/A. Cara/
Këtë javë është afati për regjistrimin e nxënësve në shkolla të mesme në Kosovë. Megjithatë, edhe këtë vit, vajzat e komunitetit musliman që bartin sh
Këtë javë është afati për regjistrimin e nxënësve në shkolla të mesme në Kosovë. Megjithatë, edhe këtë vit, vajzat e komunitetit musliman që bartin shami, po diskriminohen dhe po u mohohet e drejta për të vijuar mësimin. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” avokati i njohur, Arianit Koci shkruan se gjatë kësaj kohe ka kontaktuar me disa nxënëse, të cilat i janë ankuar se shkollat po refuzojnë të i regjistrojnë, nën arsyetimin se sipas udhëzimit administrativ të aprovuar nga MASHTI (Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë) nuk lejohet mësimnxënia në shkollë me shami në kokë.
Një shqetësim të tillë e ka ngritur edhe avokatja Migena Balla e cila shprehet se nuk mund tё konsiderohet i drejtё njё akt i tillё nёnligjor qё bie nё kundёrshtim me parimet themelore kushtetuese mbi tё drejtat e njeriut, lirisё sё praktikimit tё fesё nё publik, parime kёto qё sanksionohen nё Konventёn e tё Drejtave tё Njeriut tё cilёn edhe Kosova e ka ratifikuar dhe e ka pjesё tё legjislacionit tё vet.
Migena Balla, avokate
“Sapo u njoha me udhëzimin e MASHT tё Kosovёs, direkt vura re qё nё fillim, datёn e tij: 28.01.2014. Pra ky udhёzim paska 6 vjet qё ёshtё nё fuqi nё Kosovё dhe ende qenka nё fuqi? E habitshme. Pra institucionet pёrgjegjёse, organizatat nё mbrojtje tё tё drejtave tё njeriut, tё grave apo edhe institucionet apo organizatat fetare nuk kanё bёrё asgjё nё aspektin ligjor, pёr tё kundёrshtuar njё akt tё tillё nё shkelje tё plotё tё tё drejtave tё njeriut.
Sigurisht nuk mund tё konsiderohet i drejtё njё akt i tillё nёnligjor qё bie nё kundёrshtim me parimet themelore kushtetuese mbi tё drejtat e njeriut, lirisё sё praktikimit tё fesё nё publik, parime kёto qё sanksionohen nё Konventёn e tё Drejtave tё Njeriut tё cilёn edhe Kosova e ka ratifikuar dhe e ka pjesё tё legjislacionit tё vet.
Shqipёria ka qё nё vitin 2010 qё ka njё ligj kundёr diskriminimit dhe qё i jep tё drejtё vajzave muslimane qё respektojnё kёtё rregull fetar, tё kenё mundёsi tё marrin pjesё nё cdo hallkё tё institucioneve publike shtetёrore pёr arsim, punёsim etj, pa u paragjykuar apo diskriminuar.
Ёshtё absurde dhe primitive, aspak jo nё pёrputhje me aspiratat e vetё shtetit tё Kosovёs, i cili synon njohje nga shtete tё tjera, aderim nё organizma ndёrkombёtare e europiane, qё nё vitin 2020 akoma tё vihet nё diskutim a duhet njё vajzё qё vishet sipas rregullave tё njё feje tё caktuar, tё jetё apo jo nxёnёse e njё gjimnazi apo universiteti.”
Më tej Balla thekson se ky udhёzim jo vetёm duhet rrёzuar, por kritikon indiferentizmin e institucioneve përgjegjëse fetare dhe organizatave tё tjera për heshtjen dhe mosveprimin në lidhje me shfuqizimin e këtij Udhëzimi Administrativ.
“Arsyet pse duhet qё Kosova tё mos ketё njё kufizim tё tillё ligjor tё tё drejtave tё njeriut, janё jo vetёm ligjore po edhe humane e qytetare. Njё shtet i ri nё zemёr tё Europёs, nuk mund tё jetё ndёtuar mbi baza diskriminimi dhe shkeljesh tё tё drejtave themelore tё njeriut. Liria e praktikimit tё fesё nё publik dhe sidomos pjesmarrja e grave nё arsimin publik janё tё garantuara prej kohёsh nё Bashkimin Evropian dhe nё shumё shtete tё tjera jo anёtare tё BE.
Institucionet pёrgjegjёse fetare dhe organizata tё tjera duhet tё kishin pёrdorur me kohё mekanizmat ligjorё pёr tё shfuqizuar kёtё akt nёnligjor nё shkelje tё plotё tё vetё Kushtetutёs sё Kosovёs.
Nё njё realitet ku Kosova ka 3 deputete me veshje islame nё Parlament, njё shtet me shumicё muslimane tё konsiderueshme, tё ketё njё heshtje apo mosveprim tё tillё institucional e ligjor, nuk duket e arsyeshme.
