profesional, 1 lice profesional, 3 shkolla fillore, 1 gjimnaz, 1 konvikt shkolle për vajza dhe 17 kopshte fëmijësh në qytete të ndryshme. Ai u përkujdes për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, urave, riparimin e shkollave publike etj. Gjatë periudhës kritike të Kosovës (1999), organizoi një program të gjerë humanitar, që ndihmoi rreth 33.000 refugjatë kosovarë në vende të ndryshme të Shqipërisë, duke u hapur edhe 2 kampe strehimi. E lidhi Kishën e Shqipërisë me organizata ndërkombëtare kishtare. Ai është anëtar themelues i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë dhe të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Gjatë tensioneve politike midis Greqisë dhe Shqipërisë, kontribuoi në zbutjen e tyre dhe në afrimin e dy vendeve. Nëpërmjet iniciativave dhe veprës së tij u është ofruar punë mijëra vetëve; u krijuan vepra serioze të strukturës sociale dhe Kisha Orthodhokse e Shqipërisë është bërë një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi.
Kontributi i tij në fushën e shkencës, në dëshminë e krishterë bashkëkohore, në përafrimin me konfesionet e tjera të krishtera, në dialogun ndërfetar dhe në bashkekzistencën paqësore midis popujve dhe feve, është i njohur botërisht. Në vitin 2000, pas propozimit të Akademisë Athinës dhe shumë personalitete të Shqipërisë, ishte kandidat për Çmimin Nobel të Paqes.