S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, August 20, 2020

PS, e bindur për mandatin e tretë, Spiropali: Në Kamëz, vulosim fitoren historike të Tiranës, me Kryeministër Edi Ramën

Partia Socialiste është e bindur në fitoren e mandatit të tretë qeverisës.

Një vit para zgjedhjeve, ministrja Elisa Spiropali, e ka shprehur këtë bindje nga Kamza, bastion historik i të djathtëve, por që tashmë drejtohet nga një i majtë.


Spiropali thotë se në Kamëz, do të vuloset fitorja historike e Qarkut të Tiranës, për mandatin e tretë të PS-së me Kryeministër Edi Ramën.

‘Kamza është dëshmi e gjallë se si qeverisim ne në krahasim me kundërshtarët. Për ta, Kamza ishte një geto-bastion. Për ne është një qytet me të ardhme’, shprehet Spiropali.

Spiropali ishte në Kamëz, ku sëbashku me kryebashkiakun Suli, inspektuan rikualifikimin urban të bllokut në qendër të Kamzës si dhe kantierët e Rindërtimit të shkollës ‘Halit Coka’ në Bathore dhe kopshtit ‘Lidhja e Prizrenit’ në Paskuqan.

Wednesday, August 19, 2020

Ishte trim mbi trimat/ Koronavirusi i merr jetën një tjetër po lici shqiptar: I shërbeu me nder vendit!

Edhe një pjesëtar i Pol icisë së Kosovës ka humbur betejën me Covid-19.Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës Nexhmi Rudari.

File:Riwer in Podujeve.JPG - Wikimedia Commons

Rudari përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se polici Hakif Hodolli ka vdekur ditën e sotme pasi që nuk ka mundur të përballojë koronavirusin.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Me pikëllim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Hakif Hodollit, njeriut të urtë, e të hareshëm. Hakifi i sherbeu me nder e përkushtim vendit të tij në secilën rrethanë të kohës.

Nexhmi Rudari shpreh ngushëllime për vdekjen e policit Hakif ...

Sunday, August 9, 2020

Përse nuk e duan Turqinë?!

/ TANI/

Përse nuk e duan Turqinë?! 

TANI/

Turqia moderne u lind pas shpartallimit të Perandorisë Osmane, me heqjen e hilafetit. Ataturku, i njohur si themelues i Turqisë moderne, futi shumë reforma që reduktonin rolin e fesë islame në vend. U mbyllën shkollat fetare, u ndalua veshja islame, ezani këndohej turqisht, u zëvendësua alfabeti vendor me atë latin, ligjet evropiane të përshtatura u  bënë ligje për turqit etj.

Sedam načina kako je porastao uticaj islama u Turskoj pod vođstvom predsjednika Erdogana

Ajo nga një shtet fetar islam u bë shtet shekullar, madje ia tejkaloi edhe shteteve armike në kundërshtimin e fesë. Kishte disa tentime për ndryshim të gjendjes, por ato tentime u dënuan rëndë, sikurse kryeministri Adnan Menderes që u dënua me varje, apo Erbakan disa herë që u dënua me burg dhe mbyllje partie e sekuestrim pasurie. Këtë fat e pati edhe vetë Erdogani kur ishte si guvernator i Stambollit. Me ardhjen në pushtet të AKP-së, partisë së Erdoganit, filluan zbutjet e caktuara dhe liritë fetare, si veshja, shkollimi, ushqimi, afarizmi hallall etj.

 

Përse liria pengon disa qarqe brenda dhe jashte Turqisë 

Vendet e fuqishme botërore proklamojnë lirinë e lëvizjes, lirinë e fjalës, të punës, por në rastin e vendeve islame dhe të Turqisë kjo u pengon. Ata përkrahin kryetarët diktatorialë, ndihmojnë dhunën, madje organizojnë dhunën nëpërmjet shërbimeve sekrete në ato vende (si në Egjipt, Libi etj).