Neni 3 pika 1.13 përcakton që ndalohet bartja e uniformës fetare në shkollë nga nxёnёsit. Por a ёshtё uniformё fetare veshja e grave muslimane? Pёrgjigjia ёshtё: Jo. Veshja e grave muslimane nuk ёshtё uniformё por ёshtё rregull obligim fetar qё ka tё bёjё me praktikimin e fesё nё publik. Uniforma ёshtё kod veshje e caktuar e njё institucioni apo organizate tё caktuar dhe jo e pёrkatёisё fetare. Veshja muslimane nuk ёshtё uniformё sikur uniformat e klerikёve apo hierarkisё fetare. Uniforma nuk lidhet me praktikimin e fesё nga individi por me pozitёn qё ky individ ka nё njё organizёm tё caktuar. Pra si mund njё qytetare e thjeshtё, tё mos marrё dot pjesё nё arsim tё mesёm apo tё lartё tё Kosovёs, vetёm pse veshja e saj, arbitrarisht dhe me nota islamofobie tё theksuar, nga injorantёt e MASHT, qenka konsideruar uniformё fetare kur nuk ёshtё uniformё?
Ku e mbёshtet arsyetimin e saj MASHT, qё nё njё nen ku ndalohet bartja e armёve apo konsumimi i drogёs nё shkollё, tё futet njё pikё qё ndalon bartjen e uniformёs fetare sic e quajnё ata, a ka llogjikё nё vendosjen e kёtyre rregullave apo thjeshtё diskriminohet e privohet nga tё drejta elementare njё vajzё muslimane si tё ishte kriminele apo drogaxhie vetёm pse praktikon nё publik tё drejtёn e ushtrimit tё fesё?”-shprehet për informim.al avokatja Migena Balla.
E pyetur nga informim.al si është e mundur, që në një shtet demokratik dhe me popullsi shumicë muslimane prej 98%, të adoptohet një dispozitë e tillë nënligjore diskriminuese, posaçërisht kur e drejta për manifestimin e fesë lidhet drejtpërdrejt me të drejtën për edukim ajo thekson se janë të shumtë faktorёt qё ndikojnё nё kёtё mundёsi.
“Muslimanёt kanё kohё qё janё nё krizё pёrfaqёsimi dhe kjo pёr shumё arsye qё nuk po i cekim kёtu. Por, duhet tё dimё qё secili prej nesh ёshtё pёrgjegjёs pёr kёtё. Nёse tё gjithё mendojmё se jemi tё pafuqishёm pёr tё ndryshuar njё realitet tё padrejtё dhe viktimizohemi gjithё kohёn vetёm duke u ankuar, nuk e kemi zgjidhur problemin. Lёvizja, veprimi, hulumtimi ligjor se cfarё mund tё bёjmё pёr tё zgjidhur njё problem tё caktuar, janё hapat e parё tё zgjidhjes.
Personalisht kam zgjedhur tё studjoj juridik me synimin pёr tu bёrё avokate, pikёrisht pasi kisha konstatuar se ne si muslimane me veshje islame, diskriminoheshim padrejtёsisht dhe na shkeleshin tё drejta themelore vetёm pёr njё copё leckё mё shumё qё kishim vendosur tё vishnim. Miratimi i ligjit kundёr diskriminimit nё 2010 i hapi rrugё drejtёsisё pёr ne, pavarёsisht implementimit tё tij nga institucione shtetёrore tё caktuara, ama thjeshtё ekzistenca e tij ёshtё njё armё ligjore pёr tё mbrojtur tё drejtat tona.
Muslimanёt e Kosovёs duhet patjetёr tё pёrdorim mekanizmat ligjorё tё ankimit dhe shpalljen e kёtij udhёzimi tё MASHT si antikushtetues, dhe nuk duhet tё heshtin apo mjaftohen me denoncime publike tё rasteve qё nuk pranohen nёpёr shkolla, por tё ndjekin cdo hap ligjor deri nё shfuqizimin e kёtij akti. Kjo nuk do shumё punё, sepse akti nёnligjor ёshtё haptaz nё kundёrshtim me Kushtetutёn, edhe sikur Kosova tё kishte vetёm 1% musliman e jo mё 98%. Njё e drejtё themelore e njeriut qё tё vihet nё zbatim nuk ka rёndёsi sa pёrqind e popullsisё e kёrkojnё atё, por thjeshtё 1 person ta kёrkojё, shteti ka detyrimin ta pёrmbushё. Por nёse ky kёrkim nuk ёshtё bёrё deri mё sot, nё rrugёn ligjore tё duhur tё ankimit, e cila pёrfundon nё Gjykatёn e Tё drejtave tё Njeriut nё Strasburg, atёherë ky diskriminim do tё vazhdojё tё jetё nё fuqi.”
I shqetësuar nga kjo padrejtësi që po u bëhet këtyre nxënëseve, është dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Gentian Serjani.
Gentjan Serjani, aktivist për të drejtat e njeriut
“Udhëzimi Adiministrativ nr. 6, 2014 i referohet nenit 22 të ligjit Nr. 04/L-032
PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, ku përcaktohet se: Rregullat e shkollës i caktojnë të drejtat dhe detyrimet e nxënësve që nuk janë parashikuar në këtë ligj apo aktet nënligjore të nxjerra sipas tij, por ato janë të bazuara gjithmonë në legjislacionin në fuqi.
