S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, August 21, 2020

Gjermania paralajmëron mbylljen e kufijve me Kosovën

 ▪️Gjermania paralajmëron mbylljen e kufijve me Kosovën▪️

 

Paralajmërohet mbyllja e kufijve gjerman për Kosovën, shkak numri i lartë i të kthyerve me COVID-19.


Mediumi gjerman “Tagesspiegel” në një shkrim të publikuar sot ka paralajmëruar se Gjermania s’do të ketë zgjidhje tjetër veçse të mbyll kufijtë ajror e tokësor për Kosovën, nëse vazhdon trendi i njëjtë i personave që kthehen atje të infektuar me COVID-19.


Kjo pasi që nga shifrat e Institutit Robert Koch del se nga 6 mijë e 433 personave të infektuar, 1 mijë e 755 janë persona të kthyer nga Kosova.


 

Ky numër bëhet edhe më shqetësues pasi sipas të dhënave të këtij Instituti, të infektuarit e kthyer nga Kosova janë fëmijë dhe të moshës së mesme.


Mediumi gjerman thotë se “nuk mund të përjashtohet mundësia që qeveria e Kosovës të mbyllë në të ardhmen e afërt aeroportet dhe kufijtë tokësorë”.


Derisa potencon se nuk mund të përjashtohen masa as nga qeveria federale gjermane.


“Nëse numrat do të vazhdojnë sikur deri tani, të dy palët ndoshta nuk do të kenë zgjidhje tjetër”, shkruan Tagesspiegel.

Mbroni koleget se skane ba ndonje turp! Turp asht me vra me pagese, me mbulu krime, me mbjell hashash,

He, e moret vesh qe Lleshi i pushoi nga puna policët qe kercyen ne dasme? He, mire ua bani e? Hiç nuk po dgjoheni...po çunat kishin maska, ruanin distance, po respektonin nje vajze zone, deshen te ishin jogjobvenes ne emer te shtetit, po njerez qe se donin uniformen veshur ne ato momente... 

Mbroni koleget se skane ba ndonje turp! Turp asht me vra me pagese, me mbulu krime, me mbjell hashash, me korre hashash, me trafiku hashash, me leju killera te ikin nga vendi i ngjarjes, nga rrethi e vendi...me shtyp te pamundurin e me i sherby gjithe jeten pushtetarit hajn, abuzues e antishqiptar....


Te ndeshkuarit e Partise:


Shefi komisariatit Malësi e Madhe Leonard Ndreka

Shefi i Rendit Skerdi Kasimati

Shefi i Krimeve Klodian Ceka

Specialisti i policisë kriminale Jakup Reka

Specialisti i zonës Nikolin Rushaj

Skender Kazazi, Anton Malotaj nga patrulla e përgjithshme


-vs-'qyqat' a thu kane tesera partie, se spo dine as kujt ma ia dhane se i kane te gjithe nga nje...TANI

Per kete rast flagerant ,lindin disa pyetje.

Frrok Bardhi

Pse heshtin organet e Shtetit Shqiptar per aksidentin e Kakavies? 

Per kete rast flagerant ,lindin disa pyetje.

### 

1- Pse Autoambulanca ishte me shpejtesi 130 km ne ore ? 

2- Pse ne Autoambulance nuk kishte Mjek dhe Infermier ? 

3- Pse Autoambulanca nuk kishte brenda saj asnje pajisje Mjeksore? 

4- A ishte e pajisur Autoambulanca me GPS nga QKUM-thaj dhe 127-ta ,po apo jo ?

5- QKUM-thja dhe 127 ta, kur e kan marre telefonaten per Urgjence ? Nqs e kan marre pse nuk e bejen publike ? Nqs nuk e kan marre nje telefonate te tille ,pse nuk e denoncojne rastin ?

6- Cila eshte shpejtesia e lejuar ,ne raste kur nje Autoambulance kalon ne Turma si rasti i Kakavies ?

Organet e Sigurise Kombetare,duhet te marrin situaten nen kontroll, pasi raste te tjera kan ndodhur, por jane mbyllur nga hajdutet dhe ata qe po e rrjepin popullin Shqiptar.

Thursday, August 20, 2020

Fatma gruaja e njeriut të mirë Elvis Naçit bën rrëfimin plot ndjenja: Ja si sillet me mua dhe fëmijët, s’kam debatuar njëherë me të


Fatma gruaja e njeriut të mirë Elvis Naçit bën rrëfimin plot ndjenja: Ja si sillet me mua dhe fëmijët, s’kam debatuar njëherë me të


Elvis Naçi është kthyer në personazhin e muajit pas deklaratës së tij poIemizuese lidhur me gratë dhe marr ëdhënien e tyre bashkëshortore.

Shumë mund të kenë menduar ‘po e shoqja si e duron Elvisin’, po ja që ata të dy kanë krijuar një gjuhë të përbashkët dhe merren vesh shumë mirë me njëri-tjetrin.Gruaja e hoxhës, Fatma, bashkë me vajzën e tyre të vogël, ka shkuar surprizë në studion e emisionit n’Kosovë Show ku po intervistohej i shoqi dhe ka treguar detaje të marr.ëdhënies së tyre.