Nëse analizohet gjendja në Turqi, do të shohim disa shkaqe që e pengojnë elementin e brendshëm antiislam, por edhe atë të jashtëm perëndimor. Ata i pengon sidomos:

 1. Ndërtimi i mijëra xhamive

Prej vitit 2002 e deri në vitin 2013 qeveria ndërtoi mbi 17 mijë xhami (Sipas revistës The Atlantic. Ky trend vazhdon edhe tash. Madje, ndërtimi i xhamive është ndihmuar edhe në vendet përreth si në Ballkan, dhe janë rinovuar shumë xhami të periudhës osmane.

 2. Heqja e ndalimit të shamisë

 

Bartja e shamisë me dekada ishte e ndaluar në jetën publike, si në shkollë, gjyqësi, polici, ushtri, administratë etj. Madje, edhe kryetari aktual Erdogan vajzen e tij me shami e ka shkolluar në Amerikë, sepse ne Turqi ia kane ndaluar ligjet diskriminuese. Në vitin 2015 pas shumë kohësh një femër me shami udhëhoqi një seancë gjyqësore. Ndërsa në gusht të vitit 2015, Aysen Gurcan u bë femra e parë ministre me shami në qeverinë turke.

3. Rreth një milionë fëmijë në medrese

Në kohën e Ataturkut medresetë ne Turqi qenë mbyllur. Në vend të tyre u hapën Imam-hatib Okullu, Shkollat që përgatisnin imam e hatib për xhami. Shkollat për imam dhe hatib (te ne medresetë) në vitin 2003 numëronin 65 mijë nxënës, që domethënë një minimum absolut për një vend me afër 70-80 milionë banorë. Por në vitin 2013 ky numër i nxënësve kishte arritur në 650 mijë, kurse në vitin 2015 në një milion nxënës.

 4. Edukimi i obligueshëm fetar

Në shkolla nga koha e Ataturkut mësimi për fenë qe zvogëluar në maksimum. Por viteve të fundit, nga AKP është futur arsimimi fetar nëpër shkolla. Organizohen kurse për jetën e Muhammedit a.s. dhe për Kur’anin si program shkollor. Kryetari Erdogan ka deklaruar: “Ne dëshirojmë të edukojmë rini të përkushtuar fesë. “ Kjo parti dëshiron të edukojë rini që vlerëson vlerat fetare, tradicionale e jo të kopjojë modelet e huaja që bastardojnë rininë muslimane turke.

 5. Është hequr kufizimi në mësimin e Kur’anit

Dikur shteti kufizonte moshën e mësimit fetar vullnetar dhe kjo moshë ishte mbi 12 vjet. Por me ardhjen e AKP-së në qeverisje kjo moshë është hequr dhe tash mund të mësojnë edhe fëmijët më të vegjël. Madje, nga viti 2013 këto kurse me mësim fetar kanë filluar qysh në institucionet parashkollore.

6. Pengesat e reklamimit dhe shitjes së pijeve alkoolike

Turqia shekullariste prej Ataturkut ka lejuar shitjen e pijeve alkoolike. Kjo ka zgjatur deri në vitin 2013 kur qeveria e Erdoganit vendosi pengesa në reklamimin e pijeve alkoolike afër xhamive dhe shkollave. U censurua edhe paraqitja e alkoolit në televizion dhe filma. Po ashtu, ndalohet shitja e alkoolit në konvikte studentësh, institucione arsimore, pompa benzini dhe pas orës 22 ndalohet shitja në çdo vend.

7. Ekspansioni i bankave islame

 

Turqia ishte e vendosur në sistemin perëndimor, madje ishte kopje e zbehtë perëndimore. Por viteve të fundit bankat islame kanë filluar të rriten dhe të zhvillojnë një afarizëm më të mirë se dikur. Për disa vite bankat islame do të kenë primatin në Turqi. Vetë Erdogani bankat me sistem kamator perëndimor i quajti “të vrazhda” dhe se ai vetë i jep përparësi bankimit islam.

