S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, April 12, 2020

Mirdita nuk di pse por kam disa dit qe më kujtohet Pellumbi pipero qe tha në fillim të kesaj epidemije

Mirdita nuk di pse por kam disa dit qe më kujtohet Pellumbi pipero qe tha në fillim të kesaj epidemije keni kujdes nga gripi stines se ai esht me i rrezikshëm i dashur dr. Pipero me lejoni tju bëj disa pytje si quterar i kti vëndi dhe si nje prindë mbi të gjitha
1.Dr. Pipero ne fillim të epidemis na the qe kujdesuni nga gripi stines
2.Kur u bë pak me shum problem epidemia covid-19dole dhe the qe mereni me qetesi
3.sot kemi shum pak informacion të detajuar per gjendjen aktuale
4.Pas disa ditesh dole the që situata ësht shum problematike
5.Dhe per ta mbyllur un kam punuar disa kohë tek Dr.shendetit publik  tiran per te kujtuar vetem disa raste te vogla sporadike kur ishte gripi stines tek spitali femive shkonin deri ne 600 vizita ne dit dhe tek te rriturit diku te 450 pra i dashur dr.Pipero kush vret me shum gripi stines apo covid-19 se per momentin nuk me dalin llogarit se sipas isitutit te shendetsis dhe ministris shendetsis raportohen deri ne 20 raste ne dit tani kukt ti besojm piperos te gripit të stines apo Piperos qe na del ne cdo ekran dhe na thot kujdesuni se esht virus i frikshë .Nuk di sa i sakt jam ne pyetjet e mija se per fat te keq nuk jam as gazetar dhe as i mjeksis por thjet e ndjej si prind ti bej kto pyetje shpresoj qe te mar pergjigje me  respekt Dashi Cara

Sunday, March 22, 2020

Sulltan Nevruzi, festa që simbolizon rigjallërimin e natyrës dhe njeriut

Sulltan Nevruzi festohej si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam Aliut. Dervishi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane Mikel Onjea, për gazetën “Shekulli” tregon se Kryegjyshata Botërore Bektashiane vizitohet nga shumë besimtarë dhe turistë të huaj, të cilët vijnë të organizuar në grupe nga e gjithë bota. Kryegjyshata mban lidhje me shumë teqe, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim. Teqeja më e madhe ndodhet në SHBA, e cila është një qendër patriotike dhe fetare, ku mblidhen bektashinjtë që jetojnë aty.
Çfarë domethënie ka festa e Sulltan Nevruzit?
Para islamit, këtë festë e kanë festuar persianët. Ata kanë pasur dy stinë, verën dhe dimrin. Në 22 mars ata festonin ardhjen e verës, e cila zgjaste deri në 22 shtator. Më vonë, në botën islame në 22 mars lindi imam Aliu, i cili është i vetmi fëmijë i lindur brenda në Qabe. Që prej asaj kohe Sulltan Nevruzi u festua nga tarikatet si ditëlindja e imam Aliut. Komuniteti bektashian ka rreth 800 vjet që e feston këtë festë në të njëjtën datë. Kjo festë simbolizon rigjallërimin e natyrës. Kafshët zgjohen nga gjumi dimëror, pemët çelin sythat dhe bimësia gjallërohet. Çdo gjë nis të marrë jetë dhe gjallëri. Emri “Nevruz” ka ardhur nga persishtja dhe domethënia e tij është “ditë e re”. Emri “Sulltan” është titulli më i lartë që mund të merret. Në Shqipëri kjo festë ka nisur të festohet rreth shekullit XIV, kur u përhap bektashizmi në Shqipëri.
Si festohet kjo festë?
Kjo festë zgjat tri ditë. Në 22 mars ka lindur imam Aliu dhe pas tri ditëve i është vënë emri. Besimtarët shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri dhe më pas luten dhe falen. Ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë. Në mëngjes, për besimtarët dhe të gjithë të pranishmit, shpërndahet qumësht dhe sherbet, që simbolizon pastrimin e trupit dhe shpirtit. Këto dy pije konsiderohen pije parajse. Gjithmonë në orën 10:00 bëhet ceremonia. Dalin klerikët përjashta, bashkë me besimtarët këndojnë në kor këngën e Sulltan Nevruzit. Më pas, jepen bekimet nga udhëheqësi shpirtëror për jetimët, të vobektit, për të gjithë ata që gjenden në vështirësi. Jepen bekime për ushtrinë shqiptare, Presidentin, mësuesit, intelektualët etj. Ceremonia e festës vazhdon me hyrjen në tyrbe, ku bëhen lutje.
Vizitohet Kryegjyshata Botërore Bektashiane nga shumë besimtarë?
Të gjitha Gjyshatat nëpër rrethe vizitohen nga shumë besimtarë, por kjo në Tiranë ka vëmendje të veçantë. Përveç besimtarëve kemi dhe turistë që vijnë vizitojnë Kryegjyshatën. Ne kemi lidhur marrëveshje me shtetin, si komunitet fetar që të presim turistë. Që kur është hapur Kryegjyshata kanë ardhur shumë turistë të huaj. Në të shumtën e herës kanë qenë të organizuar në grupe nga agjencitë turistike, por ka pasur nga ata që kanë ardhur edhe privatisht. Ka pasur edhe zyrtarë të lartë, të huaj që kur kanë vizituar shtetin tonë kanë ardhur edhe në Kryegjyshatë. Ne i ftojmë të gjitha ambasadat dhe trupat diplomatike, sa herë që kemi festa fetare. Një teqe shumë e madhe është ajo në Miçigan, në SHBA, ku mblidhen grupet e bektashinjve. Ajo është një qendër patriotike dhe fetare. Në derën e asaj teqeje shkruhet: Komb, Fe, Atdhe. Ka një hartë të Shqipërisë së madhe dhe një shqiponjë me dy krerë.
Shtypnews.al 