“Sa herë ai vjen në shtëpi dhe fëmijët edhe unë bëhemi gati ta presim sepse e dimë që vjen një mirësi në shtëpinë tonë, ai na kënaq, na sjell buzëqeshjen, sa herë vjen ka një lajm të mirë ose na gëzon me batutat e veta”,-tregon Fatma që sigurisht nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve rreth deklaratës së tij.

Nëse Elvisi thotë se gruaja duhet të rregullohet për burrin edhe kur rri në shtëpi, Fatma përpiqet ta bëjë gjithmonë këtë. Në 15 vite martesë, gruaja e imamit rrëfen se nuk kanë debatuar as 15 herë bashkë dhe se Elvisi është shumë i qetë në shtëpi, por si të gjithë burrat e tjerë, harron gjithnjë përvjetoret.

“Si shumica e meshkujve i harron gjithmonë përvjetoret, por kjo është diçka shumë e mirë, sepse e kompeson pjesën tjetër të vitit. Pra 364 ditë të vitit i kemi festë në shtëpi.” E rritur në një familje besimtare, Fatma ka bindje të forta isIame, ndaj nuk ka patur asnjëherë keqkuptime me Elvisin në lidhje me këtë, përkundrazi të dy respektojnë besimet e njëri-tjetrit.

15 years with wife / Elvis Naçi shows the secret of successful ...

Fatma's story: How I met my husband Elvis Naçi | Top-News1.com

PS, e bindur për mandatin e tretë, Spiropali: Në Kamëz, vulosim fitoren historike të Tiranës, me Kryeministër Edi Ramën

Partia Socialiste është e bindur në fitoren e mandatit të tretë qeverisës.

Një vit para zgjedhjeve, ministrja Elisa Spiropali, e ka shprehur këtë bindje nga Kamza, bastion historik i të djathtëve, por që tashmë drejtohet nga një i majtë.


Spiropali thotë se në Kamëz, do të vuloset fitorja historike e Qarkut të Tiranës, për mandatin e tretë të PS-së me Kryeministër Edi Ramën.

‘Kamza është dëshmi e gjallë se si qeverisim ne në krahasim me kundërshtarët. Për ta, Kamza ishte një geto-bastion. Për ne është një qytet me të ardhme’, shprehet Spiropali.

Spiropali ishte në Kamëz, ku sëbashku me kryebashkiakun Suli, inspektuan rikualifikimin urban të bllokut në qendër të Kamzës si dhe kantierët e Rindërtimit të shkollës ‘Halit Coka’ në Bathore dhe kopshtit ‘Lidhja e Prizrenit’ në Paskuqan.

Wednesday, August 19, 2020

Ishte trim mbi trimat/ Koronavirusi i merr jetën një tjetër po lici shqiptar: I shërbeu me nder vendit!

Edhe një pjesëtar i Pol icisë së Kosovës ka humbur betejën me Covid-19.Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës Nexhmi Rudari.

File:Riwer in Podujeve.JPG - Wikimedia Commons

Rudari përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se polici Hakif Hodolli ka vdekur ditën e sotme pasi që nuk ka mundur të përballojë koronavirusin.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Me pikëllim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Hakif Hodollit, njeriut të urtë, e të hareshëm. Hakifi i sherbeu me nder e përkushtim vendit të tij në secilën rrethanë të kohës.

Nexhmi Rudari shpreh ngushëllime për vdekjen e policit Hakif ...

Sunday, August 9, 2020

Përse nuk e duan Turqinë?!

/ TANI/

Përse nuk e duan Turqinë?! 

TANI/

Turqia moderne u lind pas shpartallimit të Perandorisë Osmane, me heqjen e hilafetit. Ataturku, i njohur si themelues i Turqisë moderne, futi shumë reforma që reduktonin rolin e fesë islame në vend. U mbyllën shkollat fetare, u ndalua veshja islame, ezani këndohej turqisht, u zëvendësua alfabeti vendor me atë latin, ligjet evropiane të përshtatura u  bënë ligje për turqit etj.

Sedam načina kako je porastao uticaj islama u Turskoj pod vođstvom predsjednika Erdogana

Ajo nga një shtet fetar islam u bë shtet shekullar, madje ia tejkaloi edhe shteteve armike në kundërshtimin e fesë. Kishte disa tentime për ndryshim të gjendjes, por ato tentime u dënuan rëndë, sikurse kryeministri Adnan Menderes që u dënua me varje, apo Erbakan disa herë që u dënua me burg dhe mbyllje partie e sekuestrim pasurie. Këtë fat e pati edhe vetë Erdogani kur ishte si guvernator i Stambollit. Me ardhjen në pushtet të AKP-së, partisë së Erdoganit, filluan zbutjet e caktuara dhe liritë fetare, si veshja, shkollimi, ushqimi, afarizmi hallall etj.