👇

Përse nuk e duan Turqinë?!

Turqia moderne u lind pas shpartallimit të Perandorisë Osmane, me heqjen e hilafetit. Ataturku, i njohur si themelues i Turqisë moderne, futi shumë reforma që reduktonin rolin e fesë islame në vend. U mbyllën shkollat fetare, u ndalua veshja islame, ezani këndohej...

Më shumë

Shkruan:Nexhat Ibrahimi.Pershtati Shtypnews.al
/TANI/

Thursday, August 6, 2020

Kolegeja e Piperos: Shqiptare: Kush jeni ju, more palaco ordinere neper rjete sociale e media, qe helmoni ket milet me teorite konspirative

E dhe pse numri i personave që e humbasin betejën me Covid-19 shtohet dita ditës, vijon të ketë nga ata që besojnë teoritë konspirative sipas të cilave ” koronavirusi është vetëm një farsë”.

E indinjuar nga këta persona që nënvlerësojnë seriozitetin e sëmundjes, Lida Shosha, kirurge e përgjithshme te “Spitali Amerikan”, u ka bërë thirrje që të ndërgjegjësohen. Kjo pasi, sipas mjekes, vendi ynë sot është në këtë situatë për shumë arsye, por një prej tyre është “papërgjegjshmëria e paprecedentë e këtyre personave”.

Për skeptikët, Shosha thotë se për ditë shohin imazhe problematike të skanerëve që tregojnë mushkrit copë copë nga infeksioni.

“Lërini mjeket, të punojnë të qetë, në këto kohë tejet të vështira, përpos vapës, Covidit, rasteve problematike që kërkojnë zgjidhje, lodhjes së tejzgjatur, s’ju kemi mangut dhe mendjet e helmatisura nga virusi i injorancës. ”

Postimi i plotë:

“Perdite shohim imazhe problematike te skanerave te mushkerise cope -cope, sugjerus shume te forte per infeksionin nga Covid -19.
Kush jeni ju, more palaco ordinere neper rjete sociale e media, qe helmoni ket milet me teorite konspirative, jo po nuk egziston, jo po mjeket po genjejne, gjithe bota po genjen. Vecse, kur te bini ne dore te mjekeve e te luteni per nje fije fryme, mire eshte , tju nxjerim nga dritarja te ajroseni ne bahcen, me barin e perveluar nga 45 gradshi i te nxehtit afrikan. Po kete se bejme dot per askend, as per ju, sepse respektojme veten, profesionin, qe i kemi kushtuar gjithe jeten per nder te jetes se atyre qe na besojne.

Vini gishtin kokes, mbrohuni sa te mundni, e nese nuk e doni jeten tuaj, vjen vet shoku Covid, ju perqafon e kafshon madje, me mall te papare, po te tjeret mos i helmoni e vrisni me injorancen tuaj stratosferike, vrastare te jetes. Po punojme nonstop, ne kushtet me te veshtira te jetes tone, po u sherbejme njerezve duke rezikuar veten , familjet, femijet, prinderit, miqte.

Njerezit kane semundje nga me te ndryshmet, ca prej tyre, tumorale e na shohin ne drite te syrit per ” shprese” e duhet te jemi aty , ne frontline tju sherbejme atyre qe e duan jeten, atyre qe duan te shohin diellin e se nesermes, e duhet te jemi te forte. Mbyllini mor, gojet tuaja te liga, hapni syte, e veshet, e kujdesuni per jeten, qe Zoti jua ka fal vec nje here.Jemi ne kete situate per shume arsye, po nje prej tyre eshte papergjeshmeria e paprecedent e individeve te tille. Lerini mjeket, te punojne te qete, ne keto kohe tejet te veshtira, perpos vapes, Covidit, rasteve problematike qe kerkojne zgjidhje, lodhjes se tejzgjatur, sju kemi mangut dhe mendjet e helmatisura nga virusi i injorances.