Referuar këtij udhëzimi shohim se: është në kundërshtim flagrant me Konventën Europiane të Drejtave të Njeriut, Kushtetutëm e Kosovës si dhe ligjin.
Pasi e drejta e besimit është e drejtë qe nuk derogohet në asnjë situatë dhe për asnjë arsye”, thekson ai.
Edison Balla, aktivist i shoqërisë civile në një prononcim për informim.al ka thënë se Udhëzimi Administrativ i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, është jo vetëm i padrejtë por edhe i paligjshëm.
Edison Balla, aktivist i shoqërisë civile
“Është i padrejtë sepse cënon liritë themelore të njeriut, siç është e drejta e shprehjes së divergjencave, pra dallimit mes njerëzve qoftë edhe nëpërmjet veshjes. Se të ndalosh vendosjen e shamisë, apo siç e konsideron akti administrativ “uniformë fetare” nuk është thjeshtë dhe vetëm ndalimi i një mënyre të caktuar veshje, por është më shumë se kaq privimi i së drejtës për t’u identifikuar sipas një mënyre fetare a tradicionale me të cilën ti dallohesh, përsa kohë veshja e identifikimi yt nuk bie në kundërshtim me moralin e përgjithshëm shoqëror. Dhe dihet botërisht që bartja e shamisë nuk cënon kurrsesi asnjë rregull shoqëror.
Është e trishtë në fakt që të diskutojmë akoma mbi këtë temë që është e vjetër dhe e gjithëpranuar po aq sa vetë njerëzimi. Vendet e lira e të demokratizuara e kanë pranuar prej kohësh këtë realitet, ndërsa fatkeqësisht Insitucioni më i lartë publik në rrafshin e Arsimit në Kosovë siç është MASHT-i vijon akoma t’i trembet këtij realiteti”, thotë për informim.al aktivisti Balla.
Pyetjes se a duhet të shfuqizohet ky udhëzim administrativ Edisoni shprehet se as që duhet diskutuar dhe që pret që të kërkohet ndjesë publike nga Ministri i MASHT pasi me këtë akt të paligjshëm preken mijëra familje dhe qytetarë të Kosovës.
“Unë në fakt pres që të kërkohet një ndjesë publike nga vetë Ministri i MASHT-it sepse mos harrojmë që me këtë akt të padrejtë e të paligjshëm janë prekur direkt e indirekt me mijëra familje e qytetarë të Kosovës.
Për të kaluar tek aspekti juridik. Ky akt administrativ është i paligjshëm sepse bie së pari në kundërshtim me “burimin” më të lartë juridik të Kosovës, që është Kushtetuta e saj e cila parashikon qartë si çdo kushtetutë tjetër demokratike se liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve mund të kufizohen vetëm me Ligji dhe për një interes publik.
Pra, ndalimi i regjistrimit në shkollat e mesme të vajzave që mbajnë shami po bëhet nëpërmjet një akti administrativ dhe jo me Ligj. Për ta kuptuar: Akti administrativ nuk ka fuqinë e ligjit sepse në hierarkinë ligjore është më poshtë se ligji, ndaj edhe kufizimi I të drejtave me anë të një akti administrativ është I paligjshëm.
Së dyti Kushtetuta kërkon që kufizimi i lirive dhe të drejtave të njeriut mund të bëhet për një interes publik. Pyetja është: kush është interesi publik në këtë mes. Nuk ka e nuk mund të ketë një të tillë në këtë situatë.
Gjithashtu ky akt administrativ i MASHT bie në kundërshtim me “Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut” ratifikuese e së cilës është edhe Kosova.
Kjo konventë ka parashikuar një nivel të garantimit të lirive të njeriut dhe nuk i lejon shtetet palë që të bien poshtë kësaj “dyshemeje” ku bën pjesë edhe e drejta e vendosjes së shamisë pdyshim. Madje për këtë rast kemi edhe një çështje të GJEDNJ-së (Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut) që shërben tashmë edhe si precedent i detyrueshëm për shtetet antare. Bëhet fjalë për çështjen e një studentje turke kundër shtetit turk pikërisht për të drejtë e bartjes së shamisë në shkolla, dhe kjo Gjykatë ka vendosur përfundimisht se mbajtja e shamisë është një e drejtë themelore dhe si e tillë nuk mund të ndalohet e kufizohet nga shtetit.
Për këto e shumë argumente të tjera ky udhëzim është i paligjshëm e duhet shfuqizuar menjëherë”, përfundon Balla.
Lejimi i mbajtjes së shamisë për femrat e besimit mysliman në shkollat fillore dhe të mesme është rikthyer si një temë diskutimesh në Kosovë.
Debatet kanë nisur që para gjashtë viteve, kur fillimisht ishte vërejtur një numër i nxënëseve që kishin vendosur shaminë, teksa ishin ende duke vijuar shkollimin e ulët apo të mesëm, dhe më pas ishte Ministria e Arsimit që kishte lëshuar një udhëzim administrativ që ndalonte bartjen e shamisë në shkollat fillore dhe të mesme