 

Përse liria pengon disa qarqe brenda dhe jashte Turqisë 

Vendet e fuqishme botërore proklamojnë lirinë e lëvizjes, lirinë e fjalës, të punës, por në rastin e vendeve islame dhe të Turqisë kjo u pengon. Ata përkrahin kryetarët diktatorialë, ndihmojnë dhunën, madje organizojnë dhunën nëpërmjet shërbimeve sekrete në ato vende (si në Egjipt, Libi etj).

Nëse analizohet gjendja në Turqi, do të shohim disa shkaqe që e pengojnë elementin e brendshëm antiislam, por edhe atë të jashtëm perëndimor. Ata i pengon sidomos:

 1. Ndërtimi i mijëra xhamive

Prej vitit 2002 e deri në vitin 2013 qeveria ndërtoi mbi 17 mijë xhami (Sipas revistës The Atlantic. Ky trend vazhdon edhe tash. Madje, ndërtimi i xhamive është ndihmuar edhe në vendet përreth si në Ballkan, dhe janë rinovuar shumë xhami të periudhës osmane.

 2. Heqja e ndalimit të shamisë

 

Bartja e shamisë me dekada ishte e ndaluar në jetën publike, si në shkollë, gjyqësi, polici, ushtri, administratë etj. Madje, edhe kryetari aktual Erdogan vajzen e tij me shami e ka shkolluar në Amerikë, sepse ne Turqi ia kane ndaluar ligjet diskriminuese. Në vitin 2015 pas shumë kohësh një femër me shami udhëhoqi një seancë gjyqësore. Ndërsa në gusht të vitit 2015, Aysen Gurcan u bë femra e parë ministre me shami në qeverinë turke.

3. Rreth një milionë fëmijë në medrese

Në kohën e Ataturkut medresetë ne Turqi qenë mbyllur. Në vend të tyre u hapën Imam-hatib Okullu, Shkollat që përgatisnin imam e hatib për xhami. Shkollat për imam dhe hatib (te ne medresetë) në vitin 2003 numëronin 65 mijë nxënës, që domethënë një minimum absolut për një vend me afër 70-80 milionë banorë. Por në vitin 2013 ky numër i nxënësve kishte arritur në 650 mijë, kurse në vitin 2015 në një milion nxënës.

 4. Edukimi i obligueshëm fetar

Në shkolla nga koha e Ataturkut mësimi për fenë qe zvogëluar në maksimum. Por viteve të fundit, nga AKP është futur arsimimi fetar nëpër shkolla. Organizohen kurse për jetën e Muhammedit a.s. dhe për Kur’anin si program shkollor. Kryetari Erdogan ka deklaruar: “Ne dëshirojmë të edukojmë rini të përkushtuar fesë. “ Kjo parti dëshiron të edukojë rini që vlerëson vlerat fetare, tradicionale e jo të kopjojë modelet e huaja që bastardojnë rininë muslimane turke.

 5. Është hequr kufizimi në mësimin e Kur’anit

Dikur shteti kufizonte moshën e mësimit fetar vullnetar dhe kjo moshë ishte mbi 12 vjet. Por me ardhjen e AKP-së në qeverisje kjo moshë është hequr dhe tash mund të mësojnë edhe fëmijët më të vegjël. Madje, nga viti 2013 këto kurse me mësim fetar kanë filluar qysh në institucionet parashkollore.

6. Pengesat e reklamimit dhe shitjes së pijeve alkoolike

Turqia shekullariste prej Ataturkut ka lejuar shitjen e pijeve alkoolike. Kjo ka zgjatur deri në vitin 2013 kur qeveria e Erdoganit vendosi pengesa në reklamimin e pijeve alkoolike afër xhamive dhe shkollave. U censurua edhe paraqitja e alkoolit në televizion dhe filma. Po ashtu, ndalohet shitja e alkoolit në konvikte studentësh, institucione arsimore, pompa benzini dhe pas orës 22 ndalohet shitja në çdo vend.

7. Ekspansioni i bankave islame

 

Turqia ishte e vendosur në sistemin perëndimor, madje ishte kopje e zbehtë perëndimore. Por viteve të fundit bankat islame kanë filluar të rriten dhe të zhvillojnë një afarizëm më të mirë se dikur. Për disa vite bankat islame do të kenë primatin në Turqi. Vetë Erdogani bankat me sistem kamator perëndimor i quajti “të vrazhda” dhe se ai vetë i jep përparësi bankimit islam.

👇

Përse nuk e duan Turqinë?!

Turqia moderne u lind pas shpartallimit të Perandorisë Osmane, me heqjen e hilafetit. Ataturku, i njohur si themelues i Turqisë moderne, futi shumë reforma që reduktonin rolin e fesë islame në vend. U mbyllën shkollat fetare, u ndalua veshja islame, ezani këndohej...

Më shumë

Shkruan:Nexhat Ibrahimi.Pershtati Shtypnews.al
/TANI/

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...