Tuesday, August 4, 2020

Inf*ektohen me koronavir*us 21 dasmorë, mes tyre nusja dhe dhëndri

Një darkë festive ka përfunduar me 21 persona të infe*ktuar me COVID-19 gjatë një dasme në Selanik. Mes të infek*tuarve janë nusja, dhëndri dhe 19 dasmorë të ftuar. Sakaq janë ende në pritje analizat e tamponëve edhe për 200 persona të tjerë, dasmorë dhe persona të tyre të kontaktit në spitalet Papagjeorgjiu dhe Hipokratos në Selanik.

ShqipNews.net


Në dasmë ishin ftuar dhe merrnin pjesë 150 të ftuar. Qeveria greke ka lejuar organizimin e festave me deri 100 persona. 

raifaisen-bank-23-qershor-2020
Nusja, dhëndri dhe babai i tij përfunduan në s*pital për ndjekje mjekësore, bënë të ditur mediat greke. Dhëndri, tregoi çfarë kishte ndodhur pas të dielës së kaluar që u martua. Ai tha se të martën nisi të kishte temp*eraturë e bashkë me të nusja dhe babai i tij. ShqipNews.net

Fotografia e profilit të ANUMI travel TOURS
Me telefon mësoi nga dasmorë që ishin në dasëm se edhe ata kishin sim*ptoma të ngjashme. Pasi shkuan në spi*tal mësuan se ishin infe*ktuar.

Monday, August 3, 2020

Personalisht ndodhem për të disatën herë në situatën, në të cilën media ku punoj, vihet nën sekuestro preventive, apo tentohet të mbyllet.

Personalisht ndodhem për të disatën herë në situatën, në të cilën media ku punoj, vihet nën sekuestro preventive, apo tentohet të mbyllet.

Shumë gjëra kam mësuar nga kjo përvojë, megjithëse çdo herë betejat nuk i kemi zgjedhur ne, punonjësit e medias, por janë nisur nga lart. 
2 gjëra më vijnë në mendje me ngut...

Fotografia e profilit të ANUMI travel TOURS
1. Në precedentin e ndodhur 5 vjet në parë sekuestrimi i televizionit u konsiderua dëm dhe mbyllja e tij sulm politik. Ndoqi ritmin e vet, atë të drejtësisë. Edhe procesi aktual do të ndjekë udhën e tij, por me gjithë precedentin ndodh të sekuestrohen media me lehtësi të jashtëzakonshme dhe në procedura të paqarta. 

2. Në kaq vite, në media kanë ardhur të gjithë, kanë qënë aty me fjalët më të mira e urimet për punë të dobishme nga gazetarët. Nëse në 3 gusht 2020, në kulmin e një zhegu përcëllues, kur një pjesë punonjësish kanë nisur pushimin e merituar, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me armatim të rëndë rrethojnë me pamje terrorizuese një media, kujt dhe si po i jepet mesazhi? Pronarit jo e jo, do mjaftonte sekuestrimi i llogarive personale deri në justifikim të pasurive. Aty punojnë njerëz, që nën presion politik kanë, që prej dy vjetësh, të paktën qëkurse punoj aty. Si ka mundësi vepron drejtësia në një kahje, tek pronari, por le në mëshirë të fatit punonjësit, që presin drejtësi në SPAK? Pra terrori shkon tek gazetarët e të gjithë ata, që punojnë në profesionin e tyre.

raifaisen-bank-23-qershor-2020

Më kujtohet si u lanë pa punë 500 punonjës në zhegun e tmerrshëm të 5 viteve më parë. Sot po të njëjtët dhe gjithë shqiptarët do paguajmë kusuret e arbitraritetit. Më shumë se dhuna shtetërore, ndjell keq heshtja e njerëzve.

Sali Berisha: Ndal terrorit banditesk politik ndaj gazetarëve të Ora News!

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...