Tërmet i fuqishëm godet Zagrebin, kosovari tregon momentin e tmerrshëm

Një tërmet ka goditur Zagrebin në orët e hershme të mëngjesit.
Dyshohet se tërmeti kishte magnitudë prej 7 bahllës.
Një shtetas i Kosovës që jeton në Zagreb nëpërmjet videos tregon momentin e frikshëm kur ndodhi tërmeti.

Saturday, March 21, 2020

Frrok Bardhi: Eshtë obligim moral dhe njerzor, të jem aty ku e kërkon Kombi im,në momentet më të vështira.

Frrok Bardhi

Shtypnews.al 

Eshtë obligim moral dhe njerzor, të jem aty ku e kërkon Kombi im,në momentet më të vështira.
Z Arben Vitia.Ministëri Republikës së Kosovës. Dëshiroj të jeni mirë personalisht dhe Familjarisht.

Me falini për shqetsimin.
Jam Frrok Bardhi nga Mirdita ,me banim në Tiranë tash 28 vite, jam një Infermier i shkolluar në auditorët e Mjeksisë së Shtetit Shqiptar ,8 vite me radhë.

Kam në provojë pune 30 vjecare,nga këto 18 vite në Urgjencën Mjeksore të Tiranës.
Gjatë 30 viteve punë nuk kam pasur kurrë asnjë thyerje disipline në punë.
Gjatë 4 vitëve te fundit kam pasur dhe e kam akoma një përballje medjatike dhe ligjoe për jetë a ''vdekje'' ,me drejtuesit e Urgjencave dhe drejtuesit e Shëndetsise ne Shqiperi,ku një pjesë e tyre sipas mendimit tim,nuk e meritojnë pozitën ,si dhe jane hajdutë-matrapaz,por qëllimshëm nuk kryejn detyrën sic duhet ndaj Popullit dhe Atdheut. 

Si pasojë e këtyre përballjeve  kam 1 vite i larguar prej tyre nga Puna, pasi nuk pranojnë ,njerëz
 që ia vënë të metat ne dukje.Në rastin e Pandemisë mbare Globale të Covit 19, iu bëra thirrje publike ,por dhe mesazhe ,drejtuesve të shëndetësis Shqiptare për rikthim në punë,por arroganca e tyre nuk denjon ta bëjnë atë gjë.

Sot po iu drejtohem Juve i nderuar z Vitia, si Ministër i Shëndetsisë në Kosovë ,së gjysmës së Kombit tim ,se Unë Frrok Bardhi jam i gatshëm të vesh bluzen e bardhë, në ndihmë aq sa mundem të Vëllezërve të mijë në Kosovë. E ndjej detyrim moral-njerzor ndaj Popullit Shqiptar si dhe obligim ndaj profesionit. Dua të jem në front për të dhën kontributin tim,dhe jamë në pritje në cdo moment,që paraqitet  nevoja. 

Uroj shëndet për Juve dhe familjen tuaj,gjithashtu shëndet për mbarë Kombin tonë.
Sinqerisht Frrok Bardhi Nr tel 0355694812118.

Parashikimi i motit për datën 22 Mars, ja çfarë pritet


Parashikimi i motit për datën 22 Mars:
Sot gjatë pjesës së dytë të ditës, priten reshje mesatare në qarkun Korçë, ndërsa të dobëta në shumicën e qarqeve të tjera.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 11 / 16 °C
Në vendet e ulëta: 8 /18 °C
Në vendet malore: 6 / 12 °C

Elida Jorgoni: Bunkeri-kullë e ka hilen e të keqen brenda

Elida Jorgoni ka postuar sot  ne fb ku shkruan per bunkeret si me poshte

Foto 1

Bunkeri-kullë e ka hilen e të keqen brenda, se në oborrin e saj është ngritur shkolla greke, ku po helmohen fëmijët e Gjirokastrës.

Foto 2

Bunkeri modern në Tiranë, u ndërtua në truallin që arkitekti i shquar, Qemal Butka, ia fali shtetit shqiptar në vitet '30, për të ndërtuar Bibliotekën Publike. Ajo tokë duhej ruajtur për qëllimin e dhuruar, që të shenjtërohej bamirësia, dhurimi, dashuria për kombin.

Koronavirus/ Blerina Bombaj: Të rezistojmë me sytë lart nga qielli

Dietologia Blerina Bombaj gjithashtu ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale me këshillat e saj gjatë kësaj periudhe , kur nevojitet kujdes i shtuar. 
Blerina Bombaj
Ajo ka dhënë këshilla për një imunitet të fortë, bazuar në 4 rregulla që mund të ndiqen. 
J

Per - Shtypnews.al

ipas saj, koronavirus është rasti kur duhet të kuptojmë se mbi politikën, pushtetin dhe gjithë ne është një forcë më e madhe e ajo e Zotit, ndaj bën thirrje për 'rezistencë' me kokën lart nga qielli. 
Cilat zakone duhet te ndryshojme per te forcuar imunitetin? 
Shkruan / Blerina Bombaj /

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...